Shpërthim në Ankara, viktima
| E Marte, 20.09.2011, 06:21 PM |

Një shpërthim i fuqishëm në qendër të Ankarasë ka rikthyer makthin e terrorizmit në kryeqytetin turk. Bilanci i viktimave të atentatit ende mbetet i paqartë. Televizioni shteteror turk foli fillimisht për dy të vdekur e 30 të plagosur.

 

Te tjera raporte permendin vetem 15 te lenduar, tre nga te cilet ne gjendje te rende. Deshmitare okulare e pershkruan skenen si te tmerrshme e krejtesisht kaotike. Makinat shperthenin njera pas tjetres, rrefeu nje prej tyre per CNN.

 

Sipas zevendeskryeministrit turk, bomba mund te kete qene e vendosur ne nje makine. Shperthimi ndodhi ne lagjen tregtare 'Kizilay', perpara nje godine me zyra administrative. Forca e tille ishte aq e madhe, sa theu xhamat e ndertesave perreth. Nje zjarr shpertheu ne zone dhe shtellunga te medha tymi mund te shiheshin qe larg, por skuadrat e zjarrfikesve arriten t`i fashisnin flaket shume shpejt. Policia ka bllokuar rruget dhe sipas informacioneve ne shtypin turk, nje grua eshte ndaluar me dyshimin e perfshirjes ne atentat. Ne vendngjarje u thirr dhe nje ekip espertesh te caktivizimit te bombave, pas njoftimeve se mund te kete edhe dy te tilla te pashperthyera. Ne peshtjellimin e krijuar, eshte ende shpejt per te mesuar me saktesi cfare ndodhi apo kush mund te jene pergjegjesit e atentatit. Sulme te ngjashme ne te kaluaren ne Turqi i jane faturuar sa militanteve kurde, ashtu edhe atyre majtiste apo islamike.

 


Top Channel

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: