Corpos Editora boton përmbledhjen me poezi në gjuhën angleze “Amnesia’, të autores Ilire Zajmi
| E Hene, 12.09.2011, 06:46 PM |

Shtëpia botuese Corpos Editora nga Portugalia, botoi përmbledhjen me poezi në gjuhën angleze “Amnesia’  të shkrimtares shqiptare Ilire Zajmi.

 

Libri është botuar në formatin tradicional dhe si e – book.

 

Përmbledhja me poezi “Amnesia’ ndahet në tri cikle: Zoti më do, Identiteti dhe Melodia e shiut.

 

Shkrimtarja Ilire Zajmi është autore e disa veprave. Përmbledhjeve me poezi  “Këmbanat e mëngjesit” dhe “Baladë e bardhë”, romanit “Fashitja e ëndrrave rebele”, librit publicistik “Un treno per Blace” botuar në gjuhën italiane nga  shtëpia botuese italiane Meridiana në vitin 1999. “Një tren për Bllacë” erdhi në shqip 11 vonë më vonë, botuar nga shtëpia botuese Saga e Prishtinës.

 

“Amnesia” është libri i parë i Ilire Zajmit botuar në anglisht. Ajo është fituese e çmimit Ventennale  për poezi, në konkursin ndërkombëtar të Poezisë, që u organizua në Milano të Italisë.

 

http://www.worldartfriends.com/store/1223-ilire-zajmi-amnesia.html

 



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: