Forbes: Merkel, gruaja më e fuqishme në botë
| E Enjte, 25.08.2011, 06:42 PM |

Kancelarja Angela Merkel rikthehet pas dy vitesh si gruaja më e fuqishme në botë, duke spostuar nga ky vend zonjën e parë të SHBA-së, Michelle Obama, e cila është pozicionuar në vendin e 8-të.

Lista e publikuar nga Forbes vë në vendin e dytë Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Sipas Forbes, pavarësisht se Merkel është kritikuar për mënyrën e trajtimit të krizës ekonomike, ajo është konfirmuar si lidere në ekonominë evropiane.

Presidentja braziliane, Dilma Roussef është renditur në vendin e tretë të listës së përvitshme të Forbes.

 

 


Panorama

(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: