Nesrine Malik: Rebelimi i grave saudite
| E Diel, 03.07.2011, 05:59 PM |

Rebelimi i grave saudite

 

Nga Nesrine Malik, The Guardian

 

Ndërsa e gjithë vëmendja është në Libi, Siri dhe Jemen, një lloj i ndryshëm rebelimi po ndodh në Arabinë Saudite. Një grup grash saudite kanë iniciuar ‘Women2Drive’, një fushatë për të drejtën e marrjes së patentës për drejtimin e makinave, me një datë të lëshuar për 17 qershorin.

Javën e kaluar, një nga anëtarët e saj, Manal Al-Sharif, doli në rrugë dhe ngau një makinë për rreth dy orë, duke e filmuar udhëtimin e saj (e asistuar edhe nga i ati) dhe duke e hedhur këtë video në ‘youtube’. Të dielën, ajo u arrestua së bashku me të vëllain, që tani raportohet se është liruar. Kjo nuk është hera e parë që ka një shtytje për të rrëzuar mbretërinë. Në fillimet e viteve 1990, anëtarët e një fushate të ngjashme u arrestuan dhe disa prej tyre u pushuan edhe nga punët që kishin.

Kundër sfondit të revoltave arabe do të duket një gjë e pavlerë për të pyetur, veçanërisht kur na është thënë se gratë saudite nuk kanë nevojë që të jenë shofere, ashtu sikurse ato janë të mbrojtura me lakmi dhe kanë edhe shoferët e tyre për t’i mbrojtur ato nga telashet.

Ironia është se, pavarësisht se gjithë sistemi është ndërtuar për të ndaluar burrat dhe gratë që të tërhiqen, apo për privatësinë e tyre, së bashku, është e lejueshme që të jenë vetëm në një makinë me një shofer josaudit – turma perfekte e racizmit dhe patronazhit që ekspozon absurditetin dhe konfuzionin pas ligjeve arbitrare të sjelljes publike të femrave në Arabinë Saudite.

Nuk ka asgjë në fuqi apo mbrojtëse rreth asaj për të mos u lejuar të drejtosh një makinë.

Ndërkohë që jetoja në Arabinë Saudite, në një familje me 5 gra, pa asnjë burrë në ndërtesën e tyre, ne ishim në mënyrë permanente në mëshirë të shoferit tonë për të udhëtuar edhe me porositë më bazike. Nëse ai do të ishte me vonesë, i telendisur apo i pamundur për t’u kujdesur për ne për disa arsye, alternativa e vetme ishte të thërrisje një taksi, një perspektivë jo shumë e këndshme për një qytet saudit.

Të qëndrosh në anë të rrugësh në një qytet të Riyadit, duke pritur arritjen e një taksie, do të thotë të jesh i guximshëm ndaj të bërtiturave fyese dhe talljeve nga motoristët që kalonin, dhe që të jesh vetëm në një makinë me një shofer në të, në një vend që ky proces nuk ndodh shpesh, të vë në rreziqet e veta në termat e lirisë që shoferi ndjen se mund të ketë të drejtë t’i marrë.

Sharif vetë deklaroi se ajo ishte ngacmuar nga shoferi i vet. E padobishme të thuhet, por nuk ka transport publik të vlefshëm për gratë.

Ata që përkrahin një pozicion moral, p.sh, atë që duhet këto gra të lejohen të drejtojnë makinë dhe ato do të lëshohen si të çmendura dhe të shkojnë kudo që ato do të duan ta çojnë veten e tyre në mënyrat më të nxehta dhe të lënë takime me burrat, ato janë të pasinqerta apo naive.

Shumica e shoferëve të punësuar në Arabinë Saudite, nuk thonë se ku do të shkojnë, ata thjesht u bëjnë oferta të dashurave të tyre. Mbaj mend se kam qenë në një udhëtim me një kolege femër saudite, e cila e urdhëroi shoferin e vet të nxitojë, në shpejtësi të madhe ndaj makinave të burrave, të cilat ajo i konsideronte atraktivë, apo që ishin përpjekur të kalonin numrat e tyre nëpërmjet dritareve të makinave.

Shoferi, fatkeqësisht e përmbushi kërkesën dhe iu tha në një gjuhë shumë të ashpër se pse nuk e arrinte këtë gjë. Ky ligj është thjesht së prapthi, për kundërshtimin e thellë për mendimin nëse një grua mund të qëndrojë pas një timoni, mishërimi fizik i një vullneti, i cili është shumë ofensiv për t’u kaluar.

Kjo ka të bëjë me mbajtjen në dukje të një kontrolli, erozioni i së cilës mendohet se mund të kompletohet nëse gratë do të lejohen të drejtojnë makinat. Ekziston pikërisht kjo pikëpamje e veçantë për gratë në mbretëri që mendohej gjithmonë në majën e sjelljes jo të hijshme – reminishenca të një sjelljeje drejt skllevërve që duhet të rebelohen dhe të vrasin pronarët e tyre nëse nuk mbahen gjithmonë nën zgjedhë.

Kjo është një spirale e kobshme, ku sa më keq të trajtohet viktima, aq më keq gjasat janë që të jenë me përparësi të shtrydhura. Kur argumentohet kundër lënies së grave për të hequr mbulesën e kokave të tyre në sy të publikut, disa (burra dhe gra) përgjigjen se, nëse kjo do të kalonte, gratë sigurisht do të vinin vërdallë në gjysmëlakuriqësi.

Kjo nuk ndodh me këta njerëz, që kodet publike të veshjes nuk ekzistojnë në shumë prej vendeve arabe, dhe gratë ende e menaxhojnë veten të vishen në një mënyrë kulturalisht të përshtatshme. Gratë lejohen të ngasin makinën mespërmes gjirit konservator arab, dhe këto shoqëri nuk kanë shpërthyer në degradim moral.

Flamuri i udhëtimit saudit është një çështje më shumë sociale sesa politike, mbi të cilën autoritetet mund të mos shkaktojnë zemërim fetar apo të krijojnë kundërshtira. Por nëse ka një mësim, udhëheqësit arabë do të bënin mirë të mbanin parasysh se ndalimi i të drejtave ngre shanset për një shpërthim të disidencës.

Arrestimi i Sharif, sigurisht duket se nuk ka bërë asgjë për t’i kthyer mendjen fushatës ‘Women2Drive’ për të ecur përpara; nëse diçka duket se ka fituar, kjo është publiciteti. Ka raportime se policia fetare është bashkuar me forcat e trafikut për të patrulluar dhe të prishë fushatën. Nëse këto janë për t’u besuar, atëherë Arabia Saudite është në hapat e parë të konfrontimit në 17 qershor.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: