Roland Sylejmani: Natyra po çmendet ?!!!
| E Enjte, 03.11.2011, 08:57 PM |

Natyra po çmendet ?!!!

 

Nga Roland Sylejmani

 

Hap televiziorin, shohë lajmet e mëngjesit, në Afrikë kanë vdekur 30 fëmijë në mungesë të ujit nga thatesia e madhe që po mbreteron keto ditë atje. Kalojë tek  kanali tjetër dhe lajmi i fundit vjen nga Australia ku brenda 24 orësh janë djegur mira hektarë pyje si pasojë e nxehtësis së madhe. Nga monotonia e lajmeve tragjike mendjoje që ndoshta një gazetë mund të jetë më relaksuese për mua, por zhgënjehem, titulli thot: “106 viktima e 300 të tjerë të lënduar e qindra të zhdukur është bilanci i fundit i termetit në Turqi” lajm ky që më tmerron dhe më bënë të mendojë në hollësi për katastrofat natyrore ato që vitëve të  fundit po marrin mira e qindra jetra njerëzish.

 

A mund të themi se klima është cmendur ? Apo ta çuajm natyrën një përbindëshe të egër që po merr gjithcka që del para saj ? Mos ndoshta tani natyra është zgjuar nga gjumi dhe po i hakmerret njeriut ?

 

 Përgjigjia adekuate vjen vetëvetiu, padyshim është kjo e fundit që natyra tani e ka në dorë gjithcka, është faktori vendimarrës i planetit tonë. Nëpër botë gjithandej ka filluar zhdukje masive e llojeve të ndryshme të kafshëve, pyjet prehen e dëmtohet pa kontroll, akullnajat në polin verior kan filluar të shkrihen me shpejtësi marramendëse, në Amerikë meatarishtë brenda vitit shfaqën 40 uragane me superfuqi e me e frikshmja nga keto është se disa pjesë të ozonit kanë pësuar çarje dhe dëmtime të mëdha. Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qenë përpara evolimit të industrisë. Në 50 vitetet e fundit toka ka filluar të ngrohet me ritme të shepejta, shfaqja e sëmundjëve të ndryshme, si kanceri, sida, malarja, keto smundje që po prekin të gjitha moshat.

 

Të gjitha këto dokuri janë pasoje e dhunimit që njeriu i ka berë dhe po vazhdonë ti bëjë natyrës . Cili është qëllimi i vërtët i njeriut në tokë ? Të bëjë jetë luksi ? Të ndërtojë vila në ato toka ku mund të shfrytezohen si mjedise të mirfillta ekologjike, të organizojë festa ku dritat gjigande për zbukurim harxhojnë energjinë e një jave të tërë, të ndërtojë fabrika me helme të ndryshme për luftra, apo superfuqit botërore të garojnë se kush ka armë bërthamore më shumë ? Cfarë po ju lëmë pasardhsve tanë ?

 

Ku mbeti vetëdija  njerëzore?  A ka domëthenie, apo  e justifikojmë gjithë këte evoluim shkencor ? Apo po e shkatërrojmë botën dalëngadal ? A jemi në prak të një apokalipsi ?

 

 Një gjë është e sigurt, planeti ynë po vdes !

 

Është koha e fundit që njeriu mund të mendojë pozitivisht e që ka pak shpresë që mund të rikthejë kontrollin mbi jetën botën e natyrën në planetin tonë, prandaj çdo shfrytezim që bejmë ta bëjmë në mënyrë sa më racionale që e nesërmja të jetë më e mëshirshme për ne.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: