Frank Shkreli: Faik Konica - Përfaqësuesi Moral i Shqipërisë në Uashington
| E Diel, 10.07.2011, 07:04 PM |

Faik Konica –Jeta në Uashington

 

Përfaqësuesi Moral i Shqipërisë në Uashington

   

Nga Frank Shkreli

 

Kohët e fundit ra dorë libri Faik Konica Jeta Uashington, i autorit Ilir Ikonomi, botuar nga shtëpia botuese Onufri, një libër ky përshkruan vitet e shumta jetës Faik Konicës kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara, si perfaqsues zyrtar i Shqipërisë, gjatë një periudhe shumë vështirë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.  njëjtën kohë, libri është edhe një pasqyrë e veprimtarisë shqiptarëve Amerikës atë kohë, me gjitha problemet dhe shqetsimet e komunitetit shqiptaro-amerikan lidhje me fatin e kombit, fillim shekullit kaluar. Por mbi gjitha, mendoj unë, Ilir Ikonomi ia del ti paraqesë lexuesit imtësi  jetën e Faik Konicës, patriotit dhe atdhetarit po se po, por gjithashtu edhe Faik Konicën demokratin e gërshetuar me një kulturë pluraliste përendimore, cilën e dëshironte edhe për Shqipërinë. Ilir Ikonomi, me aftësi theksuar, paraqet Konicën si ministrin shqiptar Uashington i cili me nder e dinjitet përfaqësoi dhe luftoi për drejtat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, por njëjtën kohë ai po ndiqte edhe gjendjen e atëhershme politike atdhe ndaj cilës ishte shpeshëherë shumë kritik.

Për hir objektivitetit, jam i detyruar rrëfej fillim se Ilir Ikonomin e kam pasur koleg kur unë punoja Zërin e Amerikës, dhe ku ai është gjithnjë i punësuar, dhe për cilin kam respektin madh si person, si profesionist, dhe si gazetar i dorës parë.

 Libri, Faik Konica – Jeta në Uashington, është rezultat i shkëlqyeshëm i këtij profesionalizmi.  Jo vetëm ne që e njohim dhe kemi punuar me Ilir Ikonomin, por komuniteti shqiptaro-amerikan, perfaqsues i denjë i të cilit ishte Faik Konica, dhe shqiptarët kudo, me plot të drejtë mund të mburren me këte vepër të përpunuar, të dokumentuar dhe të përpiluar për mrekulli.  Ështe kënaqësi e posacme për gjakun e shprishur të një emigranti të lexojë një libër, të shkruar nga një emigrant tjetër, e për më tepër nga një koleg, qëllimi i të cilit është vetëm e vetëm për të zbardhur historinë patriotike dhe për të zhdukur thashë e themet dhe gënjeshtrat rreth njërit prej figurave më te shquara të historisë së kombit.  Autori dhe botuesi meritojnë lavdërime dhe urime.

Libri prej 380 faqesh, i ilustruar me shumë fotografi personalitetesh historike nga periudha e Konicës Uashington, është një vepër madhështore e një kompetenti, ku përveç fakteve mirë dokumentuara mbi jetën private Faik konicës, këte libër, lexuesi mund gjejë një pjesë historisë sonë kombëtare siç pasqyrohej arkivat e shumëta diplomatike  -- shumë prej tyre shohin për herë parë dritën e diellit -- si edhe shtypin amerikan kohës, siç duket shumë prej tyre ishin pa shfrytezuara deri tani, fakte e dokumenta lidhje me jetën dhe veprimtarinë e Faik Konicës --shpesh këto shtrembëruara nga historianët komunistë Shqipërisë gjatë 50-vjetëve kaluar. 

Sic mund shihet nga shënimet fund faqeve librit, autori ka përdorur arkivat përkatëse Amerikë, Tiranë dhe gjetkë, bashku me shumë vepra e dokumentacion   huaj,  ku përshkruhen marrëdhënjet  shpesh ndërlikuara dhe problematike Faik Konicës  me Mbretin Zog, me Fan Nolin, me përfaqsuesë qeverisë fashiste italiane dhe personalitete tjera politike, si edhe lidhjet e ngushta dhe miqesinë Konica gëzonte me Uashingtonin  zyrtar asaj kohe, pothuaj si asnjë diplomat tjetër i huaj i akredituar Uashington. Megjithëse mendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan kur flitet për Vatrën, Diellin dhe veprimtarinë patriotike shqiptarëve Amerikës fillim shekullit kaluar, Konica e Noli  përmenden sikurë janë një person, me mendime dhe qëllime njëjtahollësitë sjellë Ikonomi këte libër, tregojnë se marrëdhënjet midis këtyre dy gjigantëve ishin plot kontradikta e shpesh shumë ashpëra. 

Jeta Uashington e Faik Konicës,  është një dokumentar udhërrëfyes se si duhet të sillet e të veprojë një diplomat që përfaqëson një vend të vogël në kryeqytetin e diplomacisë botërore, siç është Uashingtoni. Megjithëse siç ve në dukje edhe autori,  Konica nuk kishte patur mundësi të zhvillonte lidhje të ngushta me Kongresin Amerikan, marrëdhënjet e tij në të gjitha nivelet tjera të shoqërisë dhe të politikës -- me përfaqsues të degës ekzekutive të qeverisë amerikane, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departmentin e Shtetit, ishin të shkëlqyera.  Besoj se arsyeja që Konica nuk kishte zhvilluar kontakte të ngushta me Kongresin, ishte se Kongresi në atë kohë nuk merrej aq shumë me punët e jashtëme, siç ndodhë sot.  Për më tepër, ai kishte zhvilluar dhe kultivuar kontakte personale e miqësore, të cilat duke u bazuar në përvojën time shumë vjeçare në Uashingon, janë po aqë të rëndësishme, në mos më të rëndësishme se kontaktet zyrtare.

 Autori ve në dukje lidhjet dhe kontaktet e Faik Konicës me gazetarë e shkrimtarë, me diplomatë vendas dhe të huaj, me njerëz të kulturës e të fushave të tjera, të cilat për mendimin tim janë një pasqyrim i rolit shëmbullor të Konicës se si duhet të sillet, jo vetëm një diplomat por edhe një shqiptar i thjeshtë që është i interesuar për avancimin e interesave të kombit shqiptar në këtë vend dhe kudo në botë. Ai ishte i vetdijshëm për rolin e rëndësishëm që luante në mbrojtje të interesave të Shqipërisë në Uashington sa që ishte gati të rrinte në Uashington edhe si “përfaqsues jozyrtar i ndërgjegjes shqiptare”, vetëm e vetëm që Shqipëria të kishte nje zë në Uashington, edhe pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.  Autori shkruan për lidhjet e ngushta dhe respektin që shumë amerikanë kishin për Konicën.  Ai duket se e kishte shumë të lehtë të bënte një tranzicion pa asnjë problem nga shoqërimi me amerikanë të fushave të ndryshme në takime e biseda me komunitetin e atëhershëm shqiptaro-amerikan. Siç tha edhe autori në një intervistë në Tiranë, askush më mirë se Faiku nuk mund ta luante rolin e ambasdaorit në Uashington – ai ishte erudit, anglishtja e tij ishte e përkryer dhe kishte lidhje të ngushta me komunitetin shqiptar të Amerikës.  E vërteta është se Konica admirohej njësoj si nga qarqe të ndryshme amerikane ashtu edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan.  Autori citon Nelo Drizarin, kryeredaktor i gazetës Dielli, i cili e quante Faik Konicën si “shëmbull për të tjerët”.  “Nuk rrojnë të gjithë shqiptarët për të ngrënë bukë, kanë mbetur edhe nga ata njerëz me veti kreshnike që nderojnë traditat dhe vendin e shqiptarëve”, shkruante Drizari.

 Megjithëse kishte marrëdhënje të ndërlikuara me  Zogun, Faik Konica pranon, për hir të dashurisë së tij për kombin e vet, ta përfaqësoj atë në Uashington pasi besonte se  “Shqipëria e Zogut ende e dobët dhe e rrethuar nga armiq, kishte nevojë për paqe dhe disiplinë, për bashkim të brendshëm dhe për respekt jashtë”.  Ambasadori amerikan në Tiranë në vitin 1925, Çarls Hart i dërgon telegram Uashingtonit duke e përshkruar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Uashington si një njeri “që ka qëndruar larg politikës personale dhe asnjëherë nuk është shprehur në favor të kësaj ose asaj qeverie shqiptare. Edhe prej atyre, të cilët i ka kundërshtuar, ai njihet jo si politikan, por si njeri që parapëlqen pozitën origjinale të patriotit, një specie për të cilën disa vëzhgues deklarojnë me kokëfortësi se pothuajse është zhdukur mes shqiptarëve të së ashtuquajturës klasë e lartë.”  

 Është e pa mundur të lexojsh librin e Ilir Ikonomit për Faik Konicën e të mos mendosh për gjendjen aktuale politike në Shqipëri dhe troje tjera shqiptare në Ballkan. Duket sikurë historia nuk ka ndryshuar shumë, apo ndoshta përsëritet.   Një ndër meritat e këtij libri është se autori , me mjeshtëri ve në dukje, kontributin e Konicës në tolerimin e mendimeve dhe  të qëndrimeve politike ndryshe, pasi megjithëse Konica nuk kishte shumë simpati për Mbretin Zog, ai prapseprap pranon emërimin prej tij si Ministër Fuqiplotë. Nga ana tjetër, këjo tregon edhe tolerancën e Zogut ndaj një kundërshtari politik.    Libri  radhitë kundërshtimet dhe ndërlikimet politike që kishte me Zogun dhe njerëzit rreth tij,  duke e paraqitur Konicën para nesh si një “mendje e ndritur dhe një zemër që ka rrahur gjithëherë për vendin e vet”, tha  Profesor Sami Repishti në vlersimin e tij për librin.  Disa recensorë me të drejtë e kanë cilësuar veprën  e Zotit Ikonomi si  një sfidë ndaj historiografisë komuniste por edhe si një udherrëfyes për politikanët e sotëm e të ardhëm shqiptarë për mënyrën se si duhet vepruar me kundershtarin politik, për hir të interesave madhore me të cilat përballet kombi.  Janë ca raste historike kur zëri i partive dhe i kundështimeve duhet të pushojë përpara një interesi më të lartë, pat thënë me një rast Faik Konica.  Këjo është një thirrje e Konicës që dëgjohet anë e mbanë këtij libri. Këjo është një ushtimë që përcjellë ky libër për aktualitetin politik anë e mbanë botës shqiptare.

 Ilir Ikonomi mjeshëtërisht i paraqet lexuesit Faik Konicën si një shembull fleksibiliteti dhe kompromisesh politike kurdoherë që e nevojitë interesi i kombit. “Unë i lodhur s’jam aspak dhe do të isha gati të vazhdoja luftën me forcë po të kish lufta ndonjë qëllim. Po qëllim lufta s’ka dhe s’mund të ketë.  Fan Noli dhe unë kemi luftuar për një guvernë të një tipi të përparuar. Ahmed Zogu ka luftuar për një guvernë të një tipi më konservativ.  Ahmed Zogu na mundi dhe na mundi me themel...Në Amerikë, kanë një zakon që i munduri i shtërngon dorën mundësit”.  Në të njëjtën kohë, sipas Konicës “guverna duhet të ketë një ngjyrë kombëtare dhe morale. Njerës me të shkuar jo të pastër të përjashtohen nga qeveria..... dhe indipendenca e gjykatorëve të nderohet”.  

 “Jeta në Uashington” e diplomatit të parë shqiptar është gjithashtu shëmbull për tu ndjekur  nga çdo diplomat shqiptar, në cilindo vend të botës, pasi sipas Konicës, “për hir dhe nder të Shtetit, njerës që përdorin pozitën e tyre për të tregtuar, ose njerës që lozin kumar, nuk duhet të përdoren për punët e jashtme....se përfaqsonjës qesharakë ose pa dinjitet diskreditojnë Shtetin.”   Prandaj ky libër duhet të jetë lexim i detyrueshëm për diplomatët shqiptarë, sepse sic tha edhe Ministri i jashtëm shqiptar, Zoti Haxhinasto gjatë takimit me autorin në Tiranë në Prill, “libri i Ikonomit në këte drejtim është unik dhe sjellë një studim që i ka munguar diplomacisë shqiptare.”

Por mbi gjitha, libri i Ilir Ikonomit është  gjithashtu një dokument edhe i përpjekjeve Faik Konicës për vendosur miqësi dhe marrëdhënje ngushta midis Shqipërisë dhe Shteteve Bashkuaramarrëdhënje këto ai i kultivoi pa pushuar ditë e natë, gjatë gjithë jetës tij Uashington.  Siç thotë edhe autori, “Faiku fjalimet e tij ai përmendte shpesh nevojën shqiptarët mësonin disa vlera amerikane, si puna dhe shpirti praktik e humanitar”.  Dhe një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC, Faik Konica thotë se “Levizja shqiptare për pavarësi u frymëzua nga ideale amerikane si edhe nga kujtimet e kaluarës. Ishin refugjatët shqiptarë Shtetet e Bashkuara i dhanë forcën asaj lëvizjeje.

 Libri gjithashtu përpiqet të hedhë dritë mbi disa figura të emigracionit, të ndaluara e të censuruara nga regjimi komunist,  por bashkohas të Konicës, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Fan Noli, e të tjerë.  Ikonomi shkruan se, njëri ndër ta,  At Gjergj Fisha megjithse pranoi të bëhej anëtar i Akademisë  italiane të Arteve dhe të Shkencave nën  fashizmin, “Fishta nuk i shërbeu politikisht Italisë dhe nuk bëri asgjë që të dëmtonte  pavarësinë e vendit të vet.”

Ishte fati i keq i kombit dhe i tyre, Faik Konica dhe bashkohësit e tij u dënuan me mërgim përjetëshëm. Njerëzit mëdhej e zgjedhur kombit, si Faik Konica, lindën e u rritën prehnin e saj, nuk u shpërblyen sic duhetas kur ishin gjallë dhe as post mortem -- me mirëkuptim, nderime e njohje por, përkundrazi vetem përjetuan vuajtën, mërgimin, salvimet dhe nganjëherë edhe vrasjet.

Mundi i Ilir Ikonomit një punë kaq madhe, pasqyron pasionin dhe dashurine prej gazetari ai posedon për zbuluar vërtetën për Faik Konicën, një patriot dhe personalitet dalluar komunitetit shqiptaro-amerikan dhe historisë kombit shqiptar -- me gjitha sukseset dhe metat e tij, si person dhe si politikan.  Këte ai e ka bërë me plot sukses duke i servirur lexuesit dokumenta pa zbuluar parë.  Vepra e tij,  Faik KonicaJeta Uashington, është pa dyshim, një kontribut i rëndësishëm historiografinë shqiptare dhe diplomacinë, por vërtetë është edhe një vepër interesante me burime pa njohura deri tani dhe e dobishme për tu lexuar nga   gjithë, prandaj nuk mund e lëshova nga dora duke e lexuar fund e maje, me vëmendje dhe përfitim.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: