"Hipnotizuesi", libri i ri i Sh.B.Dituria, gusht 2011‏
| E Diel, 11.09.2011, 12:25 PM |

Të dashur miq, kolegë, dashamirës dhe lexues të Shtëpisë Botuese DITURIA,Këtë herë ju prezantojmë romanin e ri “Hipnotizuesi”, të Lars Keplerit, pseudonim pas të cilit fshihet autori debutues i trillerit që ka tronditur jo vetëm tregun suedez të botimit: tashmë ai është botuar në 37 gjuhëdhe po ekranizohet për film artistik me të njëjtin titull.Romani hapet me vrasjen brutale, ose më mirë me masakrën, e një familjeje në Stokholm: prindërit dhe vajza e vogël e familjes janë gjetur të vdekur. I vetmi i mbijetuar është djali i shtëpisë, pesëmbëdhjetëvjeçari Jozef Eku.Ai është shtruar në gjendje të rëndë shoku dhe nuk komunikon me botën përreth, por duke qenë dëshmitari i vetëm i ngjarjes duhet pyetur tani, sepse vrasësi kërkon ta përmbushë veprën duke vrarë edhe motrën e madhe të Jozefit.Ka vetëm një mënyrë për të marrë ndonjë të dhënë: të hipnotizohet Jozefi menjëherë dhe këtë mund ta bëjë vetëm mjeshtri i hipnozës, Dr. Erik Maria Bark, i cili para 10 vjetësh ka premtuar të mos e praktikojë më hipnozën.Eriku nuk e di se e vërteta që do të vijë prej djalit nën hipnozë do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e tij...Një histori tërheqëse dhe shumë e veçantë, që bën për vete që në faqet e para këdo që e merr librin në dorë.Ritmi dhe stili tërheqës, e ndihmojnë lexuesin t'i ndjekë me shumë vëmendje e kërshëri ngjarjet që pasojnë njëra-tjetrën.Një libër i strukturuar me mjeshtëri të jashtëzakonshme, ku suspansa e ankthi sa vijnë e rriten dhe tensioni shtohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: