Fahri Xharra: Tagjikistani dhe tokat mbarëshqiptare
| E Diel, 21.08.2011, 07:04 PM |

Tagjikistani dhe tokat mbarëshqiptare

 

Nese ne njerezit bëhemi te mirë vetëm nëse i frikësohemi ndëshkimit, atëherë  jemi shumë të këqinj - A. Ajnshtajn

 

Nga Fahri Xharra

 

Kombi është një bashkësi e madhe solidare,që e lidhë ndjenja e vetëflijimit të kryer dhe vetëflijimeve për të cilat është i gatshshëm edhe në të ardhmen.Shpesh mendoj se ç`pasoja të mëdha rrjedhin nga gjëra të vogla dhe nga historia e jonë jamë bindur se nuk ka gjëra të vogla.

Tagjikistani është një shtet i vogël ,93% malorë,me një popullësi prej 6 milionësh  ku rreth 63% janë Tagjik e 93% musliman. Ky shtet i Azisë Qendrore gjithmonë është i trazuar.Që nga pavarësia e 1991-shit prej BS-ik ,ky komb  vazhdimisht është tronditur nga  lufta frakcionale ndër krahinore dhe fetare të cilat kulmuan më Luftë Qytetare në Majin e vitit 1992 e tutje duke e shkatërruar ekonominë ashtu të varfur ,shpërnguljet masive dhe mbyetjen e mbi 60 mijë vetëve. Lufta qytetare ka zgjatur mbi katër vjet.

Vajza tagjike ne arat e pambukut
Populli i  Tagjikistanit  të sotit ka pak nga ata që e luftuan Aleksandrin e Madh,para 23 shekujsh. Vendasit u ballafaquan ndër shekuj nga shumë qytetërime të kohës dhe pësuan asimilime gjuhësore dhe kulturore nga Persët, Turkët dhe Mongolët. Në  shekujt e 8-të dhe të 9-të u krye asimilimi gjuhësor nga Persët të cilë t e sollën edhe fenë islame.

Persishtje u bë gjuhë e drejtësisë ,e elitës së kulturuar dhe e fesë Islame ,duke u futur me kohë edhe në viset mëtë larta  e të largëta malore të vendit.... Edhe pse populli nuk e donte pavarësinë nga Rusia ,ajo u bë , pavarësia u arrijt ,por me luftë qytetare ndërmjet opozitës Islamike fundamentaliste dhe të moderuarve që janë ende në pushtet.

Edhe para 100 vjetësh ,nga rivaliteti i njohur si “Loja e Madhe” ,Tagjikistani ishte qendër

e rëndimit  dhe vorbullë e  ndikimeve të përcjellura me trazira. Nga ana tjetër,përtej kufinjëve ky vend shihej nga qarqet muslimane ,si një vijë fronti në luftën kundër të

“pa feve”. Sidomos pas rënje së BS-ik ,bëhet edhe më shumë si qendër kronike e jostabilitetit politik. Pra ,më 1992 kushtet u stërkeqën dhe shpertheu vrazhdësisht lufta qytetare., Ishte lufta më e përgjakur  dhe më e kushtueshme ndërqytetare e Azisë Qendrore. Lokalizmi ( ne gjuhën e tyre mahalgara`i ) është i ndërlidhur më tepër më

apetitet fetare se sa ato lokale dhe paraqet një përballje të veshtirë për qeverinë.

Si të ndërtohet një komb –shtet ,kur “lokalizmi” është vazhdimisht në rritje. Kjo e ka sjellë Tagjikistanin në një krizë të mpreht   e më këte edhe identitetin tagjik.

Determinizmi lokal dhe rritja e vetëdijës  etnike në vetvehte e rrisin farën e e shkatërrimit. Personi “social” shndërrohet në person “lokal”.

Veshje tagjike
Me keqardhje  e thënë ,lufta civile u ndërsye nga përkrahësit e jashtëm,si dhe nga bashkëfetaret nga shumë vende Muslimane duke i mbështetur luftarët tagjik

(mugjahidinët) kundër të moderuarve .

Sipas  O.Roy. (The Civil War in Tajikistan: Causes end Implications.1993) Dikotomia

( ndarja në ) Muslimnon dhe Tagjiknon duhet të hiqet nga politika tagjike. Fatbardhësisht pluralizmi kulturor ,gjatë shekujve e ka bë këtë ndarje në këtë vend malor e të varfur.

 

Dukshëm,megjithate ishte levizja që avokatonte një formë të ideologjisë politike islamike e orientuar në  restaurimin “ e vlerave islamike” në shtet. Kjo lëvizje e kishte origjinen që nga vitet 1970  nga nëntoka e adhurimit Islamik , pas ndarjes se fesë nga shteti dhe qe kishte dëshirë rifutjen e saj në shtet. Edhe pse shumica e tagjikëve e shohin vehten si musliman ,por nuk e pranuan idenë e shtetit islamik  ne Tagjikistanin e posa liruar nga Rusia .Ndihmat  për partitë islamike ,dhe luftëtarët islamik ishin edhe nga Irani ,i cili nga nje revolucion shii,e ndihmonte një luftë sunii.-shë

Por çka mbreson këtu  është se ende mbetet si konflikt ideologjik , gara  në mes të sekularistëve dhe atyre të vizionit islamik. Sekularistet janë për pluralizëm politik ,kulturor,ekonomik ,kurse Vizioni Islamik vetëm për Autokraci.

 

Veshje tagjike
Lufta qytetare i kishte edhe pasojat e saja jo vetem ekonomike por edhe ne ndërrimin e të menduarit të Tagjikut. Shkollimi i nderprerë për vite të tëra e sajoi të aftin për punë të pa  aftë.Lufta e stimuloi  dhunën në rritje ndaj femrës.Kjo shoqërohej me diskriminim ne shkollë dhe  pas shkollimit në gjetje të punës.Por më keqja ,se lufta i la shumë gra ,kujdestare të vetme të familjes.  Mungesa e punës e rriti prostitucionin,si i vetmi burim i egzistencës. Filloi me të madhe shkuarja e femrave te reja ne vendet e pasura arabe për

të gjetur” punë”. Kthimi prapa i tyre nga” puna  premtuese” ne vendin e tyre gjithnjë të varfur solli vetëm  prishje të unit dhe të personalitetit. Një problem më tepër për shoqërinë.

 

Dr.Abdul Ruf, (Worldpress) shkruan:””Presidenti Tagjik Imomali Rahmonov,në qeveri që nga viti 1992, ,këto ditë e ndaloi që të rinjtë të luten e të falën nëpër xhamija dhe kisha,duke i nxitur Lideret Musliman te krahasojnë kete ndalesë si një “dhuratë të frikshme” për muslimanët, në muajin e shenjtë të Ramazanit. Imomali Ramonov e nënshkroi urdhëresën si masë kundër përhapjes së fundamentalizmit musliman.Të gjithë të rinjëve ndër moshën 18 vjeqare iu ndalohej adhurimi në xhamijat dhe kishat e këtij vendi ,si dhe ndalesën për të rinjtë nën moshen 20 vjeqare  që te vizitojnë klubet e natës,dhe shikimin e filmave dhe leximin e literaturës që ndjellë dhunë,skajshmëri(ekstremizëm) dhe terror.””

Rahmonov ,e cili  ka fuqinë e madhe si politikan  dhe i cili e gëzon përkrahjen e madhe sidomos të popullates së varfër,vitin e kaluar i këtheu mbrapa një numër të madh studentësh nga shkollat fetare  dhe iu nderpreu studimet jasht vendit ,dhe e goditi e ashpër  mënyrën” islamike” të veshjes.

Deklarata e tij : “”frigoj që ndër frikën e dënimit e ndëshkimit të rinjtë  s`do të

rrespektojnë Zotin gjatë faljes dhe lutjeve ””  hasi përkrahje ndër mjediset intelektuale dhe gati gjithëpopullore Tagjike.

 

Tagjikistanin ,si vend ,si popull ,si histori e njoh shumë mirë.Kam simpati të posaçme për këte vend Aziatik. E kam vizituar shpesh . e njoh edhe nga këndi i hundëzakëve të Aleksandtit të Madh.  Vend i vuajtur dhe i përvuajtur,por me një klasë politike intelektuale

dhe të mprehtë, e cila perkundër  dëshirave të “miqve” merr hapa ne rëndësishëm për ardhmerinë e vendit .

 

Varfëria ,shkollimi i cunguar, perspektiva e errësuar  ,çasje të kufizuar në shëndetësi cilësore janë ato  që i bashkëngjajmë njeri tjetrit , e dallojmë shumë në mendimin dhe vendosjen e parakushteve  për të ardhmen e rinisë sonë.

 

Në trojet  mbarëshqiptare  ne duhet t`i referohem asaj çka thoshte

Aristoteli dikur në kohën e tij.“  T`i kushtojmë rëndësi të veçantë edukimit të rinisë . Një mospërfillje sado e vogël në këtë drejtim do të na kushton shumë shtrenjtë “

Veshje tradicionale dasmash tagjike
Veshje tradicionale dasmash tagjike
 


Fahri Xharra, 19.08.11

(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: