Vritet Gadafi
| E Enjte, 20.10.2011, 06:24 PM |

 

Kryeministri i përkohshëm i Libisë, Mahmud Xhibril, tha se lideri i përmbysur, Muamer Gadafi, është vrarë.

 

Në gjithë kryeqytetin Tripoli po dëgjohen të shtëna festive dhe brohoritje: “Zoti është i madh”.

 

Komandantët e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit (KKT) thonë se trupi i djalit të Gadafit, Mutasin, po ashtu është gjetur në qytetin Sirte.

 

Zyrtari i KKT-së, Abdel Maxhid Mlegta, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Gadafi ka vdekur pasi që është plagosur në këmbë dhe kokë.

 

Zyrtarët thanë se Gadafi po përpiqej të ikte në një konvoj, i cili u sulmua nga aeroplanët luftarakë të NATO-s.

 

NATO-ja tha se aeroplanët luftarakë të saj kanë goditur dy makina ushtarake afër Sirtes, mëngjesin e sotëm, por nuk konfirmoi nëse ato po bartnin Gadafin.

 

Raportet thonë se ushtarët kanë vendosur flamurin e ri kombëtar në ndërtesat në qendër të Sirtes, ndërsa të tjerët po festojnë duke gjuajtur në ajër.

 

“E dimë sigurt se Sirte është çliruar dhe kjo është një ditë e madhe për popullin libian, i cili e ka pritur këtë moment të çlirimit”, tha zëdhënësi i KKT-së, Mahmud Shamam.

 

Agjencia e lajmeve Associated Press ka raportuar se të paktën 16 besnikë të Gadafit janë zënë bashkë me municion dhe kamionë të mbushur me armë.

 

KKT tha se rënia e Sirtes do të jetë kthesa kur Libia do të shpallet e çliruar, duke nxitur kështu krijimin e qeverisë së re brenda një muaji. (a.i.)

 


Radio Evropa e Lirë

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: