Hilmi Saraçi: Bashkësia Ndërkombëtare është në anën e Kosovës
| E Marte, 20.09.2011, 07:05 PM |

Bashkësia Ndërkombëtare është në anën e Kosovës

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Pikat doganore në veri të Kosovës që 12 vite kanë qenë pa një përkujdesje ligjore , pa një përfillje të institucioneve tona shtetërore -  në duart e kriminelëve dhe të kontrabandistëve. Në këtë fushë linden shumë probleme, sidomos me strukturat paralele serbe të cilat gjatë veprimtarisë se tyre kriminale sollen  pasiguri, jetë të vështirë të qytetarët dhe dëme të mdha në këtë pjesë të vendit tonë. Bashkësia ndërkombëtare , por edhe Qeveria e Kosovës nuk ishin sa duhet të kujdesshme për rrjedhat që dolen gjatë kësaj periudhe . Tani në këtë fushë kanë filluar të merren masa në eleminim e tyre dhe në zgjidhjen e problemeve të tjera me rëndësi të veçantë për Kosovën, sidomos në zhbërjen e strukturave paralele që janë e keqja më e madhe në këtë pjesë të vendit…

Sipas raportit të bazuar në shënimet të cilat i posedon Qeveria e Republikës së Kosovës, gjatë vitit 2010 janë kontrabanduar mallra me vlerë  prej 113 milion eurove, prej të cilave  buxheti i Kosovës ka humbur  rreth 39 milianë euro në emër të taksave  doganore . Ndërsa në gjashtëmujorin e vitit 2011 nuk janë deklaruar zhdoganimet, e që konsiderohet kontrabandë  mallrash në vlerë  prej 53 milion eurove , prej të cilave  buxheti i Kosovës ka humbur rreth 22 milion euro.

     

Pa kompromis dhe të vendosur t’i zgjedhim problemet në veri të Kosovës

 

Prandaj në këtë fushë ka munguar angazhimi i duhur dhe i menjëhershëm.për të penguar këto dukuri kriminale dhe antikushtetuese në veri të Kosovës . Tani ky angazhim ka filluar me disa iniciativa në zgjidhjen e këtyre  problemeve. Bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-në,  ka kuptuar se këtyre dukurive kriminale dhe antiligjore u ka ardhur fundi. Edhe Qeveria e Kosovës më në fund e kuptoi se me Serbinë nuk mund të sqarohen dhe të zgjidhin këto probleme, prandaj duhet çasje të tjera , më të afansuara,më të vendosura dhe më të guximshme , prandaj edhe operacinet që u zhvilluan dhe që  po zhvillohen në këtë pjesë të vendit  po tregojnë sukses falë edhe përkrahjes së Bashkësisë Ndërkombëtare që është në anën e Kosovës .Mirëpo në këtë fushë duhet të jemi të kujdesshëm të vendosur dhe pa kompromis  të punojmë për zgjedhjen e problemeve të grumbulluara në këtë pjesë të vendit dhe të  ruajmë terësinë teritoriale të shtetit të Kosovës dhe nuk ka vend për kthim prapa…

 

Qeveria e Kosovës më në fund veproi komfor ligjit dhe kushtetutës

 

Qeveria e Kosovës  në një mbledhje  të veçantë e ka vlerësuar si të sukseshme  fillimin e  implementimit të planit të operacionit në veri të Kosovës.Ky operacion i Qeverisë është për çdo lavdatë, ku më në fund u vepruar komfor ligjit dhe kushtetutës së Kosovës. Është arritur vendosja  e doganierëve  dhe të policëve të Kosovës në pikat kufitare  1 dhe 31  në veri të vendit. Në këtë mënyrë do të përmbushen detyrimet tona  për rend dhe ligj. Mirëpo strukturat paralele kriminale të dirigjuara nga Beogradi po përpiqen në forma të ndryshme dhe po pengojnë realizimin e këtyre operacioneve të Qeverisë së Kosovës, duke penguar rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve në këtë pjesë të vendit.Prapa të gjithave këtyre akteve kriminale Serbia po qëndron dhe po nxitë destabilizimin e kësaj pjese dhe po përpiqet që nga të gjitha këto të përfitojë diçka .

            

Nuk duhet të lejohen pushtetarët (nxitës) të   Serbisë të hyjnë pa leje në Kosovë

 

Ajo (Serbia) kundërshton zhbërjen e strukturave paralele duke penguar kështu jetën e lirë dhe të sigurtë të qytetarëve në këtë pjesë të vendit. Mirëpo kjo përpjekje e Serbisë është e kotë - një humbje e kohës, sepse tani kanë ndryshuar raportet në çasjen e këtyre problemeve .

Beogradi kërkon zbatimin e 6 pikëshit ka deklaruar kryenegociatori serb, Borisllav Stevanoviq i cili është njëri ndër organizuesit e protestave dhe vënjëve të barikadave në rrugët kryesore në veri të vendit. Kto barikada tani për tani nuk janë duke u penguar, duke menduar se mund të lindin situata provokative me rrjedhime të padëshiruara .Mirëpo në një afat të shkurtër këto do të menjanohen. Sipas tij (Stefanoviqit) dy pikat kufitare  janë të veçanta dhe në këto pika nuk duhet të jenë të pranishme doganierët shqiptarë. Ai sëbashku me disa  deputetë të Partisë Radikale kanë hyrë në Kosovë disa herë , ilegalisht nëpërmes rrugëve alternative ,sepse ishin zbraspur në pikat kufitare në Jarinj dhe  Bërnjak. Ndërsa i ashtuqujturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë , Goran Bogdanoviq citohet të këtë thënë: “ qytetarët (serbë) nuk duhet  t’u binden urdhave  që vijnë nga Qeveria e Kosovës. Fatkeqësisht , bashkësia ndërkombëtare  është në anën e Kosovës”- ka thënë Bogdanoviqi… Është përfolur se në rajonin e Zubin Potokut është parë edhe gjenerali serb, Bozhidar Deliq, ish bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Arkan. Ai nga strukturat paralele serbe është emëruar komandant i operacioneve  luftarake në veri…E gjitha kjo tregon se situata mund të merrë kahe acaruese, prandaj duhet të jemi të kujdeshëm dhe të vendosur ndaj këtyre provokimeve të Serbisë e cila nuk është duke menduar se të gjitha këto do të shkojnë, në rend të pare, në dëm të vet Serbisë…

Mendoj se është më rëndësi vendosja e pikave doganore dhe vija kufitare e pacenueshme , e pastaj brenda territorit të Kosovës dalëngadalë do të zgjidhen këto probleme edhe në këtë pjesë  sikur në të gjitha pjeset tjera  të vendit. Kurse barikadat nëpër rrugë nuk kanë peshë të madhe, sepse logjika e rrugëve nuk do të fitojë.Në të ardhshmen e afërtë mendoj se do të ketë veprime  për zhbllokimin  e rrugëve .Gjermania tani ka dërguar makina blinduese të cilat kanë arritur në Maxhunaj, në Komanden e KFOR-it dhe kjo do ta mundësojë  menjanimin e këtyre barikadave…

 

Lakmia për përfitime territoriale e Serbisë

 

Serbia në vazhdimësi po ushqen politikë hegjemoniste në rajon, sidomos lakmia  për përfitime  territoriale  në procese të rëndësishme  negociatore është mjaft e pranishme.  Ndarja  ose autonomia supstancionale paraqesin rrezik serioz për Kosovën, për reonin dhe më gjerë. Ndarja si opsion do t’i ndihmonte  klasës politike në Serbi që të proklamonin një fitore në Kosovë , me që në fakt ata e pranojnë  pavarësinë e Kosovës në nivel personal”. Mirëpo lind edhe opcioni tjetër , ai i autonomisë për veriun që do të ishte i rrezikshëm po aq sa i ndarjes dhe do të ishte infusion  politik për regjimin e Beogradit që do t’i siguronte  kontrollë të njëjtë  që aktualisht ka Beogradi në Bosnjë e Hercegovinë. Një autonomi e  tillë çfarëdo që do të ishte  do t’i  mundësonte  Serbisë që të ndikojë  drejtpërdrejtë  në çështjet nacionale të Kosovës. Pastaj Beogradi duke mos pranuar zyrtarisht Pakon e Ahtisarit dhe favoret e saj për komuniten serb, dëshiron që me zbatimin e saj praktik dhe ndikimin e vet në terren të krijojë lidhje  të drejtpërdrejta që i shkojnë në favor të qellimeve strategjike  afatgjata “. Sipas analizave të bëra , veri i Kosovës  karshi enklavave i ka dy specifika  të rëndësishme.  E para  ndërlidhet me të drejtën e bashkëpunimit horizontal me regjionin e Serbisë  që ia mundëson Plani i Ahtisarit dhe karta  Evropiane  për vetqeverisje  lokale  dhe e dyta që është  shumë sinjifikative  dhe për një analizë serioze ku veriu mund të ndërpresë ose lidh, varësisht nga zgjidhja , ndikimi ortodoks apo musliman.

Ndoshta edhe ne shqiptarët nuk kemi arritur që të kemi vlerësime  objektive për të gjitha këto, ngase  interesi i BE-së nuk po thuhet rastësisht  “për veriun do të kemi sgjidhje  evropiane “…Mirëpo në këtë fushë fatbardhësisht SHBA-ja dhe shtetet më të fuqishme në botë janë në anën tonë dhe kjo çështje do të zgjidhet ngadalë , por me kujdes dhe në interes të Kosovës…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: