Halit Bogaj: Christian Jean-Marie Clavier (1952-)
| E Shtune, 01.10.2011, 04:58 PM |

Christian Jean-Marie Clavier (1952-)

 

Nga Halit Bogaj

 

Është një aktor i shquar francez i cili realizoi shumë role të fuqishme filmore.Kristian Klavier ka një vëlla regjisor dhe një motër profesoreshë.Ai ka tridhjetë vjet që jeton me komedianen Mari An Shavez me të cilën ka një vajzë.Nga viti 2004 jetën e tij e ndanë me Izabel Azhur .Pas studimeve në Liceun Luj Paster në Neully, e fillon karierën në Trupën e Teatrit komik splendid, duke marrë pjesë në një varg burleskash me të njejtën trup, nga të cilat shquhet trilogjia Bronzes ose’’ Le Pere Noel est une ordure’’, në të cilën luan rolin e Katias depresiv.Aktrimi i tij brilant fillon sidomos me rolin’’ Vizitorët’’/1993/.

 

Pastaj Kristian Kalvier bëhet njl aktor i përmasave universale televizuele me filmat :’’Les anges gardiens’’/Gardienët engjuj/,’’Les couloirs du temeps’’/Ngjyrat e kohës/dhe’’Vizitorët në Amerikë’’, duke respektuar rimejkun homonim. Pason’’Asterix et Obelix contre Cesar’’,‘’Misioni Kleopatra’’dhe’’Les miserables’’/Të mjerët/, sipas romanit të Viktor Hygos, në të cilin, për dallim nga rolet paraprake, interpreton një rol shumë dramatik/atë të Ternardiut/.

 

Roi i tij më i fuqishëm i realizuar deri sot, pa dyshim ka mbetur ai i Napoleon Bonapartës/në filmin’’Napoleoni/, të cilin e kemi shikuar edhe ne në televizionet tona satelitore. Me të drejtë mund të themi se pikërisht ky film mbase është ndër versionet më të bukura të derisotme të cilat i janë kushtuar udhëheqësit dhe pushtuesit të madh ushtarak francez i cili , në një dimër të acartë,arriti të depërtonte deri në Moskë.Filmi i ka 4 ????episode dhe na len mbresa të paharruara, në të cilin role të fuqishme krijuan edhe aktorët :Xhon Malkoviq, Zherar Depardye, Anuk Eme/në rolin e nënës së perandorit Napoleon/, Isabela Roselini dhe të tjerë .

 

Në vijim duhet theksuar se ai aktroi edhe me Zhan Reno në fikmin’’L’Operation Corned Bif’’/Trilogjia e vizitorëve/dhe’’Ë’Lenquete Corse’’, me Zherar Depardye në’’Ange gardiens’’dhe në dy pjesët e filmit’’Asteriks dhe Obelisku’’.

 

Klavier është edhe producent i njohur me Kompaninë e tij’’Ouille produksion’’.Është vëllau i regjisorit  dhe producentit Iv Ruset Ruard, i cili i ka realizuar dy pjesët e para të ‘’Bronzes’’.Në Teatër deri në vitin 2008 vazhdonte ta luante pjesën’’Asteriks dhe Obelisku’’, gjithmonë me Zherar Depardye në rolin e Obeliskut.Më vonë këtë rol ia lëshoi aktorit Klovis Kornilak.

 

Klavier është mik i afërt i presidentit francez  Nikolas Sakozi.

 

Në vitin 2008 shpallet Chevalier de la Legion d’honeur/një titull i lartë i shtetit francez/i cili u jepet figurave të njohura të vendit.

 

Ai e fitoi vetëm një herë çmimin Cezar/si aktori më i mirë/ për filmin’’Vizitorët’’.

 

Mëtej po i japim disa nga  filmat tjerë të tij :1973 : L'An 01, de Jacques Doillon ,1974 : Que la fête commence,/Festa le të fillojë’’ de Bertrand Tavernier : Le valet de l'auberge /Shërbëtori i mysafirëve’’,1975 : C'est pas parce qu'on a rien à dire qu'il faut fermer sa gueule,/Kur nuk ke ç’të thuash duhet mbyllur gojën/ de Jacques Besnard : Le policier dans les toilettes/Polici në toalet/ 1975 : Le Bol d'air /Ajri i pastër/de Charles Némès : Christian 1976 : On aura tout vu/I kemi parë të gjithat/ de Georges Lautner : Un acteur du café-théâtre /Një aktor në Kafe Teatër/1976 : Attention les yeux ! Keni kujdes, sytë/, de Gérard Pirès : Un flic/Një polic/1976 : F... comme Fairbanks/ F...si Ferbaks/, etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: