Shuhet Ardian Arra, “Maradona” shkodran
| E Marte, 11.10.2011, 01:34 PM |

Dita e djeshme ka qenë e trishtë për Vllazninë dhe sportin shkodran në përgjithësi. Ardian Arra, ish-lojtari i njohur i kuqebluve është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. Arra është një ish-futbollist i Vllaznisë i viteve ’70-’80 dhe konsiderohet si një prej lojtarëve më të talentuar që kanë mbrojtur ngjyrat e kësaj skuadre. Për teknikën e shkëlqyer dhe klasin e jashtëzakonshëm, ai njihej si “Maradona i Shkodrës”, ndërsa ka qenë një prej pikave të forta të mesfushës së Vllaznisë në fundin e viteve ’70 dhe fillimin e viteve ’80, duke ndihmuar skuadrën të fitonte disa tituj kampionë dhe Kupa Republike. Arra, i cili ka luajtur me ekipin Shpresa, ndërsa për arsye politike të sistemit komunist e kanë ndaluar që të përfaqësonte edhe Kombëtaren “A”, do të shoqërohet sot në banesën e fundit. 

 

 


Shkodra.ws

(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: