Haxhi Dulla: Shqiptari Edgar Çani në futbollin polak
| E Marte, 19.07.2011, 06:58 PM |

Shqiptari Edgar Çani në futbollin polak

 

Nga Haxhi Dulla – Varshavë 

 

Sulmuesi 21  vjeqar i lindur në  Tiranë i huazuar  për një vit nga  Palermo e Italise, me mundësi të  vazhdimit të kontratës është shpresë e madhe për skuadën e  futbollit „Polonia” të kryeqytetit polak.

 

Edgar Çani  i cili  që nga viti 2004  luan në ligën italian, së  pari në Pescara Calcio, ku debiutoi si 17  vjeqar në Serie B , e vonë kaloi në Palermo edhepse në ate kohë u interesuan klubet me  renome  europiane si : Inter , Sampdoria,apo  Manchester City. Vitin e fundit Çani zhvilloi disa ndeshje  shumë të mira duke shënuar  edhe  gola të rëndësishme në Modena, ku i ra në sy drejtorisë së klubit polak.

 

Sulmuesi shqiptar është lojtari i shtat i  përforcuar gjatë sezonit  veror  për klubin e kryeqytetit.

 

Ajo qka dallon Çanin nga lojtarët tjerë  është  aftësia e luajtjes me të dy këmbët, që  i jep mundesi lojtarit të ri të  eksponoj stilin dhe teknikën e rrallë.  Këto aftësi të rralla e bënë    Edgar Çani të krahasohet me sulmuesin e  famshëm  italian  Christian Vieri.

 

„ Ky lloj i sulmuesit do të  përshtatët në lojën e Polonisë.  Jemi të bindur se përvoja e tij në  fushat Italiane të Serie B, do të jetë te mirëseardhur në  „Ekstraklasen” polake „  u shprehë  për media Jacek Krupa zëdhenësi  i   "Czarnych Koszul" ( si e quajnë simpatizuesit polak ekipin),  klubit  të futbollit  „Polonia „  nga Warszawa .

  konbinim për transfer  tek klubi polak ishte  edhe sulmuesi i njohur shqiptar  Erion Bogdani, porse , mosha  e re  dhe gjatësia e trupit  ( 192 cm) e sulmuesit  tiranas Edgar Çani  , bëri që udhëheqësia  e klubit  Polonia, të zgjedhë atë, me preferimin e  sulmuesit të njohur polak  Zbigniew Boniek, njohës i mirë i futbollit italian.

 

Në lojën e parë debituese  në fanelën e  ekipit të ri ,  gjatë pregaditjeve  në Austri ku po qëndron, Polonia mposhti me 2:1  ekipin gjerman Borussia  të Dortmundit  , Çani ishte autor  i  golit fitues.

Në ligën polake me sukces  luan Ervin Skela, njëri ndër lojtarët kyq të klubit Arka nga  Gdynia, dhe i kombëtarës shqiptare.

 

Sezoni i ri i kampionatit polak te futbolllit per vitin  2011/2012 fillon me 29 korrik,ku klubi i ri i Çanit ,Polonia ndeshet si musafire në stadiumin e ri  të ndërtuar  enkas për EURO 2012 , me klubin e  futbollit Lechia  Gdansk.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: