Boks, Haxhi Krasniqi kampion Europe
| E Premte, 21.10.2011, 07:07 PM |

Haxhi Krasniqi është shpallur kampion Europe në boks për federatën WBO. 

 

Boskieri 24-vjeçar është përballur në finalen e kësaj federate me boksierin francez Abdelhakin Derghal. Ka zgjatur shumë pak kjo ndeshje, vetëm katër raunde.

 

Në të tretin, kundërshtari i Haxhi Krasniqit rrëzohet për herë të parë, megjithatë gjen forcat për t’u ringritur, ndërsa në raundin pasardhës ka ardhur goditja tjetër nga boksieri kosovar i cili këtë herë nuk i dha më mundësinë kundërshtarit të tij të çohej duke e marrë këtë fitore falë një nokauti teknik.

 

Kjo ishte fitorja e 36-të për Haxhi Robin Krasniqin, boksierin nga Juniku i Kosovës që garon për Gjermaninë, nga këto 13 janë me nokaut.

 

Pas Nuri Seferit, Krasniqi është kampioni i dytë shqiptar që shpallet kampion Europe për federatën WBO.

 

 


Top Channel

(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: