Frank Shkreli: Greqia në prag të një katastrofe
| E Enjte, 03.11.2011, 09:02 PM |

GREQIA NË PRAG TË NJË KATASTROFE

                                           

Nga Frank Shkreli

 

Greqia nuk do të marrë më ndihma nga Evropa, si pjesë e paketës për shpëtimin ekonomik të vendit, për derisa Athina nuk zbaton marrëveshtjet e arritura me vendet e eurozonës javën e kaluar. Këjo deklaratë u bë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez  Nikolas Sarkozi pas deklaratës së papritur dhe të njëanshme të kryeminstrit grek Jorgos Papandreu  në fillim të kësaj jave për mbajtjen e një referendumi në lidhje me marrëveshjen që vendi i tij  arrijti me udhëheqsit e vendeve të eurozonës për marrjen e masave të forta shtërnguese që nevojiten  për shpëtimin ekonomik të vendit. 

Kancelarja gjermane dhe presidenti francez qenë shumë të prerë në deklaratat e tyre.  Kancelarja Merkel tha se vendimi i Greqisë për një mbajtjen e një referendumi – i cili shkaktoi panik në tregjet  financiare dhe monetare ndërkombëtare -- , ’’në esencë nuk është gjë tjetër përveçse t’i përgjigjet pyetjes  nëse Greqia dëshiron të jetë pjesë e eurozonës, po ose jo.’’   Ndërsa presidenti  Sarkozi  deklaroi se fondet që ishin aprovuar për t’iu dhënë Greqisë këtë muaj nuk do t’i jepen, duke thënë se ‘’ne dëshirojmë të bashkpunojmë me Greqinë, por rregullat janë rregulla dhe është e papranueshme që këto rregulla të mos përfillen.’’  Kryeminisitri i Luksemburgut dhe kryetari i mledhjeve të eurozonës, Xhan Klod Jukker e cilësoi referendumit si shumë të ‘’rrezikshëm’’.

Edhe takimi dy ditësh që po zhvillohet në Kanë të Francës, i udhëheqësve botërorë  dhe financiarë të grupit G-20 të vendeve të industrializuara, duket se po dominohet nga këjo këthesë e fundit që ka marrë kriza ekonomike greke, si rrjedhim i shpalljes se papritur të referendumit nga kryeministri grek.  Pritej që në këtë takim,udhëheqësit evropianë, të paraqisnin marrëveshjen e re  me Greqinë si një shembull për tu përballuar me krizën fianciare, por siç duket tani, ky plan është në rrezik të mos zbatohet, gjë që do të çojë vetë Greqinë në një katastrofë ekonomiko-financiare dhe të afektoj negativisht edhe ekonomitë e tjera më të mëdha të Evropës, si Italia dhe Spanja, dhe në këtë mënyrë të  shkaktojë fillimin e një ngadalësimi tjetër të veprimtarive dhe zhvillimit ekonomik, jo vetëm në zonën e euros, por anë e mbanë botës.   Me këtë krizë financiare, që ka ardhur si rrjedhim i  shpenzimeve të paprefenuara buxhetore, Greqia jo vetëm që rrezikon vet veten dhe mirëqenjen e e shtetasve të saj por në të njëtën kohë  po bëhet sherri i Evropës dhe botës.  Dyshimet në lidhje me aftesitë e Evropës për të përmbajtur dhe minimizuar krizën e borxheve kanë shkaktuar nervozizëm dhe shqetsime të mëdha në tregjet botërore dhe kanë venë rishtas në shënjestër problemet ekonomike të Italisë, Spanjës, Portogalisë e ndoshta vendeve të tjera të eurozonës.   Falimentimi financiar e monetar i Greqisë, që do të pasohej me një falimentin të njëjtë ekonomik në Itali,  Spanjë e më gjërë, do të shënonte fillimin e mbarimit të bashkimit Evropian.   Bashkimi Evropian është një bashkim shtetesh sovrane dhe çdo vend anëtar mund të largohet nga ky komunitet dhe nga zona e monedhës euro kur t’i teket, nëqoftëse detyrimet të cilat i imponon antarësimi në të, janë të pa-përballueshme.  

 Është ende heret për të parë nëse kriza financiare greke dhe mundësia e rrëximit të qeverisë së Papandreut do të shkaktojë dëme serioze në zonën e euros.  Por një gjë është e sigurt, se e gjithë zona e euros është duke kaluar nepër një periudhë të ngadalësimit të thellë të veprimtarive ekonomike –si rezultat i borxheve të mëdha publike -- dhe se imponimi i masave të rrepta të kursimit nga ana e qeverive të ndryshme do të shkaktonte protesta dhe turbullira civile të mëdha anë e mbanë Evropës. Dhe jo vetëm anë e mbanë Evropës, por edhe anë e mbanë botës, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, ku qeveria dhe populli amerikan janë duke u përballuar me problemet e lindura nga borxhet publike dhe nga shpenzimet pothuaj të pa kufizuara të qeverisë federale.   Disa analistë evropianë pyesin se çka mund të premtojë presidenti Obama në takimin e Kanës për të ndihmuar në kapërcimin e krizës financiare në Evropë.  Përgjigja është se përveç ndihmës morale, presdienti amerikan në këtë kohë nuk mund të ofrojë asnjë ndihmë financiare.  Presidenti Obama dhe vendi i tij, janë në hall për veten.  Unë kam frikë se shumë shtete anë e mbanë botës shikojnë fatin e Greqisë dhe fatkeqsisht shohin të ardhmen e tyre.   Sepse, nëqoftëse nuk vendoset autoriteti moral dhe disiplina financiare, së bashku me shkurtime masive të shpenzimeve të kota, agonia ekonomike me të cilën përballet sot bota, do të vazhdojë. 

Por, përsa i përket Greqisë, në fundi tëfundit, siç tha edhe kryetari i Dhomës së Tregëtisë greke, Konstantinos Michalos,  edhe nëqoftëse kryeminsitri Papandreu, ndërkohë, ndryshon qendrimin e tij në lidhje me referendumin, besimi i Evropës dhe ndoshta edhe i botës ndaj Greqisë ka pësuar humbje të pareparueshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: