Sejdi Berisha: Hidhërimi për kohën, vdekja si proces egoist dhe varrimi me hile...!
| E Diel, 31.07.2011, 07:03 PM |

E S E

 

HIDHËRIMI PËR KOHËN, VDEKJA SI PROCES EGOIST DHE VARRIMI ME HILE...!

 

Nga Sejdi BERISHA

 

Nganjëherë, për tua vënë kapakun gjërave çuditshme, çuditshëm sjellën edhe vargonjtë e jetës rreth qafet, bëhet sikur pëlcasin, ose, e lozin rolin e aktrimit si teatër, kur një personazh tërë kohën përplaset me vuajtjet dhe vdekjen, por, kjo nuk ndodhë, sepse, loja bëhet teatër por,... ndoshta edhe jashtë teatrit! Kur e pikatë këtë temë për tu sfiduar rrastë e pashmangshëm me te, atëherë, parakalojnë si paradë karnavalesh periudhat kohore, me cilat edhe kënaqesh edhe çuditësh, por edhe trembësh... Se për çfarë, ndodhë asnjëherë nuk mund përgjigjesh, dhe atë, mu sikurse këtë shkrim, i cili duket sikur loz me kutia e katrorë lojërash...!

 

1.

Njeriu, kur shpjegon për ngjarjet nga burgu dhe për burgun, tash, këtë kohë duken aq thjeshta dhe naive, sa as nuk bëjnë përshtypje! E, fakt, ato janë aq me ankth pritjesh e demoralizimesh nga ndryshmet. Bile, kjo ndodhë për shumë arsye, por, ndoshta edhe për shkak se dot nuk i mbanë mend gjitha ngjarjet për ti treguar, apo, ndoshta edhe pse bëjnë lëmsh e ta ngritin nervozen edhe mbi dritën, edhe mbi lirinë. Pastaj, i harron gjitha rrëfimet i ke pasur shtresuara mendje ti përjetësosh apo ti tregosh si njeriu bën marri.

Keq është kështu, ngase njerëzit nuk besojnë. E, nëseflenëshumë burg, atëherë, edhe konsiderojnë tradhtarë, dyshimtë apo edhe kush e di se çfarë. Por, ta lëmë këtë temë, sepse, lexuesit mund ta marrin si provokim, dhe atëherë kush e di se çfarë dhëna dalin për kohën dhe jetën! Megjithatë, dua tua rrëfej një tregim, cilin si pahir ma tregoi një mik kur flisnim për vuajtjet dhe lezetet kohën e fëmijërisë dhe rinisë.

Burri i botës, e kishte pas babanë sa vite e vite burg, dhe ai thelbi i trupit dhe i mendjes i zhvillohej dhe i rritej me shkrumbin për mungesën e babait, por edhe me shkrumbin për vuajtjet prindi kurrë nuk i tregon as nuk rrëfen për to deri fund, vetëm e vetëm për ta ruajtur pastërtinë e rritës dhe fëmijërisë. Por, ai, duke treguar për takimin befas dhe papritur me babanë e vet, sa vinte e lotët ia skuqnin sytë, edhe pse ende nuk ia kishin përlarë faqet tash moshuara:

-Takimi me babanë tim ka qenë i çuditshëm.

Atë ditë, kur iu kishte liruar babai nga burgu, vogëlushi gjashtëvjeçar, i cili dot nuk e harronte atë takim, kishte qenë tek tezja. Dhe, shih. Merr rrugën këmbë për tu kthyer fshatin e vet, kishte bukur do kilometra. Kishte ecur pa u lodhur fare, sepse, fëmijëria e trimëronte për historinë e burgut dhe për jetën e babait. Ecte rrufeshëm dhe për çdo hap sikur ndizte nga një yll lumturie e madhështie. Por, problemi kryesor ishte, se ai, nëse do ta takonte babanë, nuk do ta njihte. Kështu, gjatë rrugës, ëndrrat nuk kishin sosur. themi, si ëndrrat sot, a?!

Ndoshta nuk e kishte kaluar as gjysmën e rrugës për deri fshatin e vet, dhe pasi dëgjon trokun dhe tingëllimën e patkonjve kalit, kthen kokën prapa... Kishte qenë një njeri i cili atin e vet e kishte hipur një njeri plak dhe parruar. Kur ky njeri iu kishte ofruar çunakut, e ndalë kalin dhe e përqafon djalin me plotë ëndrra dhe shpresa:

-Ku je duke shkuar? -e pyet vogëlushin.

-Po kthehem në fshatin tim!...

Njeriu me atin e tij dhe me plakun e parruar, e shikoi edhe njëherë “picirrukun” dhe sërish e puthi dy faqet, edhe pse plakut hipur atin pullali i dukej njëmijë vjet deri shtëpi. Njeriu shtrëngonte frerin e kalit, ngriti kokën lartë dhe e pyeti plakun i cili mëzi mbahej shalën e atit:

-E njeh këtë vocërrak?!... -ai vetëm bëri me supe në shenjë mohimi.

-Jo! Ku ta njoh unë... -pastaj ky njeri iu drejtua djalit me faqe si molla:

-E ti, a po e njeh këtë njeri hipur në kali?!

Edhe ai rrudhi krahët, dhe po ashtu sikur edhe këtij, kjo vonesë ia pengonte planin për arritur me kohë shtëpi.

-Eh, dëgjo... -iu drejtua plakut. -Ky është djali yt që e ke lënë krejt të vogël,... foshnjë.

Pastaj, iu drejtua faqekuqit:

-Ky është babai yt!...

Pa hezitim, gjaku dhe malli i shtyri, pa u sqaruar, përqafohen dhe bëhen si një trup. Ai takim solli lot e gëzim. shtëpi hynë dy njerëz i takonin dy gjeneratave tani frymonin njësoj, me frymën e kohës, por, cilën kohë, prapë siç e kam unë shprehi, lexuesit le ta mundojnë kokën dhe le mendojnë për te! Po, po. Sepse, koha,... edhe burgu, janë dy histori armiqësuara mes vete. Për besë, po...!

Ky ishte një prej takimeve babë e birë këtë tokë. As i pari as i fundit i kësaj natyre! Çfarë them,... thuajeni ju mirë se unë. Por, ju lutëm, mos bëni telashe...!

 

2.

burgje ka lloj-lloj takimesh. Një rrëfim tjetërfare ma tregon miku im, i cili është dashamirë i letrave, e ka bërë edhe libër me këtë temë edhe për njerëzit janë djegë e përvëluar, për njerëzit janë kalbur e kanë vdekur nëpër burgje, shumë prej cilëve edhe eshtrat nuk u dihen se ku u janë tretur. Por, këto janë tema bizare, prandaj, po kam dëshirë vetëm shpjegoj si dukej syzimi i vëllait me vëllanë dhomat e takimit burg. Kaq dhe asgjë tjetër. Prandaj, mos vëni peshojë për asgjë, por edhe as për ndonjë mesazh apo edhe rrëfim provokimi. E, nëse ju këtë ia detyroni vetvetes, atëherë, vrap babëlok pas dëshmive e shënimeve për dritë e ndriçim gjërave...!

Ka shumë burgje, ka pasur edhe shumë...

-Hyra në burg pasi mora lejen për ta vizituar vëllanë. U ula në një tavolinë të gjatë. Si unë kishte edhe shumë vizitorë të cilët e krijuan radhën në krahun ku isha ulur unë... Ndërkaq, në krahun tjetër, përballë ishin ulur të burgosurit për tu takuar me të afërmit e tyre.

Përballë meje kisha një njeri me fytyrë ënjtur, por kur i ngulita mirë sytë te, vëreja se nëpër damarët e trupit tij sikur qarkullonte gjaku i vëllait tim. Vetëm kështu e perceptova se ishte vëllai im! Pa asnjë fije kontrolli, lotët rrokulliseshin nëpër fytyrën time flakë dhe all. besoni, nga lotët nuk kam mundur flas dhe as çmallëm as me një vetme fjalë me vëllanë tim, i cili ishte i madhi familjen tonë. Dora ime nuk ia mbërrinte tijën tavolinën e gjerë. Si duket e kishin goditur enkas për këtë qëllim. Megjithatë, ngrohtësia dhe etja e syve tij thoshin gjithçka.

Pra, vetëm kaq për takimin tim vëllanë burg. Por, kjo ka qenë dikur,... dikur moti! Mirëpo, është kujtim historinë mund ta këpusë rruzë rruzës,... historinë me donga e me mjegulli. Haj medet, për çfarë takimesh i bie ndërmend dhe i teket njeriut shkruaj. Po,... punë e madhe. Pëlcitni. Sepse, shumëçka do ndriçohet...!

 

3.

Bibliotekat kanë gjithçka përbrenda. Kanë edhe libra,... kanë edhe dokumente, besa! E, kush i lexon librat,... kush i “shpurdhë” dokumentet?! krisurit. Ata janë dashuruar shkronja...! Atë ditë i dorëzova dy veprat reja i kam botuar sivjet: “Kërkoj dhembjen time” dhe “Mallkimi i heshtjes”. Hajt, thash, me këta tituj ti provokoj edhe librat dhe dokumentet këtë tempull me e pa ! Jo, nuk duhet jetë kështu...

Derisa i dorëzova këto dy vepra, zonja e cila punonte bibliotekë, sikur u fascinua me titujt, dhe mori guximin edhe bisedojmë për letërsinë, për poezinë... tha se para do ditësh, për poezinë e saj ishte shpërblyer Sarajevë. Edhe ajo ishte poete dhe ma dhuroi librin e saj me poezi “Umorna od puta” (“E dërmuar nga rrugëtimi”)...

Dola nga biblioteka. Ishte vapë. Ditë vëre, . Kalova pranë Radio-Kosova (dikur Radio-Prishtina) dhe e shikoj këtë histori, e cila akoma nuk flet sa as si duhet, dhe si duket heshtë për fletët dhe faqet e këtij institucioni (le ta merr e ta kuptojë kush si dojë), i cili ishte themel i ecjeve vertikalisht popullit, por gjithnjë nëpër teh thike e brisku. Për disa sekonda mu parafytyruan tërë ato periudha këtë objekt prej nga shpërndahej fjala, unë them, për mirën e popullit, dhe ashtu është. Mu kujtuan sa hyrje-daljet dhe sa ngritje-zbritjet me ashensor, i cili, nganjëherë, nga pesha e mendimeve dhe e problemeve ngelte heshtje, te mbretëronte heshtja e zërit i cili mund shpërthente çdo çast. Mu kujtuan edhe shumë kuadro, edhe kryeredaktori përgjegjës Sh. H., i cili para pak muajsh. Po, po. Para sa ditësh ndërroi jetë, e atëbotë ishte kuadër rrezatonte me vullnetin, me energjinë e gatishmërinë e çeliktë për zhvillimin dhe afirmimin e informimit cilësor, drejtë dhe me kohë opinionit. Mu kujtuan edhe rëniet dhe ngritjet e tij, por edhe vuajtjet dhe shtrëngimet gjithfare gazetarëve.

Me gjitha këto, mu kapërthur edhe hidhërimi për kohën e me kohën: po si nuk doli askush ta shkruajë një fjalë për ikjen e tij. Kjo ma turbulloi mendjen e mendjes, dhe atë bash për gjithçka...!

 

4.

atë amulli mendimesh, kthej kokën dhe shikoj Rektoratin e Universitetit Prishtinës: dy histori tij, dy rrugëtime ndryshe, dy krenari, por edhe dy dhembje ndryshe. Pse?! Vetëm po ua përkujtoj themelimin e Universitetit dhe punën deri prag luftës, por edhe punën e problemet e tij pas lufte...

Njëri tha: merre me mend, sikur analizohej cilësia e punës, vonesat ligjërata, mungesat ligjërata,... ligjërimi i profesorëve katër-pesë fakultete etj.

Mu turbullua edhe shumë mendimi. Dhe, për ta hequr qafet këtë problem, thashë: ...këto “madhështi” analizoni dhe përdorini ju mendjen dhe arsyen tuaj. Se çfarë del pastaj, se...! Kaq! Dhe, mirë mos provokoj me këtë rrëfim “bosh”...!

Tash, tavernën e hotelit, nën një hije lehtë kumbulle, mendoj dhe bezdis vetveten me këto shkrime “papeshë”! Duke pirë ujin e ftohtë, i lejova vetvetes shëtis pakëz... Unë tregoj drejtë. Duke shkruar bllokun tim, këtu mu harxhua ngjyra e stilolapsit ma kishte dhuruar një mik imi nga Londra. Merrje me mend. Tani u merakosa pse mu këtë moment mu sos ngjyra për shkrim(!). Mora një stilolaps tjetër dhe vazhdova “shëtitjen” me shkrimin tim...

Nuk vonoi, dhe tryezën përballë meje u ulën dy burra cilët i shoqëronte një zonjë. Por kjo nuk bënte përshtypje, sa shtrëngohesha për tia qëlluar se prej nga i njoh këto dy figura. S shkoi huq. Ishin dy nga ish kryetarët e shtetit amë, R. M. dhe A. M. erdhi zjarrmi kënaqësie: pinë kafe pa protokoll, dhe vetëm si dy njerëz thjeshtë, këto dy figura cilët dikur udhëhiqnin shtetin amë e tash pinë kafe Kosovë...!

Besoni, sa u gëzova larguan nga shkrimi i mësipërm, por sërish, tërë gëzimin sikur ma kapërdiu kujtimi për historinë tejpërtej gjitha kohërave atdheut, popullit tim. Por, i lash rehat dy ish kryetarët pinin kafe bashkë(!) nën hijen e pemës freskuese. Nëse doni, mos e leni vetveten rehat me ta. Provokimi i mendjes është si limonadë freskon, ose, si spec i djegës nga i cili qesin flakë edhe birat e veshëve...!

 

5.

Nxitoj për varrim. Kishin ardhur shumë miq e qytetarë për tia dhënë lamtumirën e fundit mikut tim vapën e korrikut. Gjatë ceremonialit varrimit, njeriut i bie dëgjoj biseda nga ndryshmet. Bile, aty, nganjëherëharrohetedhe i vdekuri!

Njëri, pak metra larg meje, me ironi u thotë shokëve vet:

-Edhe varrimi bëhet me hile!

-Pse?! -thanë.

-Sepse, varrtari më pat thënë me një rast, këtu mund të porositet varreza sipas dëshirës. Për shembull; a do varrezë të thjeshtë,... a do varrezë të murosur, apo, do varrezë “dhomë”, domethënë, varrezë me pllakë sipër! Zgjedh...!

Një gjë e tillë grishi shumë, e nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë parë. Ndoshta i pasherr, por kurrë nuk kisha dëgjuar se ka varrim, siç tha ai, me “hile”! Ndërsa, derisa e sjellin kufomën deri tek varri, sa shpesh janë hapura varret, desh sa nuk thyen qafen dhe bien ndonjë varr aty afër!

-Pse i kanë hapur varret kaq shpesh, aq afër njëri-tjetrit?! -fliste njëri vetë më vete e me plotë pezëm.

-Po, duhet fituar në hapësirë, ore. A nuk po e ditke, a?! -ia ktheu tjetri afër tij.

Unë, me pak lartë vetëm thashë:

-A duhet të ketë projekt e plan urbanistik për varreza,... a duhet të kanë nishan e kulturë?!

Pastaj, duke e lëshuar një grusht dhe mbi varrin e mikut, përftoi “shërimi” i tij shumë spitale(!). S hiqet mendjes shpresa për shërim e mikut tim, i cili fundi kërkoi ilaç edhe jashtë vendit, ku atje edhe lëshoi frymën e fundit. Dua ju them se celular kisha marr sinjalin e mesazhit. Atëbotë, hapa telefonin dhe ekran lexoj: mesazh, dhe kishte vetëm pika,... pa asnjë fjalë, pa asnjë shkronjë?! Vetëm kaq kishte mesazhin e mikut, para se ti numëroheshin minutat e fundit jetës ma kishte dërguar këtë “shkresë” kaq me peshë madhe shpirtërore. Ndërsa, lotët e tij dhe fjalët e pathëna, ndoshta vetëm unë i di, i ngjajnë etjes amanetit,... etjes porosisë! , kurrë nuk ia dëgjova as zërin, as nuk e pashë mikun tim. E kthyen vendlindje hermetikisht mbyllur katërfish mbështjellës!

Tash, pa lidhje mu kujtuan shumë vdekje papritura ndodhin, por edhe shumë sosh edhe çuditshme,... pandriçuara,... enigmatike,... dhembshme,... kuptohemi, jo vetëm tek ne... Po, pse ndodhë kështu?! Për këtë, vetvetes i shtrova pyetjen: athua, vdekja është si proces egoist, apo është diçka tjetër?! Ndërsa, varrimi me hile, a është diçka e “zbukuron”,... apo diçka e çoroditë edhe jetën edhe vdekjen. Nëse nuk është kështu, atëherë, çfarë është e vërteta! Por, jo, jo. Mos e bezdisni vetveten se mund bëhemi përrallë...!



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: