ErMa: 10 perberesit thelbesore per te pasur nje marredhenie te shendetshme
| E Hene, 10.10.2011, 10:05 PM |

10 perberesit thelbesore per te pasur nje marredhenie te shendetshme

 

Nga ErMa

 

Te gjejme dashurine dhe te jemi ne gjendje te mbajme nje lidhje te shendetshme eshte e veshtire per cdokend nga ne. Ekspertet thone se duhet te gjejme balancen ne dashuri, durim dhe vleresimin per vetveten qe te mund tja dalim mbane. 10 pikat e meposhtme jane baze per nje marrdhenie te shendetshme. Duke u fokusuar ne keto 10 elemente, eshte e garantuar qe mardhenia juaj do lulezoje dhe zhvillohet per vite me rradhe.

 

1. Ndershmeri

 

Ndershmeria eshte nje nga pikat me elementare te nje marrdhenieje te shendetshme. Nje ndershmerie e thelle dhe e sinqerte midis dy njerezve thote “Cfaredo qe te ndodhe, ti gjithmone do e dish se kush jam une”. Kjo ndjenje i lejon ciftet qe te hapen dhe ti japin njeri tjetrit me te miren e vetvetes.

 

2. Falje

 

Ciftet te cilet nuk falin kollaj dhe ju merr shume kohe per tu pajtuar e kane pothuajse te paevitushme ndarjen. Nqs ne nje lidhje mungon falja, plage te vjetra mund te rihapen  dhe asnje nga partneret nuk do mundet te shkepetutet nga nje kujtim i hudhur i se shkuares.

 

3. Komunikim

 

Ciftet duhet te dine si te perballojne momentet e lehta por edhe ato te veshtirat. Mosmarreveshjet jane pjese e cdo marrdhenieje. Qe ti mund ti kalojne keto mosmarreveshje, partneret duhet te mesojne te respektojne menyrat e tyre te ndryhme te komunikimitndhe te vejne veten ne poziten e partnerit respektiv perpara se te reagojne. Ne kete menyre mesohet si te komunikohet me dashuri ne ate lloj menyre qe partneri te te degjoje, kuptoje dhe ndjeje.

 

4. Besim

 

Besimi, njesoj si ndershmeria, thellohet me kalimin e kohes. Ciftet qe kane besim tek njeri tjetri eleminojne pasigurite ne lidhjen e tyre. Keto cifte mund te flasin lirsht dhe te jene vetvetja duke e ditur qe partneri i dashuron ashtu sic jane.

 

5. Kohe larg njeri tjetrit

 

Ciftet duhet te kalojne pak kohe larg njeri tjetrit. Ne fillim te nje lidhjeje te jeni te pandashem eshte normale por me kalimin e kohes ciftet duhet te gjejne zakone dhe hobi te ndryshme ne menyre qe te kene interes te vazhdueshem ne lidhjen e tyre.

 

6. Miqesi/Shoqeri

Dashuria dhe pasioni nuk jane te mjaftueshme per nje lidhje te shendetshme. Miqesia eshte nje pike kritike per te pasur nje lidhje te gjate. Kur pasioni zbehet, eshte pikerisht ajo miqesia e thelle qe lejon vazhdimesine e nje lidhjeje. Pothuajse cdo cift qe ka nje kohe te gjate martuar do ju thote qe eshte miqesia e thelle ajo qe ja u mban lidhjen gjalle.

7. Monogami (1 + 1)

Monogamia eshte nje nga elementet kryesore te cdo martese. Nqs marrdhenia shkon pertej “1+1”, besimi dhe ndershmeria humbasin.

8. Vlera te peraferta

Ciftet qe kane vlera te peraferta kur marrin vendime te rendesishme ne jete dalin pothuajse ne te njejtin konkluzion. Eshte normale te hasni mosmarreveshje per disa ceshjte por ciftet me te lumtur jane ato cifte qe bien dakort per vendimet madhore si psh: menaxhimi i parase dhe menyra si duhen rritur femijet.

 

9. Durim

 

Nqs jeni ne gjendje ti perballoni problemet dhe anet e veshtira te partnerit tuaj atehere ju keni nje lidhje e cila eshte gjendje tju bej balle situatave te veshtira. Nje pjese te madhe te martesave nuk ju vjen fundi nga problemet qe hasin….ndarja vjen sepse partnert heqin dore nga perpjekja qe nevojitet per ti zgjidhur keto probleme.

 

10. Pasion

 

Partneret qe kane pasion per njeri tjetrin jane ne gjendje ta mbajne gjalle dashurine. Edhe pse pasioni erotik mund te zbehet me kalimin e kohes, pasioni i mirefillte per njeri tjetrin eshte epiqendra e nje lidhjeje te suksesshme.

 

Cfare mendoni per elementet e paraqitura me lart? A jane ato baze per nje marredhenie te shendetshme?

Keshillat, kritikat dhe sugjerimet jane te mirepritura.



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: