Traboini Film: Martirët
| E Shtune, 22.10.2011, 06:03 PM |

Kleri Katolik Shqiptar është më i masakruari në tërë historinë botërore. U pushkatuan 32 klerikë, vdiqën në tortura a si pasoje 16, vdiqën në burgje e kampe internimi 19, dolën nga burgu pothuajse të vdekur 66. I njëjti terror është treguar edhe mbi popullsinë katolike të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, plagë që kurrë më nuk u shërua - dhe për këtë krim me përmasa gjenocidi askush nuk u dënua. Emërtimet e rrugëve të kryeqytetit Tiranë, por edhe qyteteve të tjera vazhdojnë të jenë me emrat e kriminelëve si Pal Mëlyshi, që bënë Kalvarin e Gjakut pas vitit 1944. Sa kohë që nuk janë dënuar krimi dhe kriminelët, terrori në psikikën e njerëzve vazhdon.

Nën moton "Liria fillon tek kujtesa", filmi përkujtimor për Martirët është realizuar nga Kolec Traboini si uverturë për një tabllo më të gjërë të Kalvarit të Gjakut 1944-1990.

 



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: