Një roman i ri për nxënësit nga Sazan Goliku
| E Shtune, 17.09.2011, 04:20 PM |

Në serinë e librave të letërsisë artistike shqipe dhe të huaj, shtëpia botuese “Pegi” ka nxjerrë nga shtypi romanin “Komitët e Malit të Bardhë” të shkrimtarit të njohur Sazan Goliku, shkruar për nxënësit e klasave V – IX.

Subjekti i këtij romani hedh dritë mbi luftërat e përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës kundër shovinizmit serbomadh që ushtronte me çdo mjet gjenocid të tërbuar, për të zhdukur çdo gjë shqiptare. Paralelizmat historike të tragjedisë kosovare nga mesi i shek. XIX e deri në fund të shek. XX, janë të dukshme në roman, sepse ndjenja e pathyeshme e lirisë është dukuri ekzistenciale te çdo njeri dhe te çdo popull.

Veç vlerave njohëse, historike e folklorike, ky roman karakterizohet nga niveli artistik që e bën lexuesin të përjetojë kënaqësi estetike nëpërmjet shtjellimit të gjallë të situatave dramatike, personazheve të skalitur dhe gjuhës së pasur me ngjyrimin vendas. Aksionet e çetës atdhetare me të papriturat, befasitë e shpirtin e aventurës i mbajnë ndezur kureshtjen dhe emocionet e lexuesve në çdo faqe të këtij romani.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: