Fahri Xharra: Shqiptarët, Ilirë të rrejshëm ose rapsodia serbe e vetëmashtrimit
| E Shtune, 22.10.2011, 05:05 PM |

 

Shqiptarët, Ilirë të rrejshëm ose rapsodia serbe e vetëmashtrimit

 

Nga Fahri Xharra

 

“Gënjejmë që ta mashtrojmë vetveten, ta ngushëllojmë tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë që të mos kemi frikë, të trimërohemi, ta fshehim varfërinë tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë sonë. Gënjejmë për liri. Gënjeshtra është formë e patriotizmit dhe inteligjencës sonë. Gënjejmë në formë krijuese, imagjinuese dhe inventive”.

Dobrica Qosiç, ish kryetar i Jugosllavisë,akademik

 

 Akademia Serbe e arteve dhe e shkencave (SANU),para sa kohe e kishte mbajtur një takim të rendit të lartë  me temë : “ Problemet e metodologjisë së hulumtimit të prejardhjes së Shqiptarëve”. Referatet i paskan pas lexuar 15 pjesëmarrës dhe në mesin e tyre edhe: akademik Mihajlo Markoviq, akademik Mihajlo Stanishiq, akademik Milosh Blagojeviq, prof.dr. Momir Joviq, dr. Jovan I. Deretiq, dr. Milan  Ristanoviq-doktor i shkencave filologjike dhe profesor i linguistikës në Sorbonë të Parisit prof.dr. Radomir Gjorgjeviq, dr. Jelena Guskova nga Moska,dr, Gjorgje Jankoviq dhe të tjerë.

Referatet i ceknin” burimet historike”  me të cilat” vërtetonin” për ardhjen e shqiptarëve(shiptara) në Balkan që nga viti 1043,dhe duke e hedhur poshtë në të njetën kohë teorinë që shqiptarët janë pasardhësit e  Ilirëve

 

Ç`është “vetëmashtrimi” ?   Në librin e Bachut, kjo analizë psikologjike shpjegohet mirë. (“ Të menduarit dhe besimi në vetëmashtrim”, Bach 1997) Një njeri e mashtron vehten sepse për një kohë të gjatë nuk e din se është i vetë mashtruar. Vetëmashtrimi është kur dikush e formon një besim në diçka  për të cilën, normat shkencore e diktojnë dhe procesi i formimit të atij besimi është rastësi dhe i ndikuar nga dëshira e lidhur me besimin në fjalë.

 

Vetëmashtrim ndodh gjithashtu kur të arrijmë në një përgjigje irracionale për të kënaqur dëshiron tona.   Shembull i vetëmashtrimit është:  Duke  u shikuar në pasqyrë dhe e bindë veten se je më i bukuri  e në të  vërtetë nuk je as në mesataren e bukurisë,ose kur shkruan diçka dhe mendon se e ”përpiu” bota ate se çka thash, e bota qeshet me te.

 

Në Serbi,  shekujt kalojnë dhe akademia e tyre e shkencave edhe pse e përtërirë  më njerzë të rinjë dhe e ballafaquar me situata dhe rrethana krejtësisht tjera nga ato të dikurshme që ia favorizonin genjeshtrat  e vazhdon edhe më tutje tundjen akademike të vetëmashtrimit. Me qëllim apo nga mosdija?  Në filozofi vetëmashtrimi ndahet në dy grupe :”Vetëmashtrimi i qëllimshëm (intencional),i cili krijohet  duke synuar arritjen e qëllimit pa marrë parasyshë mjetet. Intencio-nalistët kanë prirje të pranojnë se vetë-mashtrimi është i qëllimshëm, dhe kërkon mbajtjen e besimeve kontradiktore për mashtrim . Kjo mënyrë e  të menduarit i përfshinë elementet e ndarjes së përkohshme dhe të zgjeruara me kalimin e kohës për perfitime te vetë-mashtruesit duke rritur mundësinë e harrimit  të së vërtetës.

Harrimi i së vërtetës së tyre për prejardhjen e tyre shkon aq large sa: ”Në tubim u

hodhën poshtë tezat se Sllavët janë ardhur në Balkan në shekullin 6. dhe 7.dhe që kanë qenë analfabetë deri në shekullin 9.”

Vetëmashtrimi i tyre shkon edhe më largë:” Të gjithë të pranishmit në debat e vërtetuan me fakte se paraardhësit e serbëve në Antikë dhe deri Mesjetë kanë qenë të njohur me emrat : si Dalmatë, Sarmatë,Thrakas,  Dakë  dhe Ilirë.”?

 

Vetëmshtrimi e njeh edhe këtë mashtrim bindës që i bëhet vehtës, pra me qëllim:’” se nuk kemi bër sa duhet dhe se puna nuk është kryer.” Kjo, për serbët  është e lehtë kur shkohet edhe më tutje ne histori tani duke u nisur nga” burimet historike”  dhe duke i “treguar”botës  hartat gjeo-historike të Gjermanisë ”aty ku jetonin fiset serbe që nga shekulli i tretë para epokës sonë”. “Ata dokumentojnë që  deri në shekullin 12. i paskan pas pasur edhe dy shtete serbe në Veri dhe në Lindje të Gjermanisë,dhe që këto fakte iu paskan pas hjekur  me qëllim nga literature historike e shteteve të  Europpës.- e cila e bjen në pyetje përshkrimin e civilizimit europian”.

A e marrin të vetëmashtruarit atë që e duan?

Dy nga çështjet më themelore në lidhje me vetë-mashtrimin mbeten të pazgjidhura: Çfarë duan  të vetë-mashtruarit? Çfarë don të merr i vetë-mashtruari ? Them që,se i vetë-mashtruari është i motivuar nga një dëshirë për të besuar,por që  në të vërtetë i vetë-mashtruari nuk kënaqet me  këtë.  I vetë-mashtruari e ka një mënyrë false të besimit të lartë,dhe tregon se i vetë-mashtruri ka dështim të madh të vetënjohjes. Të vazhdojmë : “ Tani për tani është e pamundur studimi i të kaluarës së shqiptarëve me metoda arkeologjike ngase  nuk ka gjurmë për to.Kjo s`është e jashtëzakonshme, sepse shqiptarët e sotëm janë një përzierje e komponenteve të ndryshëm etnike gjegjësisht kulturave të ndryshme. Janë blegtorë të ardhur dhe kështu në mënyrë arkeologjike janë të pa diktueshëm ( që nuk vërehen). Gjurmët e tyre duhet kërkuar nëpër varrezat e tyre nëpër bjeshkë e vështirë që gjindet diçka e mirëfilltë” (Vesna Peshiq : Shqiptarët Ilir të rrejshëm)

 

  Subjekti i vetë-mashtrimit,  me dije apo mosdije duke tentuar të mashtroj  ose budallakoj veten: është  një person i vetë-mashtruar    apo një shoqëri e vetëmashtruar duke përdorur  fakte të rrejshme per mashtrim te  vetes, sidomos duke e arsyetuar  një besim të rrem,një akt moralisht të dënueshëm, ose  duke përdorur një argument  të rremë për mashtrim  :” Që nga  viti 1945 ka filluar propaganda që Metohija dhe Kosova kanë qenë krahina ilire e me ate edhe shqiptare,sepse me ardhjen e forcave fashiste të Italisë dhe Gjermanisë u formësua Shqipëria e Madhe. Mandej vazhduan përsiatjet për dardanët e cila dikur shtrihej në Serbinë Jugore dhe Maqedoninë Veriore, në mënyrë që të sigurohet territor për kosovarët e sotit.” ( po aty)

Vetëmashtrimi është gjendje e vetëbesimit ku njerzit hyejnë në te si rezultat i vetëdëshirës  të motivuar në mënyrë irracionale dhe me qëllime të këqija: “Slobodan Jarçeviq:  S`ka pasur dyndje të sllavëve në Balkan- ata janë banorët e parë të Balkanit dhe  Panonisë “ shkruan:  Ajo çka është e rëndësishme për popullin serb,e për këte duhet edhe pasur kujdes,përveq tjerëve edhe faktori shtetëror dhe pushtetarët, është që e vërteta për të kaluarën e formëson sjelljen e individit,kolektivit dhe kombit. Kur e kemi  historinë tonë të pa sqaruar(konfuze),atëherë edhe ngjarje bashkëkohore janë me dilema,pasaktësi,josistematizim..”

 

Kurse teoria e Triversit për vetëmashtrimin qëndron në atë  se disa nga njerëzit kanë lidhje emocionale me atë se çka beson dhe kjo është irracionale. Sipas Triversit (Robert): Një njeri e mashtron veten kur beson në diçka dhe mundohet t`i bindë të tjerët për atë vërtetësi. : “  Edhe Shën Jeronimi i shekullit 4. ps.k. i cili e perktheu Biblen nga hebraishtja ishe Serb, sipas dr. Doretiqit. Është interesant që “neoromantikët” sa i përket kësaj qështjeje nuk janë të një mendimi.     Janë shumë   shkrues jo serb që e kanë vërtetuar prejardhjen serbe të Shën Jeronimit. Është   intersant të ceket që profesor dr Gjorgje Jankoviq,arkeolog,i cili i ka hulumtuar varrezat e shekullit 4.-6.ps.k. në Dalmaci,Bosanska Krajinë,Hercegovinë dhe në Serbinë Perendimore,ka vërtetuar se ato janë serbe. Nëse arkeologu Jankoviq,në rrethinën e Bosanska Grahovës ka gjetur varreza serbe të fillimit të shekullit 4. ps.k.,dhe në rrethinën e këtij qyteti serb     në Bosanska Krajinë ka lindur Shën Jeronimi në vitin 330 apo 337 ps.k.atëherë vërtetohet e vërteta për përkatësinë serbe të këtij të Shenjti .” (po aty).

Në teorinë e Triversit  mbi vetëmashtrimin, pastaj thuhet se fshehja e së vërtetës nga të tjerët,është e fshehura më e thellë e së vërtetës nga vetvetja.

 

Torinë e Triversit”që përdorimi i vetë mashtrimit për të treguar  mbimadhështi (superioritet) mbi të tjerët” e vërtetojnë edhe “akademikët “ serb, duke e rritur vetë-pjesëmarrjen në vetëmshtrim për të rritur peshën e saj edhe në perdorimin  e vetëmshtrimit në qëllimet politike.

 

Derisa serbet me anë të vetëmashtrimit e “shprehin mëndimin bindës se duhet bër edhe më shumë se puna nuk ka përfunduar”,  çka bëjmë ne?

Vetëmshtruesit jo të qëllishëm (jo –intencionalistët shqiptarë?) në të kundërtet e atyre të qëllimshëmve (serbëve) kanë prirje të besojnë se rastet e vetëmashtrimit nuk janë domosdoshmërisht aksidentale,por të motivuara nga dëshira,ankthi apo ndonjë emocion tjetër.

Për më tepër “ mëndimi i dëshiruar” dallohet nga vetëmashtrimi në atë ate që vetëmshtruesit (shqiptarë) i pranojnë dëshmitë kundër vetëbesimit të tyre mashtrues.

 

Por sa do që në shikim të parë  shihet  orvajtja e të tanëve,mohuesit tanëtë së kalurës dhe të tshmes  sonë që të ”qapurisin” diçka nga shkenca e historisë,pasojat e këtij vetëmashtrimi janë te rënda e më shumë se fatale.Me apo pa vetëdije,me apo pa qëllim,të imponuar apo jo nga dikush, me apo pa domosdoshmëri aksidentale, me  apo pa emocione të porositura dalin dhe e bindin botën që:

- shqiptarët nuk kanë prejardhje historike,

-se ilirët ishin fise bredhëse të Ballkanit,të ardhur nga dreqi i mallkuar dhe i gjetën sllavët e “civilizuar “ këtu dhe nga ata  mësuan se si “ hanin bukë”

-që autoktonët e Balkanit ishin grekët dhe se civilizimi ka filluar me ta,dhe që ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhshëm që e prishnin qetësinë e civilizimeve egzistuese,

- të thuhet  e të shkruhet se tokat e banuar nga sllavët u populluan me një racë shqiptare të cilët i solli turku nga Azia si baraspashë për sllavët e “vendit”.

-të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu  ishte një surogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre,kundër turkut”,

-që Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke  vetem për  t`i kënaqur do apetite falso”,

-që të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljës së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i këthejnë tokat e tyre”,

-që plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perendimit,pa qëllime konkrete

vetëm për t`iu kundervuar turkut”,

-që  Nëna e Madhe Terezë,të shpallej e të pranohej  botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë , apo bijë vllehësh”,

- “ që Ismail Kadare të vërtetohet përfundimisht  se “ është pjellë “ anti shqiptare

 - që  shqiptarët të shpalleshin si vrasësit më të medhenj të hebrenjve”,

- të zëvendësohet fjala pushtim me administrim në rastin e Perandorisë Osmane

-që një perandori pushtuese të jetë perandori e dashurisë

 

 Kurse vetëmashtrimi i shqiptarëve,  i qëllimshëm apo jo është vetëmashtrim, është tragjik, është i pafalshëm.



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: