Rashit Alidema: Turqia nuk e di historinë e vetë!
| E Enjte, 13.10.2011, 08:02 PM |

TURQIA NUK E DI HISTORINE E VETE!

 

PËRGJIGJE MINISTRIT  TË PUNËVE    JASHTËM TURK AHMET DAUTOGLU, QË NXITI DEBATE TË KOTA, SEPSE -  OSMANËT  NUK ISHIN  TURQ! (më shumë shih “Focus”, 20. 10. 2006)

 

Nga Rashit Alidema

 

KUSH  KANË  QENË  OSMANËT – ATAMANËT  (OTOMANET)?

 

“Bibliskaja Rus–I”, M.-1999, f. 176, shpjegon: në fillim Rosman, se bashkëtingllorja e parë nganjëherë humbët: gosudar (sovran)–osudar, vosem (tetë)–osem (në serbokroatishte është ruajtur sllavishtja e vjetër–osam), hetman=ataman (udhëheqës, kryesor, kapiten, - njësi komanduese), Gishpanija–Ispanija, Rosman–Osman, e t.j. Ndërsa mbaresa  man–thjesht tregon - njeri. Kështu, Rosman=Osman, në shqip=njerirus.

 

NGA ERDHEN OSMANËT NË BALLKAN OSE NDRRIMI I KAHJES SË VEKTORIT TË HISTORISË?

 

Ne na mësojnë, se gjoja Osmanet – kanë dalur prej Azisë së Vogël, të cilët para së t’i fillojnë luftratë, vendosin të  hidhen në Evropë; mandej sikur se janë kthyer në vendet e veta të lindjës..

Kështu, sipas historisë skaligeriane të gabuar, Osmanët kanë dalë prej Egjiptit të sotëm  dhe kanë lëvizur në drejtim të Palestinës Veriore-d.m.th në veri. (Kjo teori  është kritikuar ashpër edhe nga shkencëtarët e mirënjohur: De-Arsilla, Robert Balldauf, Zhan Garduin, Edvin  Xhonson, Isak Njuton, A. Morazov e shumë të tjerë). Sipas Rikonstruktimit të Grupit shkencor të Evropës, bashkëpunëtor shkencor i të cilit jam dhe unë prej v. shk. 1998/99, luftërat e dyta të Osmanëve të shekujve XV-XVI (e para në shek XIV) kanë ardhur nga Rusija  dhe në përmbajtjën e ushtrisë Osmane (dhe në krye të kësaj ushtrie) kanë qendruar rusët. Ata kanë poshtuar Ballkanin, Evropën Jugore, d.m.th. erdhën prej veriut (të vendosur në veri të Konstandinopojës), duke shkuar nga jugu , në Edrene-Andrianopojë, themeluan kryeqytetin, pastaj morën Konstandinopojën në v. 1453, dhe kështu depërtuan në Azinë e Vogël  Interesant, këtë e verteton edhe “Kronografia Luterane” e v. 1680 ...  Më hollosisht – me rëndësi të jashtzakonshme, në antagonizmen e vetme midis kronologjisë së kaluar dhe të resë, që ka ndikuar me vet kujdesinë e hulumtuesëve të Biblës (Dalja, Levitik, Numra, Ligjii i përtrier, Iisus Novin). Në Ballkan ata zhdukën banorët e asaj kohe (prej të cilëve gjithashtu kanë pasur edhe fise sipas gjakut, por kjo ishte një kohë e turbullt dhe e përhapjes së epidemive, kur u shfaq asketika e re “osmane”, sipas rrjedhjes së asaj kohe , qëllimi i së cilës ishte zhdukja e popujve nga vendet e përfshira prej epidemive dhe të paraqitjes së vatrave të përhapjes së këtyre epidemive dhe  këto vende i populluan me popuj të tjerë, të orientuar më tepër nga fryma asketike). Osmanet erdhen prej Rusije në Ballkan dhe I kanë vendosur këtu, duke formuar edhe popullsinë e tanishme sllave në Ballkan (serbët, bullgarët e tjerë).  ..

Historianet e mëvonshëm (evropianët) e përshkruajnë humbjen e serbëve në Fushën e Kosovës të vitit 1389 prej Muratit=Donskit, kur i futën në grindje serbët me turqit në shek XIX . Urretja u drejtua kundër Perandorisë Osmane për ta shkatërruar ate. Sulltanet i ndërsyen mbi sllavët e Ballkanit, kurse sllavëve të Ballkanit u kishin shpjeguar që turqit dikur i paskan ofenduar ata. Krahas me këtë, fillon t’i bashkangjitët edhe cikli I këngëve që shkruhet dhe botohet po në këtë këhë, i cili s’mund të merret me vlerë të plotëfuqishme historike..

Sulltanet turk e humben formën e vet sllave  dhe u shëndrruan në musliman (në kuptimin bashkëhorë), gjatë grindjeve që patën filluar po në shek. XVII-XVIII, kur u bë  ndarja: në ortodoksë, muslimanë dhe katolikë. Deri atëherë muslimanizmi ende  s`ishte ndarë nga krishterizmi si religjion në vete. Historia tradicionale fillimin e muslimanizmit e daton në shek. VII. Këtë datë duhet rinuar afro njëmijë vjet.

Perëndimi shpifi një betejë në Fushë të Kosovës të v. 1389. Fatkeqësitë e së cilës na ndjekën neve deri në vitin 1999. Po pse mu në Fushën e Kosovës? Kryesisht, ata edhe duke njohur mirë karakterin serb, për aspiratat e politikës kolonialiste, - e menduan këtë rajon, por edhe si strategji të mëtejme, ku do të organizoheshin edhe ushtri tjera feudale Ballkanike, si qendër dëpërtuese e Osmanëve veri–jug ; dhe, në këtë mënyrë, do të arrihej shkatrrimi përfundimtar i Perandorisë. .

Serbët edhe në fillim të shek. XIX, deri te zhdukja e janiçarëve, kishin funksione të larta në pushtetin e Perandorisë osmane, p. sh. janiçari M. Sokoloviq; kjo dihet në histori.

Serbisë, si pjesë të Perandorisë Osmane, trazirat që u nisen nga përçarjët e tyre  religjioze, kjo Fushë e Kosovës i përgjigjej pa masë, që më vonë do të filloj grabitja pa turp kurfarë të tokave shqiptare, me “arsye” se ajo ka “derdhur gjak rrëke” për këtë vend pesë shekuj më parë. Por, varret ose të paktën ndonjë asht, p.sh. të “trimave” sipas  librit të R. Mihajloviqit, e të tjrëve të ngjajshëm, kurrë nuk u gjetën!?..

. Në këtë mënyrë i jepet fund një epopeje të trilluar, mbi 600 vjetët e historiografisë serbe, të modifikuar nga prirjet politike nacionaliste e shoviniste, për ta bërë  Kosovën tokë të vetën.

 

Shënim shtesë

 

Shkurt, pse unë me profesion matematikan, të merrem edhe me histori?

Rikonstruktimi i historisë bëhet me këtë skemë: kronologjia, - kjo ndahet në matematikën bashkëkohore statistike dhe  astronomike. E para merret :1) Me datimin e një qeverisjeje të gjatë: 2) Sipas materialeve onomastike; 3) Sipas përshkrimeve vëllimore. E dyta: 4) Sipas monumenteve, që përmbajnë zodiakët (sipas zodiakëve); 5) Sipas errësimeve (zënies së Diellit, Hënës…), të përshkruara në kronika.

Kronologjia është disiplinë, pjesë ndihmëse e historisë, që i venë në renditje ngjarjet historike sipas kohrave. Por, kjo shumë më tepër është pjesë e matematikës = 85%, sesa e historisë. Në kohën e Renesancës, në shek. XV, XVI e tutje, ajo ishte pjesë e matematikës. Atëherë ajo, ishte e varfur, s mund t’i zgjidhte të gjitha detyratë që dilnin nga kronologjia. Kjo u bë e mundur vetëm kah fundi i shek XX.

Ky rezultat shfaqet si ngjarje unikale në literaturën shkencore ballkanike (e më gjerë), - me metodat e matematikës bashkëkohore, matematike-astronomike dhe të njehsimeve të gjera kompjuterike; hap edhe të tjera mundësi për studime të mëtutjeshme, zgjeron bashkëpunimin me specialistë të profileve të ndryshme, e sidomos me matematikanë e historianë (të cilët kanë shfletuar dhe dinë të interpretojnë të paktën disa kapituj të matematikës bashkëkohore dhe të astronomisë), ndërsa hulumtuesit e rinj mund t`i  shfrytëzojnë edhe si teza disertacioni.

Pra, prej këtij rasti, me këto metoda, - ngjarjet historike shtrohen mbi themele  të shkencave ekzakte, dhe me këtë historia – në përgjithësi bëhet shkencë e fortë, e saktë.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: