Flet skenaristi, regjisori i 100 filmave dokuemntarë, Kujtim Gjonaj
| E Enjte, 06.10.2011, 07:54 PM |

“Bashkoju shokë me ne në çetë” Kol Jakova e shkroi në burg

 

Populli shqiptar duhet të heqë dorë nga idhujt

 

Filmi “këshilltarët” ishte prova më e sukseshme si skenarist

 

Ja pse realizova tre filma për Çamërinë

 

Nga Albert ZHOLI

 

Plot 100 filma  dokuemtarë dhe 4 filma artistikë, ky ëshët arkivi I një pune gati 40 vjeçare për skenaristin dhe regjisorin e talentuar Kujtim Gjonaj. I dashuruar deri në marrëzi pas hostorisë, përparësi e tij në mbi katër dekada pune me filmin ka qenë filmi dokumnetar me karakter historic. Në këët drejtim ndoshta ai bën një record me vete pasi në celluloid ka hedhur të gjitha figurat kryesore historike të kombit shqiptar që nga Koosova. Maqedonija, Mali i Zi dhe deri në Camërinë martire. Ndër këto figura mund të përmendim Nënë Terezën, por edhe Hasan Tahsinin. Me dy filmat e fundit për camërinë dhe Hasan Tasinin ai plotëson atë boshllëk që e ndjente prej kohësh për trevën e Camërisë por edhe figurat e kësaj treve

 

Shumë filma si regjisor, por me filma dokumentar. Përse keni trajtuar këtë temë?

 

Unë kam studiuar për letërsi, gazetari, por gjithmonë strudimin nuk e shkëpusja nga librat apo filmat historic. Historia ishte Brenda meje në çdo çast në çdo hap se di pse. Më ka pëlqyer gjithmonë të gërryej në histori. Të gjej të veçanta. Figura të dëgjuara, treva dhe krahina me të veçantat e tyre. Historia më zhvillonte dhe më zhvillon imagjinatën. Sidomos historinë e vendit tim e kam shumë për zemër. Sepse kur lexoj mësoj dëgjoj, apo diskutoj me koleg çuditem me historinë tonë e vendit tonë por edhe për luftrat, pushtimet, dhe lidhjet me histrorinë e vendeve të tjera.

 

Kë veçon nga filmat e tu?

 

“Këshjella e këngëve” Në vitin 1988 në Festivalin e filmit dokumentar  morra çmimin e parë dhe Kupën e festivalit. Ideja  ose fabula ishte që një popull mun ta pushtosh fizikisht, pra ti marrësh tokën të kesh shkelur tokën e tij, vendin e ti, por nqs se pushtove shpirtërisht, nqs nuk e asimilove atë nuk e ke puahstuar. Sepse të gjitha pushtimet kanë qenë të përkohsme. Dhe kur ikën kur vedni që ke pushutar ka po atë gjuhë, ruan ato tradita, ato këngë, ato norma, të duket sikur skq qenë I pushtuar kurrë . Të gjitha këto detaje jepen nëpërmjet këngës dhe valles popullore.

 

Në vazhdën e filmave dokumnëtarë

 

Filmi I parë dokumantr është në zanafillën e krijimtarisë time në Kinostudio sepse aty u caktova me punë. Në rininë time studentore kam shkruar shumë për figurat historike tonat sin ë gazetën “Zëri I Rinisë”. Filmi im i parë ëshët vëllezëri Topulli,  Bajo dhe Çerçizi, të cilin e kam realizuar qysh në vitin 1972. Për atë periudhë ka qenë një film Iisukseshëm që u prit mirë si nga kritika edhe nga kolegët. Për këët film unë kam bashkpunuar me poetin e mirënjohur Agim Shehu, ku rezultati erdhi vetiu.

 

Ju në këtë film ishit skenarist?

 

Po. Në fillimet e mia isha vetëm skenarist.

 

Filmi i dytë?

 

në këtë kohë erdhi një orientim nga Komiteti Qendror që të bëhej nga një film për të gjitha brigadat partizane që kishin bërë luftra heroike. Seili nga ne  pra, krijuesit dhe skenaristët e asaj kohe zgjodhi nga një brigadë.Unë zgjodha për të bërë dokumentarë brigadën e 22 sulmuese të Pezës. Ishte viti 1974.

 

Pse zgjodhe pikërisht këtë brigadë?

 

Sepse kisha lexuar shumë për këtë brigadë dhe periudha e luftës më ka pëlqyer shumë. Për mua lufta nacinal-çlirimtare ka qenë periudha më e lavdishme e Shqipërisë, (gjithmonë sipas mendimit tim). Kjo brigadë ishte më impulsive, më patriotike, më luftarakja, Në këët brigadë kishte dhe djem 17-18 vjeçar që rrokën pushkën dhe dolën malit. Ky është vetmohim i jashtzakonshëm. Kjo Brigadë u krijua në Pezë, fshatit ku u ngrit çeta e parë partizane, por kishte dhe figura të shquara të luftës si Myslym Peza dhe Kajo Karafili. Këtë film e bëra me shumë dashuri. U përgatita seriozisht me një skenar të parë disa herë. Në analziat që bënim në atë kohë u cilësua si filmi më i mirë në Kinostudio për atë vit. Kishte nëj gjetje intersante, pasi filmi hapej me këngën shumë të njohur në atë kohë “Se u mbushën malet plot me partizanë” këngë e cila të mobilizonte të jepte forcë. Në tempritmin e kësaj kënge unë jepja tempin e filmit me figura me idenë  që erdhi një kohë që Shqipëria nori shumë partrzanë të ilët I sollën lirinë. Kjo ishte simbolika e këtij filmi shtatë minuta të gjatë.

 

Po me filma artistikë nuk je angazhuar seriozisht?

 

Jo shumë. Ndër  filmat artsitikë veçoj skenarin e filmit “Këshilltarët” një film që ka marrë pjesë në disa festivale. Pastaj së bashku me  Sehat Mysliun bëmë  filmin “Ata ishin Katër”,. Kur ishte Kol Jakova në (në periudhën e luftës) burg shkroi këngën “Bashkoju shokë me ne në çetë”. Këtë këngë ai e kishte çuar në Shtabin e Përgjithsëm dorazi. Ai s;dinte se çishte bërë me këtë tekst kënge. Kur doli nga burgu e dëgjon këtë këngë në gjithë formaionet partizane. Pra ishte bërë kënga më e bukur më e përhapur. Dukej sikur ky tekst kishte dalë nga burgu, kishte dalë nga hekurat si zog për të fluturuar malit. Pra kënga  fitoi lirinë për të sjellë lirinë e këtij vendi. Shpirti i lirë përçohet në art, në traditë, zakone etj…

 

Rruga si regjisor?

 

Në atë kohë  duke parë se tashmë kisha bërë disa filma dhe si regjisorë drejtuesit e Kinostudios më caktuan regjisor. Pra  atë që bëja vetë si skenar pse të mos e realizoja vetë. Atë që e kisha nëmendjen time dija më mirë se kushdo ta materializoja artstikisht në sheshet e hirimit apo në filma dokuemnatrë.

 

Sa filma keni realizuar si regjisor dhe si skenarist bashkë?

 

Rreth 100 filma. Që kam marër sadisfaksione. Këtu dua të veçoj filmin “Kryengritja”një film që I dedikohet luftës për pavarsi, kryengritjeve të viteve 1910-12 (1978). Në vitin 1982 filmi “Lidhja shqiptare e Prizrenit”. Ku shkuam dhe në ish-Jugosllavinë e asaj kohe në Kosovë, Maqedoni, Mal I Zi nga ku dolën dy filma të rëndësishëm historic. Janë vlerësuar shumë në atë periudhë. Këta filma me karakter historik.

 

Më pas të qënit regjisor me tema historike s’sishte më një hobi por u kthye në mendësi. Me këët vazhdimësi solla filmin :Kështjella e këngëve” me të cilin konkurova në tre festivale.

 

Po në evente të tjera a keni qenë skenarist?

 

Skenarist për kinostudion kam qenë në Festivalin folkloric të Gjirokastrës. Port ë them nuk u ngopa shumë as me skenarin as me regjinë.  Si bashkregjisor (me Ali Kamberin) në vitin 1983 bëjmë me skenar të Xhevahir Spahiut Festivalin tjetër të Gjirokastrës. Përsëri dhe në këët Festival nuk u arrit ajo që unë mendoja. Në vitin 1988 ngula këmbë në redaksi dhe në Këshillin Artistik që të merrja regjinë e Festivalit. Ma besuan sërishmi. Unë doja që ën ëktë Festival përtej anës figurative ti shkoja më gjerë mendimit, idesë, që mbartëte me vete çdo këngë dhe çdo valle. Them që në këtë festival kam arritur idenë, mendimin tim.

 

A është  i vëshirë realizimi i një filmi”?

 

Çdo preofesiomn ka të veçantat e tij, të fshehtat e tij. Filmi është art kolektiv dhe nuk bëhet vetëm, ndaj është i vështirë. Aty janë shumë aktorë, skenarist, regjisorë, etj. Në film duhet të drejtosh si në një ansambël të vërtetë, ndryshe dështon. Në atë kohë ( jo se kam nostalgji) kishte forma organizimi të përsosura. Në Festivalin e Gjirokastrës ne shkonim në grupet e valleve dhe të këngëve qysh kur ishin në përgatitjet e tyre dhe hidhnim idetë tona për filmin. Pra shkonim scenarist dhe regjisor grup më grup. Skenarist I Festivalit të fundit ishte Kolec Traboini kun e punuam të dy në mënyrë harmonike. Unë si regjisor i hidhja idetë e mija në letër dhe ja jepja skenaristiti. Traboini I realizoi idetë e mia.

 

Kohët e fundit  keni dhenë rëndësi filmit dokumentar për trevën e Çamërisë. Kush ka shërbyer si shtysë të hidhni sytë nga Çamëria martire.?

 

Janë shumë faktorë. Duke pëlqyer gjithë historinë e Shqipërisë edhe Çamëria është tokë shqiptare. Ajo ka një histori shumë intersante, pikante, të pabesushme. Kjo ishte shtysa e parë. Duke bërë filmin për Nënë Terezën ( nënë e përbotshme, kemi bërë filmin për Faik Konicën “Enciklopedia që eën me këmbë” (scenarist Petrit Ruka, Nasho Jorgaqi), film për Ali Pashën (Urdhëri Naim Frashëri I parë, scenarist Sadik Bejko), Idriz Seferin, Abaz Shehun, Jeronim De Radën dhe së fundi një film për Çamrinë, historinë e saj dhe jam në xhirime për figurën më të ndritur të Çamërisë Hasan Tasinin (Hoxha Tasin). Përurimi i filmit për Çamërinë u bë në TOB ku çamët kishin mbushur këtë sallë si asnjëherë tjetër. Kur hiroja për Ali Pashën, ceka dhe Çamërinë. Veprimtaria  e tij lidhej dhe me këtë trevë. Instiktivisht filmoja dhe këto treva me bukuri të rrallë. Edhe kur xhirova për Faik Konicën  u hodha sërishmi në këtë zonë.

 

Me kë ke bashkpunuar për këta filma?

 

Me një bisensmen çam Amosh Dajaka, i cili donte të hidhte në celuloid  kujtimet e shumë çamëe të vjetër se si i kishin zbuar grekët. Bëëmë një dokumentar modest. Këto ishin më shumë dëshmi që të mos i humbas koha. Të shërbejnë si fakte historike. Ndërsa në vitin 2009 shkrimtari Enver Kushi, kishte një skenar për këtë trevë. E lexova dhe më pëlqeu. Drama çame për mua është e barabartë me dramën Palestineze. Ky film mbushi hapësirën e gjeografi shtrirjes së filmave të mi dokumentarë. Këtë film Akademia Kult e ka nxjerrë në katërshe për ti dhënë çmim. Filmi për Hasan Tasinin do të ketë shumë momente delicate.

 

Shembja e Idhujve

 

Eshtë një ndër filmat më të mirë. në Festivalin e filmit Ndrëkombëtar në Palermo (filmi Mesdhetar), kemi zënë vend të parë.  Një film 20 minuta ku bashkskenarit kemi qenë me poetin Petrit Ruka. Mesazhi i këtij filmi është që popujt s’duhet të kenë ishull asnjë udhëheqës. Idhujt  e kanë shkelur me këmbë këtë popull. E kanë denigruar. Populli shqiptar ka një thënie shumë të bukur, shumë sinjifikateve “Bukë e krypë dhe zemër”. Por idhujt kanë spekulluar me këtë dashuri njerëzore të popullit tonë. Ky popull ka hedhur lule  mbi idhujt (sepse krijon shumë shpejt idolet) pastaj po shumë shpejt nga idolet heq dorë sepse ata e shpërfytyrojnë. Larg idoleve. Në film në mbyllje tergohet sheshi “Skënderbej” plot me njerëz kur vjen Bejkeri, dhe shehsi mbuhsur me flamuj amerikanë (asnjë flamur shqiptar), dhe kur po ndodhin ndryshimet drastike në sistemein e ri demokratik prap krijohen idhuj.  Thirrja është, o popull jo më me idhuj, jo më me idole, sepse ti I ke provuar të gjitha. Idhull i këtij vendi je ti o popull, ti dhe vetëm ti. Por ne prap po krijojmë  idhuj,,,

 

“Më e madhja dashuri” në vitin 1988 u cilësua filmi i vitit. Dashuria më e madhe është Shqipëria.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: