Deo Graciani: Kalifati neo-otoman dhe qyqet e tij në trojet shqiptare
| E Diel, 25.09.2011, 07:05 PM |

Kalifati neo-otoman dhe qyqet e tij në trojet shqiptare

 

Ekskluzive nga Deo Graciani

 

Prej disa kohësh, në gjuhën politike kombëtare dhe ndërkombëtare ka filluar të lakohet termi “neo-otomanizëm.” Ky term përdoret për të përshkruar kahun e ri të politikës së jashtme turke me ardhjen në fuqi të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të kryeministrit turk Erdogan. Neo-otomanizmi përceptohet si një përpjekje e Turqisë për të shtrirë ndikimin e saj politik në zonat që dikur kanë qenë nën pushtimin e perandorisë osmane. Endrra e neo-otomanizmit nuk është e njëanshme por e dyanshme, nga Turqia dhe kah Turqia. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë të çeshtjeve politike, “neo-otomanizmi” është një ndryshim dramatik nga kahu që ka patur tradicionalisht politika e jashtme turke, dhe ky kah ka qenë, ideologjia Kemaliste. Megjithëse shkëndija neo-otomane shpërtheu fuqishëm me ardhjen e Erdoganit në postin e kryeministrit, simptomat e para të neo-otomanizmit u shfaqën që në kohën e qeverisjes së Turgut Özalit.

 

Mbi fenomenin e neo-otomanizmit në trojet shqiptare janë shprehur edhe intelektualë të ndryshëm shqiptarë si z. Pirro Misha me shkrimin e tij “Otomanizmi dhe Shqipëria” apo edhe z. Arbër Xhaferi me shkrimin “Pasojat e Akraballëkut.” Gjithashtu z. Xhaferi ka dhënë edhe në një intervistë para disa kohësh, ku e cilëson si fyese kërkesën e turqve për ndryshimin e historisë. Në këtë intervistë z. Xhaferi ndër të tjera thotë se Kemal Ataturku, Presidenti i parë i Republikës së Turqisë, e ndërroi karakterin e rendit shoqëror politik të Turqisë, por nuk arriti ta ndryshojë mendësinë e popullit, apo thënë më saktë të një elite që mendonte me kategori imperiale. Intervistën e plotë të z. Xhaferi mund ta lexoni këtu:

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/08/21/arben-xhaferi-kerkesa-per-ndryshimin-e-historise-fyese/

 

Megjithëse të dy autorët e mësipërm janë përpjekur të prekin aspekte të ndryshme të këtij fenomeni shqetësues, përsëri mendoj se mbeten akoma shumë aspekte të tjera të tij, që janë të paqarta, dhe mbi të cilat duhet hedhur akoma më shumë dritë, me qëllim që të bëhen sa më të qarta për publikun, dhe të kuptohet se cilët janë aktorët e zellshëm që marrin pjesë në këtë lojë të rrezikshme. Duhet të kemi parasysh se ky “neo-otomanizëm” është shumë më kompleks nga ç’duket, dhe vihet në lëvizje nga një sërë faktoresh rajonalë dhe më gjerë.

 

Interesi rreth fenomenit të neo-otomanizmit erdhi duke u shtuar sidomos pas fjalimit që mbajti në Sarajevë në Tetor 2009, Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu. Ndër të tjera Davutoglu u shpreh se “ekzistojnë marrëdhënie të thella historike ndërmjet Turqisë dhe Ballkanit, Kaukazit e Lindjes së Mesme,” duke argumentuar se “konfliket në këto zona shkaktohen si pasojë e shkëputjes nga perandoria osmane.” Ai e quajti Ballkanin “një zonë gjeopolitike tampón, dhe udhëkryq të ndërveprimit ekonomik dhe kulturor midis Evropës dhe Azisë, Mesdheut dhe Baltikut.” “Një rajon i tillë,” shtoi ai, “ka dy fate të mundshme në histori, të jetë qendra e historisë botërore ose viktimë e konflikteve globale.” Më tej ai vazhdoi duke thënë se “shekulli i XVI, ishte epoka e artë për Ballkanin, dhe ky është një fakt historik. Epoka osmane në Ballkan ishte një histori suksesi, që tani duhet të rikthehet.” Davutoglu nuk e përcakton sesi do arrihet kjo, por nuk harron të thotë se “Ballkani, Kaukazi dhe Lindja e Mesme duhen “reintegruar.” Turqia është një strehë e sigurtë dhe një atdhe për boshnjakët, çeçenët dhe shqiptarët, u shpreh ai. Pra siç duket nga fjalët e tij, Turqia kërkon të shtrijë ndikimin e saj në ato hapësira që kanë qenë dikur nën sundimin e perandorisë osmane, në Ballkan, Kaukaz, Azi Qëndrore dhe Lindje e Mesme. Kur e pyetën më vonë ministrin e jashtëm turk Davutoglu nëse ekziston një plan i tillë, ai u përgjigj se “nuk jam neo-otoman dhe deklaratat e mia janë keqinterpretuar.” Sidoqoftë, edhe ky mohim i tij nuk duket fort i besueshëm duke patur parasysh kodin e takijes që praktikohet në Islam, dhe që e lejon folësin të gënjejë për të mirën e përhapjes së Islamit. Për përdorimin e të njëjtit kod për shembull, shumë personalitete të ndryshme perëndimore kanë akuzuar Tariq Ramadanin, duke thënë se ai ndryshe flet në prani të audiencave perëndimore dhe ndryshe në prani të atyre myslimane. Me një fjalë, në vendet jomyslimane shfaqet si reformator i islamit, ndërsa në vendet myslimane shfaqet siç është në të vërtetë, një radikal islamik i mirëfilltë.

 

Por, a janë vetëm fjalë dhe asgjë më tepër deklaratat e ministrit të jashtëm Davutoglu apo pas tyre qëndrojnë edhe vepra reale për zbatimin e endrrës së kalifatit neo-otoman? Fatkeqsisht, shenjat tregojnë se në Ballkan turqit po bëjnë një lojë të rrezikshme që ka filluar prej vitesh. Që prej ardhjes në fuqi të partisë së Erdoganit, vlerat shekullare të Turqisë Kemaliste kanë filluar të zbehen, ashtu siç kanë filluar të zbehen edhe marrëdhëniet e mira tradicionale të shtetit turk me aleatët e tij perëndimorë, dhe veçanërisht me Francën dhe Gjermaninë. Fuqizimi i endrrës neo-otomane në qeverinë turke është i lidhur drejtpërdrejt me shkallën e riislamizimit të shtetit turk. Këtu nuk kemi të bëjmë me një neo-otomanizëm të Turqisë shekullare por të Turqisë islamike. Sa më shumë dobësohet shekullarizmi turk dhe rritet shkalla e islamizimit të shoqërisë turke aq më shumë vlon dëshira për të realizuar endrrën e kalifatit neo-otoman. Turqia, në një mënyrë të paramenduar, ka filluar të ndërrojë kah duke u afruar më shumë me shtete si Sudani, Irani apo edhe Arabia Saudite. Në vitin 2008, Ankaraja priti me nderime të mëdha presidentin e Iranit, Mahmud Ahmadinejad, ndërsa një vit më vonë, refuzoi t’i bashkohet sanksioneve ndaj Iranit, të cilat u vendosën për shkak të përpjekjeve të Iranit për të siguruar armë bërthamore. Gjithashtu qeveria turke e Erdoganit ka shfaqur një dashuri të madhe ndaj presidentit sudanez Omar al-Bashir, duke e pritur krahëhapur, megjithëse ndaj këtij të fundit Gjykata e Krimeve Ndërkombëtare (ICC) ka lëshuar një fletëarrestim për krime kundër njerëzimit. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kohët e fundit Ankaraja ka lëvizur drejt një afrimi të çuditshëm me qeverinë vahabiste të Arabisë Saudite. Vitin e kaluar, me 9 Mars, mbreti i Arabisë Saudite Abdullah e dekoroi kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan me çmimin më prestigjioz të mbretërisë vahabiste, “për shërbimin e tij madhor në të mirë të Islamit.”

 

Faktet e sipërpërmenduara tregojnë qartë se kemi të bëjmë me një politikë turke aktive, dhe një orvatje të Turqisë që të luajë një rol sa më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, dhe sidomos duke u afruar me vende që ndjekin një politikë katërcipërisht anti-perëndimore. Në sferën e kësaj politike aktive, padyshim një rol primar luan edhe Ballkani, dhe veçanërisht trojet shqiptare, ku ish-perandoria osmane ka lënë kolonët e saj, dhe ithtarët e saj (shqiptarë të turqizuar e arabizuar), të cilët kohët e fundit e kanë treguar me fjalë dhe me vepra se për baba Dovletin janë gati të flakin menjëherë “mbulojën ornamentale evropiane” të cilën e përdorin për të fshehur shtresëzimet e tyre anadollake mesjetare. Fan Noli këtë grup e quante mbartës të idealeve të shtrembëra, të erreta e të mumifikuara të Fanarit të Buharës. Janë pikërisht këto ideale të errëta dhe të mumifikuara të Fanarit të Buharës që do të shërbejnë si baza ku do të mbështetet realizimi i ëndrrës së kalifatit neo-otoman. Për daljen me sukses të këtij plani, aktorët e jashtëm duhet të ndërveprojnë me aktorët e brendshëm islamikë filo-osmanë në terren. Fatkeqsisht hapësirat e Ballkanit, dhe kryesisht trojet shqiptare, prej kohësh kanë qenë në vëmendjen e vazhdueshme të grupeve islamike mbarëbotërore.

 

Rritja e radikalizmit në Turqi që nga ardhja në fuqi e partisë së Erdoganit, dhe afrimi i qeverisë së fanatikut Erdogan me rrymat radikale panislamike, po pasqyrohet gradualisht edhe në shtetet ballkanike që dikur ishin nën perandorinë osmane dhe sot kanë një përqindje të madhe pakicash turke, si Bullgaria (kryesisht në krahinën e Kardzhalit në jug dhe disa krahina në verilindje si Silistra, Targovishtë, Razgrad dhe Shumen), Greqia (në Trakën Perëndimore), Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Sanxhaku (krahina që ndahet midis Serbisë dhe Malit të Zi). Minoritetet turke janë të dallueshme në vendet me shumicë jo-myslimane si Serbia, Bullgaria dhe Greqia, por jo në vendet si Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, që kanë një përqindje të madhe myslimane. Në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, kolonët e mirëfilltë myslimanë shqipfolës, kanë arritur gjatë shekujve të shkrihen me popullsinë vendase, duke e vështirësuar dallimin mes shqiptarëve myslimanë dhe myslimanëve shqipfolës. Këta kolonë islamikë shqipfolës sëbashku me shqiptarë myslimanë filo-osmanë dhe radikalë islamikë e vahabistë shqiptarë dhe të huaj po bashkëpunojnë me sukses për vënien në jetë të këtij plani makabër për trojet shqiptare, duke u përpjekur që t’i kthejnë këto troje në avangardën e ofensivës islamike në Ballkan e më gjerë. Këtu pra nuk bëhet fjalë thjesht për “ringjallje” të endrrës neo-otomane, por të një ofensive të fundamentalistëve islamikë në ish-hapësirat e perandorisë osmane, dhe realizohet pikërisht në ato zona ku ndikimi i politikës turke është më imponues. Endrra perverse e “neo-otomanizmit” po shpaloset paralelisht me zhvillimin e ofensivës së radikalizmit islamik me ngjyrime vahabiste saudite. Siç duken shenjat, edhe këtë herë, trevat shqipfolëse në Ballkan do të luajnë një rol vendimtar në ofensivën e gjerë turko-vahabiste, të mirë-financuar dhe mirë-organizuar nga qarqe panislamike. Por nuk është plotësisht e qartë, nëse osmanët e rinj po bashkëpunojnë me vahabët duke i lënë atyre përparësinë e ofensivës islamike në shtetet Ballkanike si Kosova, Bosnja e Maqedonia, apo secili po vepron paralelisht në mënyrë të pavarur.

 

Problemi me vahabët është kompleks. Kudo ku kanë shkelur vahabët, ata e kanë shkatërruar plotësisht trashigiminë e kulturore të mëparshme të atij vendi qoftë edhe atë islame, duke imponuar mbi popullatën vendase një formë të re të Islamit, që e quajnë islam “i pastër” ose “burimor.” Për vahabët gjithçka jashtë vahabizmit duhet “purifikuar” qoftë islame apo jo. Në vitin 1805 vahabët pushtuan Mekën dhe në vitin 1806 ata pushtuan Medinën. Në këto qytete, ata shkatërruan pothuajse të gjitha objektet religjioze dhe historike islame përfshirë edhe monumentet, mauzolétë dhe xhamitë e ndërtuara gjatë sundimit osman dhe më herët. Ata madje pothuajse e shkatërruan edhe varrin e profetit Muhamet. Për vahabët edhe varrezat konsiderohen si objekte idhujtarie. Xhamitë më të famshme të Arabisë u shkatërruan plotësisht, dhe myslimanët nuk u lejuan të kryenin haxhillëkun në Mekë. Si pasojë e këtij persekucioni shumë myslimanë u larguan nga Meka dhe Medina. Në vitin 1818 vahabët u mundën nga një ushtri e udhëhequr nga Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, dhe u dëbuan nga Medina dhe Meka. Pas largimit të vahabëve nga Meka dhe Medina, objektet e shkatërruara, si xhamia e profetit, monumentet e Uhudit, kubeja mbi varrin e Fatimes, vajzës së Muhametit, dhe shume objekte të tjera u rindërtuan. Por përsëri, menjëherë pas rikthimit të Arabisë Saudite nën sundimin vahabist që vazhdon edhe sot, shumë monumente të vjetra islame u shkatërruan përsëri, dhe në vend të tyre u ndërtuan monumente vahabiste. Për shembull, varri i Amina bint Wahb, nënës së Muhametit u shkatërrua në vitin 1998, duke iu vënë flaka me benzinë. U shkatërrua gjithashtu edhe shtëpia e Kadijes, gruas së tij të parë. Edhe shtëpia e Muhametit do të ishte shembur prej kohësh nëse besimtarët nuk do ta kishin shpëtuar duke e kthyer në librari. Sot edhe kjo “librari” është planifikuar të shembet dhe në vend të saj të ndërtohet një parking. Pranë shkatërrimit është edhe varreza e familjarëve të Muhametit. Kjo varrezë është mbytur tashmë nga ujrat e zeza. Madje edhe Dar al-Arqam, vendi ky besimtarët myslimanë u mblodhën për herë të parë, dhe që njihet si shkolla e pare islame, është shkatërruar nga vahabët sauditë. Pothuajse 90% e të gjitha monumenteve historike që kanë lidhje me fillimet e islamit dhe historinë e tij janë shkatërruar plotësisht. Të njëjtën politikë vahabët e kanë zbatuar edhe në Bosnjë dhe Kosovë, duke shkatërruar objekte të vjetra kulturore vendase, islame e joislame dhe madje edhe shumë varreza, dhe duke ndërtuar mbi ta xhami me stil vahabist saudit dhe qendra islamike vahabiste. Stephen Schwartz, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik, shkruan se në sajë të burimeve të mëdha dhe të vazhdueshme financiare të Arabisë Saudite dhe shteteve myslimane Gjirit, vahabistët janë përhapur në çdo pëllëmbë të Bosnjës dhe Kosovës. Ata u paguajnë shuma të mëdha misionarëve që synojnë t’i kthejnë kosovarët dhe boshnjakët në fundamentalistë vahabistë. Në Vushtri sauditët premtuan xhami të reja të cilat do të ndërtoheshin në “një stil më të mirë dhe më islamik” Por përpara se kjo të bëhej, ata u kërkuan shqiptarëve myslimanë, që të hiqnin  varrezat e vjetra turke aty pranë.

 

Andras Riedlmayer, një biblotekar i Universitetit të Harvardit, rikujton një rast të ndodhur në Pejë, në vitin 1998. Ndërsa fshatrat rreth Pejës ishin në flakë, një grup misionarësh vahabistë sëbashku me ndihmësit e tyre Kosovarë, erdhën në qytet dhe u përpoqën t’u impononin qytetarëve mënyrën e tyre të lutjes (vendasit thanë se kjo lutje bëhej me ca lëvizje të çuditshme të trupit). Një tjetër rast përmendet në Pejë, po në vitin 1998, kur një grup vahabësh që mbanin në duar varé, erdhën për të shkatërruar gurët e varreve që datonin në shekullin e 17të, në oborrin e xhamisë së vjetër Defterdar të Pejës. Vendasit i sulmuan vahabët, dhe pasi i rrahën, i dëbuan nga qyteti. Gjashtë muaj më vonë xhamia do të digjej nga forcat serbe.

 

Në një tjetër shkrim të tij, të botuar me 17 Gusht, dhe që mban titullin “Prapësi të tjera islamike në dëm të myslimanëve shqiptarë,” Schwartz paraqet disa fakte interesante për gjendjen më të fundit në Kosovë, dhe gjithashtu përmend edhe terroristin islamik Arid Uka që vrau dy ushtarë amerikanë. Ai shkruan, se Uka e ka pranuar krimin, dhe mediat perëndimore kanë cituar autoritetet gjermane që të kenë thënë se nuk ka prova që Uka, një shqiptar nga Kosova i rritur në Frankfurt, të ketë bashkëpunëtorë apo të jetë pjesë e një grupi terrorist. Por në Maj 2011, Zymer Salihi, imam i një xhamie kosovare shqiptare në Londër, lëshoi një deklaratë të fortë për publikun shqiptar mysliman. Salihi ka qenë një figurë e spikatur në mbështetje të UÇKsë gjatë ndërhyrjes së NATOs. Në deklaratën e tij, ai thotë se Uka, ka lidhje me shoqatën e dyshimtë bamirëse të quajtur BMS Drita, ose “Shoqata e Myslimanëve të Ballkanit ‘Drita,’ e themeluar në vitin 2009, dhe që ka si kryetar, një shqiptar me emrin Mehdi Hoxha. Salihi e akuzoi Mehdi Hoxhën, se po mbjell përçarjen duke sulmuar sufizmin shpirtëror që është tepër i përhapur në gjirin e myslimanëve shqiptarë. Salihi e dënoi publikisht rrymën islamike fundamentaliste të vahabizmit që e ka origjinën në Arabi Saduite, dhe tani synon të rekrutojë myslimanë ballkanikë. Ai tha se kjo doktrinë ka përhapur urrejtjen midis myslimanëve në Somali, Afganistan, Pakistan, dhe po ndërhyn në komunitetin shqiptar mysliman, përfshirë edhe atë në Britani.

 

Edhe në Maqedoni shkruan Schwartz konfliktet politike midis shumicës së krishterë sllavo-ortodokse dhe shqiptarëve myslimanë e katolikë, si edhe rivalitetet midis myslimanëve shqiptarë, turq dhe sllavë, kanë krijuar një moment të favorshëm për ideologjinë dhe paratë arabe, që ata të marrin nën kontroll strukturën zyrtare drejtuese të myslimanëve maqedonas. Në këtë vend, janë ndërtuar xhami të reja, me stil modern arab, ndryshe nga stili otoman dekorativ. Islami zyrtar në Maqedoni (në ujdi me vahabizimin) është armiqësor ndaj islamit tradicional sufí, megjithëse ky i fundit është i rrënjosur thellë në kulturën religjioze vendase. Në Raportet mbi Lirinë Religjioze të lëshuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitet 2006 dhe 2009, thuhet se Komuniteti zyrtar Mysliman i Maqedonisë e ka kundërshtuar njohjen e ligjshme të komunitetit sufí Harabati Baba të Tetovës, një qytet me shumicë shqiptare në Maqedoninë Perëndimore. Godina e faltores së Harabati Baba, është rrethuar nga pushtimi vahabist, dhe ndaj saj janë kryer sulme të dhunshme. Në vitin 2010, kësaj godine iu vu flaka në një veprim të qëllimshëm zjarrëvënie.

 

Fundamentalistët e frymëzuar nga doktrina arabe, kanë si qëllim çrrënjosjen e trashëgimisë së islamit tradicional të moderuar sufí nga kujtesa kolektive e myslimanëve vendas. Në Tetovë, me datën 3 Gusht 2011, u mbajt një konferencë nga organizata e panjohur, Forumi i Rinisë Islamike (FRI), e themeluar në vitin 2000 në Maqedoni, dhe e regjistruar zyrtarisht në shtet, në një kohë që i njëjti shtet nuk kishte pranuar të njihte komunitetin sufí Harabati. Në këtë konferencë që kishte si temë dite "Islami në Evropë” (Rrezik apo Shpëtim), mori pjesë Hani Ramadan, vëllai i intelektualit islamik të njohur në arenën ndërkombëtare, Tariq Ramadan. Hani dhe Tariq Ramadan janë nipërit e Hassan Al-Banna, themelues i Vëllazërisë Islame. (Vëllazëria Islame është një nga organizatat më të mëdha islamike, dhe është themeluar në Egjipt në vitin 1928). I njëjti Hani Ramadan, kishte shokuar opinionin publik evropian mbarëfetar në vitin 2002, kur në një artikull të botuar në gazetën franceze Le Monde, kishte dalë në mbrojtje të mbytjes me gurë, si dënimi i përshtatshëm për të gjithë ata që kryejnë tradhëti bashkëshortore. Dy muaj përpara Hanit kishte qenë në Maqedoni edhe Tariq Ramadan, si pjesë e një vizite që përfshinte edhe Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Në Maqedoni, një vend me një zhvillim të dobët social dhe ekonomik, i përçarë nga rivalitetet etnike dhe politike, një shtet, të cilit Evropa dhe bota nuk i ka kushtuar shumë vëmendje, popullata myslimane shqipfolëse është bërë prej kohësh synimi i ambicjeve islamike. Zjarri në faltoren sufí të Tetovës vitin e kaluar, dhe fjalimet e vëllezërve Ramadani gjatë kësaj vere, janë shenja paralajmëruese që nuk duhet të shpërfillen më tej, shkruan Schwartz.

 

Për ta kuptuar më mirë këtë ofensivë panislamike në Ballkan, dhe sidomos në trojet Shqiptare duhet të ndalemi për disa çaste tek fillimi i zbatimit të kësaj ofensive gjatë viteve 1992 e deri sot në Shqipëri, dhe rolin e qeverisë shqiptare në mbështetjen e kësaj ofensive islamike. Duke filluar nga viti 1992, radikalizmi islamik filloi të hidhte rrënjë kudo në Ballkan qëkur filloi kriza në Bosnjë. Që nga ky vit popullata myslimane e Ballkanit, përfshirë këtu edhe popullatën shqiptare myslimane në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni filloi të radikalizohej me hapa tepër të shpejtë. Gazetari amerikan Christopher Deliso, i cili është ekspert i çeshtjeve Ballkanike, na jep të dhëna të hollësishme mbi ofensivën e radikalizmit islamik sidomos në Bosnjë, Shqipëri e Kosovë. Deliso, pas një pune të gjatë investigative, ka botuar librin “Ardhja e Kalifatit Ballkanik,” i cili e përshkruan qartazi këtë ofensivë islamike. Kjo vepër e rëndësishme, bazohet kryesisht mbi të dhënat e mbledhura nga burime të shërbimeve amerikane dhe evropiane të inteligjencës. Libri paraqet me detaje shokuese ofensivën e ndërmarrë nga elementë islamikë radikalë në Ballkan, dhe shtjellon rrezikun në rritje nga grupe radikale islamike të financuara nga jashtë. Autori i librit, Deliso është gjithashtu edhe drejtor i Balkanalysis.com, një nga burimet kryesore dhe të pavarura të lajmeve dhe analizave mbi problemet rajonale. Për shembull nëse klikoni tek kjo faqe

http://www.balkanalysis.com/albania/2011/02/04/spy-book-reveals-operational-details-of-1998-cia-balkan-counter-terrorism-operation/ mund të lexoni mbi detajet e operacionit të CIAs dhe SHIKut në vitin 1998 në Tiranë, për kapjen e një terroristi islamik shumë të rrezikshem.

 

Në librin “Ardhja e Kalifatit Ballkanik, një vend tepër të veçantë zë edhe Shqipëria e Kosova. Deliso shkruan se Berisha u hapi dyert që në vitin 1992, interesave të huaja dhe të pasura islamike. Në Prillin e vitit 1992, një delegacion kuvaitian erdhi në Tiranë me premtimin e një plani të madh investimesh ekonomike, nëse do të lejoheshin të ndërtonin xhami në territorin shqiptar. Ndërtimi i xhamive filloi menjëherë. Në Tetor të po atij viti një tjetër delegacion i Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) erdhi në Shqipëri, me oferta investimesh në bujqësi, transport, kurse për mësimin e gjuhës arabe, dhe oportunitete për të rinjtë shqiptarë që të kryenin studimet në vende islamike. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike, që hiqte në mënyrë të njëanshme sistemin e vizave për qytetarët e vendeve arabe, në Shqipëri filloi të krijohej një infrastrukturë arsimore dhe klerikale islamike, e financuar nga bujaria e Sauditëve. Organizata bamirëse Islamic Relief shprehej e kënaqur se “shqiptarët janë si sfungjer i thatë gati për të thithur gjithçka që u jepet.” Në vitin 1994, Berisha e forcoi prezencën islamike në sistemin bankar shqiptar me ardhjen e bankës shqiptaro-islamike, përpara bankave të tjera perëndimore. Banka shqiptaro-islamike mbikëqyri ndërtimin e qindra xhamive, shpërndau bursa për studime në universitete islamike, dhe u dha para shqiptarëve të varfër, por me kusht që t’u vishnin vajzave të tyre shaminë e kokës. Kjo bankë, më shumë se një institucion financiar, u shndërrua në një instrument propagandimi të vahabizmit saudit. Megjithëse, disa shoqata bamirëse u shpërndanë ndihma shqiptarëve të varfër, “axhenda e vërtetë” e të huajve, ishte rindërtimi i Shqipërisë në një shtet islamik. Ky proces do të realizohej në tre faza: e para, ajo ekonomike, e dyta propagandimi i fesë islame, dhe e treta, vendosja e një qeverie islamike. Ndërsa disa nga zyrtarët shekullarë të qeverisë po prisnin “mrekullinë ekonomike” të premtuar prej një kohe të gjatë, shefi i SHIKut dhe kryetari i Shoqatës së Intelektualëve Islamikë të Shqipërisë, Bashkim Gazidede, bënte takime intensive me grupe nga bota arabe, duke devijuar nga detyra e tij zyrtare dhe duke komprometuar sigurinë kombëtare. Shefi i Al Kaedës, Osama bin Laden, e vizitoi Shqipërinë në vitin 1994, si një biznesmen i pasur saudit, i cili donte t’i jepte ndihma humanitare një populli mik mysliman. Por shoqatat e tij bamirëse u përdorën për propagandë islamike, pastrim parash, dhe strehim të muxhahedinëve dhe ekstremistëve islamikë që kërkoheshin prej shteteve të tyre. Në Shqipëri, Osama bin Laden themeloi Al Haramain (fondacion bamirës me qendër në Arabi Saudite që ka lidhje me Al Kaedën, dhe i ndaluar të veprojë në të gjithë botën me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKBsë), ndërsa sheikët kuvaitianë themeluan Shoqatën e Ringjalljes së Trashëgimisë Islamike (RIHS), e specializuar në shpëlarjen e trurit të fëmijëve jetimë. Megjithëse RIHS për shkak të veprimtarive terroriste, u ndalua më vonë nga administrata e Bushit që të vepronte në disa vende, çuditërisht, aktivitetet e RIHS në Ballkan kanë vazhduar. Grupi islamik që vepronte nën emrin Projekti Ndërkombëtar i Bamirësisë Islamike, mbulonte një duzinë shoqatash islamike, përfshirë Fondacionin Muwafaq (“Ndihmë e Bekuar”) të afaristit saudit Yassin al-Qadi dhe Organizatës Ayatollah Khomeini të Iranit. Organizata Ndërkombëtare e Ndihmës Islamike (IIRO), e cila haptazi e kishte falënderuar regjimin e Berishës për ndihmën që i kishte dhënë, kishte punësuar Mohammad al-Zawahirin, vëllain e vogël të nënkryetarit të Al Kaedës, Ayman al-Zawahirit. Mohammad al-Zawahiri ishte ngarkuar nga bin Laden që t’u gjente një “strehë të ligjshme” anëtarëve të Xhihadit Islamik Egjiptian, brenda rrjetit të shoqatave bamirëse, dhe të merrej me mbikëqyrjen e veprimtarive terroriste.

 

Autori vazhdon më poshtë se grupet islamike në Tiranë përbëheshin nga terroristë islamikë të cilët nuk kishin arritur të përmbysnin regjimet në vendet e tyre dhe tani kërkonin strehim në vende me anarki dhe konflikte si Shqipëria dhe Bosnja. Shawki Salama Attiya, një fallsifikator dhe ish-trajnues në kampet e Al Kaedës në Afganistan, erdhi në Shqipëri nga Sudani, pas atentatit për vrasjen e presidentit egjiptian Hosni Mubarak në Addis Abeba, me 25 Qershor, 1995. Një tjetër anëtar i rëndësishëm i Xhihadit Islamik Egjiptian që u dërgua me nxitim në Shqipëri, ishte afgano-arabi Mohamed Ahmed Salama Mabrouk, i cili kishte bërë 7 vite burg për pjesëmarrjen e tij në vrasjen e presidentit egjiptian Anwar Sadat në vitin 1981. Ai qe dënuar me vdekje në mungesë, sepse kishte bërë plane në vitin 1995 për hedhjen në erë të pazarit  Khan Al-Khalili në Kairo. Të dy këto terroristë ishin strehuar në Shoqatën e Ringjalljes së Trashëgimisë Islamike (RIHS) dhe shoqata të tjera bamirëse. Më pas do të vinin në Shqipëri edhe shumë muxhahedinë të tjerë, ndër të cilët edhe Mohammed Hassan Tita, një marangoz që erdhi në Tiranë në Janar të vitit 1993, ndërsa në Janar 1996, do të vinte në Shqipëri anëtari i Xhihadit Islamik Egjiptian Ahmed Ibrahim. Diplomati amerikan Robert Gelbard kishte deklaruar hapur se në Shqipëri ndodheshin tashmë muxhahedinë çeçenë dhe iranianë. Ai nuk tha sesi kishin hyrë në Shqipëri terroristët islamikë. Sidoqoftë, veprimtaria e mëparshme në Bosnjë, i kishte mundësuar SAVAMAs (Shërbimi i Inteligjencës Shtetërore Iraniane) të krijonte një rrjet të gjërë në Ballkan.

 

Në Tetor 1997, CIA plotësisht e riangazhuar, dërgoi në Tiranë një ekip ekspertësh, për ta kontrolluar imtësisht SHIKun, dhe për ta ritrajnuar me anë të një kursi tremujor. Agjencia filloi të bëhej më aktive ndaj terroristëve me qendër në Tiranë. Në Shqipëri, elementet e huaja islamike filluan të tregohen më të kujdesshëm, pasi qeveria e re, i spastroi shërbimet sekrete. Oficerët pro-islamikë të SHIKut të caktuar nga Bashkim Gazidede që nga viti 1992 u zëvendësuan nga qeveria. CIA filloi të kërkonte më shumë bashkëpunim, të cilin SHIKu i reformuar u tregua i gatshëm t’ia jepte. CIA i konsideronte grupet e bashkuara të Al Kaedës dhe Xhihadit Islamik Egjiptian në Tiranë ndër më të rrezikshmet në Evropë. Në vitin 1998 u kryen disa operacione CIA-SHIK për kapjen e terroristëve të ndryshëm islamikë në Tiranë.

 

Në lidhje me vahabizmin në Shqipëri, autori i librit citon burime të ndryshme që shprehen se fundamentalizmi islamik ka hedhur rrënjë tashmë në shoqërinë shqiptare. Fundamentalistët kanë filluar të tregojnë fuqinë e tyre, duke u përpjekur që të marrin nën kontroll kryesinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar – me pasoja vdekjeprurëse. Flitet se Al Haramain fshihet pas vrasjes së Sali Tivarit, në Janar 2002. Pak kohë përpara vrasjes, Tivari i kishte thënë një myslimani radikal dhe bashkëpunëtor i Fondacionit Al Haramain (AHF), Ermir Gjinishi, se ishte i vendosur që të zvogëlonte “ndikimin e huaj islamik” në Komunitetin Mysliman Shqiptar. Kjo nuk ishte ajo çfarë Al Haramain priste të dëgjonte. Meqenëse Tivari “kontrollonte financat, vendimet e personelit dhe donacionet brenda komunitetit mysliman shqiptar,” thuhet në një raport të Departamentit Amerikan të Thesarit, ai ushtronte “një autoritet të konsiderueshëm, që e ndihmoi t’i mbijetonte disa përpjekjeve nga ekstremistët e trajnuar jashtë shtetit, për ta zëvendësuar atë apo për të uzurpuar pushtetin e tij.” Megjithëse provat e tërthorta në vrasjen e Tivarit tregonin qartazi për përfshirjen e ektremistëve, nuk kishte prova të mjaftueshme për ndjekjen penale të Gjinishit (që kishte lidhje me Abdul Latif Saleh), i cili u la i lirë. Al Haramain do të mbyllej vetëm në vitin 2003, një vit pas vrasjes tronditëse.

 

Abdul Latif Salehu, që është figurë e njohur për publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, më 21 Tetor 1992, mori nga Presidenti i Republikës Sali Berisha, me një dekret të veçantë të firmosur prej tij, që mban numrin 328, sëbashku me 40 ekstremistë të huaj islamikë, nënshtetësinë shqiptare (Gazeta-shqip, 12 Prill, 2007).

 

Në Majin e vitit 2006, një raport i Transitions Online (TOL) me qendër në Pragë, citonte deklaratën e një grupi radikalësh islamikë me mbështetje të huaj, se në Shqipëri vahabizmi kishte fituar terren dhe po përpiqej të ndryshonte statusin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, për t’i bërë praktikat fetare “që të ngjasonin më shumë me ato të rrymës të tyre.” TOL u shpreh më tej se fundamentalistët kishin krijuar “struktura paralele,” duke përdorur organizata joqeveritare si ajo e Forumit Mysliman të Shqipërisë, për të ndihmuar kauzën e tyre.

 

Forcimi i vahabizmit në Shqipëri, u vërtetua gjithashtu nga raporti i dytë i Defense & Foreign Affairs, i cili thoshte se vahabistët kishin ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme 140 xhami, kryesisht në veri të Shqipërisë, dhe që ishin financuar nga Fondacioni Mbreti Fahd i Arabisë Saudite. Sipas raportit, “udhëheqësi shpirtëror” i radikalëve islamikë në Shqipëri, është Ulema Abul Sakir Aslam, një pakistanez, të cilit qeveria shqiptare i kishte dhënë azil në vitin 1997. Ulema Abul Sakir Aslam kishte dërguar 400 fëmijë për studime në Arabinë Saudite dhe Pakistan, dhe kjo shifër është vetëm për vitin 2005. Raporti shkruan më tej se sheiku Aslam ishte shfaqur në një intervistë televizive, sëbashku më udhëheqësit e grupit irredentist “Çamëria.” Sipas këtij raporti, sheiku  kishte bërë thirrje që “në emër të islamit, të fillohej lufta kundër minoritetit grek në Shqipëri.”

 

Në kapitullin për Shqipërinë shkruhet gjithashtu se synimi përfundimtar i rrymës së vahabizmit, është vendosja e sundimit islamik në të gjithë botën. Kjo përhapje e sundimit vahabist bëhet me faza, dhe metodika varion nga shteti në shtet. Në vende me shumicë myslimane si Egjipti apo Pakistani, vrasjet dhe grushtet e shtetit janë më të mundshme, ndërsa në vende si Britania, e cila ka një numër të madh emigrantësh myslimanë, veprohet me mënyra të tjera si protesta, mosintegrim, dhe përpjekje për konvertimin e jomyslimanëve. Në rastin e Bosnjës dhe vendeve të tjera që janë sipërfaqësisht shekullare, apo vendeve ballkanike pro-perëndimore “në tranzicion,” nevojitet zbatimi i mënyrave të tjera për arritjen e qëllimeve.

 

Në Shqipëri, islamikët janë treguar të zgjuar, duke e përshtatur retorikën e tyre me normat e debatit publik, por duke patur gjithmonë vëmendjen tek qëllimi i tyre final. Grupe si Forumi Mysliman i Shqipërisë (FMSH), i cili përmendet në artikullin e Transitions Online, paraqitet si një organizatë e thjeshtë joqeveritare, anëtar i “shoqërisë civile” që ka si synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kundërvënien ndaj diskriminimit. Pas këtyre qëllimeve të lavdërueshme sa për sy e faqe, fshihet tendenca e përshkallëzimit gradual të veprimtarisë politike. Forumi Mysliman i Shqipërisë (FMSH) vetëm imiton sjelljen e organizatave joqeveritare oportuniste të gjithëfarësojshme në vendet në tranzicion, që kërkojnë të fitojnë ndikim në media dhe në politikë (dhe si rrjedhojë përherë e më shumë para) nëpërmjet qëllimeve të tyre në dukje altruiste. Në fakt, axhendat e tyre të fshehta janë më radikale. Një tregues i këtij orientimi radikal, mund të vihet re shumë qartë në qëndrimet e FMSHsë: sulmi ndaj Papës për komentet e tij në lidhje me islamin, kritikat ndaj grupeve të krishtera dhe ndërtimit të kishave, dënimi i karikaturave të profetit Muhamet, dhe ajo çka është më interesantja, të kërkuarit e më shumë të drejtave për islamikët në Shqipëri. Mbështetësit e huaj dhe të pasur të vahabizmit, janë të vetëdijshëm për nevojën e fshehjes së substancës me mënyra sa më elegante. Në vitet e ardhshme, ka shumë gjasa që grupe si Forumi Mysliman i Shqipërisë (FMSH), të bëjnë kërkesa më radikale. Siç po ndodh edhe në Evropën Perëndimore, demokracia liberale konsiderohet si një trampolinë drejt diçkaje tjetër.

 

Fragmentet e mësipërme të marra nga libri “Ardhja e Kalifatit Islamik,” tregojnë sesi është katandisur Shqipëria dhe si rrezikohet e ardhmja e saj, pikërisht nga radikalizmi islamik, rrënjët e të cilit u mbollën gjatë sundimit të Berishës. Këto rrënjë jo vetëm që nuk janë dobësuar por vazhdojnë të përhapen me hapa galopantë në të gjithë trojet shqiptare.

 

Edhe në Kosovë gjendja nuk është më e mirë, dhe po shkohet drejt një radikalizimi edhe më të shpejtë se Shqipëria. Fatkeqësisht, pas largimit të agresorit serb, popullit të Kosovës i duhet të përballet me një tjetër agresor shumë të rrezikshëm, agresorin vahabist. Deliso i ka kushtuar një kapitull mjaft të gjatë edhe Kosovës, duke përshkruar me hollësi disa nga shkaktarët kryesore të kësaj drame që po konsumohet në trojet shqiptare.

 

Problemi i Kosovës është edhe më kompleks, sidomos për faktin se Kosova është e administruar nga UNMIKu dhe KFORi. Menjëherë pas çlirimit të Kosovës dhe marrjen nën administrim nga UNMIKu filloi edhe saga e infiltrimit islamik në Kosovë. Kjo bëhej me anë të shoqatave bamirëse, organizatave joqeveritare dhe atyre religjioze, shkruan Deliso në librin e tij. Arabia Saudite, Kuvaiti, Emiratet dhe shtetet e tjera filluan ndërtimin e një numri të madh xhamish, duke i mbushur me predikues radikalë. Në të njëjtën kohë, qindra të rinj shqiptarë dërgoheshin në universitetet e botës islamike, duke trajnuar dhe formësuar një gjeneratë imamësh që do të përhapnin doktrinën vahabiste pasi të ktheheshin në Kosovë. Siç komenton me ironi një zyrtar evropian, ndërkombëtarët në Kosovë nuk i dhanë shumë rëndësi këtyre “myslimanëve të huaj me pamje të çuditshme” të cilët filluan punën e tyre në Kosovë. Që nga fillimi, shoqatat bamirëse dhe kulturore punuan për të rrënjosur ndikimin vahabist në Kosovë. Këto organizata shërbyen si strehë për agjenturën iraniane, saudite dhe turke. Paralelisht, në radhët e njësive ushtarake nga Pakistani, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe e të tjerë, kishte agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të këtyre vendeve. Këto njësi ushtarake ishin pjesë e KFORit të udhëhequr nga NATO, dhe misioni i KFORit ishte të garantonte stabilitetin në Kosovë. Megjithatë kontingjenti nga shtetet islamike që ishte në përbërje të KFORit, bëri gjëra të tjera përveç ruajtjes së paqes në Kosovë. Detaje të rëndësishme mbi subversionin islamik në Kosovë, dalin nga dëshmia e një ish-oficeri që mbikëqyrte sigurinë e OSCEsë, Thomas Gambill, një ish-marins, dhe nga të paktët që flet hapur mbi këtë problem. Gambill ka punuar në Kosovë nga viti 1999-2004. Dëshmia e tij përforcon edhe dëshmi nga burime të tjera të fshehta dhe publike që tregojnë sesi një popullatë pa histori fundamentalizmi islamik, mund të ndikohet rrezikshëm nga fuqi të huaja islamike brenda pak vitesh – ndërsa administrata e Kombeve të Bashkuara e instaluar nga perëndimorët, vazhdimisht tregohej indiferente ndaj këtij fenomeni.

 

Misionarët arabë përdornin forma më konkrete propagandimi. Komisioni Saudit i Ndihmës së Përbashkët për popujt e Kosovës dhe Çeçenisë (SJRCKC), financuesi më i madh i vahabizmit në Kosovë, ishte kryesori jo vetëm në shpërndarjen e ndihmave por edhe në ndërtimin e xhamive. Mënyra e veçante e ndërtimit të xhamive nga SJRCKC, krijonte dyshime. Një ish-ushtar gjerman që kishte qenë në Kosovë gjatë asaj kohe, dëshmon se “në verën e vitit 2000, organizatat bamirëse saudite kishin ndërtuar një xhami gjigande në fshatin Landovicë, që gjendet në rrugën Prizren-Gjakovë. Kjo xhami kishte dy kate të nëndheshme – dhe ato kate nuk përdoreshin për parking. Ushtari shton me ironi se “ndërsa banorët e fshatit kishin nevojë urgjente për një sistem të ri furnizimi me ujë, si ndihmë “humanitare” morën një xhami. Në fakt, vahabistët i ndanin gjithmonë ndihmat në mënyrë të kushtëzuar. Tom Gambill tregon se kur një organizatë bamirëse islamike vizitoi disa fshatra në Dukagjin të Kosovës, ata u treguan të gatshëm të paguanin për rindërtimin e shtëpive, spitaleve, dhe shkollave por me kusht që në çdo fshat të ndërtohej më përpara një xhami. E njëjta histori u përsërit edhe në shumë zona të tjera të Kosovës, duke i bërë shqiptarët vendas dhe zyrtarët e huaj të dyshonin se donatorët “humanitarë” kishin qëllime të tjera. Në Dukagjin, thotë Gambill,  shqiptarët u ankuan: Si është e mundur që UNMIKu lejon të ndodhin gjëra të tilla?

 

Sauditët vazhduan të sillnin më shumë sesa ndihma humanitare në krahinat e varfra të Kosovës. Sipas Tom Gambill, nga Marsi i vitit 2003, një sërë raportesh policore tregonin për trazira të shkaktuara nga vahabistët në fshatrat e Malishevës, Ferizajt, Mogillës, Velekincës; disa nga këto mbeten qendra të islamit radikal. Grupi i Malishevës, thotë Gambill, po rekrutonte luftëtarë për t’i dërguar në Irak, katër javë para se të fillonte pushtimi amerikan i Irakut.

 

Akademiku Isa Blumi shprehet se “duke ia lënë verbërisht në dorë kujdesin për nevojat e arsimimit, strehimit dhe të ushqyerit të popullsisë rurale të Kosovës, organizatave që nxisin një Islam-Vahabizëm të rreptë dhe jotolerant, UNMIK dhe OSCE mund të jenë duke rrezikuar stabilitetin e rajonit në të ardhmen. Prapëseprapë, qoftë nga injoranca apo interesi politik, administrata e OKBsë në Kosovë jo vetëm që ka toleruar organizatat bamirëse saudite por madje i ka vlerësuar përpjekjet e tyre. Sipas Blumit fundamentalizmi vahabist i importuar nga Arabia Saudite po rrezikon Islamin liberal dhe sinkretik sufí që është praktikuar tradicionalisht në Kosovë. Ai thotë se menjëherë pas luftës, Komisioni Saudit i Ndihmës së Përbashkët për popujt e Kosovës dhe Çeçenisë (SJRCKC), harxhoi $500,000, që të sillte 388 misionarë vahabistë në Kosovë, për të indoktrinuar popullatën kosovare. Më pas, një nga filialet e SJRCKCsë, Fondacioni i Ndihmesës Islamike, dha mbështetje për “30 shkolla të specializuara kuranore, në zonat rurale të Kosovës, të gjitha të ndërtuara pas vitit 1999.” Në tre vitet e para pas çlirimit, kjo organizatë e fuqishme ndërtoi 100 shkolla fillore dhe të mesme në zonat rurale të Kosovës. Këto përpjekje kanë bërë që komunitete të tëra rurale “të varen plotësisht tek SJRCKC për nevojat e tyre më elementare,” dhe kanë krijuar një gjeneratë të re shqiptarësh, të cilët “janë përherë e më të ekspozuar ndaj botëkuptimeve specifike thellësisht armiqësore ndaj Evropës dhe Perëndimit në tërësi.

 

Një tjetër komentator shqiptar, Genc Morina, flet për të njëjtin problem. Megjithëse, ai shpreh një pretendim disi të pamundur (të përhapur shumë ndër shqiptarë), se pas lëvizjes vahabiste qëndron sigurimi serb, Morina me të drejtë vëren se SJRCKC “përfiton nga varfëria në rrethinat e qyteteve kosovare dhe në një shkallë të lartë në fshatrat përreth.” Ai shton se “mënyra e veprimit të lëvizjes vahabiste në Kosovë është indoktrinimi religjioz i popullatës së varfër boshnjake, shqiptare përfshirë egjiptianët dhe ashkalijtë. Sidomos shembuj të dukshëm ka në Kodrën e Trimeve pranë Prishtinës, Mitrovicë, Radevac, Pejë, Junik, Kaçanik, Ferizaj, e shumë të tjera. Në kritikën e tij, Morina dënoi “mungesën e guximit dhe vullnetit për të ndërhyrë” nga ana e UNMIKut dhe qeverisë shqiptare të Kosovës, duke theksuar se “gjithë mediat pa përjashtim” po mbështesin “orientalizimin” e Kosovës, duke paraqitur masivisht ritualet islamike, agjërimin, edukimin islamik, dhe kërkesat politike të vahabistëve. Ai ka pyetje rreth faktit pse terroristi  i dyshuar i Al Kaedës, Norvegjezi Pakistanez Arfan Qadeer Bhatti mbante lidhje me vahabistët shqiptarë në Pejë, dhe  shpreh shqetësimin e tij se Sauditët me anë të edukimit dhe propagandimit në Kosovë, “po punojnë për krijimin e një gjenerate besnike myslimanësh, - jo besnikë ndaj Kosovës por ndaj internacionales islamike. Duke cituar informacionin e publikuar nga Fondancioni i Edukimit Islamik, filial i SJRCKCsë, komentatori dënonte atë çfarë sauditët i ofronin fëmijëve kosovarë “si arsimim” në 30 shkolla kuranike. Fëmijëve u jepen 50 euro për të mësuar përmendësh disa ajete dhe sura nga Kurani. Ndërsa, të vejave, njerëzve të pushuar nga puna, fshatarëve, të rinjve të papunë, dhe disa “intelektualëve,” u jepen 150 euro dhe ndihma të tjera, për të bërë një mënyrë jetese me ritet më radikale islamike.

 

Në Kosovë vahabistët janë përqëndruar në zonat që historikisht janë më të prekshme nga radikalizimi, si Drenicë, Skënderaj, Gjakovë dhe Deçan, të gjitha këto bastione të UÇKsë. Duke u përqëndruar në qendrat e nacionalizmit shqiptar në Kosovë, islamikët e huaj shpresojnë që në këto krahina me një histori të gjatë rezistence ndaj serbëve, kahun e kësaj rezistence ta zhvendosin nga Perëndimi.

 

Faktet e mësipërme janë vetëm maja e ajzbergut e asaj që aktualisht po ndodh në Kosovë e Shqipëri. Më lart janë paraqitur vetëm disa nga qindra e qindra të dhëna që përmbahen në librin e Delisos. Kuçedra vahabiste tashmë e ka kthyer Kosovën në një kantier ndërtimi, një kantier ku po hidhen themelet e shkatërrimit të Kosovës. Dhe ky kantier po ndërtohet nën hundën e KFORit, dhe qeverisë së Kosovës.

 

Paralelisht me ofensivën e mësipërme të fundamentalistëve islamikë vahabistë, realizohet një tjetër ofensivë, ofensiva e shpëlarjes së trurit të shqiptarëve me anë të gënjeshtrave historike. Këtë ofensivë e drejtojnë “intelektualët” fundamentalistë islamikë shqipfolës.

 

Ofensiva e gjerë neo-otomane panislamike në trojet shqiptare mbështetet nga grupi i “intelektualëve” fundamentalistë islamikë shqipfolës dhe radikalëve islamikë shqipfolës. Megjithëse ka shumë grupime, disa nga më kryesoret janë, grupimi i “intelektualëve” fundamentalistë islamikë shqipfolës, i përfaqësuar nga Feraj, Baleta, Pirraku e të tjerë, të cilët prej vitesh po bëjnë një punë intensive për të shpëlarë trurin e shqiptarëve, duke u përpjekur t’i mbushin mendjen atyre, se vrasësit osmanë janë vëllezërit e tyre. (Që të mos ketë keqkuptime, këtu nuk bëhet fjalë për pajtim gjaqesh). Një grupim tjetër janë grupet fundamentaliste islamike të cilat pothuajse çdo ditë zhgërryhen nëpër rrugët e Prishtinës në shenjë proteste ndaj qeverisë se nuk ka ndërtuar xhami të mjaftueshme në Prishtinë. Ky grup kërkon me ngulm ndërtimin e një xhamie për inatin e katolikëve shqiptarë të cilët kanë një katedrale në Prishtinë. Sipas këtyre islamikëve radikalë, një katedrale katolike është e barabartë me 25 xhami, dhe në Prishtinë aktualisht ka vetëm 24, prandaj duhet edhe një xhami e madhe që të bëhen 25, pra të arrihet një barazpeshë. Ky grup protestuesish kryesohet nga Fuad Ramiqi, i cili prej disa kohësh ka filluar të flasë në emër të gjithë myslimanëve të Kosovës, megjithëse grupi i protestuesve që ai udhëheq nuk i kalon asnjëherë më shumë se 1000 vetë siç deklarojnë edhe vetë organizatorët e protestës. Për numrin e saktë të personave në tubim mund të klikoni këtu: http://www.mesazhi.com/artikuj/protestojne-besimtaret-myslimane Stephen Schwartz, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik e ka akuzuar Ramiqin për lidhje me islamikët radikalë. Fuad Ramiqi, thotë Schwartz, është përfaqësues në Kosovë i Rrjetit të Myslimanëve Evropianë, një organizatë fundamentaliste islamike e drejtuar nga kleriku egjiptian Yusuf al-Qaradawi dhe akademiku Tariq Ramadan.

 

Gjithashtu një grup tjetër janë shqipfolësit radikalë islamikë me prirje vahabiste (shqiptarë të turqizuar/arabizuar) të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, të llojit Shefqet Krasniqi apo Naim Ternava. Në Kosovë numri i tyre është më i madh dhe është shtuar më tepër qëkur në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës erdhi Naim Tërnava. Stephen Schwartz, thotë se “që nga viti 2003, kur kleriku mysliman Naim Ternava mori drejtimin e bashkësisë islame të Kosovës, ai ka nxitur një ofensivë të re në komunitetin mysliman me qëllim favorizimin e rrymës vahabiste të financuar nga Sauditët. Pas vendosjes së Ternaves si kryetar i BIKut, vahabistë dhe radikale të ndryshëm, përfshirë edhe pakistanezë, kanë hyrë në territorin e Kosovës, me synimin që shqiptarët myslimanë t’i kthejnë në militantë islamikë.” Por Ternava nuk ka ndjekur vetëm qëndrim pro-vahabist por edhe të dukshëm filo-osman. Ai prej disa kohësh po punon intensivisht në vija paralele duke shkrirë në mënyrë brilante interesat filo-osmane dhe vahabiste, për ta kthyer Kosovën në një provincë turke ku zbatohet ligji i sheriatit. Vitin e kaluar, Ternava u shpreh se pas 621 vitesh lutjet e bëra janë pranuar dhe se tani përkujtohet Sulltan Murati, i cili ka sjellë civilizimin islam në Kosovë dhe Ballkan.”

 

Në mbështetje të kësaj dashurie të madhe që Ternava, Thaçi, Krasniqi e shumë të tjerë, shprehën për “vëllezërit e gjakut,” kohët e fundit kanë vizituar Kosovën shumë anëtarë të qeverisë turke. Këto vizita janë bërë, për t’i treguar shqiptarëve se ndjenja e dashurisë midis vrasësit dhe viktimës është reciproke. Sipas disa burimeve islamike anti-shqiptare, gjatë një vizite në Kosovë, zv/kryeministri turk Bylent Arënç ndër të tjera paska thënë: “Këto 100 vitet e fundit, megjithëse keni përjetuar luftëra, krime dhe terrore të shumta, keni arritur të mbijetoni falë Krijuesit fuqiplotë. Edhe pse janë bërë shkatërrime dhe rrënime të shumta në Kosovë, gjatë periudhave të ndryshme kohore,  keni arritur që objektet kulturore, historike, fetare t’i ruani në një masë të konsiderueshme. Gjer tani, keni qenë të pambrojtur dhe keni përjetuar vuajtje dhe persekutime të ndryshme, tani e tutje Turqinë do ta keni pranë vetes, dhe do t’ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve që i keni vënë vetes.” Faleminderit Turqi dhe popull vëlla turk që keni qenë gjithmonë pranë viktimave shqiptare gjatë këtyre 600 viteve, duke i mbështetur ata me humanizmin tuaj të madh, duke i mbrotjur shqiptarët nga asimilimi serbo-grek, dhe duke përdorur çdo mënyrë dhe mjet të mundshëm, me masakra, përdhunime, dëbime, tortura, kërcënime, grabitje, ndalim të gjuhës, e shumë të tjera, për të mbrojtur identitetin e tyre. Edhe shqiptarët jua shpërblefshin me të mira gjithë këtë dashuri dhe kujdes që keni treguar ndaj tyre gjatë shekujve plot tallaze e stuhi. Ju përshëndesim edhe ju z. Bylent Arënç, dhe gjithë qeverinë turke, duke ju uruar mirëseardhjen në Arnautistanin e Ballkanit, i cili përbëhet nga arnautët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

 

Arnautistani ynë i dashur, të cilin sot mund ta thërrasim edhe Albanistan, është produkti që ka mbetur nga ajo që dikur ishte Iliria, e cila shtrihej në një pjesë të madhe të Ballkanit perëndimor e më gjerë. Deri në shekullin e 15të, me gjithë prurjet, ndërthurjet dhe përplasjet historike të kulturave në tokën tonë, nuk u arrit të shkatërrohej substanca origjinale e shpirtit ilirik. Por stuhia osmane nga mesi i shekullit të 15të qe më shkatërrimtarja për popullin tonë. Kjo stuhi e mbuloi tokën arbnore, me pluhurin toksik të shkretëtirave arabe, dhe për 500 vite e mbajti të izoluar dhe të shkëputur nga bota e qytetëruar. Gjatë 5 shekujve populli ynë humbi në një moçal të errët shpirtëror i cili e ndoti në thellësi qënien tonë, duke helmuar pothuajse çdo qelizë të saj. Ajo u tjetërsua në atë masë saqë sot ka humbur çdo lloj orientimi kohor dhe hapësinor, dhe endet andej nga fryn më fort era, herë nga lindja e herë nga perëndimi, si të marrë era. Stuhia 5 shekullore mban emrin “kalifati i nomadëve osmano-beduinë.” Ky kalifat përdori politika shfarosëse ndaj shqiptarëve. Siç thotë intelektuali shqiptar nga Maqedonia, Arbër Xhaferi, “politika osmane ka tentuar të zhdukë qenien (shpirtin), identitetin kombëtar shqiptar.

 

Megjithë vuajtjet shekullore dhe murtajën osmano-beduine që pllakosi trojet shqiptare, populli arriti të mbijetonte në sajë të sakrificave mbinjerëzore të atyre që derdhën gjakun për këtë tokë. Por kjo mbijetesë pati një çmim të tmerrshëm. Përveç miliona e miliona jetëve të humbura, u gjymtua trungu fetar dhe etnik, dhe në këtë trung të gjymtuar rëndë u implantuan qëllimisht trupa të huaj, që nuk kishin asgjë të përbashkët me substancën e këtij trungu, por vetëm pengonin dhe vazhdojnë të pengojnë edhe sot e kësaj dite ripërtëritjen e tij. Këto trupa të huaj janë qindra mijëra kolonë myslimanë jo-shqiptarë që u vendosën gjatë shekujve në tokat e shpopulluara nga shqiptarët e masakruar dhe të dëbuar, dhe gjithashtu mijëra shqiptarë të tjerë të turqizuar e arabizuar, të cilët rrëmbeheshin në moshë të vogël (devshirmeja) nga familjet e tyre të krishtera, rriteshin si turq, dhe i shërbenin kalifatit osman. Një pjesë e tyre kthehej pastaj në tokat shqiptare si turq, dhe një pjesë shërbente në vendet e tjera të kalifatit osman. Këto janë vetëm disa nga faktorët që kanë ndikuar në shekuj, në tjetërsimin e mëtejshëm të trungut tonë fetar dhe etnik.

 

Në lidhje me kolonizimin e hapësirave shqiptare me jo-shqiptarë dikush me të drejtë mund të pyesë, sesa mund të jetë numri i këtyre kolonëve islamikë jo-shqiptarë në trojet tona, nga janë, kur kanë ardhur, apo nëse ka patur largim të tyre ndonjëherë nga trojet shqiptare, pas shëmbjes së perandorisë osmane. Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje me shifra është e vështirë. Në rastin e shqiptarëve, një pjesë e madhe e myslimanëve shqiptarë janë autoktonë, një pjesë jo-autoktonë. Nga myslimanët autoktonë një pjesë janë të turqizuar e arabizuar, dhe si rrjedhojë janë plotësisht anti-shqiptarë e anti-perëndimorë. Nuk mendoj se paraqet ndonjë rëndësi sot që të dimë me saktësi sesa nga myslimanët shqiptarë janë të ardhur, sa janë të turqizuar dhe sa janë të konvertuar. Edhe sikur të përpiqemi nuk do e marrim vesh dot. Ky është një proces i gjatë disashekullor që nuk zhbëhet dot, është një kryqëzim i vazhdueshëm midis gjakut të pastër shqiptar dhe gjakut aziatik. Vendosja e kolonëve të huaj myslimanë në trojet tona, turqizimi i fëmijëve shqiptarë (produkti i devshirmesë), dhe turqizimi/arabizimi i popullsisë shqiptare janë vetëm disa aspekte të kësaj tragjedie kombëtare. Turqizimi/arabizimi i popullsisë shqiptare është kryer sidomos nëpërmjet konvertimit me dhunë të popullsisë. Ky konvertim i dhunshëm ishte një proces i gjatë, i cili u realizua me mjete të ndryshme represive, si dhuna, vrasja, torturat, përdhunimet, dëbimet, varfëria, taksat, shpronësimet, etj.

 

Studjuesi Hamdi Bushati, në librin e tij të rëndësishëm “Shkodra dhe motet,” në kapitullin me titull “Familjet shkodrane me prejardhje të huaj,” paraqet me detaje vendosjen e kolonëve jo-shqiptarë në krahinat e Shkodrës. Ndër të tjera, për kolonët myslimanë jo-shqiptarë ai shkruan se “Kur Sulltan Mehmeti II e pushtoi Shkodren, shume familje kristjane e lanë vendin dhe u larguan nga qyteti. Shtepite qe lane kristjanet ua dhane myslimaneve. Nga kjo kuptohet mire se ata myslimane, te cileve iu dorezuan shtepite e kristjaneve te ikur nuk ishin te gjithe shqiptare te konvertuar ne islam, nder ato vitet e okupacionit, ata ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kane vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj  perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.” Në këtë libër, autori Hamdi Bushati paraqet të dhëna të sakta me emra dhe mbiemra, dhe gjithashtu vendet nga kanë ardhur familjet myslimane jo-shqiptare, duke na dhënë një tabllo shokuese të kolonizimit të trojeve shqiptare me jo-shqiptarë gjatë sundimit osman. Ai shton se “ne kete studim nuk permenden te gjitha familjet e ardhuna nga keto vende, por vetem ato familje qe jane ma te njohtunat.” Këto fakte trishtuese tregojnë edhe një herë më së miri tragjedinë shqiptare që u konsumua në këtë tokë të martirizuar. Të dhënat e mësipërme, megjithëse janë nxjerrë vetëm për Shkodrën, shërbejnë si një tregues i qartë në bazë të cilit, secili nga ne pastaj mund të nxjerrë përfundimet që dëshiron. Ngjarjet e ndryshme historike na ndihmojnë që të krijojmë një ide më të plotë për masakrimin dhe zhvendosjen masive të shqiptarëve nga trojet e tyre gjatë sundimit osman.

 

Në veprën monumentale “Shqiptarët,” të Edwin E. Jacques, shkruhet se “eksodi masiv i shqiptarëve filloi menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe vazhdoi me një ritëm të lartë deri në vitin 1774.” Imagjinojeni për një moment eksodin e këtyre 20 viteve të fundit pas rënies së diktaturës kur disa qindra mijëra shqiptarë për shkak të varfërisë dhe kushteve të rënda ekonomike, e lanë vendin e tyre dhe emigruan për një jetë më të mirë në Itali, Gjermani, Greqi, Francë, Amerikë, e pothuajse në çdo vend tjetër perëndimor, dhe sot jashtë kufijve të Shqipërisë llogaritet se jeton të paktën 1/3 ose edhe më tepër nga një popullsi e regjistruar prej gati 4.3 milion banorësh. Krahasojeni tani këtë eksod 20 vjeçar me eksodin intensiv 300 vjeçar të një populli, i cili braktisi tokën e tij për t’i shpëtuar pushtuesit mizor osmano-beduin. Por ky eksod nuk ka mbaruar në vitin 1774. Deri në vitin 1774 ka vazhduar me ritme të larta. Edhe pas këtij vitit eksodi ka vazhduar dhe vazhdon akoma sot në të gjithë trojet shqiptare. Pra, që prej ardhjes së osmanëve, ka filluar eksodi masiv i shqiptarëve. Këta osmanë, disa shqipfolës anti-shqiptarë i quajnë “vëllezër” dhe madje kanë guximin të thonë se osmanët kanë “ruajtur” identitetin tonë. Osmanët jo vetëm që nuk e kanë ruajtur identitetin tonë, por kanë patur një urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve. Ata madje, kudo ku kanë shkelur e kanë trajtuar popullsinë shqiptare shumë më ashpër sesa popullsitë e tjera ballkanike. Në librin “Shqiptarët” të Edwin E. Jacques shkruhet se në çdo vend të Ballkanit që pushtuan turqit, ata veçonin vetëm shqiptarët dhe i masakronin në mënyrën më barbare. Kur turqit për shembull sulmuan Greqinë ata luftuan më shumë kundër shqiptarëve sesa grekërve. Në atë kohë pothuajse gjysma e Peloponezit ishte e banuar me shqiptarë. Ndërsa në periferitë e Athinës gjendeshin 35 fshatra të populluara me shqiptarë. Kur Turqit hynë në Athinë, ata e shfrynë gjithë mizorinë e tyre veçanërisht ndaj shqiptarëve.

 

Ka disa njerëz sot që gabimisht mendojnë se kjo urrejtje patologjike e osmanëve ndaj shqiptarëve, dhe përpjekja e tyre për të shfarosur popullin tonë, ishte kryesisht për shkak të rezistencës që shqiptarët i bënë osmanëve me në krye Gjergj Kastriotin. Urrejtja e osmanëve ndaj shqiptarëve dhe masakrat ndaj tyre kanë filluar përpara luftës me Gjergj Kastriotin. Në vitin 1423 Fazi Evrenozi sulmoi Peloponezin, dhe me 5 Qershor mundi shqiptarët që jetonin në ato zona. Pasi u preu kokën rreth 800 robërve shqiptarë, me kokat e tyre ngriti një piramidë (“Shqiptarët” Edwin E. Jacques).

 

Historiani britanik Noel Malcolm, në librin e tij, “Një Histori e Shkurtër e Kosovës” na jep gjithashtu një tabllo rrëqethëse mbi shfarosjen dhe dëbimin e një pjesë të madhe të popullsisë shqiptare të Kosovës nga trupat osmano-tartare në fund të shekullit XVII. Ai shkruan se Osmanët kishin sjellur nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh, të cilët hynë në Kosovë duke shkretuar dhe shkatërruar shumë fshatra në krahinat jug-lindore. Pas disfatës përfundimtare të austriakëve dhe tërheqjes së tyre, popullsia shqiptare e gjeti veten të pambrojtur dhe në të gjithë Kosovën filloi një eksod i madh i popullsisë për të shpëtuar nga hakmarrja osmane. Por njerëzit nuk patën kohë të largoheshin sidomos nga Kosova perëndimore. Në vitin 1690, Raspasani shkruan se banorët e Pejës dhe Prizrenit nuk patën mundësi të largoheshin dhe t’u shpëtonin barbarëve. Pjesa me e madhe e tyre u masakruan, dhe të mbeturit gjallë u morën si skllevër. Me 18 Janar, përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Rreth 360 fshtara në Vuçiternë dhe Trepçë kishin mbetur të boshatisura. Gjithashtu edhe pjesa më e madhe e fshatrave të Prishtinës ishin shkretuar. Noel Malcom shkruan se vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do ta rimerrnin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrinte përsëri në nivelet e para viteve 1690.

 

Historia e shqiptarëve është e mbushur me shumë ngjarje tragjike të këtyre përmasave. Pas gjithë këtyre shfarosjeve dhe këtij eksodi masiv nga trojet shqiptare, nuk kemi fatkeqsisht të dhëna të sakta sesi u ripopulluan këto treva, nga kush u ripopulluan, dhe nga cilat krahina erdhën njerëzit që u vendosën në tokat që dikur kishin qenë të banuara nga shqiptarët. Por diçka e dimë me siguri të plotë. Sot në gjirin tonë, në mesin e shoqërisë tonë, kemi një numër të madh njerëzish që lartësojnë epokën e kalifatit osman, adhurojnë pushtuesit dhe vrasësit e popullit tonë, dhe veçanërisht urrejnë heronjtë dhe martirët tanë, vjellin vrer pothuajse çdo ditë ndaj shtyllave të identitetit tonë kombëtar, dhe ëndërrojnë rimëkëmbjen e kalifatit osmano-beduin. Ky grup evropianofobësh e katolikofobësh përbëhet nga disa “intelektualë” fundamentalistë islamikë shqipfolës, të tipit Baleta, Feraj, Gokaj, Miftari e të tjerë, që kanë filluar prej kohësh të shpalosin teoritë e tyre perverse, të cilat shtrembërojnë në themel të vërtetat e faktuara historike.

 

Duke filluar nga vitet 90të, në shtypin dhe në mediat shqiptare, është shfaqur pikërisht ky grup “intelektualësh” islamikë shqipfolës të cilët lartësojnë pushtimin osman duke renditur privilegjet, dobitë dhe të mirat fantazmagorike që na ka sjellur ky pushtim.

 

Zëdhënësi i këtij grupi “intelektualësh” islamikë në trojet shqiptare, ka gjasa që të jetë vetëshpallur Olsi Jazexhi, meqenëse në një shkrim të tij, e përcakton këtë grup, si “grupi i intelektualëve myslimanë të përsekutuar.” Sipas Olsit në këtë grup përfshihen: Abdi Baleta, Rexhep Qosja, Kasëm Trebeshina, Adem Demaçi, Hysamedin Feraj, Fuad Ramiqi, Shefqet Krasniqi, Milazim Krasniqi, Eshref Ymeri, Selim Gokaj, Bashkim Bajraktari, Muhamet Pirraku, Ilirjan Shehu, Faik Miftari, Halil Ibrahimi, Frymzim Dauti, Nafi Baxhaku, Avdi Berisha, etj.” Në fakt grupi i neo-otomanëve islamikë është shumë më i madh se kaq, por siç duket Olsi ka përmendur veçanërisht ata që janë më prodhimtarë me botime qoftë librash apo shkrimesh në shtypin e përditshëm në mbështetje të sundimit osmano-beduin në trojet shqiptare dhe të mirave që solli feja e pushtuesit në këto troje. Ky grup intelektualësh pothuajse çdo ditë na ripërsërit përrallën se turqit ishin shpëtimtarët e identitetit tonë kombëtar. Kjo bashkësi individësh që përfshin islamikë shqipfolës nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, e kanë drejtuar sulmin e tyre jo vetëm kundër shtyllave të identitetit tonë kombëtar dhe rrënjëve tona të krishtera por edhe kundër shekullarizmit Kemalist, të cilin e konsiderojnë si përgjegjësin kryesor për shkatërrimin e kalifatit osmano-beduin. Këta njerëz e urrejnë me gjithë shpirt Ataturkun sepse ai shkatërroi kalifatin turko-osman dhe krijoi Turqinë moderne. Sot madje kanë dalë edhe poetë islamikë shqiptarë që i thurin poezi e këngë osmanëve dhe sulltanëve, dhe kujtojnë me mall kohën e pushtimit osmano-beduin, kur paraardhësit e tyre mbushnin haremet e sulltanëve, vezirëve e pashallarëve me robina shqiptare dhe luftonin e derdhnin gjakun për flamurin e babës. Kujtojnë me mall kohën e analfabetizmit, kur paraardhësit e tyre përpiqeshin të mësonin turqishten e shkruar me shkronja arabe të cilën sado që u munduan nuk arritën kurrë ta mësonin. Fatkeqsisht, në vend të turqishtes ata mësuan shqipen, jetojnë në gjirin tonë si kolonë e pestë, dhe e përdorin këtë gjuhë kundër nesh, duke u përpjekur të shkatërrojnë të ardhmen tonë. Këta individë vuajnë nga një nostalgji e sëmurë për kalifatin osmano-beduin, dhe luten çdo ditë për rikthimin e këtij kalifati “famëmadh” e të “përparuar.” Një pjesë e tyre nuk kanë gjak shqiptar por janë ca ardhacakë myslimanë që nuk tregojnë asnjë lloj respekti për kulturën tonë, por shfaqin symptomat e trashëguara gjenetikisht nga paraardhësit e tyre të vendosur në tokat tona. Ndërsa pjesa tjetër janë shqiptarë të turqizuar e arabizuar që kanë adoptuar veset më negative të pushtuesit osman, rrezatojnë një mentalitet anadollak, dhe kanë humbur çdo lidhje shpirtërore me botën e civilizuar.

 

Sipas grupit të “intelektualëve” islamikë filo-osmanë si Abdi Baleta, Hysamedin Feraj, Milazim Krasniqi, Eshref Ymeri, Selim Gokaj, Muhamet Pirraku, Faik Miftari, e shumë të tjerëve të sojit të tyre, pushtimi osman dhe feja islame na ka shpëtuar nga asimilimi dhe ka ruajtur identitetin tonë kombëtar. Këta fundamentalistë islamikë këmbëngulin se gjithë masakrat dhe dëbimet që osmano-beduinët bënë mbi shqiptarët, ata i bënë për të mirën e tyre, me një fjalë, për mbrojtjen e identitetit të tyre, që shqiptarët të mos asimiloheshin dhe të humbisnin si rracë. Sipas këtyre “intelektualëve” islamikë, turqit deshën t’i zhduknin shqiptarët për të mirën e tyre, deshën t’i zhduknin që të mos t’i linin të asimiloheshin nga grekët dhe serbët. Për shembull kur femra shqiptare dhunohej nga nomadët turq, ajo dhunohej që të mos asimilohej. Kur meshkujt shqiptarë vriteshin dhe gratë e fëmijët merreshin si skllevër dhe degdiseshin në humbëtirat e anadollit, kjo bëhej për të mirën e tyre. Kur familjeve shqiptare ua grabisnin fëmijët e vegjël (devshirmeja) dhe i rrisnin si turq, kjo bëhej për të mirën e tyre. Kur shqiptarët nuk lejoheshin të mësonin gjuhën e tyre, ndërsa grekët e serbët po, kjo bëhej për t’i mbrojtur shqiptarët nga asimilimi serbo-grek. Sa largpamës që ishin “vëllezërit” tanë osmanë! Vetëm për të mirën tonë mendonin!

 

Absurditetet e qëllimshme të këtyre “intelektualëve” islamikë përshkruhen më së miri në fjalët e Abdi Baletës dhe Mexhid Yvejsit. Baleta shprehet se sidoqë të jetë zhvilluar procesi i myslimanizmit të shqiptarëve ky ka qenë një proces fatlum për të ardhmen e kombit shqiptar. Prandaj duhet t’i falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej bërë.” Pra, pavarësisht se çfarë bënë osmanët për t’i shkombëtarizuar dhe islamizuar shqiptarët, thotë Baleta, ky ka qenë një proces fatlum për ta, sepse u bë për të mirën e tyre. Kjo është teza e përpunuar me kujdes nga qyqet “intelektuale” fundamentaliste islamike shqipfolëse, të sojit Baleta, i cili thotë se çfarëdo t’i kenë bërë osmanët shqiptarëve duhet t’i falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej bërë, që i kanë masakruar pa mëshirë shqiptarët, të cilët nuk e kuptonin se osmanët po i vrisnin dhe shfarosnin për të mirën e tyre. Edhe Mexhid Yvejsi është i të njëjtit mendim me Baletën dhe shprehet në një kumtesë të tij se me pranimin e fesë islame nga shumica e shqiptarëve, shqiptarët jo vetëm që mbijetuan, por edhe shpëtuan. Shpëtuan sepse nuk u asimiluan, shpëtuan sepse nuk u shkombëtarizuan. Edhe pse u tkurrën, u rrudhën, u dëbuan, u masakruan, u bënë shkrumb e hi, rilindën përsëri. Shpëtuan shqiptarët, sepse nuk u shuan, nuk u faruan.” Ne nuk e dimë nëse Yvejsi këtë kumtesë e ka përgatitur nën hipnozë apo kur ka qenë zgjuar, por Yvejsi përpiqet të na thotë se megjithëse islami i bëri shkrumb e hi shqiptarët dhe pothuajse i shfarosi plotësisht, i ndihmoi ata të mbijetonin. Imagjinojeni për një çast një vrasës që po përpiqet të masakrojë një familje me dhjetra anëtarë. I shfaros pothuajse të gjithë por një anëtar i familjes i shpëton nga duart. Më vonë, kjo viktimë e tjetërsuar nga lufta për mbijetesë, kjo viktimë që i mbijetoi dorës vrastare, dhe të cilit vrasësi i shfarosi familjen, e falënderon vrasësin, duke iu thënë atij se është meritë e vrasësit që ai ka mbijetuar. Pyetja që shtrohet më tej është edhe më interesante: “Si do të reagojë vrasësi kur viktima të shkojë e t’i shprehë mirënjohjen e tij vrasësit që i ka masakruar gjithë familjen dhe ka dashur ta zhdukë edhe atë, dhe madje ta thërrasë vrasësin edhe vëlla? Vrasësi me siguri do të çuditet nga kjo sjellje, dhe nëse këtij vrasësi i ka mbetur ndopak ndërgjegje, do t’i kërkojë falje viktimës, ose do t’i këshillojë ndonjë kurë mjekësore. Në rastin e kundërt do t’i shprehë viktimës “mbështetjen” e tij “vëllazërore,” duke bërë që viktima e mjerë të vazhdojë të përjetojnë një realitet imagjinar dhe vetëskllavërues. Pikërisht në këtë gjendje, Baleta, Yvejsi & CO, përpiqen që t’i katandisin shqiptarët. Kjo është psikoza e viktimës së pashpresë që këta zullumqarë duan t’u injektojnë shqiptarëve. Ja pra çfarë pjell truri i fundamentalistëve islamikë shqipfolës! Po, shqiptarët mbijetuan por humbën gjithçka, humbën edhe shpirtin. Shqiptarët dolën nga pushtimi osman si të ishin zombi, të vdekur që ecin në mënyrë mekanike, pa shpirt dhe pa vetëdije. “Ata rilindën,” thotë Yvejsi. Sigurisht që jo. Ata nuk kanë rilindur akoma. Vetëm fakti që njerëz si ju, në gjirin e shoqërisë tonë, talleni me popullin tonë, sulmoni identitetin tonë, faleni përpara varrit të sulltanëve që masakruan popullin tonë dhe i quani pushtuesit mizorë vëllezër gjaku, tregon se shqiptarët nuk kanë rilindur akoma. Ditën kur shqiptarët do të fillojnë të rilindin, atë ditë ju o anti-shqiptarë shqipfolës do të filloni të respektoni identitetin tonë dhe kulturën tonë, do të respektoni gjakun e derdhur të martirëve tanë, dhe jo vrasësit e tyre. Kur të vijë ajo ditë, ju do të jeni vetëm një reminishencë e hidhur. është fatkeqësi që në vendin tonë ka akoma myslimanë shqiptarë të cilët gëlltisin si të vërteta gënjeshtrat që i servirni ju, dhe soji juaj. Vazhdoni të luani me tolerancën dhe zemërgjerësinë e këtij populli, i cili akoma nuk e ka fituar lirinë e tij!

 

Një nga këta “intelektualë” islamikë është edhe Hysamendin Feraj, anti-shqiptarizma e të cilit është në nivele të tilla sa arrin e thotë se “nacionalistë ishin ata që u bashkuan me pushtuesin.” Kjo “mendje e ndritur” intelektuale ka shpikur një përkufizim të ri të fjalës “nacionalizëm,” që nuk gjendet në asnjë fjalor apo enciklopedi. Me këtë shpikje, Feraj jep një kontribut të rëndësishëm në leksikografinë botërore. Përkufizimi i ri i termit “nacionalist” sipas Ferajt duhet të jetë ky: “Nacionalist do të thotë të luftosh me pushtuesin kundër vendit tënd.” Feraj shkruan se “ata që luftuan kundër turqve, e bënë këtë, ose të nxitur nga të huajt, ose të motivuar fetarisht. Sepse shqiptarët e vërtetë i mirëpritën turqit.” Me një fjalë, Feraj përpiqet të na thotë, se shqiptarët nuk kishin asnjë arsye të luftonin kundër turqve. Dikush i nxiti këta të mjerë që ta mbronin vendin e tyre. Nga shtjellimi “i thellë” i Ferajt, lind vetvetiu një pyetje me “peshë të madhe” historike: A ka ekzistuar ndonjëherë në historinë njerëzore një popull i madh apo i vogël që nuk ka luftuar kundër forcave që kanë dashur ta pushtojnë? Pse duhej luftuar kundër pushtuesve? Pse pra duhej që populli shqiptar të luftonte kundër pushtuesve të tij? Feraj e rithekson fort se “ata që luftuan kundër turqve nuk ishin shqiptarë të vërtetë.” Labirinti “metafizik” nëpër të cilin na degdis Feraj është i “pakapërcyeshëm” për mendjen tonë njerëzore. Ka shumë mundësi që ndonjë shqiptar i cili ka patur fatin e keq të lexojë ndonjë nga shkrimet e Ferajt, të ketë kaluar netë pa gjumë nëpër pavionet e spitaleve psikiatrike duke u përpjekur të gjejë çelësin e enigmës: “Kush ishin ata? Kush ishin ata shqiptarë që luftuan kundër pushtuesve? Pse e bënë? Kush i nxiti? Pse duhej luftuar kundër pushtuesve?

 

Duke u kthyer edhe një herë tek Baleta, vërejmë një orvatje të tij, për të bërë krahasime të pathemelta dhe të panevojshme midis qytetërimit përëndimor dhe atij të shkretëtirave arabe, duke u përpjekur me çdo kusht që popullin shqiptar ta orientojë nga “qytetërimi i lartë” shkretinor. Baleta shprehet i irrituar se “në Perëndim mbizotëruese është bërë ideja se qytetërimi judeo-kristian perëndimor ka epërsi dhe duhet t’u imponohet të gjithë qytetërimeve të tjera për vlerat e tij të pakrahasueshme në zhvillimin intelektual, ekonomik, teknologjik, për natyrën demokratike, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, çlirimin shpirtëror të individit, respektimin e grave etj. Nga ky këndvështrim shihen edhe marrëdhëniet midis Krishterimit dhe Islamit. Vlerësohet se modernizmi e modernizimi burojnë natyrshëm nga brendësia e traditës judeo-kristiane, kurse qytetërimit mysliman i duhen imponuar nga jashtë.” Baleta nuk e kupton dot se është pikërisht ky perëndim i zhvilluar, destinacioni i popullit shqiptar. Ky popull ka qenë gjithmonë pjesë natyrale e civilizimit Evropian, që përpara se ta shkëpuste kalifati i “zhvilluar” osman, i cili e zhyti popullin tonë në një civilizim tjetër, atë moçalo-shkretinor, të cilin çuditërisht dhe fatkeqsisht po e kërkojnë sot shumë myslimanë shqipfolës, përfshirë Baletën.

 

Abdi Baleta ndihet gjithashtu i shqetësuar dhe për faktin se në botën e qytetëruar myslimani ka filluar të paraqitet me imazhin e terroristit islamik, i mbështjellë me dinamit, që ëndërron vetëm të vetësakrifikohet për Allahun, duke marrë me vete sa më shumë të pafajshëm. Duhet të pyesim Baleten, “A ka faj bota e qytetëruar nëse ka krijuar një imazh të tillë për myslimanët, kur duke filluar nga 11 Shtatori 2001 e deri në momentin që po flasim myslimanët kanë kryer gati 18000 sulme terroriste? Me një llogaritje të thjeshtë na rezultojnë mesatarisht 5 sulme terroriste në ditë. Ndër këta terroristë kemi edhe dhjetra shqiptarë të arrestuar për përgatitje sulmesh terroriste. Fatkeqësisht njëri prej këtyre kriminelëve arriti të vriste dy pilotë amerikanë, dhe kur e pyetën pse e bëre, u përgjigj se e bëra për Allahun. Nuk do të na çudiste sikur ai të thoshte që këmbëzën e pistoletës e shtypi vetë Allahu. Gjithashtu, Baleta, duke u përpjekur të mbrojë prapambetjen osmano-islamike, e fundos edhe më shumë islamin kur thotë se ka pasur mjaft studiues seriozë perëndimore gjatë shekujve që e kanë vështruar e shpjeguar Islamin me objektivitet dhe kanë nxjerrë në pah vlerat e gjithanshme të Islamit jo vetëm si besim, por si qytetërim e kulturë më vete, si dhe ndikimet pozitive që ka pasur Islami në zhvillimin shoqëror e shpirtëror në botën e krishterë në shumë fusha. Ndër këta studjues seriozë perëndimorë, Baleta përmend Fred Hollidei (akademik irlandez) i cili shkruan se “Islami sot shoqërizohet me varfërinë dhe mohimin e materiales, por për shumë kohë shihej si feja e hedonizmit, sensitivitetit dhe kënaqësisë mashkullore, siç paraqitej në imazhet e haremeve e të sarajeve.” (“Islami dhe miti i konfrontimit”, fq. 179). Mjerani Baleta e quan nivel të madh qytetërimi botën e dikurshme islame të mbushur me hedonizëm, kënaqësi mashkullore dhe hareme ku shfryheshin instinktet kafshërore. Ky pra na qënka islami qytetërues për të cilin flet Baleta! Ky lloj islami sipas Baletës ka patur ndikim pozitiv në zhvillimin e shoqërisë dhe kulturave botërore. Kjo tregon qartë pse Baleta himnizon osmanët islamikë që i kishin mbushur trojet shqiptare me hareme dhe kërkon me ngulm rimëkëmbjen e kalifatit osman si “niveli më i lartë” i qytetërimit botëror dhe vlerave njërëzore.

 

Islamiku Sabri Bajgora për shembull thotë se bota islame sot në përgjithësi po kalon nëpër fazën e rizgjimit dhe të renesancës, e cila përmban në vetvete dobi të përgjithshme, si për muslimanët ashtu edhe për mbarë botën. Ajo që po ndodh sot brenda shoqërive myslimane nuk paraqet vetëm luftën për ekzistencë, por një formë kryengritje, e cila ka si qëllim afirmimin e identitetit karakteristik islam në botë, që po sulmohet nga rryma të ndryshme civilizuese, posaçërisht nga rrymat e modernizmit, që po vijnë nga drejtime të ndryshme. Në fakt në kohët e sotme islami nuk po kalon nëpër asnjë proces renesance siç na thotë Bajgora, por vetëm po përjeton një zhytje në një realitet arkaik. Vetë Bajgora thotë se identiteti karakteristik islam në botë, po sulmohet nga rryma të ndryshme civilizuese. Pra, me këtë pohim të tij del qartë se nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj renesance të botës islame, por me rezistencë. Rezistencë ndaj civilizimit. Islami në vend që t’i mirëpresë këto rryma civilizuese, përpiqet t’i rezistojë atyre duke mbetur në një gjendje statike plotësisht të prapambetur, dhe si rrjedhojë duke u kthyer në një pengesë për civilizimin e botës, ashtu siç ka qenë gjithmonë. Jemi përpara një fenomeni me ndikime negative në botën e qytetëruar. Ky fenomen ka vetëm një emër, rizgjim i primitivizmit islam. Rezistenca e primitivizmit islam ndaj qytetërimit perëndimor shprehet më së miri në fjalët e dijetarit malajzian El-Atasi, i cituar nga Nexhat Ibrahimi në një kumtesë të tij. El-Atasi, qytetërimin perëndimor e sheh ndër sfidat më të mëdha të njerëzisë në shekujt e fundit, kurse dijen që përhap Perëndimi e sheh si sfidën dhe të keqen më të madhe. Pra për islamikët, dija dhe kultura e botës së qytetëruar është e keqja më e madhe. Ja çfarë helmi predikojnë islamikët shqiptarë dhe të huaj!

 

Një vend të veçantë në grupin e islamikë shqipfolës zë edhe Olsi Jazexhi. Ndonjëri mund të revoltohet duke thënë se Jazexhi nuk mund të quhet “intelektual” islamik dhe të përfshihet në grupin e Baletës, Ferajt apo Miftarit, sepse ai nuk ka botuar libra dhe nuk ka përgatitur punime të nivelit të Ferajt, Baletës apo Miftarit, por vetëm ka korrur sallatë duke shpikur gënjeshtra pafund. Arsyeja pse Jazexhi duhej përfshirë në këtë grup është se edhe Olsi ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij megjithëse modest në prodhimtarinë e gënjeshtrave. Në ndryshim me “intelektualët” e tjerë islamikë që lodhen shumë duke u përpjekur t’i mbështesin gënjeshtrat me çdo lloj shtrembërimi të mundshëm, duke kundërshtuar edhe faktet historike më kokëforta, gënjeshtrat e Olsit janë pothuajse të papërpunuara. Terminologjia bombastike që përdor Olsi është mbresëlënëse. Terma si “pushtimi kulturor katolik,” “diktatura shpirtërore katolike” apo “persekutimi i intelektualëve islamikë shqiptarë” janë shfrime që vërtet e ngacmojnë lexuesin. Përpjekjet e sinqerta të kishës katolike për ta shpëtuar shpirtin e Olsit nga bjerrja, ai i quan “diktaturë shpirtërore katolike.”

 

Olsi Jazexhi mund të quhet me plot gojën një katolikofob ekzemplar. Urrejtja e tij ndaj kishës katolike është patologjike. Në urrejtjen e tij të verbër ndaj kishës katolike ai harron se gjuhën shqipe të cilën Olsi sot e flet dhe e shkruan, duke sulmuar kishën katolike, ia mësoi kisha katolike, kurse baba Dovleti e la analfabet. Tragjikomike! Sikur sot, Olsi të jetonte nën kalifatin e fëlliqur osmano-islamik që e përdorte turqishten me shkronja arabe, dhe ndalonte rreptësisht mësimin e gjuhës shqipe, edhe sot e kësaj dite Olsi do të ishte një copë analfabet, siç janë vëllezërit e tij në vendet me shumicë islamike. Por sot evropianofobi katolikofob Olsi Jazexhi ka fatin se jeton në një shoqëri të bazuar mbi ligjet e qytetërimit perëndimor, një shoqëri e lirë, ku përdoret gjuha shqipe me alfabet latin. Dhe ky mjeran sulmon pikërisht ata që ia mësuan këtë gjuhë të shenjtë duke mos e lënë të jetojë si kafshët, si në kohën e osmanëve, kur pothuajse gjithë banorët myslimanë të kalifatit osman ishin analfabetë.

 

Ndryshe nga disa islamikë filo-osmanë që tregohen pak më të rafinuar kur sulmojnë viganët e historisë sonë, Olsi i sulmon të gjithë pa kursyer asnjërin, duke filluar nga Nënë Tereza e deri tek Kadareja. Luftëtarët e lirisë të udhëhequr nga Ded Gjo Luli, i quan cuba katolikë. Të gjithë ata që u përpoqën ta shpëtojnë Olsin nga skllavëria mendore dhe shpirtërore ku zhgërryhet çdo ditë, të gjithë i konsideron armiq, vetëm ngaqë janë katolikë. Luftën për liri të popujve ballkanikë për t’u çliruar nga pushtimi osmano-islamik e quan islamofobi. Ai thotë se kulmet e islamofobisë në Ballkan arritën gjatë fund shekullit 19-të dhe fillim shekullit të 20-të, kur Perandoria Osmane u sulmua, si fizikisht ashtu edhe me propagandë nga nacionalizmat ballkanikë dhe sponsorët e tyre evropianë. Gjithashtu sipas Olsit, edhe për varfërinë e thellë që ka mbërthyer Kosovën dhe Shqipërinë, përgjegjës janë kaurët e Perëndimit. Sigurisht, që për prapambetjen tonë fajin e ka gjithmonë perëndimi sepse ishte pushtimi evropiano-perëndimor 500 vjeçar i trojeve tona që na pengoi të bëheshim një shtet i zhvilluar.

 

Katolikofobia e Olsit shfaqet gjithashtu edhe me simptoma psikosomatike. Duke qenë edhe një veritafob i lindur, Olsi ka frikë nga shenjtorët. Sapo përmendet emri i shenjtores Nënë Terezë ai dridhet i tëri. Ka dëgjuar se shenjtorja Nënë Terezë ka bërë mrekulli, dhe prandaj trembet. Trembet vetëm nga emri i saj. Ka frikë se mos fotografitë dhe shtatoret e saj bëjnë mrekullinë, dhe e shpëtojnë nga veritafobia dhe katolikofobia. Vuajtja nga veritafobia thonë psikiatrët dhe psikologët çon në mënyrë të pakthyeshme drejt degradimit të gjithanshëm psikik dhe mendor të personit që vuan nga kjo fobi. Ja sesi i përshkruan vetë Olsi Jazexhi simptomat psikosomatike të katolikofobisë së tij. Ai na përshkruan me dramaticitet sesi i merret fryma kur kalon në rrugët e Prishtinës dhe Tiranës ku sheshet mbajnë përkatësisht emrat e Gjon Palit dhe Nënë Terezës, apo kur mbërthehet nga nervat kur udhëton me makinë në Tiranë ndërsa dëgjon “dialektin e egër malësor” të Radio Marias. Për Olsin çdo ditë është një vuajtje e padurueshme, një gjendje torturuese, i mbytur nga katolikofobia e tij. Ndërsa kalon në Prishtinë i duket sikur nga çdo anë është i rrethuar me katedrale dhe kisha. Megjithëse Prishtina ka vetëm një katedrale katolike dhe 24 xhami, atij të gjitha i duken si kisha. Vrapon e vrapon por i duket sikur kishat e ndjekin nga pas. Reminishencat historike kthehen fuqishëm në psikikën e tij. I duket sikur dëgjon zërin e malësorëve të udhëhequr nga Ded Gjo Luli, të cilin e ka quajtur cub katolik vetëm sepse mbrojti atdheun e tij nga krimba, të cilët për nga forma dhe përmbajtja ngjasojnë me Olsin e sotëm si dy pika uji, përveç veshjes. Olsit i pëlqen të vishet me rroba kaurësh Evropianë, ndërsa paraardhësit e tij visheshin me rroba shkretëtirash islamike. Veshët e Olsit buçasin nga zëri i luftëtarit të lirisë Ded Gjo Luli, dhe kudo i shfaqet hija e tij, e cila e thërret të ndalet. Por Olsi ka frikë, vrapon e nuk ndalet. Papritur, hija e Ded Gjo Lulit i del përpara. Ded Gjo Luli ynë i madh i drejtohet gjithë dashuri: “Olsi mos ki frikë se nuk të prek njeri. Nuk është në nderin e shqiptarëve të vënë dorë mbi viktima dhe skllevër.” Por Olsi vrapon edhe më fort. Vrapon që të shpëtojë nga “diktatura shpirtërore katolike.” Nga ajo “diktaturë” e tmerrshme që donte ta shpëtonte “me pahir” nga vetë-skllavërimi i tij. Dhe ndërsa vrapon i kujtohen vargjet e një koloni turko-beduin shqipfolës që mbeti në tokën shqiptare pas largimit të kalifatit osman, dhe tani i këndon fatit të tij të zi:

“Perandori osmane ku na ke lënë,

Në mes të shqiptarëve që na shkelin me këmbë.”

 

Anti-shqiptarizmi i mësipërm i fundamentalistëve islamikë shqipfolës arrin deri në nivelet më absurde. Ky grup “intelektualësh” islamikë mbron pikëpamjen se populli shqiptar është krijim i “laboratorit” të perandorisë osmane, dhe përpara ardhjes së osmanëve nuk ka patur shqiptarë, gjuhë shqipe dhe komb shqiptar. A ka perversitet më të madh se ky? Po atëherë kush ishin ata që luftuan kundër turqve? Ata që luftuan kundër turve nuk ishin shqiptarë të vërtetë, këmbëngul Hysamendin Feraj. Ndërsa Bajram Xhafa thotë se gjatë periudhës osmane u krijua identiteti dhe fizionomia kombёtare e shqiptarёve. Në vazhdën e këtij anti-shqiptarizmi, historiani shqipfolës Muhamed Pirraku thotë se civilizimi islam ka qenë faktori kryesor i qënies kombëtare shqiptare, faktori që e përcaktoi dhe e përkufizoi arealin e Shqipërisë etnike në shekujt XV-XVII, që i dha emrin kombëtar popullit dhe atdheut, shqiptar e Shqipëri.” Sipas Pirrakut, turqit janë ata që paskan krijuar termin “shqiptar.Edhe Faik Miftari mbështet të njëjtën linjë duke thënë se identiteti kombëtar shqiptar është njohur pikërisht në fazën e parë të ekzistimit të Perandorisë Osmane, me emrin dhe termin shqiptar. A ka deklarata më anti-shqiptare se këto? A ka më anti-shqiptarizëm të madh sa të thuhet që deri në momentin kur erdhën osmanët identiteti dhe fizionomia shqiptare nuk ka ekzistuar? Është pikërisht rezistenca ndaj pushtuesve osmanë që i dalloi shqiptarët nga gjithë popujt e tjerë të Ballkanit. Fizionomia shqiptare dhe identiteti shqiptar nuk u krijua nga osmanët, por për shkak të luftës për liri që bënë shqiptarët ndaj baglave osmane, u dallua edhe më tepër ky identitet dhe u respektua nga gjithë popujt liridashës të asaj kohe. Por vërshimi i llumit osman ishte kaq i madh saqë i mbuloi plotësisht shqiptarët duke rrezikuar zhdukjen e plotë të tyre. Në këtë llum osman dhe nga ky llum kanë dalë edhe shumë nga këta “intelektualë” fundamentalistë islamikë shqipfolës. Përpjekja e dështuar e këtyre “intelektualëve” islamike, bëhet për të na treguar se identiteti shqiptar ka filluar të krijohet diku rreth shekullit të 15të me ardhjen e turqve dhe madje nuk ka shumë lidhje as me ilirët dhe as me ilirishten, në një kohë që gjithë historianët e botës, duke filluar nga lashtësia e deri më sot, e kanë vërtetuar se ilirishtja ishte gjuha e folur e fiseve ilire në Ballkan, dhe ndryshonte nga gjuhët e folura të popujve të tjerë ballkanikë, dhe se shqiptarët etnikisht janë vazhdim i ilirëve. Si rrjedhojë edhe shqipja është vazhdim i ilirishtes. Në mbështetje të teorisë se ilirishtja dhe shqipja nuk kanë lidhje ndërmjet tyre, fundamentalisti islamik Milazim Krasniqi thotë në shkrimin e tij “Shtresëzimet e identitetit kulturor kombëtar shqiptar,” se fatkeqësisht, ende nuk është gjetur askund së paku një fjali e shkruar ilirisht, e cila do të ishte njëfarë çelësi për lidhjet ndërmjet ilirishtes antike e shqipes. Argumenti më i fortë që përdoret për argumentimin e lidhjeve gjuhësore të ilirishtes me shqipen, janë toponimet e disa qyteteve si Skupi, Skodra, Naisus, të cilat edhe pse janë ndryshuar në ndonjë element tingullor, prapë kanë ruajtur natyrën me rastin e transformimit nga ilirishtja në shqipe. Por, fragmente e argumenteve të gjetura, nuk e mposhtin faktin se shtresa e identitetit antik ilir te shqiptarët e sotëm, është në shumë vende e mbuluar nga harresa. Prandaj vazhdon ai, është i domosdoshëm rishkrimi kritik i historisë së shqiptarëve, duke e dekontaminuar atë plotësisht nga mitologjtë romantike iliro-pellazge dhe nga ideologjitë agresive antiislame. Është shumë e qartë se Milazim Krasniqi është i interesuar të bëjë lojë fjalësh pa u mbështetur në asnjë fakt. Milazim Krasniqi i di mirë se lidhja e Ilirishtes me Shqipen nuk ka të bëjë thjeshtë me toponimet, por me shume fjalë të gjuhës ilire që kanë kuptim vetëm në shqip, dhe si rrjedhojë e hedhin poshtë arsyetimin dashakeq të Milazim Krasniqit. Milazimi, e bën menjëherë dhe mjaft “bukur” lidhjen midis mitit romantik iliro-pellazg dhe ideologjisë anti-islame. Të dyja sipas tij janë të dëmshme, sepse nuk ka prova të mjaftueshme që ilirët kanë lidhje me shqiptarët, dhe prandaj shqiptarët kanë ekzistuar si shqiptarë vetëm pas pushtimit islamik osmano-beduin. Sa larg e merr udhëtimin Milazimi kur si qëllim ka vetëm një, daljen tek kalifati islam, si krijues i identitetit shqiptar. Edhe pse Milazimi i shkon anës e anës problemit pa hyrë menjëherë në temë, mendja e tij rri vetëm tek kalifati osman. Shtigjet arsyetuese të Milazimit dhe gjithë “Milazimëve” të tjerë, kanë vetëm një finish, kalifatin e “mrekullueshëm” osmano-beduin që “formësoi” identitetin dhe fizionominë tonë kombëtare, dhe falë këtij kalifati, jemi sot një prej shteteve më të zhvilluara të botës.

 

Herodoti i përcakton ilirët dhe trakasit si popujt më të mëdhenj e të lashtë pas hinduve. Një nga arkeologët më të mëdhenj në botë Theodor Mommsen në korpusin e tij madhështor të mbishkrimeve në rrafsh evropian, është edhe një nga pionerët themelvënës të ilirologjisë. Albanologu amerikan Eric Hamp ka botuar një vepër të rëndësishme me titull “Studime krahasuese për shqipen” me anë të cilës mbron tezën se shqipja është pasardhëse e ilirishtes. Studjuesi Karlo De Simore shkruan se korpusi i mbishkrimeve mesape lidhet me substancën e gjuhës ilire, kështu që miti se ilirët nuk kanë shkruar gjuhën e tyre, të paktën duhet revizionuar. Studimi i glosave ilire në mënyrë të veçantë e lidhin ilirishten me shqipen. Dëshmitë e toponomastikës shqiptare sipas gjuhëtarit Eqrem Çabej janë zhvilluar sipas ligjeve të fonetikës shqipe, gjë që vërteton pikërisht vijimësinë. Ne konstatojmë se emrat e atyre qyteteve, lumenjve, maleve etj. të treves nga Raguza gjer në Çamëri, nga Shtipi, Nishi, Shari e Shkupi e gjer në brigjet e Adriatikut e të detit Jonik, të cilat dihen që nga koha antike, me trajten që kanë sot në gjuhën shqipe dëshmojnë për një vazhdimësi në këtë truall. Duke mos dashur të zgjatem në një temë që tashmë njihet mirë, po përmend vetëm disa shembuj të marrë nga shkrimet e gjuhëtarit shqipëtar Eqrem Çabej, dhe që tregojnë lidhjen midis ilirishtes dhe shqipes. Ragusium: Rush, Scodra: Shkoder, Astibus: Shtip, Naissus: Nish, Scradus mons: Shar, Scupi: Shkup, Drivastum: Drisht, Pirustae: Qafa e Prushit, Isamnus: Ishem, Scampinus: Shkumbini, Aulon: Vlonë Vlorë, Sason: Sazani, apo termat molontum: mal, bardi: bardhë, drenis: dre, dreni, sīca: thika, delme: dele, ren: re, dard: dardhë etj. Kjo ështe nje nga provat me shtrenguese per autoktonine e popullit shqiptar, thotë gjuhëtari shqiptar Eqrem Çabej. Përpjekjet e disa dijetarëve për ta mënjanuar ose minimizuar këtë, janë caktuar a priori të dështojnë, sepse këtu ndeshin arsyetime përgjithësuese në arsyetime të mbështetura në fakte. Në këtë mes nuk mund të jetë një gjë e rastit kjo, që emri i albanoivet antike të Shqipërisë qendro-veriore rron edhe sot, si emër nacional i vjetri i popullit e i vendit (arbën, arbër), në truall të shqipes e në ngulimet shqiptare të Italisë e të Greqisë. Duhet të jetë e qartë për të gjithë shqiptarët se ky grup i madh anti-shqiptarësh shqipfolës përpiqet ta shtrembërojë sipas qejfit historinë tonë dhe madje të krijojnë artificialisht shkëputje të vazhdimësisë etnike dhe gjuhësore iliro-shqiptare. Kjo është një përpjekje e fëlliqur, e cila është e destinuar të dështojë. Përpjekjet e individëve të tillë, Moikom Zeqo i quan përpjekje liliputësh, karakteristikë kjo, e amatorëve delirantë, me prapavija politike shumë të qarta.

 

Argumentime të tilla absurde lexon sa të duash në shtypin shqiptar islamik neo-otoman. Gjithçka bëhet për të “rishkruar” historinë tonë sipas interesave të grupeve fundamentaliste neo-otomane dhe për të pështjelluar mendjet e dobëta. Është i pamundur “rishkrimi” apo “rishikimi” i historisë pa fakte por thjesht duke u mbështetur në shtrembërime të qëllimshme. Orvatja për t’i mbushur mendjen viktimave se dhuna virulente e kalifatit osman nuk ka ekzistuar ose ka qenë tepër e kufizuar, është e pamoralshme. Orvatja për t’i mbushur mendjen viktimave se edhe atje ku ka ekzistuar dhuna e kalifatit, ka qenë për faj të viktimës, apo për të mirën e viktimës, është një perversitet shpirtëtor që vetëm mendjet tejet diabolike mund ta prodhonin. Këto mendje diabolike duan me çdo kusht të ndërtojnë infrastrukturën shpirtërore dhe psikologjike të pushtimit të ri, “modern” të kalifatit neo-otoman.

 

Njerëzit që lexojnë me vëmendje absurditetet dashakeqe të “intelektualëve” faundamentalistë islamikë të lartpërmendur, mund të mendojnë padashje se autorët si Feraj, Baleta, Miftari, Bajgora, e të tjerë si këta janë klinikisht të sëmurë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Disa njerëz që kanë lexuar shkrimet e këtyre “intelektualëve” islamikë kanë patur fillimisht përshtypjen se kishin të bëjnë me raste klinike, por ky konkluzion është i gabuar. Këta “intelektualë” islamikë nuk janë të sëmurë mendorë. Këta fundamentalistë islamikë të çdo ngjyre e lloji janë mësuar të gënjejnë në mënyrë të paramenduar, duke u përpjekur t’u bëjnë shpëlarje truri shqiptarëve të shkretë, të cilët janë katandisur në kushtet e mbijetes. Helmvjelljen e tyre e bëjnë për një qëllim të caktuar politik. Synimi i tyre është çoroditja e publikut shqiptar dhe orientimi i tij drejt kahut të vetëshkatërrimit.

 

Një komentues në një forum, me të drejtë shtronte një pyetje të tillë: Si mund të mbrohemi nga këta anti-shqiptarë, dhe çfarë masash duhet të marrë shteti kundër tyre? Ndoshta ky komentues me termin “masa” mund të nënkuptojë shumë gjëra, por çfarëdo që mund të nënkuptojë termi “masa,” unë mendoj se masa më e mirë ndaj tyre do të ishte bojkotimi masiv i librave dhe shkrimeve të tyre, bojkotimi i evenimenteve publike ku ata marrin pjesë, indiferenca totale ndaj tyre, etj. Në kohët e shkuara, njerëzit që vuanin nga leproza, qëndronin në komunitete të izoluara, shumë larg qyteteve. Kjo bëhej për arsyen se njerëzit kishin frikë se sëmundja e tyre mund t’i ngjitej atyre që u afroheshin, sepse leproza është një sëmundje ngjitëse. Duke patur parasysh që këto “intelektualë” islamikë vuajnë nga “leproza shpirtërore,” mendoj se do të ishte e nevojshme që të vendoseshin në komunitete të izoluara larg qendrave të banuara, sepse kështu do të kufizohej edhe efekti i helmit të tyre.

 

Ky grup neo-otomanësh islamikë, i shkakton gjithashtu një dëm të pallogaritshëm çeshtjes shqiptare, sepse orvatet të shtrembërojë historinë në dëm të shqiptarëve dhe në favor të fqinjëve të tyre. Shqiptarët nga të pushtuar duan t’i kthejnë me çdo kusht në pushtues, nga të dhunuar në dhunues, për të përligjur kështu pushtimin turk të trojeve shqiptare dhe dhunën që shqiptarët u paskan bërë fqinjëve të tyre grekë e serbë. Si rrjedhojë këto qyqe të zeza islamike përpiqen të përligjin masakrat serbe ndaj shqiptarëve dhe të grekëve ndaj çamëve, duke i prerë rrugën çdo mundësie të zhdëmtimit financiar apo moral të viktimave të këtyre masakrave.

Në vazhdën e këtyre orvatjeve neo-otomane për shtrembërimin e historisë në dëm të shqiptarëve, ishte edhe vizita e pak kohëve më parë e ministrit turk të arsimit Omer Dinçer, i cili i kërkoi homologut të tij Ramë Buja, ndryshimin dhe korrigjimin e teksteve të historisë në Kosovë, sepse sipas tij këto libra përmbanin disa “fyerje” ndaj popullit “vëlla” turk. Ndoshta ministri turk kërkonte për shembull që termi ‘sundim’ apo ‘pushtim’ të zëvendësohej me termin ‘bashkëkëqeverisje’ apo ‘bashkësundim.’ Ose në ato raste ku shkruhet se barbarët turq e shkretuan Kosovën duke vrarë, prerë e masakruar popullin e pafajshëm shqiptar, të korrigjohet duke e shkruar në mëyrë më të butë, dhe duke e paraqitur sikur “perandoria osmane rivendosi kontrollin e saj dhe dekretoi zbatimin e masave të rrepta ligjore ndaj kaçakëve dhe cubave shqiptarë që kërkonin lejimin e mësimit të gjuhës shqipe në trojet shqiptare.” Në lidhje me “rishkrimin” e historisë u shpreh edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan. Ajo tha se projekti me Ministrinë e Arsimit të Kosovës, nuk përmban ndonjë qëllim të ndryshimit të historisë. Ambasadorja u tregua më e kujdesshme duke përmendur termin “pastrim” të historisë. Pra, në vend që Turqia t’i kërkonte falje shqiptarëve për gjenocidin 500 vjeçar të ushtruar ndaj tyre, përkundrazi u kërkoi atyre “korrigjimin” e historisë. Buja e Thaçi u treguan të gatshëm që t’i plotësonin dëshirën “vëllezërve të gjakut” për hir të dashurisë së pakufishme që ekziston mes tyre prej 5 shekujsh, e që pritet të vazhdojë edhe për shumë shekuj të tjerë. Dashuria midis këtyre “vëllezërve” është kaq e madhe dhe e thellë, saqë diçka kaq e vogël dhe e parëndësishme siç është gjenocidi 500 vjeçar, nuk mund ta prishë kurrë harmoninë hyjnore që ekziston mes tyre.

Si qyqet islamike që u përmendën më lart ka edhe të tjerë por për arsye kohe dhe hapësire nuk ia vlen t’i shfletojmë të gjithë. Siç thotë një fjalë e urtë “s’ke pse pi gjithë shishën për të provuar cilësinë e verës.”

 

Në mbyllje të këtij shkrimi të gjatë po botojmë të plotë ftesën për anëtarësim të lëshuar nga shoqata e fundamentalistëve islamikë të persekutuar, me kryetar Abdullah Haber Salepin.

 

Të dashur vëllezër fundamentalistë islamikë shqipfolës,

Siç e keni lexuar edhe në intervistën time, që kam dhënë kohë më parë në mediat shqiptare, unë Abdullah Haber Salepi, hoxhë antishqiptar me profesion, kam përshkruar me detaje se sot gjendemi përpara një radikalizmi katolik dhe laik ku rrezikojmë të gjithë, sidomos ne fundamentalistët islamikë shqipfolës. Vëllezër fundamentalistë islamikë shqipfolës, ju ftojmë të bëheni anëtarë të shoqatës sonë ‘Duam Baba Dovletin,’ për faktin se kjo shoqatë po vjen e tkurret nga dita në ditë për shkak të radikalizmit të tmerrshëm katolik e laik që ushtrohet në trojet tona. Shumë prej anëtarëve të organizatës, përfshirë edhe zëdhënësin Olsi Jazexhi, janë hedhur tashmë në ilegalitet ose kanë kërkuar azil politik në shtete të ndryshme perëndimore si forma e vetme e mbijetesës në këtë ambient mbytës katolik dhe laik. Sipas Olsit, kisha katolike ka lëshuar edhe disa fetfá, që siç thotë vetë Olsi, është e papranueshme në kohët e sotme moderne, dhe është hera e parë në histori që ndodh diçka e tillë. Edhe ndaj meje është ngritur një padi nga persona katolikë dhe laikë për shkak të disa deklaratave të mia për Nënën Terezë, sepse unë paskam thënë që sipas besimit tonë islam, kush nuk është mysliman, pra nuk e beson Allahun në mënyrën e duhur, e ka vendin në xhehenem. Unë e shoh qesharake padinë që kanë ngritur ndaj meje disa fundamentalistë laikë-katolikë, e cila shkon kundër lirisë së fjalës dhe mendimit mbi të cilat Evropa sot qëndron. Dhe nëse do të citoja kryeministren gjermane, Merkel – askush nuk do të ndalojë në Evropë lirinë e fjalës, pse disa personazhe fetare gjykohen ndryshe nga disa persona të ndryshëm. Prandaj duke e patur të garantuar lirinë e fjalës nga kushtetura evropiane dhe duke qenë plotësisht i mbrojtur prej saj, unë do të shpalos më tej të vërtetat mbi gjendjen e sotme në Kosovë. Siç e dini edhe vetë, pas vitit 1999, kur arritëm të çlirohemi nga agresori serb, në Kosovë vërshuan qindra shoqata fundamentaliste katolike nga Pakistani, Sudani, Kuvajti, Arabia Saudite e vende të tjera, të cilat, në çdo pëllëmbë të Kosovës ndërtuan kisha e manastire, dhe madje në Prishtinë ndërtuan edhe një katedrale të madhe sa një stadium, që na le zgjuar ditën e natën me ulërima në gjuhën arabe, duke mbytur të gjallët e duke mos i lënë të qetë të vdekurit. Në këto kushte tepër të vështira, kur vlerat e madhërueshme të fundamentalizmit islamik vahabist në Kosovë, janë nën presion nga bota primitive perëndimore laike, ne kërkojmë mbështetjen tuaj për shtimin e radhëve të kësaj shoqate, prandaj ju ftojmë që të bëheni anëtarë të saj. Për t’u anëtarësuar duhet të jepni prova se dini të shkruani, dhe ajo që është më kryesorja dini të gënjeni, sepse me anë të gënjeshtrave të përsëritura me elegancë, ne mund të arrijmë me sukses që t’ia bëjmë trurin çorbë shqiptarëve, pa dallim feje, krahine apo ideje. Kemi nevojë për përvojën tuaj, dhe kjo përvojë e juaja duhet të jetë të paktën disavjeçare në fushën e gënjeshtrave dhe të keni botuar minimalisht 3-4 shkrime plot vrer kundër Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit, Ibrahim Rugovës, Pjetër Bogdanit apo ndonjë tjetri, sipas preferencave që ka secili nga ju.

 

Sllogani i shoqatës sonë është ky: Të gënjejmë sa më shumë, që në fund të arrijmë t’u besojmë edhe gënjeshtrave që kemi thënë vetë.

 

Ju mirëpresim me padurim në gjirin tonë

 

Kryetari

Abdullah Haber Salepi



(Vota: 70 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: