Hilmi Saraçi: Dialogu me Serbinë dhe marrëveshja për njohje reciproke në të ardhshmen
| E Merkure, 06.07.2011, 08:04 PM |

Dialogu me Serbinë dhe marrëveshja për njohje reciproke në të ardhshmen

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Këto ditë në qendër të vëmendjes janë tri çështje të marrëvëshjes në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë . Në këtë fushë ka mjaftë për t’u thënë  dhe përpjekje me biseda dhë komentime të ndryshme, për të parë rolin dhe efektin që kanë këto bisedime dhe marrëveshe të arritura kohë më pare në të ardhshmen.Qeveria e Kosovës, në krye me Edita Tahirin si kryenegociatore është duke u angazhuar  në këto bisedime (teknike) ,me ndërmjrtesimin e Bashkësisë Evropiane për një të ardhshme më të mirë në mes të dy shteteve. Me këtë rast Hashim Thaçi  ka   vlerësuar se këto bisedime dhe marrëveshje të arritura  janë të domosdoshme dhe në rrugë të mirë  për të arritur sukses gjatë negociatave , për Kosovën në BE . Mirëpo kështu nuk mendojnë të tjerët, ata të opozitës ,prandaj në  Parlamentin e Kosovës për këto bisedime dhe marrëveshje ka pasur kundërshtime të ashpra dhe fajsime ndaj Qeverisë dhe kryenegociatorës , Edita Tahirit e cila nuk ka pasur qasje të nevojshme me parlamentin, organin më të lartë legjstativ të Republikës së Kosovës ,kur dihet se bisedimet me Serbinë janë të vështira,të llojit të veçantë për të ardhshmen e Kosovës, prandaj kërkojnë angazhime dhe njohuri serioze profesionale , sidomos  në fushën politike , ekonomike e të tjera., sepse mendoj se këto bisedime tejkalojnë fushat e dialogut teknik.  Mëgjithatë mendoj se negociatat në Bruksel janë me rëndësi, prandaj pas këtyre  raundave priten që të vazhdojnë me sukses dhe të arrihen marrëveshje  në të ardhshmen edhe në fusha të tjera, sidomos pë njohje reciproke …

Pakoja e marrëveshjeve përmban  disa lami, në rend të parë ,marrëveshtjet civile lëvizjen e lirë , marrëveshtjet për çështje e librave katastrale, njohjen reciproke  të diplomave  universitare  të dyja shteteve . Kjo (njohja e diplomave universitare , në Luginën e Preshevës u priten me interes të veçantë). Ato do të inplementohen në terren me garancën dhe monitorimin e Bashkimit Evropiane, pa nënshkrime ndërshtetërore . Kishte për të qenë më mirë që të gjitha këto marrëveshje të duken më të qarta , të parashtrohen në parlament dhe të nënshkruhen edhe nga palet në bisedime … Mendoj së në këtë fushë nuk duhet lënë dilema dhe shprazëtira , sepse në të ardhshmen do të hasim në pengesa të papritura nese jemi tolerant në disa fushëa në bazë të sygjerimeve dhe propozimeve  nga  Bashkësia Evropiane .. .

 

Palet në bisedime janë të gatshme dhe “optimist” në arritjen e marrëveshtjeve në të ardhshmen

 

Takimi i mbajtur në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe përfaqësuesve të Serbisë në  raundat e fundit,  kishte zgjatur më tepër se sa kishte qenë i planifikuar intervali kohor në këto bisedime . Ka pasur si duke disa pengesa dhe kundërshtime nga pala serbe. Sipas deklarimeve të palëve në këto bisedime , megjithatë  atmosfera e bisedimeve ishte në formë konstruktive  dhe se palet ishin të gatshëm të vazhdojnë  derisa të arrijnë  marrëveshtjen e duhur për temat e parashtruara në të ardhshmen . Tani siq jemi të njohtuar janë arritur tri marrëveshje . Mirëpo përveç këtyre  tri marrëveshtjeve  janë edhe disa pika që tregojnë lehtësime për qendrimet e afruara të palëve , ku siq shprehen “janë “optimist” në zgjedhjen e tyre në të ardhshmen. Mirëpo mendoj se pala kosovare duhet të angazhohet më tepër në definimin e tyre sa më të qartë , sepse siq shihet ka hapsirë për të dyshuar se këto angazhime nuk janë sa duhet të përqendruara në efektshmërinë në të ardhshmen.. Në pakon e marrëveshtjeve  të arritura  në dialogun  mes Kosovës dhe Serbisë ende nuk është përfshirë  lëvizja e lirë e mallrave dhe problemet tregtare  me Serbinë që është njëra ndër problemet në mes Kosovës dhe Serbisë në këto  bisedime  . Sipas drejtuesve të  Qeverisë së Kosovës, edhe këto pritet të zgjidhen nëpërmjet bisedimeve  shtetërore që janë duke  u zhvilluar në Bruksel. Lëvizja e lirë  e mallrave , sipas tyre  do të jetë  në pakon e dytë  të marrëveshjes.Siq shihet qellimi i këtij dialogu është  që të dyja palet të jenë më afër Bashkimit Evropian, që të përmirësojnë pozitën në BE  , që ta përrmirësojnë  jetën e njerëzëve , kjo është edhe ajo që synohët në këtë fushë të bisedimeve në këtë rast që sipas mendimit tim kjo kërkon angazhim dhe përkrahje dhe garanci nga BE-ja drejt marrëveshjes për njohje reciproke . …

                         

Mungesa e transparencës dhe shkelja e ligjit

 

Mirëpo partitë opozitare  kanë kritikuar dialogun edhe për këto marrëveshje të arritura , për shkak të mungesë transparente  dhe shkeljeve mbi Kuvendin e Kosovës si institucion më i lartë  të vendit lidhur me këto marrëveshje  me Serbinë . Ato mandje  nuk i quajnë  as marrëveshje  për faktin se ato nuk janë nënshkruar nga palet për këto bisedime, por me garancë nga Bashkësia Evropiane . Në këtë fushë mendoj se mungon koordinimi i duhur në mes të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.Kjo siq kanë filluar të debatojnë  në kuvend, por edhe nëpër institucione të tjera rreth këtyre çështjeve mjaft të ndieshme , do të vështirësojë arritjen e sukseshme në këto bisedime me Serbinë …

Gjatë dialogut në të ardhshmen ka mjaftë pengesa , sidomos problemi i Mitrovicës është problem i veçantë politik, ngase problemi i Veriut i ka  tejkaluar edhe kompetencat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sa i përket funkcionimit në atë pjesë  të vendit,  siq thuhet edhe në kreun e Këshillit Gjyqësor që nga viti  2010 janë bërë përpjekje  të vazhdueshme  për funksionimin e gjykatave në këtë pjesë të vendit, por ka rezultuar pa sukses angazimi dhe përpjekja. Zbatimi i ligjit në terë teritorin e vendit ka rëndësi të veçantë në këto bisedime: për  lëvizjen e lirë të qytetarëve, për eleminimin e krimit të organizuar , kontrabandës  e të tjera që në këtë pjesë të vendit nuk ka të ndalur zhvillimi dhe përhapja e këtyre dukurive . Mirëpo në këtë fushë por edhe në fusha të tjera ka mjaft shkelje ligjore, prandaj auditoriumi i përgjithshëm ka gjetur shkelje  ligjore edhe gjatë  lidhjes së kontratave  publike  gati në të gjitha  dikasteret e Qeverisë së Kosovës. Në dy shpallje  të tenderëve  për projekte të caktuara  janë verejtur se nuk janë vendosur kriteret e qarta  në dosjen e tendereve  për vlerësimin  e ofertave  të pranuara  të cilat mund të  ndikojnë  që të favorizohet ndonjëri prej operatorëve  ekonomik . Siq është bërë e ditur nga raporti i  auditimit shkelje ligjore  janë gjetur edhe në Ministrinë  e Punëve të Brendshme . Kjo ministri kishte shpërblyer një kompani private  që ishtë cilësuar si e papërgjegjëshme  nga Komisioni Vlerësues . Shkelje të tilla ka edhe nëpër disa komuna… Mendoj se në këtë fushë të tenderimit dhe të privatizimit ka mjaft shkelje të ligjëshmërisë, për të cilat duhe të diskutohet dhe të merren masa të duhura ligjore … 

                        

Disa dilema rreth regjistrimit të populates

 

Tani pas regjistrimit  të popullatës janë paraçitur disa dilemma : pse  regjistrimin nuk doli ashtu siq pritej, i sukseshëm .Njohës të çështjeve politike  vlerësojnë se numri i popullatës tash pas  tridhjetë vjetësh do të duhej të ishte  dyfishuar, në 3 milion banorë. Kjo mund të ngjaj për shkak se  votuesi në shumë raste është  llogaritur për ata që  mbajnë  letërnjohtimin e Kosovës, e që nuk janë banues në Kosovë , sepse edhe ata kanë të drejt vote , ndersa janë regjistruar vetëm ata  që jetojnë në Kosovë .Siq duket në këto 20 vjet kosovarët që kanë lindur jasht vendit nuk janë regjistruar në Kosovë , dhe kjo tregon se sa ka humbur popullsia e Kosovës gjatë këtij 30 vjeçari. Sipas analizave të paraqitura është apsurde të mendohet që numri i banorëve  të jetë  po thuajse i njëjtë  me numrin e përfshirë  në listate votuesve . Lista e votuesve mund të jetë  e tillë , por regjistrimi nuk është ai që duhet të jetë , sepse  numri i njëjtë  me listat e votuesve  ka dy arsye. Sëpari, në rezultatet preliminare  të regjistrimit nuk figurojnë  qytetarët tanë që jetojnë  jasht vendit, pastaj pjesa më e madhe  e tyre  nuk janë regjistruar edhe një numër i madh i qytetarëve  që jetojnë brenda , prandaj neve na del edhe ky apsurd, po thuajse e njëjtë  me numrin e banorëve  të përgjithshëm …

Mendoj se kjo çështje duhet të shqyrëtohet seriozisht dhe të studiohet mundësia për një regjistrim të serishëm, ashtu siq preferon edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës……



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: