Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!...
| E Premte, 04.11.2011, 09:04 PM |

“NJË  RE  E  ZEZË”  QË NUK  PO  NA  NDAHET !..

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Ishte data 16 gusht 1944, kur në proçesionin e Shna’ Rrokut në fshatin Shirokë, pranë Shkodres, në njenin stacion po predikonte Don Ndré Zadeja, një ndër 5 klerikët e njohun ndër predikatarët ma të mirë të Shqipnisë. Theksoi “se një rê e zezë asht drejtue kah na, e shpejt duket se do më sjellë...” dhe, me të vertetë, me 29 nandor ajo mbuloi gjithë Shqipninë...E, fatkeqësisht, nuk po na ndahet as sot!

Në vitin 1991, mbas një kozmetike komuniste, anadollakët që kishin drejtue me të gjitha tiparet terroriste deri atëherë Republikën Popullore Socialiste të Shqipnisë, bajnë “ndryshimet” në përputhje me vendet e deriatëherëshme “revisioniste” të Europës Lindore. Pronari pasues i kolltukut të Enverit, turkoshaku Ramiz Alia, sorollatet deri sa gjeti “receten” e kshillueme nga Gorbaçovi në Katovicë në vitin 1989.

Pikat kyçe të Shtetit“demokratik” vazhduen me u kontrollue dhe drejtue nga ata që Ramiz Alia i quejti“njerëzit tanë”, e janë pikërisht ata që kanë marrë edhe stafeten e tij edhe sot. Deri vonë “demokratët” kanë kundërshtue kenjen pasardhës të Ramizit, por me rasën e largimit të kufomës së tij mbi supet me spaleta, tashma e kanë afirmue veten si të tillë. Turpi ma i madh i këtyne qeveritarëve qendron tek epiteti që këta i vunë një tradhëtari, agjenti, vrasësi dhe terroristi kriminel mbi arkivolin e stolisun me lule dhe kunora nga pasuesit e denjë të tij: “Presidenti i parë i pluralizmit demokratik”. Në vitin 1997 një gazetar rus pat thanë në radio “Moska”, në gjysen e muejt mars, kur filloi rrumbuja për rimarrje zyrtare të pushtetit nga ekstremistët komunistë, se: “Sali Berisha nuk asht presidenti i parë demokrat, por asht ai i fundit komunist!”, ndonse loja e karrigave vazhdon endè në shtetin shqiptar. I vetmi ndryshim i dukshëm mbas vitit 1991 asht kuadrimi në “Konferencën Islamike”, i bamë me kerkesen e anadollakut Ramiz Alia, dhe hymja e Shqipnisë aty me 2 dhjetor 1992.

Kujtoj vite përpara shkuemjen e një delegacioni të Shqipnisë “socialiste” tek Komeini në Iran dhe kundërshtimin e Komeinit me ba marrëveshje me atë delegacion, se Enver Hoxha ka shkatrrue xhamijat…dhe se shteti shqiptar ishte “ateist”. Shtetet islamike tashti e kanë zbutë qendrimin e tyne ndaj Shqipnisë, edhe pse të gjithë presidentët janë të atij tarafi pa asnjë ndryshim, madje kanë plotsue dhe ndonjë mungesë që formalisht maskohej nga paraardhësit siç ishte “barazia ekonomike me masat”. Interesi i tyne asht i kjartë. Shtrimja në Ballkan dhe hymja në ujnat e Adriatikut, ua ban të pelqyeshme marrëdhanjet me shtetin“ateist” të shqiptarëve të konvertuem... gja që u siguron atyne se né nuk jemi fare me pikëpamje europjane dhe as me gjak Shqiptari, por i perkasim “gjakut të vëllezërve tanë turqë”, për të cilin i ka sigurue vargu i poshter i të gjithë presidentëve të shtetit shqiptar, me të gjallë e të vdekun, që nga viti 1944...

Shpesh disa thanje popullore që verteton koha janë kenë të diskutueshme. Asht kenë thanë se kur vdesin dy të një gjaku njenimbastjetrit, shpejt do të shkojnë edhe i treti i atij lloji...Iku i pari Bin Ladeni, mbas tij Ramizi “ynë” e pa kalue muej Gedafi...U bane tre! Ku qendron sekreti i thanjes? – Duket sikur Bota nuk vështron në Ballkan! As kjo nuk asht e vërtetë! Një gazetar sot, kur po komentonte vrasjen e Gedafit, tha: “Të gjithë diktatorët dhe terroristët sot dridhen tue pa sesi po u vjen fundi atyne!...Ka prap prej tyne që shkelin të drejtat e njeriut dhe vrasin...si, Erdogan etj...”

Mendja më shkoi përnjëherë tek “rêtë e zeza” që kanë mbulue prap Shqipninë! Erdogan asht jo vetem “vëlla gjaku” i qeveritarëve tanë anadollakë...madje kohët e fundit asht “ma shumë se vëlla”!..

E unë mendova até që thotë sot edhe gjithë Populli Shqiptar:

“A thue po fillon edhe një treshe tjeter ashtu si ata tre që ikën e shkuen?”...

 


Melbourne, 21 Tetor 2011.

(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: