Fahri Xharra: Tollovia në mendësinë shqiptare
| E Enjte, 06.10.2011, 07:05 PM |

Tollovia në mendësinë shqiptare

 

Nga Fahri Xharra

 

Sa herë na duhet koha, ajo na mungon. Sa herë na duhet guximi ai nuk shfaqet. Sa herë i duhemi kombit, ne flejmë.  Pse na përsëriten kohërat? A kemi nevojë për këtë përsëritje, apo është provokim i natyrës që na bëhet çdo 100 vjet? A po, mos e zbërthejmë vetvehten deri në atë masë sa të tjerët e kanë lehtë të ndukin copat tona ? Shikoni, në vend se fjalët e Konicës e shkrimet e tij të na mbesin një kujtim i bukur për zgjarësinë shqiptare, ne  duhet përsëri  të përsërisim vetvetën duke i përsëritur të njejtat gabime.

Ç`fare na qenkan ato? Kjo për shembull: “Ajo për të cilën ndjej keq ardhje është fakti se shumica e shteteve islamike e arabe nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës me populate shumicë myslimane . Për këte isha në Kajro, si mik, për të kërkuar njohjen nga Egjipti, si lidere e Botës Arabe e Islame, veqanarisht për shkak lidhjeve historike e kulturore midis dy vendeve tona. Të gjithë e dine se Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, ka qenë shqiptar dhe ndajmë identitetin, kulturën, qytetërimin e njejtë…” -deklarata e ministrit te jashtëm të kosovës ,dhënë një gazeteje   egjiptiane.

 

Pyetjet shtrohet një nga një, për të cilat me të vërtetë në këtë tollovi të mendësisë shqiptare nuk po dij të iu jap përgjegje.

 

Kur shqiptarët kanë pasur  lidhje historike e kulturore me Egjyptin?  Që kur shqiptarët paskan pas ndar identitetin e njejtë me Egjiptin? Po kulturën? Po qytetërimin e njejtë?

Nëse një Mehmet Ali Pasha paska pas qenë shqipëtar, ai ka qenë në mision të Imperatorisë Otomane. A mos formoi ai, farë shteti shqipëtar në Egjipt, që ne duhet të krenohemi me te? A fliste ai apo a mendonte shqip?  Kurr jo. Sikur të mendonte e lere më të fliste shqip, koka i kishte shkuar në Stamboll. Sikur të mendonte shqip, në kohën e modernizimit të Egjiptit, ai dhe krejt dinastia e tij do të  bëheshin ushqim i gjallesave të Nilit.

 

Po e japi një detaj nga jeta e ime në Marok: Në një udhekryq të madh të Kazblankës më zuri polici i komunikacionit rrugor, për një delikt jo aq të rëndë. Kur e pashë se do t`ma fut një denim pak më të rëndë se sa e meritoja, ngase isha i huaj (gjoba paguhej kesh në dorë të policit), i kërkova pak favore duke i thënë që  si musliman që jam, e që shihej nga emri, të më falë, ma ngjiti për krahu dhe me tha: “ Shiko të gjithë këta njerzë që i sheh  në këtë shesh janë musliman( e ishin me mijëra),prandaj unë këtu kam punë vetem me musliman, dhe paguaje denimin. Kokë ulur për atë kërkimfalje që e  bëra e pagova denimin dhe ika.

Te kthehemi te Konica .”I lindur në Konicë nga familje shqiptare myslimane në mjedis rrethues ortodoks, njohës i mirë i Historisë së Turqisë, të cilën do ta njihte nga afër që në vitet e njoma të jetës kur mbaroi studimet në liceun perandorak të Galata Serajit në Stamboll, njohës tashmë edhe i fesë katolike, kur kishte ndjekur studimet në kolegjin Saverian të jezuitëve të Shkodrës, brumosur në Perëndimin evropian me ndjenjën e lirisë e të Iluminizmit, Konica shpejt do ndërgjegjësohej se tek njeriu shqiptar i kohës, lypsej mbi të gjitha para se të respektohej ndjenja shpirtërore fetare, në duheshin çelur sytë e mendjes për përparim shoqëror. Duhej pra ndjekur nga afër realiteti konkret, me këmbë në tokë, hap pas hapi, i duhej bërë thirrje nga zemra Shqiptarëve përpara rreziqeve që i kanoseshin nga fanatizmat fetare nxitur egërsisht nga jashtë për qëllime të mbrapshta, deri në zhdukje të identitet kombëtar.” (Fotaq Andrea)

“E thëna e së vërtetës nukë sjell nonjë fitim; po ka një ëmbëlsie më vete, sepse të qetohet vetëdija kur fole ç’duhej të flisje. Unë e di fort mirë, ma kanë thënë edhe miq qindra herë që do t’ju pëlqeja shumë më tepër sikur të ju veja pas “qejfit”, sikur të flisja ashtu si jini të mësuar të dëgjoni prej të tjerësh. Po natyra ime është ndryshe. Dhe, i shtyrë prej kësaj natyre, dëshiroj sot të ju shkunt nga gjumi, të ju thom ca të vërteta t’ashpra, por të ftohta dhe të matura, dhe të ju bëj armiqt’e mi sa-do-që nuk më njihni: po të tilë armiq, që në ca vjet, në pakë vjet, të thoni: “Ah, ç’na këshillonte mirë! Ah sa të dreqtë [drejtë] kish! Ah sikur t’i kishim vënë veshin! “Po pendimi i vonuar nuk sjellë dobie,” thoshte atëherë Konica.    E njejta gjë na duhet edhe sot.  Të rrishë urt, të mos flasësh, të mos kritikosh, dhe t`i numërosh ditët deri në varësinë e plotë të dreqit të mallkuar, kur nuk do njihemi më ndërveti, nuk do të flasim më për  atë që e duam.

 

Të gjithë po i shofim fanatizmat fetare  të nxitura  nga jasht të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami  nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S`di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dijmë?  Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh. Asgjë më tepër.

 

“Shikoni Vranjën dhe Leskovacin “ -thoshte Konica.  “Kur i mori Serbia këto vise, i përmblodhi të gjithë muhamedanët dhe i dboj, duke ua mbajtur tërë ç’kishin. A protestoj Evropa? Jo!   A mos  e pengoi Turqia këtë bartje? Apo mos Turqia i ndihmoi Serbisë?. Ishte gjallë atëherë dinastia e Mehmet Ali Pashes së Egjiptit, kur u zbrazën tokat që nga Molla e kuqe?

 

Konica toshte: “Zotërinj, gjithë bota e dinë që, Idealistet dhe trimat, bullgarët e Maqedhonisë shpejt a von do të ngrihen, këtë radhë të ndihmuar edhe nga Bullgaria, e cila është e zonja t’i thyej kokën Turqisë. Pastaj Bullgaria ka edhe Rusinë, ndofta Serbinë, Rumaninë, Malin e Zi. “

“Lufta bëhet me fishekë, fishekët mbushen me barut, baruti bëhet me  nitrat; kjo lëndë e fundme vjen nga jashtë, dhe po të dojë Evropa jua a pret armët me një herë, si pritet ujët e një kroji. Çapëni ahere të bëni luftë me shkopinj. Apo a kujtoni se këto nuk i kanë mejtuar dhe nuk i dinë jashtë?… Evropës i është mbushur mendja.”…..

 

“Kombi shqiptar, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, i përket qytetërimit perëndimor, me një kulturë të lashtë dhe të thadruar nëpër shekuj brenda kësaj përkatësie. Dhe këtë askush s’e ka vu në dilemë, deri ne këto dekadat e fundit, kur kemi fituar lirinë dhe për pasojë na janë shfaqur prirjet proturke e proorientale.'' (Ndue Ukaj)

Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës [ndërhyri puna e fesë]”.

''Kjo politikë e mosdijes, e ka vu në gjumë edhe popullin e mjerë, i cili për dekada ka jetuar vetëm me shpresa. Kosova po ekziston dhe mbijeton fal interesave gjeostrategjike dhe përkrahjes perëndimore. Pra, shteti i Kosovës, është rezultat i shteteve të fuqishme perëndimore dhe jo i shteteve aziatike.'' (Ndue Ukaj)



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: