Artiola Toska: Si këngëtare më ka zbuluar Jorgo Papingji
| E Enjte, 15.09.2011, 07:18 PM |

“12 në Hollivud” ishte dita më e bukur e jetës skenike

 

Nga Albert ZHOLI

 

E qeshur (pasi sipas saj e qeshura të zgjat jetën  dhe u krijon ambient të këndshëm miqve),e vëmëndshme  sytë që shprehin sinqeritet dhe mirësi, janë impresionet e para të takimit me këngëtaren e mirënjohur Artiola Toska.  Shtatshkurtër, por  trup i rregullt dhe i bukur, askush nuk mund ta besojë se nga goja e saj del ai zë i plotë dhe i ëmbël  që trondit skenat kudo që shkon. E dhënë pas këngës ajo lë pas dore dhe librin, harron të dëfrejë për vete, me dëshirën për t’u dhënë kënaqësi pa fund spektatorëve. Në repertorin e saj ruan individualitetin e këngës së bukur tiranase, ku ajo veçon, të preferuarën e zemrës Afsa Zyberin për të cilën flet plot respekt. pasion dhe nuk le vend për kritika.  Eshtë e dhënë shumë pas udhëtimeve por edhe pas gjumit të mëngjesit. Që vogël në moshë (edhe shtat vogël), ajo është ngjitur në skenat më të  mëdha europiane dhe botërore, ku me punën e saj të këngës i përshtatet fjalës së urtë popullore “Floriri i vogël është por vlerën e ka të madhe”.

 

Si dhe kur nisi rruga e këngës tek Artiola ?

 

Isha 10 vjeç kur kam kënduar në pallatin e Pionerëve Tiranë. Zbuluesi im  ka qenë Jorgo Papingji i cili punonte në Pallatin e Pionerëve të asaj kohe. Ai kërkonte aty talentet e reja. Mësuesja e muzikës më kishte nxitur që të shkoja në pallatin e kulturës pasi aty merrnin udhë gjithë talentet e reja. Deri në këtë moment këndoja vazhdimisht në shtëpi. Me mua këndonin dhe pjestarë të tjerë të familjes. Ne vazhdimisht imitonim Merita Halilin dhe Vaçe Zelën.

 

Cfarë do të veçonit nga jeta juaj shkollore?

 

Nuk e kam pasur qejf shkollën. Kimia dhe fizika ishin jashtë preferencave të mia. Në klasën e parë shkova dhe konkurova për violinë por e kasha krahun e shkurtër. Specialistët më thanë se nuk mund të bëhesha  një violiniste e mirë. Hoqa dorë me vështirësi nga violina. Mbas klasës së tetë konkurova për kanto. Ditën e aprë që dolën listat unë isha e dyta në listë por..pas disa ditësh lista u ndryshua dhe unë e pashë veten e 12. Megjthatë kur e shoh veten sot në këtë pozicin nuk jam pishman për asgjë. Bile them ndonjëherë se edhe ndonjë dallaver të ndihmon në jetë. Fati i njeriut varet nga ato që ka provuar, ndërsa dituria nga ato që ka studiuar. Në jetë po u munode ti mësoish të gjitha menjëherë do të mbetesh i paditur në të gjitha. Besimi tek vetja është hapi drejt suksesit, por një besim i bazuar tek aftësitë dhe jo tek dëshirat egoiste. Më vjen keq që nuk munda të vazhdoj shkollën e lartë ku dhe pse jeta vetë është shkollë e Madhe , ajo ka vendin e sajë.

 

Ju keni filluar të këndoni që e vogël, po në skenë kur keni dalë?

 

Në gjimnaz. Mësuesit duke parë talentin tim, më besuan të përfqasoj gjimnazin në konkurimet midis shkollave. Në gjimnazin “Sami Frashëri”, kam zënë për 4 vjet rresht dy herë vedn të dytë dhe 2 herë vend të parë. Mbas gjimnazit kur isha vetëm 18 vjeç (më 1994), mora pjesë në spektaklin e famshëm “12 në Hollivud”. Ky ishte një eveniment për mua. Në këtë spektakël që ka bërë shumë bujë në atë kohë knkuruan 80 këngëtarë të muzikës popullore ku unë zura vend të 11. Ishin ditë të mbushura me emocione. Konkuroja për herë të parë si profesioniste.

 

Ishe e kënqaur me vendimin e jurisë?

 

Po. Juria ishte shumë korrekte dhe profesioniste.

 

Në sa vende të botës ke dhënë koncerte?

 

Thujase në të gjithë Evropën perëndimore, por dhe në SHBA, Kanada etj...Por ajo që do të veçoj nga koncertet e mia jashtë ka qenë pjesmarrja në Festivalin Ndërkombëtar të Këngës popullore në Meksikë.

 

Pra Meksika ju ka lënë mbresa të veçanta?

 

Po. Aty dhe ushqimi ishte krejt i veçantë. Më pëlqyen të gjitha ushqimet. Para se të hkoja u mundova të lexoja shumë për këtë vend- Nga sa lexova dhe duke parë filmin Zapata, kroijova një respect për këtë vednd që ishte I lidhur shumë me këngën popullore ku burrat mbajnë kapele karaktersitike me strehë të gjatë.  Kur shkova pashë se ishte një vend  shun ë I bukur dhe njerëzit shumë të dashur.

 

Ndonjë të papritur në skenë?

 

Jam penguar disa herë nga takat e larta dhe fustanet e gjatë. Kurse emocoionet i kam mposhtur me punë. Kur filloj të këndoj harroj emocionet sepse kënga më merr padashur në gjirin e saj.  I përkushtohem vetëm këngës, mund të harroj që ka spektatorë.

 

Dita më e bukur në skenë ?

 

Në vitin 1996 në lokalin Sherezade  këtu në Tiranë. Tani ky lokal nuk është më. Lokali mbushej me familjarë. Një mbrëmje para se të filloja të këndoja tek hyrja e lokalit më priste  një grua e moshuar nga Kombinati. Më ka pritur tek dera mëse një orë.  Kur unë u futa në lokal ajo mu afru u ul në gjunjë dhe më puthi këmbët. Në fillim u tremba pastaj e kuptova përse e bënte atë veprim. Kur u ngrit ajo më tha : Më zgjat jetën moj bijë sa herë të dëgjoj kur këndon.. Rrofsh dhe këndofsh gjithë jetën.Vetëm për këtë kam ardhur.  Harrova ti marr adresën. Qysh nga ajo ditë nuk e kam takuar më.

 

Po këngë të muzikës së lehtë a keni kënduar?

 

Shumë pak. Këngën popullore nuk mund ta krahasoj me këngët e muzikës së lehtë. Kënga popullore sipas meje është më e vështirë sepse ka të bëjë me nuancën e zërit. Ai zë është i lindur.

 

Kush të shqetëson më shumë në skenë?

 

Pres me ankth  përfundimin e këngës në skenë  sidomos strofën e fundit. Kur nuk marr duartrokitjet  e menduara nuk ndjehem mirë.

 

Si e kaloni kohën e lirë ?

 

Dëgjoj muzikë por edhe lexoj. Lexoj romane apo tregime  me histri dashurie. Vetëm jetën e Hillari Kllinonit kam lexuar në publicistikë.

 

 Jeni xheloze ndaj këngëtareve të tjera?

 

Aspak. Unë kam formuar figurën time artsitike. Pranoj ço lloj konkurence të ndershme. Pra jam kërkuese më shumë se xheloze.

 

Këngëtarët e preferuar?

 

Merita Halili dhe Hafsa Zyberi.

 

Në botë?

 

Selin Dion.

 

Çështë e qeshura për ju?

 

Pjesa kryesore e ditës.Por ka dhe ditë që nuk jam e tillë.

 

Pengu juaj?

 

Që nuk kam mësuar violinën dhe të realizoj një koncert live bashkë me orkestrën. Pra që unë dhe orkestra të jemi 100 live në koncert.

 

Çfarë i mungon skenës së sotme shqiptare?

 

Koncertet live. Kjo vjen për mungesë të teknikës dhe të orkestrës së kompletuar. Ka këmgëtarë që nuk mund ta përballojnë  një koncert të tillë. Këtu tregohen vlerat e këngëtarit dhe marrin formë të plotë.

 

E keni menduar veten ndonjëherë si emigrante?

 

Asnjëherë. Sa herë dal jashtë shtetit lëviz me mendimin se do të kthehem në atdhe. Në Tiranë gjej forcat dhe ambientin e përshtatshëm  për të dalë me sukses në koncertet jashtë shtetit.

 

Nga këngët bpopullore europiane cilat ju pëlqejnë?

 

Këngët greke.

 

Mund të na pësrhkruani një ditë të zakonshme?

 

Ngrihem në orën 09-00, dhe bie të fle në porën 24-00. Kur nuk kam koncerte sigurisht. Provat e të ngriturit më herët më kanë dhënë fryte jot ë shijshme, pasi ku jam çuar herët kam qenë e plogësht.

 

Po me sport a jeni marrë ?

 

Jo. Por më pëlqen patinazhi në akull.

 

Çfarë pëlqen më shumë tek një femër?

 

Në prezantimin e parë bukurinë, pastaj shpirtin. Por gjithmonë  miqësitë i ndërtoj mbi bazën e njerëzve të sinqertë dhe të respektueshëm. Bukuria për femrën është një pjesë e rëndësishme në jetë por jo gjithmonë kryesorja. Ka raste që bukuria nuk të jep sadisafksionin e kërkuar tek një njeri.

 

Pushimet ku preferoni ti bëni?

 

Aty ku ka plazh. Kudo edhe jashtë Shqipërisë

 

Përdorni alkol?

 

Pak. Në raste të veçanta pi verë. Por me masë pasi një fjalë e urtë thotë “Me gotën e parë njeriu pi verën, me të dytën vera pi verën dhe me të tretën vera pi njerinë.

 

Çfarë do të doje ti ndryshoje kësaj bote?

 

Do të doja të hiqja nga pushteti ata njerëz, politikanë që nxisin luftën, dhunën dhe instalojnë diktaturat.

 

A i plotëson shijet e tua Tirana e sotme?

 

Si do që të jetë ajo është Tirana ime. Ajo më pëlqen me të gjitha ngjyrat. Më plqen natën dhe ditën, kurka diell dhe shi, kur ka erë dhe gjëmome, kur ka zhurmë por edhe kur ka qetësi. Tirana është qytet i çuditshëm ndryshe nga kryeqytete e tjera të botës.

Kuptimi juaj për nocionin  lëvizje?

 

Lëvizje do të thotë punë, të mira materiale, zhvillim krijimtari. Pa lëvizje njeriu ndryshket.

 

Kënga më e perefruar?

 

Hafsa Zyberi me këngën e saj

 

Kënga e Hafsa Zyberit

 

Mbi Tiron ka ra Ylberi

 

Shiu ka pushu

 

Çpo këndon Hafsa Zyberi

 

Me na përmallu.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: