Hilmi Saraçi: Kanë ndrruar raportet dhe nuk ka vend për kthim prapa
| E Merkure, 07.09.2011, 06:55 PM |

Kanë ndrruar raportet dhe nuk ka  vend për kthim prapa

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Megjithse në një farë forme ka pasur përpjekje për luftimin e krimit të organizuar , kontrabandës, korrupcionit dhe dukurive të tjara negative, sidomos në veri të Kosovës në shpërberjen e strukurave paralele te Serbisë, të cilat që 11 vite veprojnë dhe organizojnë krime dhe kontraband duke rrezikuar kështu sigurinë dhe lirinë e qytetarëve.Mirëpo të gjitha këto deri me tani  nuk janë penguar, por veprojnë dhe cenojnë terësinë territoriale të Vendit. Dihet se për të gjitha këto fajtor janë Bashkësia Ndërkombëtare dhe Qeveria e kosovës që nuk kanë marrë masa në kohën e duhur.

                                      

Masat e reciprocitetit ishin mjaft efektive

 

 Është hera e parë që Kosova tani  e ka luajtur një politikë proaktive duke intervenuar profesionalisht dhe pa hezitim në pikat kufitare në veri të Kosovës  e cila më vonë rezultoi me marrëveshje , por gjithnjë duke pasur kujde për situatën në veri nga grupet kriminale, të cilat mund të pamundësojnë  zbatimin e marrëveshjes. Ata mendojnë se serbët me bllokada tentojnë  ta fusin veriun në agjendë të bisedimeve  të ardhshme. Në këtë fushë pati mjaft reagime dhe ngjarje të papritura .Por tani kanë ndërruar raportet dhe ma nuk ka vend për këthim prapa. Kosova po shkon drejt mekëmbjes, zhvillimit dhe pacushmërisë së terësisë teritoriale. Mirëpo duhet të punojmë me përkushtim për t’i ruajtur të arriturat që kemi deri me tash.

 Konsideroj se për tejkalimin e situates se krijuar institucionet tona  duhet të vazhdojnë  të luajnë një politikë  proaktive , sikurse kohet e fundit, kur u pa  se me gjithë krizën  që shpërtheu solli disa resultate . Masat e reciprocitetit ishin mjaft efektive, por vazhdimi i tyre (reciprocitetit) ka një rëndësi të veçantë për momentin,i cili mund të avansojë  situatën në veri. Serbia edhe nese mund t’i plasojë prodhimet e saja në Kosovë, pas pranimit të vulvae doganore, ajo (Serbia) e ka humbur tregun e Kosovës dhe mendoj se mallrat e Serbisë nuk duhet të gjejnë shtrirje në Kosovë, sepse shumë prej tyre janë  me prejardhje të dyshimta. Doganjerët tanë tani duhet të zënë sa më parë vendet në pikat kufitare dhe të veprojnë komfor ligjit dhe kushtetutës sëb Kosovës…

                          

Para drejtësisë duhet të dalin të gjithë bartësit e strukturave paralele

 

Sa herë  që bëjmë lëvizje  të parët, duke sjellur solucione  apo variante  dhe jo patjetër të koordinuara  me të tjerët, mund të sjellë avantazhe ‘ , duke mos përjashtuar që vazhdimi i masave  të reciprocitetit deri në heqjen e bllokadave  në veri, në shtigje afatgjate , të sjellë  përseri në avantazh.Mirëpo është vështirë se mund të  të ketë zbatim të masave  të reciprocitetit pa pengesa derisa  përfaqësuesit e komunave të veriut janë kundër këtyre marrëveshjeve .”Ka shtigje që zyrtarët serbë i shfrytëzojnë  për të hyrë  në Kosovë , por edhe ata  një ditë  do të përballen me autoritetet e Kosovës. Kanë ndodhur aksione  edhe dje  edhe sot, e do të ndodhin edhe në të ardhshmen dhe këto aksione  nuk do të ndalen deri në shpartallimin e plotë   të të gjithë njerëzve  që e kanë shkelur  rendin dhe ligjin. Para drejtësisë do të dalin të gjithë bartësit e këtyre strukturave  kriminale dhe ilegale”- ka thënë  kreu i Qeverisë , Hashim Thaçi.Tani me një fjalë dialogu ka rifilluar dhe po vazhdon, por pa u bërë një analizë objektive , ngase nuk është  në pytje  vetëm territori, por edhe lufta për pushtet e partive politike  të Serbisë në njërën anë  dhe partive politike  të Kosovës në anën tjetër. Pushteti i Beogradit nese i kundërshton veprimet e tyre , e rrezikon seriozisht veten në zgjedhjet e ardhshme , prandaj  mendoj se këto bisedime në të ardhshmen nuk do të tregojnë rezultate të pritura …

                

Kombet e Bashkuar gjykuan në dobi të shqiptarëve të Kosovës

 

Heqja dorë nga politika e interesave nacionale do të ishte rast që Serbia të përmirësojë  raportet me Prishtinën, por edhe me Brukselin. Ndërsa Beogradi është duke vazhduar kundërshtimin e strukturave ilegale  në veri të kosovës. Mirëpo mendoj se Beogradi nuk ka argumente  për ndarjen e kosovës. “ Me duket  se të gjitha palëve u është bërë  e qartë  se Beogradi synon një kompromis në aspektin e ndarjes së Kosovës në të gjitha proceset e mundshme ndërkombëtare .Angela Merkel  e ka fundosur anijen e politikës së jashtme të Serbisë. Deklaratat e saj e shokuan Brukselin që po përgatitej t’ia jepte Serbisë statusin e vendit kandidat. Kancelarja Merkel e bëri një gjë shumë të qartë për Bashkësinë ndërkombëtare dhe për Serbinë …  

Sipas vlerësimeve  të opinioneve  amerikanë, Serbia dëshprueshëm ka dashur të provokojë  biseda  të reja  për statusin e Kosovës , por është ballafaquar me shok, meqë nuk i ka  shkuar mendja  se Kombet e Bashkuara  do të gjykojnë  në dobi të shqiptarëve të Kosovës. Tadiç dhe këshilltari për punë të jashtme , Jovan Ratkoçeviq i kanë thënë ndërmjetësit evropian për bisedime me Prishtinën,Robert Kuper se po i e analizojnë  katër skenar për Kosovën, por nuk ka përfundime të qarta për këta skenar . Tadiq ka përmendur skenaret “dy Gjermani” ose “Kina –Tajvani”. Duke pasur parasysh statusin special të Kosovës dhe faktin se Beogradi pas vendimit të GJND-së është më i gatshëm për bisedime  me Prishtinën. Ata (Serbia ) e ka ende në kokë  ndarjen e Kosovës .Ani se është e vetëdijshme se kjo nuk mund të ndodhë.

           

“Vetvendosja” duhet të korrigjoje sjelljet si parti opozitare

 

Dialogu me Serbin megjithatë ka sjellur disa qëndrime që nuk duhet të shihen si të padobishme .Vula doganore e Kosovës nuk përmban ndonjë shenjë të shtetësisë së Kosovës përveç që shkruan në tri gjuhë :shqipe, angleze dhe serbe (“Dogana e Kosovës”)..Mirëpo ky mbishkrim nuk i ka pëlqyer palës serbe  dhe në bisedimet e parafundit ka berë që mos të arrihet marrëveshja për këtë pikë . Mbishkrimi në vulën e Kosovës qartë tregon se jemi shtet dhe për këtë pala serbe kishte problem ta njihte , sepse kjo identifikonte se jemi shtet. Në këtë fushë , rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë ka pasur kundërshtime nga partitë opozitare, sidomos nga “Vetvendosja”.Mendoj se këto bisedime është dashur të mbahen , por jo me Stefanoviqin si negociator , pasi që ai ishte njëri ndër ata që organizoi dhe drejtoi ngjarjet në kohet e fundit në veri të Kosovës ku edhe u vra pjestari i Policise Speciale të Kosovës, Enver Zymeri dhe u doxhen pikat kufitare  në Jarinj dhe Brenjak. Mirëpo aktivistët e “Vetvendosjes” anipse nuk ishin për vazhdimin e dialogut, nuk është dashur  të gjuajnë mbi makinën e kryenegociatorës, Edita Tahirit (e cila për mendimin tim është mjaft e përgatitur) dhe të bëjnë veprime që nuk përkojnë me demokracinë. Sjellja e tyre është për çdo kritikë… Ata duhet të korrigjohen për disa veprime të tyre të papërgjegjshme …

                   

Sa jemi të vetëdijshëm për relacionet:institucionet tona shtetërore dhe fetare

 

Qysh ditën e Fitër Bajramit, BI-ja , më myftiun Naim Tërrnava kanë ripërseritur  paknaqësitë e tyre rreth rrefuzimit të dy amandamendeve: për futjen e lëndës fetare nëpër shkolla dhe bartjen e shamive. Kanë kritikuar se përveç premtimeve , nuk ka pasur asnjë veprim konkret ndaj kërkesës së tyre  për ndarjen e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e xhamisë..Kryetari i komunës z. Isa Mustafa  ka thënë  se lokacioni afër Postës së Madhe  është  i përshtatshëm për ndërtimin e xhamisë, por ata kërkuesit nga BI dhe të tjerët nga shoqata “Bashkohu” të udhëhequr nga Fuad Ramiqi nuk pranojnë këtë lokacion, por një lokacion në qendër të Prishtinës . Kjo kërkesë (mendoj e paarsyeshme) ka reflektuar organizimin e protestave mjaft radikale duke manifestuar nervozizem, sjellje të pakontolluara dhe kritika të ashpra ndaj institucioneve tona shtetërore , sidomos ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilet nuk kanë aprovuar dy amandamendet: përfshirjen e e lëndës mësimit të edukatës fetare në shkolla dhe bartjen  e shamive në shkolla.Për këto kërkesa pati mjaft reagime të pakëndëshme nga disa individë siq ishte hoxha , Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi (nga shoqata “Bashkohu”) . Ata me angazhimin e tyre në këtë fushë po dëmtojnë dhe po pengojne shtetndërtimin e shtetit të Kosovës.Kurkush nuk është kundër edukatës fetare dhe besimit ndaj zotit, por shteti është i ndarë nga feja dhe në këtë fushë sikur të përziheshin këto “kompetenca” ndikuese fetare dhe shtetërore , në do të humbasëshim shumë në raajtjen e identitetit kombëtar,  kur dihet se shqiptaret kanë tri fe dhe me shekuj egziston toleranca fetare ,prandaj në këtë fushë duhet të jemi të kujdeshëm, të arsyeshëm,  me urtësi dhe  me argumente shkencore të shpiegojmë rrjedhat nga këto kërkesa , sidomos nga këto ”lëvizje fetare” në këto momente kur e tërë shoqëria jonë është duke bërë përpjekje për ndërtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës . Këto “lëvizje fetare” më tepër i shkojnë për shtati Serbisë dhe e pengojnë ardhmërinë tonë institucionale dhe kombëtare.. .



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: