Avdi Gjata: Lëvizja e viteve 1981-90 në Kosovë, kthesë e madhe historike botërore
| E Diel, 18.09.2011, 03:59 PM |

Lëvizja e viteve 1981-90 në Kosovë, kthesë e madhe historike botërore.

 

Nga Avdi Gjata

 

Në ditët tona, njerëzimi është duke bërë një ndër kthesat më të mëdha, më të vështira e më të domosdoshme e cila ka rëndësi të madhe e shumë të veçantë jo vetëm për shqiptarët e popujt e Ballkanit, Evropës po edhe për të gjithë popujt e rruzullit tokësor për çlirim dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut Realizimi i kësaj kthese të madhe historike arriti nga luftërat e vazhdueshme, mes vrasësve e grabitqarëve që dërguan nëpër kampet e përqendrimit miliona e miliona njerëz të pafajshëm, anë e mbanë botës për të vendosur një sistem të ri ndarjeje të plaçkës së grabitur nga kusarët e fshehur nën maskimet e ndryshme për ndarjen e presë.. Historia e njerëzimit gjatë gjithë kohërave është munduar të gjejë rrugë për të bërë ndryshime e kthesa shoqërore për t’u liruar, përgjithmonë nga gremina e vuajtjeve, shtypjeve dhe urisë e cila mundet të shfaqet edhe në të ardhmen e idealizuar të shoqërisë demokratike. Aspak, nuk është për t’u çuditur, nëse në pikat më të rëndësishme të këtij ndryshimi të shpejtë që filloj gjatë viteve të 80-ta nga të burgosurit politik në Kosovë që ishin nismëtare të lëvizjeve demokratike e shoqërore, bashkë me lëvizjen e Solidarnost në Poloni dhe në vende të tjera që diktaturat e vendeve totalitare e diktatoriale në mbarë rruzullin toksor, filluan të përmbyseshin, copëtoheshin e të përjetonin gjak derdhjeje të mëdha siç ishin popujt e Jugosllavisë, ata të Lindjes së Mesme që janë duke përjetuar tragjedi të tmerrshme e tërmete të një pas njëshme që në themelet e tyre, po lindin shoqëri të reja që në brendësi përmbajnë ide demokratike e humanitare.

Kosova, pati rastin t’i përjetojë të gjitha këto katrahura mbi supet e saj dhe t’i përjetoi tërë këto tronditje të fuqishme që arriti t’i tejkaloi me vështirësi të mëdha këto ndryshime të shoqërore që nga diktatura të tmerrshme diktatoriale kaluan në demokraci qytetare që e përfshiu pjesën më të madhe të Evropës, si edhe vendet aziatike e ato të Lindjes së Mesme. Gjatë tërë kësaj kohe bashk me miqtë tanë dhe aleatët, arritëm ta përmbysim njërën nga monarkitë më të vjetër e më të fortë që ishte Jugosllavia e Titos (Serbia) e cila kishte krijuar një prestigj të lartë në botë. Pasi e përmbys regjimi diktatorial pushtues serb, brenda pak viteve u mposht edhe pjesa më e madhe e rezistencës së luftës së saj të hapur civile dhe ushtarake që u zhvilluan në tërë territorin e ish Jugosllavisë. Populli i Kosovës arriti të krijoj. jetë më të mirë, më të bukur e të pavarur të qytetarëve që janë robëruar qe një shekull e më tepër nga Serbia. Populli i Kosovës u ngritë në këmbë me tërë fuqinë që kishte dhe hyri në luftë jo të barabartë ku më në fund arritën ta çlirojnë vendin dhe ta krijojnë shtetin e pavarur të Kosovës i cili është shteti më i ri në Evropë me një demokraci më të madhe sesa një numër i shteteve parlamentare e demokratike në botë. Arritën ta forcojnë besimin e popujve e qytetarëve të tjerë, arritën ta çelikosin e forcojnë ndjenjën e demokracisë dhe ta ndezin zjarrin e lirisë si edhe dritën e ardhmërisë për forcimin e entuziazmit për liri tek miliona e miliona qytetar anë e mbanë botës.

Përkundër tërë kësaj veprimtarie të vazhdueshme kombëtare, armiqtë e vjetër që na kanë pushtuar gati një shekull kur ishim të dobët, të pa mbrojtur e të çarmatosur. Ata, nuk na ruajtën e nuk na kursyen asnjëherë, po na u vardisën e na hipën në qafë, na hodhën për toke e na përdhosën pa kurrfarë turpi me ndihmën e Fuqive të Mëdha e të Rusisë cariste. Terrorin e gjenocidin ushtarak që bënte pandërprerë makineria ushtarake e Serbisë e drejtuar nga neofashisti Millosheviq kundër popullit shqiptar, gjatë luftës së fundit i detyroj përfaqësuesit e Kosovës në Konferencën e Rambujesë të nënshkruajnë marrëveshjen e cila nuk është mjaftë e favorshme si shpagim për faktin sesi kishim guxuar ta kundërshtonin pushtetin Jugosllav me qëllim që të liroheshin nga dara e hekurt e shtypjes serbe. Delegacioni Kosovës edhe përkundër sugjerimeve që i bënte Anteu i Lëvizjes së Kosovës, Adem Demaçi që e kishte kuptuar me kohë se delegacioni shqiptar nuk është mirë ta nënshkruaj marrëveshjen, nga frika e përsëritjes së historisë e cila na ishte përsëritur shumë herë u detyruan ta nënshkruajnë atë të Rambujesë, e Kumanovës edhe pse nuk ishte e favorshme për Kosovën. Për këtë arsye, është shumë më e ndershme e burrërore që ta themi të vërtetën, pasi nuk kemi asnjë të drejtë morale e juridike që me deklarata retorike ta mashtrojmë dhe hutojmë popullin po edhe veten. Duhet të kemi guximin qytetar dhe të vërtetën ta shikojmë drejtë në sy pa zbukurime, falsifikime e ngjyrime të ndryshme edhe përkundër asaj se marrëveshja nuk i plotëson kërkesat historike të shqiptarëve. Duhet të ndalemi e ti analizojmë drejtë e me sy kritik të gjitha sukseset e disfatat që kanë ndodhur e do të ndodhin në të ardhmen. Shqiptarët pa u lodhur duhet të punojnë, derisa të bëhet bashkimi kombëtarë duhet të angazhohet pa hezitime për ruajtjen e copëtimi t të tokave shqiptare, mbrojtjen e popullit nga vrasjet e dhunimet prej personave të caktuar e të njohur, për gjetjen e të humburve, ndalimin e shkatërrimeve e dëmtimeve materiale e ekonomike që po bëhen pas luftës nga mafiozët, bashkëpunëtorët e njohur serb, intrigantët, mashtruesit, matrapazët e ndryshëm si edhe pozitën politike e gjeostrategjike në të cilën gjendemi sot. Sa më herët e më shpejtë ta kuptojmë problemin, jemi shumë më të fortë, vendosur e më të kalitur për t’u çliruar, bashkuar e për të arritur me çdo kusht që Shqipëria natyrale të mos jetë më e varfër e dobët e coptuar, por ajo të bëhet më e fuqishme më e pasur dhe më e bashkuar në kuptimin e plotë të fjalës.

Kjo që po e shkruaj ka mundësi të bashkohet e bëhet e tillë, pasi ashtu e ka kërkuar në vazhdimësi populli shqiptarë gjatë historisë, sepse ende na ka mbetur mjaftë tokë e pasuri natyrore për t’iu dhënë të gjithë banorëve një sasi bukur të mirë mjetesh të mjaftueshme për jetesë. Shqipëria i ka gati të gjitha pasurit natyrore, forcën njerëzore dhe vrullin e mrekullueshëm të luftës çlirimtare që i jep energji të pashtershme popullit për të krijuar një shtet shqiptar me të vërtetë të fuqishëm demokratik e modern të mbështetur në ligje dhe në kushtetutë.

Shteti shqiptar do të bëhet i tillë, vetëm në çoftë se do ta shkul çdo dëshpërim e çdo frazë boshe dhe nëse do të angazhohet për ta shti në lëvizje çdo gjë çka është e mundur dhe e nevojshme për ta kuptuar se shpëtimi mund të arrihet vetëm duke ndjekur rrugën e bashkimit e të gjithëve shqiptarëve, rrugë të cilën e ka marrë dhuratë nga atdhetarët qysh nga koha e Skënderbeut, Rilindësit Shqiptar, Lidhja e Prizrenit dhe pasardhësit e tyre.. Në kuadër të kësaj rruge, mundemi të shkojmë përpara, pa u demoralizuar, pa u nervozuar, pa urrejtje të njeri tjetrit, pa pësuar thyerje shpirtërore pasi dihet se e ardhmja është e jona. Ne, kemi mundësi të ndërtojmë një shoqëri me themele të shëndosha e bazë demokratike, parlamentare dhe ekonomi të tregut. Për ta arritur këtë është tepër e nevojshme të punojmë natë e ditë pa u lodhur e pa u demoralizuar me qëllim që ta forcojmë veprimtarinë, bashkëpunimin, vullnetin dhe harmoninë si edhe gjithë forcën e energjinë e pashtershme e vitale që e ka populli shqiptar. Shembulli më i mirë dhe më real i tërë kësaj çka u tha është organizimi dhe lëvizja e studentëve dhe e rinisë së Kosovës gjatë viteve 1981-2000 ku me guximin e trimërinë e tyre arritën që shembin e përmbysin Perandorinë e ashtuquajtur Jugosllavi që për shumë këndë në atë kohë ishte iluzion apo absurde. Të bashkuar mund të ecim drejtë ardhmërisë tonë.


8. 09. 2011

(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: