Silvana Dollapi: Klipi im i ri “Kjo dashnia është bela” më ka hapur punë
| E Diel, 02.10.2011, 01:44 PM |

Flet koreografja, këgëtarja Silvi Dollapi: Shoqëria shqiptare është maskiliste

 

Klipi im i ri “Kjo dashnia është bela” më ka hapur punë

 

Nga Albert ZHOLI

 

Një femër tejet interesante dhe spontane. S’ka asnjë paragjykim dhe i do të gjithë njerëzit. Por, po aq shumë do dhe kafshët. E qeshur, plot dinamizëm, në bisedë është shumë konkrete. E veshur thjeshtë por bukur, flet plot passion për profesionin e saj. Viti për të është ndarë në dy pjesë, gjashtë muaj në Shqipëri dhe po aq në Zvicër. Jetë ngjeshur me aktivietete nga Amerika në Maqedoni. Kudo e ftuar nga shoqata apo lokale prestigjioze me pronar shqiptar. Por muajt më të ngarkuar për të ngelen qershori dhe korriku në Maqedoni si dhe gushti në Shqipëri ku s’kanë të sosur dasmat dhe aktivitetet. Në kohë të lirë nuk i ndahet librit por edhe koreografisë dashurisë së parë në art. Eshtë e dashuruar me makinat dhe kudo lëviz vetë duke qenë e pavarur në lëvizje. Fuoristarda është mjeti lëvizës më komod për të. Lukut i jep kohën maksimale që i duhet një këngëtareje që respekton fansat por edhe spektatorëve të tjerë. Klipi i fundit për të ëshët më i bukuri pasi tashmë ajo ka eksperiencë në këtë fushë. Ajo flet ekskluzivisht për “Telegraf” për klipin “Kjo dashnia është bela”.

 

“Kjo dashnia është bela”, është klipi juaj i sapo dalë në DVD, mund të na thoni diçka për realizimin e këtij klipi?

 

Eshtë një klip që e nxora pas disa kohë ideimesh, kërkesash ndaj vetes. Doja të dilja me një klip të veçantë si në muzikë edhe në tekst. Sot ka shumë këngëtare dhe dihet ëshët rritur konkurenca. Një klip i zakonshëm nuk do të përëbënte asgjë për mua. Eshtë një këngë me tekst dhe muzikë që i përshtatet kohës, problemeve shqiptare. Dua të theksoj se autore e tekstit jam vetë. Nuk është teksti i parë që unë bëj, por këtë klip e kisha stërholluar shumë në mendje.

 

Pra shtysë  e këtij klipi ishe vetë?

 

Po. Doja të bëja diçka ndryshe dhe mendoj se ja arrita qëllimit. Ideja për një dashuri që të fut bela të përcjell imazhe të ndryshme. Të përjell gëzim, hare, dhimbje, forcë, intrigë, xhelozi, ndjenjë të pa harruar, etj..Këto janë brenda tesktit dhe klipit tim. Klip-Balada “Dhimbja e hënës” realizuar një vit më parë shërbeu si shtysë për këtë klip të ri që besoj do jetë shumë i mirëpritur. Fabjan Asllani është bashkpuntori im në këtë klip. Me të kam realizuar disa këngë. Gjej rastin ta përshëndes.

 

Ku është realizuar ky klip?

 

Tek “TV Muzical”. Eshtë një realizim professional me ambiente natyre si “Palmalova”

U desh një punë disa muajshe profesionale që në ideja ime të gjente zbatim.

 

I sajti klip është në vazhdën e serialeve tuaja klipore?

 

Eshtë klipi i pestë që më ka marrë më shumë kohë. Rëndësia erdhi edhe nga vetë mënyra e ideimit.

 

Megjithatë ju ende ruani një ndjesi të veçantë për albumin tuaj të parë?

 

“Të urrej me dashuri” është një album që nuk e kam pëlqyer vetëm unë. Atë e kanë pëlqyer të gjithë. Ai album thuajse është i mbaruar I gjithë, pasi shoh se në treg nuk ka asnjë CD.

 

Kishte dhe titull intrigues…?

 

E drejtë. Titullin e gjeta vetë. Ishte një pjesë e jetës sime në këtë titull. Pra  ka lidhje me jetën time private, një lidhje intersante. Jeta të përplas ku se pandeh, ndaj jeta duhet marrë ashtu si të vjen. Disa herë u japim rëndësi gjërave që të duket se janë po aq të rëndësishme edhe për ata që janë afër teje. Por ndodh e kundërta. Intersimi nuk është i njëjtë. Këtu nis zhgënjimi.

 

Ju tashmë një këngëtare e njohur po studimet përse i ka mbaruar Silvi?

 

(Qesh). Ndoshta pak e dinë. Unë kam mbaruar Akademinë e Arteve për koreografi. Pas përfundimit të studimeve unë punova si koreografe në Tropojë në vendin e origjinës. Ishte një vit që njoha të tjera rezervav tek vetja dhe tek jeta. Ishin vitet 1995-96 ku më pas unë do të dilja jashtë shtetit me Asamblin e Këngëve dhe të valleve. Kjo dalje më shërbeu si shtysë që të jepem pas këngës. Gjermania, Zvicra u bënë atdheu im i dytë. Pastaj erdhi dhe martesa ime në Zvicër me një qytetar zviceran i apasionuar pas këngës.

 

Jeni ambientuar me Zvicrën?

 

Perefekt. Aty jeta dhe rregullat janë strict. Çdo gjë është në vendin e vet. Pastaj aty ka shumë shqipatrë. Komuniteti i shqiptarëve është i mirëorganizuar dhe ka shumë aktivitet. Ndihesh si në një qytet shqiptar. Jeta është krejt ndryshe, por ka tempin e vet, karaktersitikat e veta, mënyrën e saj të jetesës. Është mirë të jetosh në vende të ndryshme.

 

Sa kohë mund të rrini larg Shqipërisë?

Jo më shumë se tre muaj, menjëherë e ndjej se më ka marrë malli. Këtu marr cka më mungon. Por s’mund të rri më shumë se katër muaj pa shkuar në Zvicër (qesh).  

 

Keni ndonjë peng deri tani?

 

Them se jo. Peng ishte të bëja një fëmi. Tani kam një vajzë që e barazoj me botën. Jam e realizuar.

 

Je këmbëngulse në jetë?

 

Sumë. Pa këtë këmbngulje s’do të bëja asgjë. Besoj tek vetja por edhe tek ata që i quaj të besuar.

 

Ku pëlqeni ti bëni pushimet?

 

Në det. Pikërisht në bregdetin shqiptar. E admiroj bregdetin tonë. Ka thyerje dhe shumë të papritura. Vendet malore jan pjesë e jetës ku jetoj. Në Zvicër nuk mungojnë panoramat malore.

 

Ju pëlqen politika?

 

Aspak! Dua që politika shqiptare të jetë në shërbim të popullit tim. Kjo më interson nga politika.

 

Sekreti i bukurisë suaj?

 

Jetë e rregullt, punë, fitness, ushqim pa teprime, korrektesë, lëvizje.

 

Motoja e jetës apo motive juaj i jetës?

 

Këndo bukur, këndo me dëshirë. Mos e lër kurrë këngën.

 

Ka dashuri të përjetshme?

 

Besoj se jo. Jeta këtë e ka vërtetuar. Ka pas shumë dashuri të mëdha  që nuk kanë përfunduar në përjetësi.

 

Jeni e lidhur me shtypin?

 

Gjithmonë lexoj ato çka më duhen për atdheun tim. E gjej kohën kur duhet. Gjej dhe kohën për të lexuar romane.

 

Jeni gjithë vitin e zënë me punë?

 

Thuajse e zënë. S’jam kurrë pa punë. Kërkesat kanë ardhë në rritje.

 

Veshja juaj e preferuar?

 

Ditën vishem në mënyrë sportive. Në mbrëmje serioze sipas vendeve ku do të shkoj.

 

Firma e preferuar e veshjes?

 

Rrobat i vesh të firmave “Kavali” dhe “Kabana”.

 

Parfumi i preferuar?

 

“Kabana”, “Dior” janë më të preferuarit.

 

Shpenzoni shumë për veshjet?

 

Shumë. Kjo pasi dhe bashkshorti s’më pengon dhe dëshiron të jem e veshur shumë mirë.

 

Sështë xheloz bashkshorti?

 

Deri tani jo. Kemi besim dhe respekt tek njeri tjetri. Ai e kupton mirë profesionin tim.

 

A është shoqëria shqiptare një shoqëri maskiliste?

 

Është. Këtë e them me bindje. Në Shqipëri ruhen traditat dhe shumë mirë por ka dhe ca teprime sidomos në raport me hapësirat që duhet të ketë femra. Unë kam krijuar familje jashtë dhe besoj nuk do ta kisha këtë trajtim nga një mashkull shqiptar. Në Europë, artsiti, këngëtarja vlerësohet shumë. Një mashkull shqiptar nuk jep kaq përkujdesje për një femër.

 

Kjo do të thotë që femra shqiptare si ka hapësirat e duhura në shoqëri?

 

Besoj se jo. Pra them që ka fituar shumë të drejta. Por në disa fusha të jetës ajo është e paragjykuar. Shihet me mosbesim. Ndrësa mund të them se të qënit artiste disa herë është akoma më paragjykuese. Kudo artisti është nderi i kombit, është qëndra e rëndesës do të thoshja. Por femra shqiptare është më e veçanta në botë. E bukur, e dashur, familjare, e respektuar. Amvisë. Ajo duhet të ketë fat të mirë. Femra shqiptare ndryshon nga të gjitha femrat në botë.

 

Kë vlerësoni tek një njeri?

 

Sinqeritetin, korrektesën. Janë cilësi që i vlerësoj.

 

A janë femrat (brenda profesionit) më xheloze se meshkujt?

 

Po, janë. Sidomos këngëtaret. Kjo vjen edhe pasi është shtuar numri i këngëtareve.

Ndihem mirë kur më xhelozojnë.

 

Në jetë keni bërë arritje. Po të ktheheshe pas në jetën tënde do doje të ndryshoje diçka?

Asgjë. Besoj se kam vepruar drejt në çdo kohë dhe situatë. Jam përpjekur të gjejë rrugën më të mirë në jetë. Ndoshta dhe kam gabuar, por gabimet janë pjesë e jetës

 

 Hobi juaj?

 

Tatuazhet.

 

I pranon yt shoq?

 

Po! Madje edhe ai ka të njëjtin hob. Tatuzahet e mia kanë edhe diçcka brenda qënies time. Dicka shpirtërore.

 

Jeni supersticioze?

 

Po jam. Besoj në diçka qiellore për të ecur para apo që dita të më shkojë mbarë. Si besim shpirtëror kam kishën e Lacit. Lutem dhe lar përpara saj.

 

Keni menduar ndonjëherë të ishit mashkull?

 

(Qesh). Kurrë. Asnjëherë. Ndihem mirë femër pasi femra është qendra e botës. Femra është ripërtëritja e botës.

 

Në gjoks yje, ndërsa në dorën e majtë në kyç keni si tatuazh emrin e vajzës?

 

Pikërisht. Kiara. Emri Kiara. Vajza ime. Endrra ime më e madhe e jetës. Ky ështa tatuazhi më i bukur i imi. E kam bërë me kënaqësinë më të madhe. Edhe kur jam larg vajzës nëpër turne të ndryshme ajo me këtë tatuzh është kudo me mua në çdo sekond.

 

I doni kafshët?

 

I dua. Në shtëpi kam një qen që e konsideroj pjesë të familjes.

 

Për ku e ka rrugën së afërmi Silvi?

 

Së afërmi në Londër dhe pastaj në Amerikë. Valihja në dorë është shtrati im i dytë më besniku.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: