Zeqir Lushaj: Gjallni në rrënoja
| E Shtune, 09.07.2011, 07:58 PM |

Sa mirë! - Shkollë, mbi rrënojat e xhamisë, Gri-Tropojë (Foto: Lela Mehmet Lushaj, prill 2011)
Sa mirë! - Shkollë, mbi rrënojat e xhamisë, Gri-Tropojë (Foto: Lela Mehmet Lushaj, prill 2011)

 

1. GJALLNI NE RRENOJA !

 

-Si një homazh, për (ish)-Kishën, Kalanë dhe shkollën ,në Selimaj të Geg-Hysenit –

 

Nga: Zeqir Lushaj

 

Kala e Lekës,në shekuj një rrënojë,    *

Rrënojat e Kishës,na flasin edhe sot,

Në Milenumin e Ri,shkolla=lendinë:

-Gjallni në rrënoja…, jetë e mot !!

!

Ballëpërballë,Arvejës,

Në krah të malit të Kores,

Poshtë,ish Kalasë së Lekës,          

Sipër,ish-Kishës së katundit,  

                  

Shkollë e vogël,me dy klasa,

Mes gjelberimit, në vetmi,

Për Mua,(ish-mësuesin),

Sjell mbresa dhe nostalgji !

!

Nga tranzicioni,(!),ish-shkollës,

Një gur themeli,si gjendet kund,

E megjithë atë,ajo nuk zhgulet,

Për shumë mot,(jo veç tek Unë!)

 

A din kush,bre,me mkallxue?

Kalanë e Lekës,Kishën katolike,

I zhbini pushtuesi,osmanlia!

-Po shkollën,ku mësonin fëmija ?!

!

Sido që të ndryshojnë kohët,

Prap,këtu,gjithçka asht e jona,

Ndër breza,dihet e do thuhet:

-Dikur,tu Kisha,ka qënë shkolla!

!

Kala e Lekës,në shekuj një rrënojë,   

Rrënojat e Kishës,na flasin edhe sot,

Në Milenumin e Ri,shkolla=lendinë:

-Gjallni në rrënoja…, jetë e mot !!

          ./.

 

  *Në fsahtin Selimaj të Geg-Hysenit,ku autori i vjershës ka punuar tre vjet mësues,në një distancë,jo më  

    shumë se 1000 metra,mbijetojnë ende,rrënojat e Kalasë së Lekës si dhe ato të Kishës së fshatit.

                                          ./. 

 

  2. IZMAT …!

 

- I pyes bashkëfshatarët e mi, në Gri të Tropojës-

 

Iku, kristjanizmi,

Një pus, për të vaditur arat,

U hap, në themelet e kishës së Grisë!

 

Iku, muslimanizmi,

Një shkollë, për fëmijtë,

U ngrit, në rrënojat e xhamisë!

 

Iku, dervishizmi,

Tranazh ushtarak,

Në teqen e Sheh Ademit!

 

Iku, komunizmi,

Një kafe u çel,

Në vend të lavatriçes së zhavorrit .

!

Izma, izma, izma…,

Të gjitha,

Rrënoja mbi tokën e Grisë!

 

Hëëë, si thoni ju;

Ti besojmë, apo jo,

Perëndisë??!!

   ./.

Gri, 1992

 

3.GURËT E RRUGËS

 

Ka qenë zakon, në kohë të shkuara,

Ku vritej një njeri, ngulej një gur,

Jo veç dëshmi e vendit të ngjarjes,

Dhe si “leksion”, do të shërbente dikur.

 

Çështë ky gur, do pyes kalimtari?

Eshte vrar Filani, përgjigjja do të jetë,

Pse? Si? Qysh? Kur?…Vazhdon biseda,

Dhe fillon morali që lypset përjetë.

 

Heee, (!)Shkon mendueshëm,njeriu i mirë,

Këta gurë, or bir, mos i harro!

Çka stë pëlqen, ta bëjë dikush Ty,

Tia bësh Ti, tjetrit, mos guxo !

 

Mos vidh! Mos gënje! Mos mashtro!,

Mos prano të marrësh gruan e huej,

Mos ofendo njeri në këtë botë,

Kurr, mos ja shkel nderin tjetërkuj!

 

Gurët e rrugës, të mos nënvleftësohen,

Nuk janë të shkretë, pa veshë dhe sy,

Po dite të flasësh me simbolet e jetës,

Më e bukur jeta, do të jetë për Ty !

    ./.

Tropojë, 1981

 

 

4.LLOMJA ME GAZ,

DHE KOMPJUTERI

 

- Retrospektivë -

 

Kur erdhën dritat në Tropojë,

Me ka pas thanë një “disident”,

Atherë, në 69-ën…, Qyshkur!

 

Këta tela vijnë prej larg, o bir!

Që të mos mbetemi në terr,

Mos ma largo, llomën me vajgur!!       1)

!

E kritikova! Pse, besim nuk kish?

Koha,i dha të drejtë,xhandarrit të Zogut,

…– Ashtu ish!

!

Sot, kur me kompjuter të mirë punoj,

Ndodhë që, shkrimi më bahet dillejt!

Krejt, papritur, nuk e di nga shkoj!?

 

E dua,dhe,nuk e përbuzi kompjuterin,

(Ama,më shumë i besoj,letrës së shkruar),

Si llomes me gaz, që e ban dillejt terrin!

     ./.

1)Llomja = llambë me vajguri

 

 

5.DO TA SHOH NJË

CERRNICË TJETËR

 

Faq-ja e dheut, ndryshon,

Brenda shekullit,

Gati, si brenda ditës.

 

Veçse, në çdo kohë,

Valbona e Bushtrica,

Endin flladin e Cerrnicës.

!

Thonë se, qytet ka qenë më parë,

Ecte macja nëpër tjegulla,

Nga Vorret e Shalës e nDezdar!

 

Unë, vet, e di mal,

Malgjigand, me lisa,

Mushkëria e Malësisë,

 

E di fushë pjellore,

Me traktorët, zhurmmëdhenj,

Të Rusisë!

 

Nga fole bandash, që kallte frigën,

Kampione rendimentesh,

Prite-prite, Cerrnicën!

 

U ba fshat-qytet,

Mbushur me shtëpija,

Bahçes, nën mollë e qershija.

 

E di pronë private…,

Shumë kohë, pronë shoqrore,

Gati…, “Mollësherri”, prore…!

 

Jam i sigurt, se, do e shoh,

Edhe një Cerrnicë tjetër,

(60 vjeç) Nuk jam shumë i vjetër!

!

Faq-ja e dheut, ndryshon,

Brenda shekullit,

Gati, si brenda ditës,

 

Veçse, në çdo kohë,

Valbona e Bushtrica,

Endin flladin e Cerrnicës!

    ./.

 

6.E HUMBA DEBATIN !

 

U zumë keqas,

(Po flisnim për fukarallekun),

Deri ,në të Lekës!”,       1)

Siç thoshte,një fshatari im.

 

Dikur,ma priti,

Si gjysëm  me shaka,

Si gjysëm  përtimend:

 

-O Ti,lum djali…!

-Mos u ba budallë,

Mos u ba hajvan:

 

-Njerëzit, vuajnë se,

Nuk dijnë të gëzojnë,

Atë…,Atë,që e kanë !!

       ./.

1)Me kuptimin:-deri në Kanun.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: