Bilall Maliqi: Botime të reja
| E Diel, 14.08.2011, 12:12 PM |

Vitrina e librit

 

B   O   T   I   M   E       T   Ë        R   E  J  A

 

Nga Bilall Maliqi

 

Trekëndëshi Poetik i Paqes që u mbajt më 12 qershor 2011, në trepikëshin kufitar Kosovë- Serbi- Maqedoni, e cila u organizua pikërisht në ditën e përvjetorit të dymbëdhjetë të lirisë së Kosovës, në ditën kur trupat e NATO-s shkelën për herë të parë në komunën e Gjilanit, në kufirin kosovar–maqedonas, nisi rrugëtimin e tij manifestimi rajonal i poezisë, i titulluar “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, të cilin e ideoi dhe projektoi Ars Clubi “Beqir Musliu” me në krye kryetarin e saj shkrimtarin e njohur dhe njëri ndër shkrimtarët më produktiv Sabit Rrustemi dhe,  nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, u realizua bashkërisht me  Drejtorinë  për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në kishën e Shën Anës në fshatin Dunav u mbjat ora e madhe letrare e titulluar “Koha e Poezisë”, ku lexuan krijimet e tyre poetike poetë të shumtë nga tri shtete pjesëmarrëse të cilat u mblodhën dhe u sistemuan në një botim të veçantë të titulluar Manifestimi Rajonal i Poezisë “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, botues Ars Clubi” Beqir Musliu”, Gjilan. Librin për shtyp e përgatitën : Sabit Rrustemi, Nexhat Rexha dhe Fatushe Haliti. Në këtë libër të parin e këtij lloji bashkërisht gjenden tridhjetë e tetë poetë me poezitë e tyre të lexuar, të cilat krijime  janë me motive të lloj-llojshme tematike, në mesin e tyre edhe poetët nga Lugina e Preshevës: Kryetari i shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë Biall Maliqi, nënkryatari Nehat Ramizi, Demush Berisha dhe Arsim Halili të cilët denjësisht përfaqësuan me poezi Luginën e Preshevës e të cilët janë të prezantuar në mesin e poetëve në këtë libër. Poetët me poezitë e tyre në këtë botim janë radhitur sipas alfabetit. Libri ka  58  faqe…

 

 

MBRETI I METAFORËS

 

 përvjetorin e shkuarjes në amshim të shkrimtarit të madh që la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë tonë,  Beqir Musliu, Ars Clubi “Beqir Musliu” i mbështetur dhe nga institucionet komunale, organizoi Simpoziumin letrar , i pari i këtij lloji në Gjilan që kur mbahet mend, një eveniment me premisa të mirëfillta shkencore, nën titullin “ Beqir Musliu – emblema e modernitetit shqiptar në letërsi”, ku u shpalos, u shtjellua dhe u vlerësua krijimtaria e tij në poezi, në prozë, dramë dhe në publicistikë, ku me kumtesat e tyre u prezantuan shumë studiues të cilët folën për tërë krijimtarinë letrare të Beqir Musliut, të cilat kumtesa u mblodhën dhe u botuan në këtë botim të veçantë me titull “Mbreti i metaforës”, përgatitur për botim nga Ars Clubi “Beqir Musliu”. Në këtë libër janë të prezantuar përveq fjalës hyrëse të shkrimtarit Sabit Rrustemi edhe këta studiues: Musa Ramadani, Ibrahim Kadriu, Dr. Sabile Keçmezi- Basha, Ramadan Musliu,  Dr. Nehas Sopaj, Prend Buzhala,   Dr. Sali Bashota, Flamur Maloku, Tahir Arifi, Ndue Ukaj, Arlind Farizi, Dr. Luljeta Isaku, Nexhat Rexha, Avni Rudaku, Imer Topanica, Ernestina Halili, Dr. Nebi Islami, Dr. Josif Papagjoni, përmbyllja Albina Idrizi dhe kopertinat i mbyll poezia përkushtimore kushtur Beqir Musliut nga poeti Ramadan Mehmeti. Këta studiues të prezantuar në këtë libër janë nga vende të ndryshme shqiptare të cilët e ngritën në nivel të lartë krijimtarinë letrare të Beqir Musliut. Libri ka 220 faqe…

 

Revista “Nacionali”, nr. 8, 8 gusht 2011



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: