Halit Bogaj: Bariu i deleve (1958)
| E Diel, 10.07.2011, 07:58 PM |

”BARIU I DELEVE”/The Sheepman (1958)

 

Nga Halit Bogaj

 

Në filmin”Bariu i deleve” Glen Ford krijon njërin ndër rolet më të  fuqishme gjatë karrierës së tij impozante artistike.Edhe ky film i përket zhanrit të popullarizuar”Uestern” me të cilin ishte mësuar njerëzimi nga mbarë bota.Aktorët e shquar të filmit-Glen Ford, Shirli Mek Lejn, Lesli Nelson dhe  disa të tjerë, filmin”Bariu i deleve” e bëjnë një projekt të shikuar ngase ngjarja e tij është tejet interesante dhe përkon shumë edhe me disa filma të tjerë të ngjashëm siç janë:”Pikërisht në mesditë”,”Shejni”,”Kalorësi vetmuar” etj.Glen Ford interpreton rolin e revolveristit pozitiv i cili  duhet të përballet me një bandë të pashpirtë dhe të rrezikshme të  cilën  duhet ta asgjësojë revolveristi i shquar i konvertuar në një bari  delesh . Kur e kërkon nevoja bëhet ai që ishte dikur, njeriu që nxirrte revolen e tij me një shpejtësi të madhe.Glen Ford në këtë film  na e kujton edhe personazhin nga filmi”Revolveristi më  i shpejtë në botë” në  të cilin luan rolin kryesor.

Ata që e kanë shikuar dhe e mbajnë mend filmin”Bariu i deleve”, e dinë fare mirë se sa i admiruar ishte revolveristi për të cilin e kemi fjalën në këtë shkrim.Ai i doli në  ndihmë një  qyteti të rrezikuar nga banditizmi, por të cilin duhej ta mbronte vetëm ai. Ngase njerëzit e tjerë ishin të  frikësuar nga bandat e egra.Ford edhe në këtë film jep maksimumin e tij të njohur për role të tilla të ngjashme, për të treguar edhe njëherë se çfarë talenti i rrallë ishte.Po e përsëris, kush e mban mend këtë film të paharruar, sidomos skenën e tij kur Glen Ford demonstronte shpejtësinë e tij me revole, e di  fare mirë se sa madhështor ishte.

Vitet kalonin dhe të gjithë ne që i kishim  shikuar filmat e Glen Fordit të madh i mbajmë në mend edhe kryeveprat e tjera të këtij aktori kolosal, të titulluara:

  orën tre e dhjetë për në Jumë”,”Simeroni”,”Katër kalorësit Apokalipse”,” ”,Gjilda”Santi” dhe shumë të tjerë të  cilat na kënë lënë mbresa të paharruara.

Në të  gjithë  filmat e lartpërmendur dominon tema e uesternave të cilët ishin tejet aktualë në ato vite dhe që shikoheshin me admirim të madh.

Po të kthehemi edhe njëherë tek “Bariu i deleve” do të  shohim  se Glen Ford në këtë film ka dhënë gjithçka nga vetja, prandaj ai me të drejtë mund të radhitet ndër doajenët kryesorë të  filmit amerikan.

Ashtu si edhe Gari Kuperi në  filmin”Pikërisht në mesditë”, edhe Glen Ford në”Bariun e deleve” paraqet personazhin e vetmuar heroik dhe sypatrembur që ndeshet me të keqen që rrënonte gjithçka që gjente përpara.Dyluftimi me banditët tiranikë, të  cilët bëjnë kërdi në  qytet, e që mund të zhdukeshin vetëm nga dora e drejtësisë, është ndër skenat më të  ndritshme të  filmit në fjalë.

Në film kontribut të madh japin edhe aktorët Shirli Mek Lejn dhe Lesli Nelsen të cilët e dinë misionin  e tyre të lartë për t’i realizuar në mënyrë të shkëlqyer rolet e tyre fenomenale.Na kujtohen njerëzit e frikësuar të qytetit të cilët kishin dalur ta shihnin heroin e tyre se si e mbronte drejtësinë, ligjin dhe vendin e tyre nga ata që përpiqeshin që me shunë t’ i realizonin qëllimet e veta kriminale.Nuk ishte aspak lehtë që t’i dilej zot një vendi të rrezikur në një mënyrë siç ndodhte atëherë në Perëndimin e egër amerikan kur bandat e ndryshme bënin kërdinë kudo që kalëron.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: