Halit Bogaj: Anna Karina
| E Hene, 10.10.2011, 08:57 PM |

ANA KARINA/1940-

 

Nga Halit Bogaj

 

Është aktore, këngëtare dhe shkrimtare e njohur franceze me origjinë daneze.

Karierën e saj e kishte filluar në Danimarkë ku kishte kënduar si këngëtare kabaresh dhe kishte punuar si manekene.

Në Paris arrin në moshën 17 vjeçare me ç’rast njihet me Koko Shanellin e cila i ndërroi emrin nga danishtja/ Hane Karin Blarje Bayer në Ana Karina/ /.Në ato vite fillon të punojë me regjisorin e madh Zhan Lik Godar me të cilin martohet në vitin 1961, por që me të jetoi deri në vitin 1967.Pastaj martohet me Pierr Fabren me të cilin jetoi 10 vjet, deri në martesën tjetër me Daniel Dyvalin nga i cili ndahet në vitin 1981.Në vitet e mëvonshme martohet me Denis Berrin nga i cili pas një kohe ndahet.

Në vitin  1959, e refuzoi rolin madhështor në filmin’’Deri në frymën e fundit’’në të cilën duhej ta luante një skenë lakuriqe.Ajo luajti në disa filma të Zhan Lik Godarit, duke u bërë njëra ndër aktoret më të famshme franceze . Në vitin  1961, Në Festivalin e Berlinit e fiton çmimin si aktorja më e mirë e vitit për rolin e personazhit d'Angela në filmin’’Gruaja është grua’’.Edhe pas ndarjes nga Zhan Lik Godari ajo i fitoi disa çmime në filmat e regjisorëve tjerë.Me Lukino Viskontin realizoi filmin’’I huaji’’sipas veprës së Alber Kamysë..Në vitin 1973 ishte regjisore e filmit’’Të jetohet së bashku’’kurse në vitin 1987 e shkroi skenarin për filmin’’Kënga e fundit’’në të cilin gjithashtu aktroi,  kurse në filmin’’E vërteta për Çarlin’’e shohim si këngëtare.

Në vitin 2007 realizoi filmin Victoria në Montréal, të Québekut në të cilin interpretoi rolin kryesor.

 

Paralelisht ajo u mor  edhe me muzikë   në vitin 1960 me këngën’’Saktësisht nën diell’’., kurse në  1999 realizoi albumin’’Historia e një dashurie’’.Siç thamë edhe më lart ajo u mor edhe me krijimtari letrare duke i shkruar disa romane.Filmat e sdaj  janë:1960 : Le Petit Soldat ,1960 : Une femme est une femme i  Jean-Luc Godard,me Jean-Paul Belmondon dhe Jean-Claude Brialin, 1960 : Ce soir (ou jamais !)i Michel Deville ,1961 : Cléo de 5 à 7, i Agnès Varda ,1961 : Le Soleil dans l'œil i Jacques Bourdon ,1961 : She'll have to go i Robert Asherit,1962 : Vivre sa vie i Jean-Luc Godarit,1962 : Les Quatre Vérités, i  Hervé Bromberger ,1962 : Shéhérazade  i Pierre Gaspard-Huit ,1963 : Le Joli Mai dhe disa te tjere.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: