Festa e Birrës - Historia 200 vjeçare e "Oktoberfest" në Mynih
| E Enjte, 22.09.2011, 06:25 PM |

Festa e Birrës - Historia 200 vjeçare e "Oktoberfest" në Mynih

 

Ajo quhet festa e tetorit, Oktoberfest, dhe fillon në shtator (18.9.-3.10.2010). Miliona njerëz vërshojnë çdo vit për në festën e birrës në Mynih, për të pirë birrë, por edhe për të shijuar specialitetet bavareze.

 

 Për herë të parë kjo festë është zhvilluar para 200 vjetësh, por atehërë çdo gjë ishte ndryshe. Në vitin 1810, Princi i kurorës së Bajernit, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni - Hildburghausen-it. Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.

50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike. Festa e parë eTetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos  të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm. Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale.

Oktoberfest në Mynih. Pamje nga garat me kuaj që zhvilloheshin dikurOktoberfest në Mynih. Pamje nga garat me kuaj që zhvilloheshin dikur

Oktoberfest jo vetëm festë birre

Disa vjet më vonë pati gara qitjeje. Pas 1819 për herë të parë pati stenda birre dhe stenda vere. Tregtarët e pijeve dhe pastiçierët vendosën po ashtu stendat e tyre. Karakteri i festës kombëtare nuk ndryshoi. Shpejt u fol për kohën e hënës së plotë, kur ishte menduar që të zhvillohej  kjo festë. Dhe në fakt koha atëherë ishte gjithmonë një kohë e bukur, ndoshta koha më e bukur e gjithë vitit.

Në vitin 1831 kompozitori Felix Mendelson Bartholdy u detyrua i mërzitur që koncertin e tij ta shtynte, për shkak të festës së tetorit. Në fakt arsyeja e vërtetë për festimin e dasmës së Princit të kurorës Ludvig dhe Princeshës Therese, gjatë viteve gjithnjë e më shumë u harrua. Simboli i sheshit Theresienwiese është statuja Bavaria e lartë gati 20 metra. Ludvig ndërkohë mbreti i Bavarisë e zbuloi statujën e damës impozante në vitin 1850. Nuk është vetëm ajo  mbresëlënëse. Në Festën e Tetorit ka edhe figura të tjera mjaft interesante që tërheqin njerëz.

Festa e tetorit edhe biznes fitimprurës

Oktoberfest 2011 - Kryeministri i landit Horst Seehofer dhe kryebashkiaku i Mynihut Christian UdeOktoberfest 2011 - Kryeministri i landit Horst Seehofer dhe kryebashkiaku i Mynihut Christian Ude

Njëri prej tyre ishte Steyer Hans, i ashtuqujaturi edhe "herkuli  bavarez". Ai arriti me gishtin e mesit të heqë një gur të rëndë plumb që peshonte 500 funt. Si ekonomist, ai mundi këtë fuqi ta përdorë edhe në tendat e birrës në formë restoranti. Sidomos kur festa kombëtare gjithnjë e më shumë po shndërrohej në festë birre. Në fund të shekullit të 19-të fabrikat e birrës në Mynih zbuluan gjatë festës së tetorit, si platformë reklamash dhe si biznes fitmiprurës shtesë, shitjen për një kohë të shkurtër të një sasie të madhe birre.

Tani ka një tendë shumë të madhe birre të re. Dhe vizitorët e festës për të shuar etjen shkojnë vazhdimisht tek ajo. Kjo festë  tërheq edhe më shumë dëfryes, shoumenë të cilët me trenat e  tyre të tmerrshëm, karuzelat për fëmijë, anijet që rrotullohen, etjer,  iu krijojnë  fëmijëve dhe të rriturve atmosferë të këndshme. Më këto lloj biznesi shëtitës ata mundnin të fitonin mirë, por sigurisht një mot i mirë ishte po ashtu parakusht. Prandaj festa e tetorit e zhvendos në shtator. Dhe në këtë kohë festa është edhe më bukur dhe më argëtuese.

Karuzel që përdoret gjatë festës dhe që frekuentohet më shumë nga të rinjtëKaruzel që përdoret gjatë festës dhe që frekuentohet më shumë nga të rinjtë

Oktoberfest përjeton edhe kohë të vështira

Lufta e Parë Botërore e ndërpreu këtë festë të përzemërt tradicionale vjetore. Pas fundit të luftës, festat përjetuan kohën më të vështirë nga inflacioni dhe nacionalsocializmi.  Megjithatë do të festohej. Edhe në Luftën e Dytë Botërore nuk pati festë të tetorit. Në periudhën e pasluftës fillimisht pati dy festa të vogla vjeshte. Dhe në 1949 u bë një festë e madhe, Oktoberfest - ku njerëzit u veshën më kostume tradicionole kombëtare - burrat me kostume pushkatarësh. Traditë deri sot është që kryetari i bashkisë së Mynihut përmes fjalëve të tij të hap festën. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1950.

Një goditje të rëndë pati Festa e Tetorit në 1980: Një atentator nga krahu radikal i djathtë shpërtheu një bombë. Ai shkaktoi vrasjen e 13 njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 200 vizitorëve. Funerali ishte i madh, megjithë frikën për rrezikun e një atentatit tjetër. Por për 30 vjet Festa e Tetorit është zhvilluar gjithmonë qetë dhe pa probleme. Dhe kjo festë do të zhvillohet përsëri si gjithmonë si: Koha më e bukur e gjithë vitit.

Autor: Conny Paul/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama


DW - Për ZSH: Tahir Shabani

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: