Hilmi Saraçi: Ç’na sjellë BE-ja në raportin e progresit për Kosovën 2011...
| E Enjte, 20.10.2011, 07:04 PM |

Ç’na sjellë BE-ja në raportin e  progresit për Kosovën 2011

dhe

sa jemi të përgatitur për realizimin e kërkesave të parashtruara

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Këto ditë BE –ja ka sjellur raportin e progresit për Kosovën. Ky raport ka një rëndësi të veçantë për Kosovën e cila duhet t’i plotësojë disa kushte për liberalizimin e vizave, respektivisht për të arritur mundësinë për hyrje ne BE. Ky raport ka bërë analizën në përgjithësi të rrethanave të  zhvillimit dhe të ndërtimit të shtetit të Kosovës . Në këtë raport ka shumë shpjegime dhe sygjerime për realizimin e detyrave që dalin nga BE-ja. Raporti është i shkruar në anglisht , prandaj  disa nga deputetët , si duket, nuk e kanë lexuar me kujdes, prandaj në shumë fusha paten verejtje në adresë të qeverisë, por pati mendime pozitive, sidomos nga kreu i eksekutivit. Mendoj se është e rrugës që ky raport të analizohet më me kujdes dhe të shihet  gjendja reale e zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë. Kjo do të na ndihmojë për liberalizimin e vizave , antarësimin në BE e të tjera .

Të gjitha institucionet, asociacionet, agjensitë e të tjera  të shtetit të Kosovës punojnë dhe i shërbejnë qytetarit, konsumuesit, klientit, pales ,  ofertave të shërbimeve që janë bazament i sensit dhe i të ekzistuarit të këtyre themelatave shtetërore, por sikur shumica  heshtin lidhur me  Raportin 2o11, nuk dinë çfarë efektesh ka ky raport për Kosovën…

Këto themelata, tradicionalisht të ngritura me votën e lire të sovranit, të popullit, të qytetarit, të konsumatorit sipas të drejtës së bazuar në  Kushtetutën e Kosovës edhe në formatin e elektoratit sikur vazhdojnë me avazin e vjetër, me shkollën e vetme dhe tradicionale të tyre ( të. mbaruar pranë mentorit ndërkombëtar ) – të mos dinë, të mos duan dhe të mos munden të bëjnë asgje për realizimin e detyrava të parashtruara…

 

A mungon progresi në fushën e të drejtave të qytetarit

 

Mbrojtja e të drejtave  të qytetarit (konsumatorit)  në raport është nënvizuar si fushë ku nuk është shënuar  progres i duhur, përkundër faktit se paraqet një nga kushtet me rëndësi për integrime europiane. MTI vazhdon të dëshmojë se nuk ka ide se çfarë duhet bërë me këtë segment të rëndësishëm i cili realisht i takon edhe të gjitha ministrive tjera. Së këndejmi edhe barra e përgjegjësisë bie mbi të gjitha ministritë njësoj. Për shkak të performansave të dobëta, për shkak se e drejta e qytetarit (konsumatorit) shtrihet edhe në fusha tjera dhe për shkak se ministritë po përqëndrohen në detyrat dhe obligimet e cilësuara si parësore, ndërsa këto të qytetarit (konsumatorit) trajtohen si sekondare. As MTI dhe asnjë ministri tjetër nuk ia mundëson të drejtën që i takon as nuk ia ofron shansin qytetarit, konsumatorit, klientit, pales, shijuesit, përdoruesit, blerësit - si pagues i drejtëpërdrejtë ose si participues nëpërmes tatimeve, taksave, kontributeve e të tjera që t’i  vleresojë, t’ i evaluojë cilësitë e produkteve e të shërbimeve të institucioneve, asociacioneve,  agjensive e të tjera të shtetit të Kosovës. Përderisa do të mungojë ky evaluim dhe derisa këto themelata vet shërbejnë e vet vlerësohen përmirësim ose ngritje të performansave të tyre nuk do të ketë.

 

Në tregun e Kosovës ka mallra me cilësi të dyshimtë

 

Evaluimi nuk i mundësohet qytetarit as konsumatorit të produkteve ose mallrave.

Në tregun e Kosovës lejohet tregtimi i mallrave me cilësi të dyshimtë, mallra të rrezikshme për shëndetin e ambientin, mallra me afat të skaduar ose të ristampuar, me peshë ( vëllim, masë, sasi, dimenzione ) të pasakta, pa deklaracion të kuptueshëm në gjuhën e konsumatorit, produkte që fyejnë ndjenjat religjioze, lejohen çmimet jokonkurruse e të tjera . Këto posaçërisht shfaqen të produktet nga importi duke rënuar kështu aftësinë konkurruese të prodhimeve vendore, duke sabotuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e punësimit, vjeljen e tatimeve e taksave dhe rritjen e akumulimit të buxhetit…

Në raportin e progresit gjithashtu flitet për sistemin e drejtësisë. Ky resor është në menaxhim të drejtpërdrejtë të Qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës   ndihmon  edhe në zgjedhjen e kuadrove në të gjithë institucionet – mekanizmat e drejtësisë të cilat nuk janë akoma në nivel të detyrës përkundër rritjes së dukshme të rrogave . Kjo dëshmon se zyrtarët e Qeverisë të cilët “ morën “ votën e popullit akoma vazhdojnë me ndikimin mbi gjyqësorin dhe pengimin e hapur të sundimit të ligjit. Afro 200.000 lëndë të grumbulluara mbysin çdo shpresë të palëve gjyqësore se do t ‘ju vie rradha. Në shumë raste në vendosjen e këtyre lëndëve vendos subjektivizmi , shpeshhwrw..

 

Sa është i pranishëm kujdesi dhe mbrojtja e Policisë së Kosovës në rrethanat e tanishme

 

Policia e Kosovës, përkundër faktit se ka mbi 7.000 pjesëtarë, siq thuhet, të kualifikuar; Përkundër kujdesit shoqëror finansiar dhe mjeteve të kontribuara nga qytetari (konsumatori) por edhe nga klienti , pala taksapaguese e shërbimeve të sigurisë, kujdesit e mbrojtjes policore dhe  përkundër faktit se Policisë së Kosovës i  ndihmojnë  shumw kompani private të sigurimit fizik, përkundër edhe shumë ndihmave të tjera , vërehet se policia nuk është e aftë sa duhet të vetëmbrohet, as të organizohet  në luftimin e krimit të organizuar,kontrabandës , korrupcionit. Kjo më se miri shihet në veri të Kosovës…

Ndersa  sa i përket menagjimit të bugjetit qytetari (konsumatori) thotë se buxheti të cilin vet qytetari (konsumatori) e gjeneron duke qenë taksapaguesi kryesor nuk ka shtrirje proporcionale në të gjitha fushat e interesit  – askujt nuk i ben përshtypje. Si qytetar,konsumator, klient, palë,taksapagues e të tjera konsiderohen të shumten e rasteve  jokompetentë për t i shprehur mendimet , dëshirat, nevojat, shijet e të tjera, përkundër obligimit ligjor,. Kjo është thënë edhe në “ Programin 2010 – 2014 “.  As MTI, as Qeveria, si duket akoma nuk e ka ndarë asnjë cent nga të hollat që i kontribuon  qytetari,konsumatori. Për informimin, arsimimin dhe edukimin e konsumatorëve dhe të pjesëmarrësve tjerë në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve për ngritjen e vetëdijes dhe për emancipimin e të gjithë pjesëmarrësve në treg duhet një çasje  dhe angazhim më real…

 

Ekonomia faktor i rëndësishëm për shtetndërtimin e Kosovës

 

Në këto fusha zhvillimi ekonomik ndikon drejtëpërsëdrejti në standardin dhe mirëqenien e qytetarit (konsumatorit). Ekonomia dhe biznesi zhvillohen edhe duke u mbështetur mbi performansat e arritura në cilësinë, çmimin, sasinë, kontinuitetin e ofertës, e produktit, pra mbi parimet e respektimit dhe zbatimit të plotë të ligjeve e në vaçanti të ligjit mbi standardet. Ky është edhe interes i qytetarit (konsumatorit).Nuk mund të ketë  zhvillim ekonomik pa bërë  një identifikim detaj profesional e shkencor që e kemi për momentin në Kosovë. Zyrtarët e institucioneve, asociacioneve, agjensive e të tjera të shtetit të Kosovës, për dështimet e tyre barikadohen  prapa arsyetimit se çmimet, cilësinë e mallit (produktit) e  të tjera i regullon ekonomia e tregut, se ato zhvillolhen mbi parimet e tregut të lire, don të thotë se këto mund të ekzistojnë vetëm nëse aplikohen ligjet. Nëse ligjet, si te ne, në Kosovë, zbatohen vetëm në masë 30 – 40 %, don të thotë se kemi treg kaotik. Le ta themi se krimi i organizuar, korrupsioni, tenderomania, mafioziteti e të tjera linden dhe zhvillohen më shumë në ekonomi, në biznes sepse aty përfitimet janë më të mëdha.

Nga 90.000 biznese që operojnë gati gjysma e tyre janë ilegale, janë informale, janë ato që operojnë para syve të zyrtarëve . Edhe ekonomia ilegale në anën veriore të Kosovës pengon konkurrencën e lirë dhe përkrahë krijimin e monopoleve  Kështu, biznesi konsumues i shërbimeve shtetërore, akoma i pasistemuar si konsumues dhe nuk i konsumon të drejtat që i takojnë nga ligji për mbrojtjen e konsumatorit, në një mjedis jo të shëndoshë biznesi kanoset nga konkurrenca e madhe joformale të cilën qeveria (institucionet shtetërore) duhet ta kontrollojnë.

 

Papunësia , kjo plagë e rëndë për të rinjët dhe korupcioni

 

Punësimi është i varur nga zhvillimi ekonomik, i bizneseve por edhe nga interesimi dhe vullneti i shtetit. Pa identifikim, pa strategji zhvillimi.ekonomik nuk ka punësim. Nga 100 të rinjë të diplomuar vetëm 10 prej tyre gjejnë punë, edhe ata që punësohen janë nga  familjarët e pronarëve të bizneseve dhe të zyrtarëve. Afër 55% janë varfanjakë për të cilët shteti (qeveria) duhet të kujdeset më shumë.Përkundrazi, shteti organizon panaire  të punësimit ( duke anashkaluar Qendrat Rajonale e Komunale të Punësimit ) për të ngrohur e vazhduar ëndrrat e shpresës se ata (tw rinjwt) do të punësohen dikur.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni   e kanë futur dorën shumë thellë në xhepin e qytetarit (konsumatorit). Nuk duhet të jesh shumë i mençur për të vërejtur lidhëmërinë e strukturave të krimit të organizuar dhe të korrupsionit me zyrtarët e themelatave të ndryshme shtetërore. Sikur mos të egzistonte një bashkpunim po nga këta zyrtarë, strukturat e krimit të organizuar dhe të korrupsionit do të ballafaqoheshin me ligjin.

Krimi i organizuar, i shoqëruar me mafinë politike po zhvillohet e po lulëzon në Anën Veriore të Kosovës ku gjithë kohën e pasluftës menaxhojnë ndërkombëtarët, pra edhe përfaqësuesit e BE-së dhe të KE-së që na e hartuan edhe   RAPORTIN - 2011…”:

BE e KE duke e amnistuar vetvehten edhe kësaj rradhe po tregojnë fytyrën, moralin, etikën e vërtetë. ..

Korrupsioni është bërë veprim për të cilin shumë kush mes zyrtarësh institucionesh në nivel qendror e komunal nuk ka turp nga pasojat etike e morale as frikë nga veprimi i ligjit. Ashtu si është thënë mes nesh edhe  Raporti 2011 korrupsionin e adreson në Policinë tonë me aq shumë lavdërata, në dogana, në administratën publike, në arsim, në shëndetsi e të tjera .Mungesa e rezultateve në uljen ose parandalimin e korrupsionit dëshmon për mungesën e vullnetit të qeverisë (shtetit të Kosovës) për t i bërë zgjedhje këtij kanceri shoqëror që është bërë një nga pengesat kryesore të investimeve nga jashtë në Kosovë.

 

Shëndetësia dhe arsimi akoma me probleme të grumbulluara

 

Shendetsia është vet e sëmurë dhe është iluzion nëse insistojmë që i sëmuri të kujdeset për të sëmurin . Problemet e grumbulluara me vite veq sa trashin  Raportin 2011 në segmentin ku bëhet fjalë për shëndetësinë, konsumuesi i shërbimeve mjeksore, spitalore e farmaceutike – pacienti pra ka shumë vërejtje, pakënaqësi, dëshprime, lidhur me ofertat shëndetsore që i bëhen atij. Njësoj si nga ministritë tjera, as pacientit nuk i jipet mundësia t i evaluojë shërbimet që i ofrohen ,ani se për to paguan . Shëndetsia vuan nga konflikti i intereseve, keqmenaxhimi i barnave, prishja e qëllimshme e aparateve mjeksore, nepotizmi e të tjera…

Arsimi është i tillë që edhe pas uljes së nivelit të arritshmërisë nuk është në gjendje të ngritë performansën mbi 50% të kalueshmërisë së maturës. Ky është  sukses  i përbashkët i ciklit fillor dhe të mesëm që i përgaditë të rinjtë për punë ose për studime.

Arsimi te ne akoma nuk i përcjellë nevojat e ekonomisë, nevojat e bizneseve për kuadro e për profesione, pra as nevojat e konsumuesit të diturisë, të mësimndhënies, të shkencës- pra të nxënësit e të studentit .Këtyre konsumuesve nuk i jipet shansi të vlerësojnë as pedagogët e tyre as institucionet e arsimit fillor, të mesëm e universitar

KEK-u, uji, ngrohja, asnjëra nga këto, gjatë ofrimit të shërbimeve, nuk e përmbushë asnjë segment të standardeve duke rënë në konflikt të rëndë me Ligjin mbi standardet. Përkundër këtij fakti, qytetari (konsumatori) jo që nuk gëzon mbrojtje por akuzohet. Mospërmbushja e vetëm një standardi, që është element themelor i kontratës për kembimin e shërbimeve ( e mos të flasim për më shumë elemente të standardeve ), është prishje e njëanshme e kontratës, e bën ate të diskutueshme dhe të rinegociushme si dhe e amniston konsumatorin nga përgjegjësia.

Qeveria qendore dhe ato komunale (rajonale) drejtëpërsëdrejti janë të kyçura në përzgjedhjet e menaxhmenteve e prapa tyre qëndrojnë partitë politike ?!

PTK-ja qëndron më mirë me standardet e ofruara por me punësimin enorm për shkak të lejimit të ndikimeve nga jashtë ka ulur dukshëm fitimet dhe dividendën duke varfëruar buxhetin.

 

Administrata komunale, mjetet e informimit dhe Kuvendi i Kosovës

 

Administrata shtetërore komunale, poashtu “ merren në gojë “ për korrupsion, për nepotizëm. Ato nuk përcjellin nevojat as të drejtat e qytetarëve, klientëve, të palëve, as nuk hartojnë strategji, plane bashkëpunimi. Ka ngecje e disproporcione në kohë, në sasi, në cilësi e të tjera .Këto administrata janë të pamotivuara, të ngathta, lehtë të korruptueshme dhe pa mbikqyrje e kontrollë të mjaftueshme. Këto administrata të byrokratizuara e bëjnë klientin , palën nervoz dhe e largojnë ate nga të qenit bashkpunues. Kjo më së miri dëshmohet nga participimi i tyre në tubimet me qytetarët.

Liria emediumeve të informimit është apostrofuar edhe kësaj rradhe si tendencë në vijim e themelatave të shtetit për ta ngulfatur fjalën e lire dhe të së vërtetës. Të gjitha ato që i fshehin këto themelata nga konsumatori, nga klienti, nga  pala,  nga taksapaguesi edhe nga audijenca mediale që poashtu është konsumuese e informatës së drejtë, të saktë, me kohë mediumet e informimit i bëjnë publike – jo rrallë edhe duke u rrezikuar.

Qeveria, pa e brejtur ndërgjegja, pas shqyrtimit    Raportit 2011 nuk e pa të udhës të kërkojë falje e të skuqet për, të paktën,  performansat joproporcionale me përkrahjen finansiare që e merr nga konsumatori taksapagues, nga qytetari, nga populli…nga elektorati që gjithë kabinetit qeveritar ia fali votën, besimin, autoritetin dhe kompetencën e përfaqësimit. Nuk u pa e udhës për të kërkuar falje as për shpenzimet enorme nga Arka Shtetërore

Kuvendi I Kosovës, duke pranuar në një mënyrë, diskriminimin gjuhësor, nuk i pajisi me kohë kuvendarët me përkthimin e  Raportit 2011 , me leximin e të cilit u privilegjuan vetëm ata që flasin anglisht. Reagimi me vonesë i Kuvendit nuk i shërben për lavdë. Tingëllon si mungesë interesimi dhe nga pamundësia për ta vënë nën kontrollë Qeverinë.

Problemi “ gjuhë “ e përcjellë Kuvendin, në bashkpunim me Qeverinë, edhe kur bëhet fjalë për përkthimin e ligjeve, përkthime këto ( shumica ) të dobëta që i bëjnë të pazbatueshme ligjet. Kuvendi i Kosovës të paktën duhet të insistojë në inkuadrimin e specifikave dhe të çështjeve autoktone në ligjet e kopjuara – për të qenë ato të aplikueshme. Duhet paralelisht të caktohet buxheti por edhe të ngritet kultura e respektimit të ligjeve…

Partit politike imponojnë interesin partiak mbi ate të shtetit, për të cilat hynë në debate e “ beteja “. Delegojnë e caktojnë kandidatë e militantë partiak për poste të ndryshme duke u pozicionuar haptaz edhe kundër cilësisë edhe kundër vlerave. Ato, shumica prej tyre, duke shkelur ligjin elektoral, duke i manipuluar votat,  dëshmuan se nuk përtojnë të bëjnë edhe bishtërime tjera. Pazarllëqet zgjedhore dëshmojnë edhe për moralin dhe etikën e disave që nuk përkon me të përzgjedhurin e popullit. Të gjitha  këto i bëjnë të besueshme “ sagat e kuluareve “ për ndarjet e tregut, për monopolet, për bizneset, për sponzorizimet, për donatorët - edhe për kostot milionëshe të fushatave zgjedhore. Një kujdes, një brengosje shoqërore, për ekonominë.Nga partite e tilla dhe nga zyrtarët e tillë politikë flet qartë për mentalitetin e krijuar dhe për përgjegjësinë e drejtpërsëdrejtë të partive të projektuar edhe në institucionet e shtetit.

Mosndëshkimi sipas meritës dhe peshës së manipulimit me votat flet për nivelin e ndërhyrjeve partiake dhe të institucioneve në gjyqësor. Gjyqësori nuk i respektoi as shpenzimet e bëra me përsëritjen e zgjedhjeve që ishte pasojë e manipulimeve. Të gjitha zgjedhjet u finansuan me paranë e konsumatorit taksapagues dhe përgjegjësit për manipulimet dhe për përsëritjen e zgjedhjeve duhet ta kompenspojnë gjithë koston.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: