Sejdi Berisha: Lutje e pakuptimtë...
| E Marte, 26.07.2011, 07:45 PM |

Sejdi BERISHA:

 

LUTJE E PAKUPTIMTË...

 

1.

pranverë

Mos ngacmoni me lamtumirë

Se vdekjen

Nuk e pranojnë as lulet as behari

Se lëndohen

Gjelbërimi dhe mallëngjimi

 

Sepse

pranverë lulet vrapojnë pas meje

Mëkat do bënit ti tradhtonit

 

Sepse

Shumë ëndrra bashku

Kurorë i kemi thurë

 

Sepse

Histori ka kurora

Keni kujdes mos e lëndoni

Këtë stinë plotë plagë

Me histori e pa histori

Me data e faqe këputura

zemrën e shpirtin ngatërrojnë

 

2.

verë

Kurrë mos e shuani zjarrin

Le merr dallgë

Se këtë stinë

Këngë bukura këndohen

E njerëzit digjen me radhë to

 

këtë stinë

Mollë e Kuqe kërkon

Vetëm ngjyrën për tia puthë

Si lulediellin lindje diellit

 

Vera

Edhe detin e trazon

Për shkrumbin e njeriut

Për stinët e tretura

Nëpër lotët e shiut

 

3.

vjeshtë

Ju lutëm keni kujdes

Mos bëni mëkat

Gjethin e verdhë për tma rrëmbyer

 

Sepse

Shumë rrugëtim kemi bërë

Dhe asnjëherë nuk kemi arritur

Njëri-tjetrit ti rrëfejmë

Për shkrumbin e trungut

Për padrejtësitë e ikjes

Për përcëllimin e vetvetes

Për pritjen kah pritjet

janë kohë e drobitur

 

4.

dimër

Kurrë mos ngrohni

Se acari do hidhërohet

Qiriu i akullt do çmendet

Pse gjakun e trupit sma mërdhinë

E rrugët rrëshqasin

Pakuptim vjedhin

Diçka nga jeta ime

 

5.

Janë këto lutjet e mia

Janë këto kërkesat e mia

Janë këta katër rrathë jete

Janë këto stinë

pa mua do ta shkatërronin vitin

 

Sepse

mua bora e borën

Sepse

mua lulet i presin lulet

Sepse

mua gjethi e gjethin

Sepse

mua stina e puthë sitën

Gjithnjë duke ecur

Gjithnjë duke kënduar

Këto janë

Kush i kupton

Lutjet e mia pakuptimta...



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: