Vllaznia kampione në boks, titulli i 18-të kombëtar
| E Hene, 07.11.2011, 08:56 PM |

Kampionet e Shqiperise
Skuadra shkodrane shpallet kampione e Shqipërisë pas garave të zhvilluara në Durrës. Tirana dhe Enea ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me pikë të barabarta

 

Skuadra e Vllaznisë është shpallur dje kampione e Shqipërisë në boks, pas përfundimit të kampionatit kombëtar të boksit, që për tri ditë me radhë u zhvillua në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit. Ky është titulli i 18-të për shkodranët në këtë sport, që konfirmohen si ekipi më i mirë dhe më i përgatitur, ndonëse këtë herë rivaliteti ka qenë shumë i madh.

 

Shkodranët, që drejtohen nga trajneri Zef Gjoni dhe ndihmësat e tij Kujtim Demi, Jozef Sermi e Besnik Limani, kanë arritur që të nxjerrin katër boksierë kampionë nga 10 pesha, duke grumbulluar në total 27 pikë. Në vendin e dytë dhe të tretë, me pikë të barabarta 17, dolën ekipi i Tiranës dhe ai privat Enea e më pas u renditën Apolonia (11 pikë) e Flamurtari (8 pikë). Pa asnjë boksier kampion e mbylli këtë turne skuadra vendase e Teutës, që shihej si pretendente.

 

Turneu  Që prej datës 28 nëntor, 13 skuadra nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në këtë kampionat kombëtar të dorezave, që nxori kampionët e 2011-s. Ditën e parë u zhvilluan ndeshjet eliminatore, të cilat përcaktuan 4 boksierët më të mirë për çdo peshë. Të shtunën u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe dje paradite, duke nisur nga ora 11.00, u zhvilluan duelet finale. Suksesi i skuadrës shkodrane ishte e i merituar, pasi nxori 6 boksierë në finale, nga të cilët 4 u shpallën kampionë e dy nënkampionë.

 

Tirana dhe Enea nxorën nga 2 boksierë kampionë, ndërsa Apolonia e Flamurtari nga një boksier kampionë. Duelet e këtij turneu kanë qenë mjaft interesante, ku rivaliteti ka qenë i madh, duke bërë që sportdashësit e shumtë të pranishëm në pallatin e sportit të mbesin të kënaqur, duke përkrahur idhujt e tyre.

 

Kampionët  Skuadra private Enea i nisi mbarë finalet, duke marrë dy peshat më të ogla, atë 49kg me R.Zajmin dhe 52kg, me R.Cenajn. Më pas do t’i vinte e E.Kalemit të Tiranës të shpallej kampion në peshën 56kg, M.Zllatiç të Vllaznisë në peshën 60kg dhe Xh.Vrenozit në peshën 64kg. Deri në mesditë gjithçka ishte e hapur për sa i përket titullit kampion, teksa A.Bilali i Vllaznisë shpallej kampion në peshën 69kg dhe A.Barmeta i Tiranës në peshën 75kg, duke bërë që tri ekipe të kishin pikë të barabarta.

 

Por boksierët shkodranë do të bënin diferencën në peshat e rënda, ku pas fitores të A.Ramës të Flamurtarit në peshën 81kg, në dy peshat e fundit janë K.Demaj (91kg) dhe N.Hysa (+91kg) të Vllaznisë që shpallen kampionë, duke siguruar matematikisht titullin kampion.

 

Fituesit  Në përfundim të turneut, Federata Shqiptare e Boksit shpalli është sportistët më të mirë të turneut, teksa fieraku Xhulio Vrenozi mori trofeun e bokserit më të mirë dhe shkodrani Astmer Bilali atë të boksierit më luftarak.

 

Për t’u veçuar fakti që përgjatë tri ditëve gara të gjithë gjyqtarët kanë mbajtur një shirit të zi në krah, për të përkujtuar Neki Abazin. Në fund, drejtuesit e FSHB-së kanë ndarë kupat e medaljet për boksierët fitues dhe kupën për ekipin kampion të Vllaznisë, që sërish konfirmohet si skuadra më e mirë dhe ende pa rivalë në boksin shqiptar.


Dorian Agolli - Sporti Shqiptar 31/10/2011

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: