Kalosh Çeliku: Kollumna me ferexhe
| E Shtune, 09.07.2011, 08:04 PM |

KOLLUMNA ME FEREXHE

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

Vërtetë, u lodha më me budallakitë e disa “analistëve politik” me tespi kuqezi në dorë. Halldupët “shqiptar”, që natë e ditë i luten Zotit në xhami. E në anën tjetër: pinë alkool, shesin drogë, vjedhin, vrasin vëllain pas shpine… Përmëtepër, nëse doni të dini edhe më villet. Vite me radhë jam duke i nxjerr jasht edhe zorrët. Më kot pres që ta mbyllin gojën, heshtin në mjetet e informacionit. Përjagen mbi gardh si laraskat duke kërkuar ndërtimin e xhamive dhe kishave ortodokse, e nuk kanë shkolla shqipe për fëmijët e tyre, gjeneratën e nesërme. Realitet ky, që nuk besoj se shqiptarët kanë pasur kaq shumë xhami sa kanë sot, në kohën e Turqisë. Shkaku, edhe se: nuk kanë çka të thonë diçka të re, dërdëllisin nateditë si papagallë halldupi në kafaz. Edhe, si për inatë duan të dalin edhe në ballë të këtij populli me ndonjë parti politike me thirrjen: “për fe e Atdhe”. Edhe pse, në çdo shkrim të tyre teknefes thonë:  “… autorin e këtij teksti ta ndiejë se mbase ka ardhur koha kur duhet heshtur dhe duhet lënë çdokush ta portretojë vetveten me ngjyrat e asaj që din e që bën. Ngjyra që do shihen gjithnjë e më qartë në të ardhmen, atëherë kur të gjithë neve do na “votojnë” gjenerata që vijnë.” Mjerani i Allahut, na kënaqi me kollumna me ferexhe dhe tashti pret të bëhet kryetar partie, deputet i popullit pas vdekjes. Ose: në atë botë të themelojë ndonjë “parti politike kuqezi”, edhe atë vetëm e vetëm që të shpallet kryetar në Katund. Tjetri: “Dy Osmana një selam: Mbetet që gjithë politikanët aktual, edhe humbës edhe fitues, e edhe ata të ardhshëm potencial, ta analizojnë këtë fakt dhe të thonë një; alejkum selam.“ Halldupi i Baba Dovletit që i vjen mërzi të përshëndesë në gjuhën shqipe, them me plotë gojën. Njeri i sotshëm me tru të moçëm, siç ka thënë dikur për hoxhën Filip Papajani. Që, vështirë e ka edhe sot e kësaj dite t’ia përmend emrin heroit tonë kombëtar Skënderbeut, po takimet me shokët e “idealit” i lë “te kali”. Nuk i pengojnë mitropolitët e Beogradit: Shën Klimenti me Shën Naum Ohërin, Shën Kirili dhe Metodi te këmbët e Urës Gurit, po i pengon Pjetër Bogdani. Vendimprurja  e vendosjes së përmendores të viganit të shquar shqiptar në këto anë për gjuhë e shkolla shqipe. Edhe atë: njësoj e lufton me të njëjtat metoda si në kohën e Serbisë kur hoxhallarët ngrenin zërin kundër gjuhës dhe shkollave shqipe, kur bënin thirrje për shpërngulje masovike me gjithë familje në Turqi.

       Edhe, kur i kundërvihen shqiptarët me fakte thotë: “… Nga ana ime e konsideroj të mbyllur “rastin Bogdani”. Jo, Askushi! E mbyllë ti si halldup, po nuk e mbyllin shqiptarët. Unë nuk e di çka je me profesion: hoxhë, profesor universiteti, shkencëtar, poet, politikan, tullumbaxhi, rrufjan… Nuk ka kjo, edhe gjithaq rëndësi në këtë shkrim.

       Që të flasësh dhe shkruash me fakte për Pjetër Bogdanin, duhet të jesh mbi nivelin e tij fetar dhe shkencor. E ti lëre që nuk je në nivelin e tij, po nuk je as afër tij si halldup “shqiptar”. Burri i botës i ka njohur disa gjuhë botërore. Tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në Romë. E jo si ti që ta kanë falur në Turqi, ose në shtetet Arabe. Punën e tij e ka vlerësuar lartë si patriot dhe shkencëtar e gjithë bota, dhe ka doktoruar për të edhe presidenti i parë i Republikës së  Kosovës: Dr. Ibrahim Rugova. Tjetër punë është ajo se ti,  nuk lexon shkencë shqiptare, po arabe ose turke. Unë jam i bindur që ti, jo që nuk je në nivelin e tij shkencor, por je aq larg me qindra kilomatra. Shkak ky, që nuk mund ta mbyllësh ti budallakinë e shekullit, po do ta mbyllë populli shqiptar. Realiteti, ti nuk mund të matesh kurrë me Pjetër Bogdanin. Punemadhe, edhe nëse është siç thua ti se ka thënë ose shkruar në ndonjë libër Pjetër Pogdani. Arsyeja është se ti, nuk peshon në kandar as një gram e njërës herdhe të Pjetër Bogdanit. Shqip: ti je Askushi.

       Edhe një herë shul e shqip: këtë popull pesqind vjet me radhë nuk mundi ta asimilojë Turqia, vite më vonë edhe Serbia. Prandaj, kotë e ka sot soji yt i ndërsyer i halldupëve – Askushi: njerëz të sotshëm me tru të moçëm, e përsëris edhe një herë thënjen e shkrimtarit shqiptar Filip Papajani për hoxhën.    

       Fatkeqësia kombëtare: turret me të katra të të dali zot edhe Vëllai i Shejtanit. Edhe ai shkruan kollumne: “… Mirëpo, këtë nuk duhet ta lejojnë partitë shqiptare, të cilat e kanë formulën fituese në dorë, sipas të gjitha parametrave demokratike, askush nuk mund t’i ndal të bëjnë qeveri me LSDM-në.”

       “Kollumnisti sakat politik” i Allahut derdh lot rrëke për kohën e shkuar komunsite, kohën kur shqiptarët nuk i ndalte “shkjau” të shkojnë në xhami te hoxha, po i ndalte të shkojnë në shkollë te mësuesi. Shteti komunist u ndërtonte edhe nga dy-tri xhami në një katund, por jo edhe shkolla për fëmijët e tyre në gjuhën shqipe. Kulminacioni, edhe janë tërbuar partizanët e Dexhallit, kur partia në pushtet nuk ua hedh një asht si shpërblim, siç edhe ua ka hedhur në të kalurën për “flijime artistike për Mëmëdheun e Baba Dovletit”. Shkurt, nuk janë burra që mund t’i prinë këtij populli, se po të ishin dorën në zemër, që sot ua shtrij dorën e pajtimit. Edhe thonë: “Jo poste por pozita”. Vallë, ku jeton ky soj i njerëzve me dy e katër këmbë, në tokë apo në mars?! Pa poste, a mund të ketë pozita?! Me siguri, jo! Atëherë, pse nuk dalin nga kafazi?! Papagalli i këtij soji, nëse do të dalë në ballë të këtij populli, patjetër duhet të dalë edhe nga kafazi. E, a del nga kafazi ky soj papagalli?! Jo, nuk delë, pa sikur t’ua presësh edhe këmbët edhe kokën. E dini edhe pse nuk del? Jo. Edhe këtë nuk e dini! Nuk del, shkaku se në kafaz ka edhe bukë edhe ujë. Punemadhe, që nuk ka liri, këtij soji të papagallit halldup nuk i duhet liria, po buka edhe uji. Megjithatë,  edhe nëse nuk keni kafazë dhe papagallë në shtëpi, i keni parë në kojshi. Papagallët nuk janë bilbila. Nuk këndojnë këngë për pranverën, por i përsërin fjalët e huaja patetike. Ose ndryshe: i spiunojnë banorët e Shtëpisë. Papagallët halldupë janë shpezë parazitë, soj i sorrave, çafkave të zeza, që duhet t’i ushqejsh përditë, edhe përsërisin fjalët e “mysafirëve” të Shtëpisë. Mos them: janë spiunët e Shtëpisë.

         Edhe çuditem!!! Jo, me popujt tjerë, po me shqiptarët. Edhe një herë e thirrë në ndihmë Vaso Pashë Shkodranin: Feja e shqiptarit, është: SHQIPTARIA. Kurrë në të kaluarën shqiptarët nuk e kanë pasur traditë t’i mbajnë dhe ushqejnë papagallët e kafazit në shtëpi. E di, e kanë mbajtur qenin dhe macen si kafshë besnike, po jo edhe papagallin - Zogkotin që nuk di asgjë në jetë, vetëmse të përsërisë fjalët e “vizitorëve” të rastit në Shtëpi. Vërtetë, pleqtë tanë kanë qenë të mençur në jetë. E kanë ditur kend ta duan, urrejnë, vrasin në pusi, ushqejnë, fusin në Shtëpi.  

       Koha e sotshme dallon shumë nga ajo kohë e pleqve tanë me mauzerrin krahut. Nuk mbajmë mece në shtëpi, nuk mbajmë qenë, ama mbajmë dhe i ushqejmë papagallët e halldupit. Edhe analistë teknefesë, që shkruajnë kollumna me ferexhe. Dhe, siç e kanë nisur me lutje e selame këta halldupë “shqiptarë”, një ditë pres që ta veshin me ferexhe edhe Maqedoninë e Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Xhematin e kanë, vetëm ju duhet koçia e mbuluar me qilima persie dhe krushkat që ta shpien nuse, jo në Evropë po në Turqi. Edhe pse, kjo nuse Xhadi nuk do të hip në koçi, po në kalin e Goce Dellçevit.

       Aleksandri i Madh me shpatën në dorë mes  sheshit  “Makedonija” është lart i paarrirë, gati fluturon në qiell me kalë shale, nuk ka shkallë për Xhadinë. Skënderbeun, poashtu me kalë e ka larg, edhe pse ky burrë lufte e ka futur shpatën në brez, Xhadia nuk i zë besë Skënderbeut. Thotë: ndodh e nxjerr në dorë edhe në mes të ditës atë famëmadhe, mes parkingut m’i ngre këmbët në hava.

       Përmëtepër, pasi t’ia bëjë atë punë të grave në mes të Bit-Pazarit edhe e hip Xhadinë me gjithë dollamë në koçi, flugë mbi qilima sheqera të larmë: udhaembarë, e përcjellë nuse me këngë e krushqi halldupë për në Turqi...



(Vota: 81 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: