Zezaku u vra pasi u zu duke bërë seks me shqiptaren
| E Premte, 15.02.2008, 08:14 PM |

Familja e Aaron Stokes, i cili para dy viteve u ther për vdekje, po kërkojnë që të gjendet dorasi. Stokes (24) vdiq nga një therje fatale në gjoks pasi që vëllai i dashnores së tij shqiptare i zuri ata duke bërë seks.

Në gjyqin Southwark Coroner’s Court u dëgjua se Renata Mitre (23) dhe Stokes po jetonin në një hostel të të pastrehëve gjatë kohës se vrasjes, me 2 janar 2006.

Nëna e Mitres dhe vëllau i saj Gerald Mitre (20) po jetonin gjithashtu në të njëjtin hostel në Queen’s Road, New Cross, Londër, në kohën kur ajo filloj të kishte një aferë me Zt Stokes.

Në dhjetor 2006, Renata Mitre kishte pranuar se kishte tentuar të shtrembëronte faktet pasi që u zbulua se ajo kishte pastruar dhe fshehur thikën me të cilën ishte therur viktima.

Asaj iu dha dënimi 16 muaj burgim por u lirua gjatë gjykimit pasi që kishte kaluar dënimin në paraburgim. Nëna e saj, Desdemona Balla (46), gjithashtu ishte akuzuar për konspiracion të shtrembërimit të fakteve por padia kundër saj ishte anuluar.

Policia ende po hulumton vdekjen e Zt Sokes dhe po kërkojnë Gerald Mitren, i cili besohet të ketë ikur jashtë Britanisë.

Burimi:
ICSouthLondon.co.uk


http://floart-press.blogspot.com

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: