Babë e bijë me çmime nga festivali i filmit ” TellUs 2011”
| E Hene, 10.10.2011, 08:52 PM |

Film:

 

Babë e bijë me çmime nga festivali i filmit ” TellUs 2011”

 

Në festivalin e filmit të shkurtër artistik, dokumentar dhe të videoklipeve ”TellUs Filmfestival 2011” që sivjet u mbajt  (nga15-16 shtator 2011) në Kalmar në jug të Suedisë  morën pjesë edhe babë e bijë Rizah e Yllka Sheqiri dhe u nderuan me çmimin e publikut.

 

Në kategotinë e 20 deri 27 vjeçarëve ku në konkurencë ishin  krijime të shumta filmike Yllka Sheqiri konkuroi me filmin e saj për fëmijë ”Dummaprickar”(Pikat budallaqe) i cili u nderua me çmimin e publikut.

Në kategorinë e mbi 27 vjeçarëve,  poashtu çmimin e publikut e mori  videopoezia ”För en värld utan gränser” (Për një botë pa kufinj) e poetit Rizah Sheqiri.

Organizatorë të këtij festivali  edhe sivjet  përveç Reaktor Sydost ishin edhe Film i Jönköpingslän, Reaktor Sydost, Monokrom, Kalmar kommun, Studieförbundet Bilda Sydost Folkuniversitetet, Regionförbundet në Kalmarlän.

 

 

Çmimi i publikut



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: