Faruk Tasholli: Intervistë me Driton Gashin, pedagog dhe këngëtar
| E Premte, 05.08.2011, 07:58 PM |

Intervistë: Driton Gashi, pedagog dhe këngëtar

 

NË MËRGIM PO KRIJOHET NJË

KLASË E RE INTELEKTUALËSH SHQIPTARË


                        Driton Gashi është njëri nga intelektualët e shumtë shqiptarë në Gjermani, që jeta i solli si fëmijë apo të rinj në këtë vend dhe krahas mbijetesës familjare, u ngritën intelektualisht në institucionet gjermane. Ai tashmë punon si pedagog  në një shkollë gjermane,e njëkohësishti nuk e lë anash vokacionin e tij që nga fëmijëria, këngën.Dritoni është një përkthyes  ambicioz letrar ku për lexuesit gjermanë, përkthen vazhdimisht nga Letërsia shqipe, veçanërisht poetë të mërguar që jetojne në hapësirat gjermanofone. Për ta shpaluar profilin e këtij intelektuali, ne bëmë një intervistë të shkurtër, ku folëm edhe për elementet biografike të tij, edhe për këngën si vokacion, edhe për pozitën e mërgimtarit, por edhe për avancimin e brezit të ri në vend të huaj.

            Ju jeni rritur, jeni ngritur dhe jeni edukuar në dy ambiente, në Kosovë dhe në Gjermani. Si ë shihni  në retrospektivë zhvillimin tuaj, por edhe të bashkëbrezit që ka jetuar në Kosovë?

 

D.GASHI: Për mua dhe bashkatdhetarët e mi, që kemi lindur, jemi rritur në Kosovë dhe kemi emigruar si adoloshentë, ambientimi dhe zhvillimi në një rreth të ri shoqëror ka qënë i përcjellur me vështirësi të shumta në njërën anë, por në anën tjetër me shumë mundësi dhe shanse të reja në çdo fushë të jetës. Secili prej nesh emigrimin e ka përjetuar në mënyrë individuale dhe është shumë  vështirë të flitet në përgjithësi. Sidoqoftë, do mundohem të jap një pasqyrë të shkurtër. Vetë procesi i emigrimit për çdo individ dhe çdo familje është një sfidë e madhe emocionale, fizike dhe materiale. Ka edhe të tillë, që kurrë nuk mund të ambientohen në rrethin e ri dhe emigrimin gjithmonë e shohin si një fenomen shumë të hidhur dhe tragjik. Psikoanalisti Grinberg nga Argjentina, në një studim të vitit 1990, mbron tezën se mërgimi është një traumë, e cila nuk mund të përpunohet aq lehtë. Vëtë ballafaqimi me një gjuhë të rë, vëtë fakti së nuk mund të flasësh dhe nuk kuptohesh më nga rrethi, se nga një moment në një tjetër e ndjen veten si shurdhmemec, është një mund i madh për çdo mërgimtar. Këto ndjenja, pa dyshim, i kemi patur ne të gjithë. Pa dashur t’i injoroj këto fakte, që duhet përmendur dhe që janë me rëndësi kur flitet për mërgimin, unë dua të fokusohem më shumë në të mirat që mund të na sjell mërgimi. Secili nga ne ka emigruar ose emigron akoma me motivin pozitiv, duke shpresuar për një jetë më të mirë për veten dhe për familjen.


            A mund të na  e kujtoni ndarjen nga Kosova dhe fillimin e një jete krejt të re, në ambientin krejt të ri dhë të panjohur?

 

D.GASHI: Në vitin 1990, kur unë dhe familja ime emigruam në Gjermani, Kosova kalonte një fazë shumë të vështirë politike. Unë sapo kisha mbaruar shkollën fillorë dhë isha rëgjistruar në gjimnaz. Më gjithë frikën që kishim atëhërë nga policët sërbë që kapluan Kosovën, me gjithë rreziqet që na kanoseshin, unë me shoqërinë time kalonim kohë shumë të mira në Prishtinën e atëhershme, ndoshta edhe ditët më të lumtura në jetën time. Ishim të rinj, akoma nuk i kuptonim mirë rrethanat në të cilat ndodhej Kosova. Në jetonim jëten tonë djaloshare, këndonim me kitarë, takoheshim me shoqe dhe shoke çdo ditë, dilnim në qytet, prindërit brengoseshin së do të na rrahnin policët, çka edhe ndodhi një natë. Bësoj së këtë fat kishin shumë kosovarë dhe që nuk është diçka e jashtëzakonshme të përmendet. Duke shkruar m’u kujtua ai polici i keq që kundërmonte nga alkooli dhe shuplaka nga dora e tij e ndotur. Ku mbeta?!, ah, po! Jeta në Prishtinën e atyrë ditëve ishtë shumë intensive, cdo ditë kishtë protesta, takime për pajtimin e gjaqeve në krejt Kosovën, varrime të të vrarëve në dëmonstrata, helmimë të nxënësve nëpër shkolla etj. Të gjitha këto ngjarjë të paharruara dhe të dhimbshme për Kosovën, unë i kam përjetuar vëtëm disa muaj, përkatësisht disa javë para ndarjes nga familja ime e gjerë, nga shoqëria dhe nga rrethi ku jam rritur. Ndarja ishtë shumë e vështirë. Këtë e kanë parasysh të gjithë ata që kanë emigruar një hërë. Udhëtuam me makinë afër dy ditë e dy net e më në fund arritëm një të diel të qetë në qytetin ë minierave të shumta dhe me ekipin e njohur futbollistik Schalke 04, Gelsenkirchen në Nordrhein-ëestfalen, në Gjermaninë perëndimore. Ditët ë para më kujtohen si të ishte një ëndërr. Nuk kuptonim asgjë. Në anën tjëtër ishim kurreshtarë të dinim së ku dilnin të rinjtë, ku mund të takoheshim me njerëz. Shpejt e kuptuam së këtu jeta rinore nuk lulëzonte në rrugë e qytet si në Kosovë, por njerëzit mbylleshin herët nëpër shtëpi dhe në lokale. Pas pak ditëve u regjistruam në shkollë. Ishtë hera e parë në jetën time që kisha frikë të shkoja në shkollë. Psë? Sepse nuk do kuptoja çka do na shpjegonin arsimtarët dhe për hërë të parë kisha një ndjenjë te madhe pasigurie. Me kalimin e kohës fillova ta përvetësoj gjuhën e pas gjashtë muajve, kalova në shkollë të rregullt, për të vazhduar pastaj deri në maturë.


             Sa është vështirë për një të huaj që ëndërron vazhdimisht vendin e vet dhe njëkohësisht ngritjen intektuale e bën që të akomodohet në vëndin ku jeton, i mërguar. Kur jëmi këtu, a je më shumë mërgimtar në Kosovë, apo mërgimtar në Gjermani, duke pasur parasysh rrjedhat e jetës?

 

D.GASHI: Kjo është një pyetje shumë e vështirë. Mund të përgjigjem vetëm nga përvoja ime. Për të patur suksese në vendin e ri, duhet të ballafaqohesh me rrethanat e reja, me gjuhën, me kulturën, më traditën dhe zakonet e vendit ku ke emigruar. Është normale që të mungon vendi yt, që ke nostalgji për njerëzit dhe kujtimet që lë pas. Megjithatë, njeriu duhet të mundohet të ambientohet në rrëthin e ri. Asgjë nuk bie nga qielli. Pajtohem se jo secili i ka mundësitë e njëjta. Prapëseprapë, rezignimi dhe të qenit „viktimë“ tërë jëtën, nuk na ndihmon aspak në një situatë të tillë. Më mirë është të përpiqëmi, ato të mira që kemi sjellur nga vendlindja t’i bashkojmë me të rejat që mësojmë këtu, atëhërë lind dicka e re, një bashkëdyzim i dy identiteteve. Në dëbatin rreth integrimit ne Gjermani, shpesh hasim në tezën se ne, fëmijët e mërgimtarëve gjendemi „në mes dy karrigave“, që do të thotë se nuk kemi identitet të plotë të krijuar në vendlindje e as në vendin e ri nuk e ndiejmë veten mirë. Unë nuk pajtohem me këtë qëndrim, që është një vështrim shumë i vjetër, i tejkaluar. Mërgimtari modern sot ka mundësi të tjera , ta krijojë një identitet të ri, të trëtë. Nuk dua të reduktohem në këtë shabllon dhe kam humbur durimin së qeni një objekt i analizavë të „ekspertëve“, të cilat nuk kanë emigruar kurrë dhe fëmijët emigrantë gjithmonë i vlerësojnë si problëmatikë! Më shumë kam dëshirë të potencohen të mirat dhë resurset që ne kemi, e ato janë të shumta. E para janë gjuhët që flasim, pastaj të jetuarit në dy ose më shumë kultura, sensibiliteti që këmi për këtë tematikë etj.

Sa i përkët ndjenjës si i huaj, mund të them se shpesh e ndjej vetën si i tillë, qoftë këtu në Gjermani por edhe në Kosovë. Pas një kohe të gjatë në mërgim kam konstatuar, nuk di sa më japin të drejtë mërgimtarët  e tjerë, se kush emigron një hërë, nuk ka shtëpi më, është gjithmonë në lëvizje. Së paku unë ashtu ndihem. Mundohem së paku vetvëtes t’ia bëj një vend, me një qasje pozitive ndaj dy vendeve, duke mos pritur mrekulli. Kosova ka ndryshuar, nuk është më ajo që kam lënë para 21 viteve. E përshkrova edhe më lart, kam nostalgji për atë kohë, por jam i vetëdijshëm që ajo nuk kthehet. E kam tejkaluar fazën kur kam jetuar në të kaluarën dhë tash dua të koncentrohem në jetën time tash, sot, dhe të ballafaqohem me sfidat që ajo sjell. Në Gjermani kam jëtën time të përditshme, punën, rrethin social. Në Kosovë kam familjn, që shumë shpesh e vizitoj dhë çmallem më të. Është vendi ynë, na tërheq akoma dhe do të na tërheq për sa të jemi gjallë, nuk është e thënë që e kmi harruar. Sido që të jetë, njeriu duhet të jetojë jetën e tij aty ku është, me të mirat e të këqijat që sjell koha, duke mos rënë në agoni dhe duke mos patur iluzione. Kjo është një temë e gjerë e që duhet shtjelluar në një libër të tërë. Nuk dua ta thej kornizën e intervistës.


            Që nga fëmijëria keni bashkëjetuar me muzikën, me artin dhe me kulturën përgjithësisht, a ju ka ndihmuar kjo fushë që ta ndjeni vetën të barabartë në mesin e bashkëvendësve në Gjermani, duke kultivuar vlera artistike?

 

D.GASHI: Po, keni të drejtë në vlerësimin tuaj. Muzikën dhë artin e kam pasion që nga fëmijëria dhe kjo më ka ndihmuar të gjej shumë shpejt shokë në Gjërmani, të luajmë bashkë në kitarë, të krijojmë këngë të reja, të kalojmë kohën e lirë së bashku etj. Nga fillimi e kam ndier veten të barabartë, nuk kam patur asnjëherë kompleks inferioriteti dhe nuk jam konfrontuar me asnjë lloj diskriminimi, çfarëdo qoftë ai. Të qenit mërgimtar ndoshta më ka bërë edhe më sensibil dhe më emocional, pa të cilën veti artisti nuk mund t’i thotë vetës artist. Muzika më ka ndihmuar pa dyshim edhe për të përballuar shumë ditë të vështira në jetën time, aty kam gjetur shpesh ngushëllimin tim.

            Pas një përvoje të gjatë, tashmë keni edituar edhe albumin "This is my lifë" (Kjo është jeta imë"), që në të vërtëtë përfshin këngë që kanë filluar të jëtojnë nga viti 1941 dhë që ende kanë një qëndrueshmëri në publik, falë vlrerave të larta artistikë. Prej nga ideja për një përzgjedhje të tillë?

D.GASHI: Para se të kaloj të albumi im aktual, desha të them disa fjalë për albumin tim të parë, të cilin e kam edituar në vitin 2000 me këngë të mia dhe të përpunuara, pas një sërë bashkëpunimesh që kam patur me muzikantë të ndryshëm në Kosovë dhe në Gjermani. Në këtë album kam këngën timë „Zjarr“ (orkëstrimi Christian Spiegel dhe Marten Meisterernst), me të cilën pata konkurruar në Festivalin e Këngës në RTV në Tiranë në vitin 1997. Kënga është pranuar nga komisioni, por pasi në Shqipëri mbretëronte një situatë e pasigurtë politike, e tërhoqa pjesëmarrjen. Me kompozitorin e njohur kosovar Valton Beqiri dhe kitaristin Ylber Asllanaj kemi përpunuar në një orkestrim bashkëkohor serenatën „Kur nata Korçën e mbulon“, e cila është mirëpritur nga publiku kudo ku e kam kënduar dhe që edhe sot e kam në repertoarin tim. Këngët tjera të përpunuara janë në gjuhën angleze, si psh. balada „Mandy“ nga këngëtari britanez Barry Maniloë dhe „ëonderful tonight“ nga Eric Clapton.

„This is my life“ titullohet albumi im i dytë, në të cilin kam përzgjedhur këngët që unë i dua më së shumti dhë që jam rritur me to. Nuk kam përfillur asnjë trend botëror, në Kosovë apo Shqipëri, kam bërë thjesht një album për vete dhe për njërëzit që kuptojnë muzikën ë mirëfilltë, e kuptojnë emocionin e saj të pafund dhe mrekullinë e saj. Këngët e perzgjedhura kanë të bëjnë shumë me të kaluarën time, me dëshirat e mia, me vizionet që kam për të ardhmen, me ecurinë time në muzikë, me ditët e mira e më pak të mira që kam patur, thjesht me jetën time. Për këtë arsye albumin e kam pagëzuar „This is my life. Për realizimin e tij është dashur një punë shumë e madhe dhe e mundimshme, por falë ndihmës që kam patur nga shumë muzikantë profesionistë dhe nga familja e shokët e mi, ia dolëm ta finalizojmë atë në tëtor të vitit të kaluar. Këngët shqiptare janë orkestruar nga pianisti dhe kompozitori hungarëz Mihaly Bukovinszki, aranzhmanet e këngëve tjera janë bërë me ndihmën e disa instrumentistëve profesionistë të një orkestre simfonike në Marl të Gjermanisë, si dhë nga muzikantët e pasionuar dhe shokët e mi Björn Prenzel dhe Sebastian Niehoff. Këta dy kanë bërë edhe skenarin dhe regjinë e videoklipit të këngës "Poçari". Kësaj radhe asgjë nuk i kam lënë rastit dhe me shumë vëmendje i kam përcjellur të gjitha punët. Besoj se kemi krijuar diçka të re nga ato perla muzikore, të cilat janë bërë edhe klasike dhe të pavdekshme ndërkohë. Duhet përmendur patjëtër kompozimet famoze, si p.sh. „Bridge over troubled ëater“ nga Simon and Garfunkel, „My ëay“ nga Frank Sinatra, „Perfect day“ nga Lou Reed, pastaj „Valsi i lumturisë“ nga e madhja Vaçe Zela, „Sag’ mir, ëo die Blumen sind“, njëra ndër këngët më të njohura të divës gjermane të filmit, Marlene Dietrich etj. Është ndoshta albumi i parë i këtij lloji, që është bërë nga një shqiptar. Në janar të këtij viti kam qenë mysafir në kanalin publik të radios ëDR Funkhaus Europa në Köln, ku m’u dha mundësia ta prezentoj albumin tim. Këtë verë do e promovoj albumin tim në Radio Kosovë dhë në disa kanale televizive. Për vjeshtë kam planifikuar një koncërt solistik, ku udhëhëqës artistik dhë pianist do jëtë miku im i çmuar, dirigjenti dhe pianisti shkodran Desar Sulejmani, i cili para pak kohësh ka formuar Filharmoninë Mbarëshqiptare.

             Albumi i juaj përbëhët nga këngë anglofone, gjermanofone dhe albanofone që do të thotë se jeni asimilues i tri kulturave. Ku është fuqia e këngës shqipë në raport me dy te parat, ose më shkurt, cila është lidhja e juaj më këto tri kultura.

 

D.GASHI: Unë prej se merrem me muzikë kam kënduar në gjuhën amtare dhe në anglisht. Këtë traditë e kam mbajtur gjallë gjatë gjithë kohës së krijmtarisë sime artistike. Në albumin e fundit për hërë të parë kam incizuar edhe dy këngë gjermane, meqenëse gjermanishtja më është bërë gati si gjuhë amtare, pasi jetoj në Gjermani. Këngën e njohur meksikane „Besa me mucho“ e kemi përpunuar në një version sëing dhe jazz, meqenëse unë e flas edhe spanjishten deri diku dhe gjithmonë kam dashur të këndoj edhe një këngë në këtë gjuhë. Këngën italiane „Maledetta primavera“ nga Loretta Goggi e kam dëgjuar së pari në festivalin e muzikës së lëhtë italiane „Sanremo“ në vitin 1981. Atëhërë mua, si fëmijë gjashtëvjeçar, më ka lënë mbresë te madhë dhe ja që erdhi koha, pas gati 30 viteve, të marr guximin dhe ta interpretoj në mënyrën time. Përzgjedhjen e këngëvë shqipe e kam bërë sipas shijes sime personale. Këto janë krijime nga Shqipëria e para viteve nëntëdhjetë, kur me të vërtetë ka pasur nivël të lartë artistik dhe nuk ka mundur të dalë gjithkush në skënë si ndodh sot në trevat shqiptare. Këngët shqiptare pa dyshim që i këndoj me shumë ëndje, me një emocion të veçantë, pasi është gjuha ime dhe janë këngë që dikur në Kosovë i këmi dëgjuar fshehurazi. Sidomos për këngën „Valsi i lumturisë“ të Vaçe Zelës, e cila gjithmonë ma rrënqeth lëkurën kur e dëgjoj, më është dashur shumë kohë të vendos se a do ta përpunoj apo jo. Më në fund e bëra zemrën gur dhe thashë më vete „Unë do e këndoj me takat temin“, si themi ne në Kosovë. Vaçe Zela është dhe do mbetet këngëtarja më e mirë shqiptare që ka jetuar ndonjëherë!

Përndryshe unë nuk bëj edhe shumë dallime se në cilën gjuhë është kënga. Ndodh që nganjëhërë të dëgjoj ndonjë këngë në një gjuhë që nuk e flas farë, e të më pëlqejë shumë dhe unë pastaj t’i rrekem punës, ta mësoj tekstin, psh, në frëngjisht, dhe e këndoj. Muzika dhë arti nuk njohin kufi.

 

Në vitit e fundit në Gjeramni janë krijuar intelektualë të shumtë, madje qe fare pak i njeh opinioni kosovar. Cili është raporti i tyre me vendlindjen dhe me pjësen e intelektualëvë në Kosovë, sa interferon ngritja e tyre me iuntelektualët e krijuar në Kosovë dhe anasjelltas?

 

D.GASHI: Mërgata shqiptar në Gjrmani ka ndryshuar shumë këto 20 vitet e fundit. Kemi shumë njerëz që janë shkolluar këtu, disa prej tyre janë kthyer në Kosovë dhe në Shqipëri dhe japin kontributin e tyre atje. Disa kanë mbetur këtu, se këtu kanë vendin e punës dhe këtu kanë familjet e tyre. Secili vëndos për veten e vet më së miri. Bësoj se edhe në Kosovë më në fund ka arritur informata se ne mërgimtarët nuk jemi më ata të para 20 ose 30 viteve dhe mërgimtaret nuk janë më përgjegjës për gjithë familjen e tyre në Kosovë. Mërgimtarët tradicionalë të viteve  shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë kanë qenë të rinj, kanë jetuar vetëm dhe gjithë paratë e fituara i kanë dërguar familjes. Sot kanë ndryshuar gjërat. Mërgimtarët duan t’i shkollojnë fëmijët e tyre, besa të shkollohen edhe vetë, të jetojnë një jetë më te mirë, të participojnë në jëtën kulturore të vendeve ku jetojnë. Më duket së në Kosovë ende pritet shumë nga mërgimtarët, së pari nga ana materiale.

Intelektualët shqiptarë janë shumë heterogjenë, shumë ndoshta edhe nuk njihen me njëri-tjetrin. Ka përpjekje për të formuar shoqata, rrjete, bile edhe parti politike, që për mëndimin tim nuk na duhen aspak në diasporë. Mendoj se mërgata jonë do të diferencohet edhe më shumë dhe nuk duhet të pretendojmë të mobilizojmë masat, si ndodhte para ose gjatë luftës, kur mblidheshin shumë njërëz për të protëetuar kundër dhunës serbe në Kosovë. Mjafton të mblidhemi disa njerëz, që kemi një gjë që na bashkon, një qëllim të përbashkët, një pasion që e ndajmë dhe të krijojmë diçka së bashku. Nuk është me rëndësi sasia, më shumë cilësia. Në aspektin kulturor duhet të bëjmë më shumë, ka projekte dhe nisma shumë të mira, si p.sh, Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Krijuesve Shqiptarë, anëtarët e së cilës janë shumë të vyer dhe meritojnë çdo lëvdatë. Në fushën muzikore ka shumë talentë të rinj. E përmenda më lart Desar Sulejmanin, i cili padyshim duhet ta kryesojë listën e muzikantëvë më të suksesshëm shqiptarë në Gjermani. Ai dirigjon dhe shoqëron orkestrën simfonike në Düsseldorf, orkestrën e teatrit të opëras dhe baletit në Gelsenkirchen, Essen e në shumë qytete të tjera gjermane dhe europiane. Ka organizuar dhe udhëhequr shumë koncerte klasike dhe javën e kulturës shqiptare, ku me të vërtetë, për herë të parë është prezentuar kultura shqiptare ashtu si duhet para një publiku të gjerë. Të ftuar kanë qënë këngëtarët e muzikës klasike Syzana Frashëri dhë Kastriot Tusha nga Tirana, Ermonela Jaho nga SHBA, Krenare Gashi nga Gjermania e shumë të tjerë, të cilët na e kanë zbardhur fytyrën neve të gjithëve këtu dhe kanë përcjellur emocionin e këngës së bukur shqiptar te publiku vendas dhe shqiptar.

Dua ta veçoj edhe tenorin nga Kosova Shkodran Tolaj, i cili jep një kontribut të madh në avansimin e muzikës shqiptare këtu në Gjermani dhe paraqet një pol të kundërt me tendencat negative që kanë hyrë në muzikën tonë. Ka edhe shumë muzikantë dhe artistë të tjerë, që në Kosovë dhe visë shqiptare nuk njihen fare ose pak. Bësoj se edhe Kosova dhe Shqipëria mund të krenohet me ta dhe shpresoj në të ardhmen t’u jepet një platformë më e madhe për t’i prezentuar veprat e tyre edhe atje, në vendlindjen e tyre

 

A mund të na bësh një dallim mes intelektualit shqiptar të krijuar në Përëndim dhe atij në atdhe, sidomos duke pasur parasysh kontekstin kohor dhe rrethanat ku janë krijuar këto dy profile intelektualësh?

 

D.GASHI: Edhë kjo është një pyetje goxha e rëndë. Mendoj se parimisht të gjithë janë të mirë, të gjithë kanë vlerat e tyre. Rrethanat politike dhe ekonomike në atdhe kanë qenë padyshim shumë të rënda, sistemi arsimor në Kosovë ka vuajtur shumë gjatë sundimit serb. Ato pasoja i vërejmë sot, kur shohim te një numër i konsideruëshëm deficite të mëdha në të folur, në drejtshkrim dhe në dije të përgjithshme. Ata mërgimtarë që kanë patur fatin dhe me shumë mund janë shkolluar në perëndim, gjithashtu janë konfrontuar me vështirësi nga më të ndryshmet. Së pari është dashur të mësojnë gjuhën e re në atë nivël të lartë, sa të jenë në gjendje t’i ndjekin studimet në universitet. Shumë kanë dështuar që në këtë shkallë. Së dyti një rol ka luajtur dhe akoma luan njohja (ose mosnjohja) e diplomave nga vendlindja, që paraqet problem serioz te të gjithë mërgimtarët në Gjermani. Së trëti është ana materiale, nevoja për të punuar dhe financuar jo vëtëm studimet, por në shumë raste edhe familjet në atdhe. Për ta thjeshtësuar, dy palët nuk e kanë patur lehtë dhe këtu ndryshon shumë rasti nga rasti. Kosova në përgjithësi është hapur shumë këto dhjetë vitet e fundit, shumë intelektualë janë avansuar, kanë patur mundësi specializimi në vende të tjera dhe të shohin botën. Ekziston ende një lloj provincializmi i pakuptueshëm nganjëherë, që buron ndoshta edhe nga e kaluara. Besoj se me liberalizimin e vizave, me mundësinë për të parë botën dhë për t’u njohur edhe me rrethana të tjera, botëkuptime të rëja, qasje të tjera nga ato që jemi mësuar t’i kemi, do të ketë ndryshime për të mirë. Jam optimist për këtë gjë. Për ta përmbledhur edhe një hërë, nuk vërej dallime të mëdha mes intelektualëve në atdhe dhe në Perëndim. Vetë njeriu ka vlerën e vet, pavarësisht titullit akademik.

             Pas studimeve të larta që keni bërë, cili është synimi i juaj në të ardhmen?

 

D.Gashi: Pas përfundimit të studimeve në gjuhësi gjermane dhe pedagogji tani jam i punësuar pranë Landit Nordrhein-ëestfalen si këshilltar pedagogjik dhe mësimdhënës për gjuhën gjermane dhe angleze në një shkollë të mesme. Si synim për të ardhmen kam mbrojtjen e doktoraturës, ku dua të hulumtoj çfarë roli luan gjuha amtare gjatë mësimit të një gjuhe të re. Profesori që e kam pasur në universitet është pensionuar, momentalisht jam në bisedime me një profesor të ri të pedagogjisë ndërkulturore, të cilit i ka bërë përshtypje ecuria ime në shkencë dhe i cili do ishte i gatshëm të më përkrahë gjatë doktoraturës.


            Jeni mes punës së përditshme, mes studimeve dhe mes muzikës. Ku ta kërkojmë më shumë Driton Gashin.

 

D.GASHI: Puna e përditshme më merr një kohë të konsiderueshme nga dita, ngaqë pasioni im muzika po ngelet anash nganjëherë. Prapseprapë mundohem që së paku një herë në javë të shikoj së ç’ndodh në botën muzikore, duke i lexuar disa revista speciale për muzikën botërore, si „Rolling Stone“ për shembull. Në shkollën ku punoj e udhëheq edhe grupin muzikor, kështu që jam edhe aty në rrjedha dhe nuk më kanoset rreziku të mos merrem fare me muzikë. Nuk di si të vëndos: edhe punën në shkollë, por edhe muzikën i dua njësoj. Kam disa vitë që merrem edhe me përkthime letrare. Deri tani kam përkthyer nga shqipja në gjëermanisht poezi të dhjetëra poetëve shqiptarë në mërgim, për t’u dhënë atyre mundësi që vëprat e tyre t’i prezentojnë një publiku më të gjerë. Këto përkthimë do të botohen së shpëjti në një antologji. Pasion të vëçantë kam edhe filmin. Më shumë kam dëshirë t’i ndjek filmat e kinematografisë alternative, që janë bërë me një buxhet më të vogël dhe me pasion më të madh nga regjisorë dhe skenaristë të rinj dhe që akoma nuk janë aq të njohur për një publik më të gjerë. Ata që kanë origjinalitet, vëçanëri, një përmbajtje të thellë dhe një mesazh. Nuk i dua filmat e cekët, që bëhen shpesh në Hollyëood për përfitime materiale dhe që nuk kanë shumë vlera artistike.

             Çka ka ndikuar në jetën tuaj më së shumti që të jeni ky që jeni sot?

 

D.GASHI: Prindërit e mi natyrisht, që m’i kanë dhënë bazat e nevojshme të edukimit të mirëfilltë. Edhe familja e madhe dhe rrethi i gjerë në Kosovë kanë pasur ndikim në socializimin tim. Dashuria dhe respekti ndaj njëri-tjëtrit, solidariteti, zëmërgjerësia, sensi për mikpritje, sinqeriteti, mbajtja e fjalës së dhënë, bujaria si dhë shumë e shumë virtyte të tjera që i kam marrë nga fëmijëria, unë i konsideroj si principe të identitetit dhe personalitetit tim. Edhe në Gjermani kam mësuar shumë gjëra të reja, pozitive, që pa dyshim i kam marrë ndoshta edhe pa i vërejtur. Këto janë respektimi i kohës së caktuar, shfrytëzimi maksimal i kohës, sënsi për organizim etj. Nuk është e thënë që në Kosovë nuk i kam patur këto cilësi, por ndoshta këtu janë potencuar edhe më shumë. Këtu kam fituar shumë miq të rinj, që më kanë ndihmuar shumë ta ndjej veten mirë, ta gjej vetën në një shoqëri të re. Për këtë ndihmë dhë përkrahje u jam falënderues gjithë shokëvë dhë shoqeve të mia vendase.

            Cila është ndjesia e juaj sa herë ktheheni në Kosovë, sa hërë i ktheheni qytetit të fëmijërisë suaj, Prishtinës.

 

D.GASHI: Kjo pyetje më emocionon shumë, se e prek tamam atë pikën më të dobët të mërgimtarit. Kur mbërrij në Prishtinë, qoftë më avion ose më makinë, më duket se zemra më rrah më shpejt, jam kureshtar të shoh çdo ndryshim, çdo të re, çdo zhvillim, çdo përparim të vendit tim ku kam lindur. Për kuriozitet mund të thëm së atje më del gjumi që në 5 të mëngjesit dhe nuk më merr më. Atëhërë zgjohem dhe dua ta shijoj çdo ditë në maksimum, pasi që ditët e numëruara neve mërgimtarëve na ikin shumë shpejt. Bësoj së çdo mërgimtar më jep të drëjtë, se sa shumë gëzohemi ato ditë që jemi atje, aq edhe mërzitemi, se e vërejmë se jemi larguar, nuk e këmi më përditshmërinë e njëjtë me njërëzit në Kosovë dhë më shumë na lidh e kaluara se sa e tashmja. Të gjitha bisedat me njerëzit tanë atje kanë temë kohët e shkuara, atëherë kur e gjithë familja ishte bashkë. Ky është një rëalitet, që dhemb, por që është realitet dhe që duhet pranuar. Mundësitë moderne të komunikimit na mundësojnë sot kontakte më të shpështa me vendlindjen, por assesi nuk e zëvendësojnë takimin e drejtpërdrëjtë me njerëz, përqafimin e nënës, urimin dhë bekimin e gjyshes, bukurinë dhe bujarinë e fshatrave tona. Mezi jam dukë pritur të vijë gushti dhë të fluturoj në Prishtinë. Vëtëm atje mund ta heq mallin që kam. Nuk më mjaftojnë as telefonatat, as mesazhet në celular, as lajmet gënjeshtare në telëvizionet e shumta shqiptare, as rrjetet sociale në internet, asgjë. Dua Kosovën ta përjëtoj ashtu si është, pa asnjë lloj grimi. Me rrugët e përbaltura, më qirinj kur ikin dritat, pa pretendime të kota osë iluzione marramëndesë që e lënë atë shpësh të dukët shumë artificiale. Po e përsëris, ashtu si është: Kosovë. Pikë.

 

Intervistën e bëri:

Faruk TASHOLLI



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: