Ukshin Zajmi: Protestë institucionale në mënyrë kulturore
| E Diel, 03.07.2011, 07:58 PM |

Aktorët e “UN Inspektorit” përshendetën me publikun
Aktorët e “UN Inspektorit” përshendetën me publikun

 

Teatër: Protestë institucionale në mënyrë  kulturore

 

Komedi masive dhe aktuale

 

“UN Inspektori”-komedi e anglezit David Farr (adaptim i “Revizorit” të Gogolit) u shfaq në Teatrin profesionist të Gjilanit, në regji të Fatos Berishës. Rolet i interpretuan aktorët gjilanas, të punësuar në teatrin e këtushëm, por edhe jashtë tij. Publiku u nda i kënaqur me shfaqjen.  Komedia ishte aktuale edhe pas 175 vjetëve, që prej kur se u inskenua “Revizori”.

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Komedia është lloj drame e cila karakterizohet me përmbajtje gjallërie, e që pretendon përqeshjen e anëve ngative të shoqërisë dhe përsonit duke i karakterizuar të metat dhe dobësitë e tyre. Ajo, për të realizuar qëllimin e vet përdorë humorin, ironinë, satirën dhe groteskn. Temën dhe përsonazhet i merr nga jeta e përditshme. Përfundon me fitoren e principit normal në jetë përkatësisht me fitoren e mendimit të drejtë, drejtësisë dhe respektit. Janë tri lloje të komedisë: komedia e intrigës (përsonazhet i vë në pozita qesharake), e karakterit (përqeshë vetit negative të individit) dhe shoqërore (përqeshë të metat e shoqërisë në terësi).

 

Protestë institucionale në mënyrë  kulturore

 

Autori i komedisë “UN Inspektori” David Farr (anglez), duke qenë përcjellës i ngjarjeve që ndodhen ne vendet e tranzicionit në shtetët që u ndanë nga Bashkimi sovjetik, por edhe të atyre në Ballkan, bëri adaptimin e “Revizorit” të Gogolit. Kjo vepër pati sukses në Londër (2005), në Çikago (2008) e Kembrixh (2010). Regjisori, Fatos Berisha duke parë aktualitetin e këtij teksti edhe në rethanat kosovare, mbase edhe më gjërë, në shtetët e rajonit, pasi gjeti përkrahje e mirëkuptim edhe me Teatrin profesionist të Gjilanit, dhe me një trupë prej 18 aktorëve dhe stafit tjetër të këtij qyteti, aktualizoj edhe një herë të këqijat që vijnë nga lakmia njerëzore dhe imoraliteti në shoqëri.

 

Shfrytëzimi i parasë publike nga pushtetarët  për qëllime vetanake, ndryshimet ideore e ideologjike të antarëve të qeverisë dhe ndërskamcat që ata fshehurazi, ia bëjnë njëri tjetrit deri të tendenca e puçit, tendenca e shfrytëzimit në mes vete, imoraliteti dhe frika nga ndonjë inspektim ndërkombëtar janë karakteristikat që u hetuan sheshazi në komedinë që e inskenuan aktorët gjilanas me regjisorin Fatos Berisha. Qëllimi, për ti venë në shënjestër këto dobësi të shoqërisë, duke e çvendos ngjarjen në një nga ish vendet  e Bashkimit Sovjetik, por duke mos e përcaktuar lokacionin, u arrit, e kjo u pa me unitetin e aktorëve, të gjithë gjilanas, por jo të gjithë të punësuar në Teatrin e Gjilanit, dhe me duartrokitjet e publikut në sallë. Pra, kjo është një komedi shoqërore.

 

Rolet   dhe  loja e aktorëve

 

Bartës por edhe nyja kryesore e ngjarjës ishin Fatmir Spahiu (presidenti i shtetit përkatës) dhe Ard Islami (Martin Remington, një biznesmen deshtak anglez por dinak). Idenë e autorit dhe të regjisorit e ndihmuan mjaft edhe Ramadan  Kurti (ministër i financave dhe adhurues i pushtetit të mëparshëm), Avni Shkodra (ministër i shëndetësisë dhe fasadues i investimeve), Gëzim Bucolli (ministër i arsimit dhe prsonazh puthadorës), Kushtrim Qerimi (ministër i drejtësisë dhe pështjellues i çdo gjëje që ndodh). E gjithë ngjarja sillet e pështillet përmes këtyre përsonave të cilët bëjnë ngritjet dhe rëniet e ngjarjës, dialogjet e skenat. Këta në masë të madh i cyt Ali Demi (udhëheqës i shërbimit të sigurimit), por edhe Ernest  dhe Naser Zymberi ( djalë e babë natyror, por  kundërshtues dhe smirëzi në skenë), puntorë të sigurimit intern. Një freski në skenë e sjellin Safete Mustafa (gruaja e presidentit e lodhur me inferioritetin e burrit të saj),  Njomëza Kalaveshi (vajza e presidentit dhe adhuruese e largimit nga vendi) dhe Bukurije Kçiku (shërbyese në presidencë). Ndikim në karakterizim të komedisë patën edhe Kenan Gurgurovci (roje e presidentit) dhe Artan Selimi (kamarier në presidencë), të cilët me veprime e lojë dëshmuan gjendjen në të cilën ndodhet udhëhqësia por edhe populli. Mejreme Berisha (nëna e gazetars së burgosur) dhe Bashkim Nexhipi (kryetar i klubit të biznesmenëve) ishin opozita e ngjarjes dhe përshkruesit e reaalitetit, ndërsa Gyner Halili (udhëheqës i policisë ) ishte përsonazhi  më naiv në shfaqje, i cili preu gjuhën e gazetarës së burgosur, e, e cila u bë edhe përsonazh i paemëruar në skenë dhe brengë e të gjithëve, përderisa nuk e përpiu ish puntori i sigurimit shtetëror përkatësisht ministri i finansave.

 

Veshtruar në përgjithësi rolet u ndanë në: role kryesore, të dyta  ndërsa  të tjerët ishin të një rangu. Barra kryesore bie në presidentin dhe Martin Remingtoni të Fatmir Spahiut e Ard Islamit, të cilët dhanë gjithë ate që mundën nga vetja për të shpalosur të gjitha të ligat e një shoqërie dhe lakminë e njeriut. Kreacionet e tyre u pelqyen shumë nga publiku, sepse përvoja dhe profesionalizmi bënë që ata të jenë komunikativ edhe me publikun, andaj në kërkesën “Qeshuni edhe ju?”-drejtur publikut, publiku nuk u bë pre, por  duartrokiti, sepse ai e dinte se qesh me vetvetën. Ministrat ishin të mirë si në komunikim në mes vete, në zotërim të hapsirës e shfrytëzim të të gjitha elementeve dramatike për të shfaqur karakterin e përsonazhit. Përsonazhet tjerë, të cilët falë aftësisë së tyre kreative, u munduan që sejcili të karakterizon tiparin e përsonazhit të vet, e të zhytet në maskarallëqet e pista të shoqërisë, duke i dhënë publikut një porosi, këso udhëheqësia kurr mos zgjidhni, se ajo jo që të fundos, por pasurinë kombëtare të një shteti e bënë fluske sapuni.

 

        Aktorët e angazhuar në këtë komedi ishin kryesisht të rinjt (hiq Ramadan Kurtin, Naser Zymberin e Mejreme Berishën) të gjithë profesionist e me përvojë, andaj gjatësia e shfaqjes prej dy orë e gjysmë, bashkë me pauzën, nuk i lodhi. Ata bashkë, duke realizuar idenë e regjisorit dhe porosinë e autorit, publikut i mundosi që, për një kohë, të harroi brengat e përditshme e të shoqërohet me një humor, ironi e satirë që të relakson. Përkundër kësaj, disa prej udhëqësve përcjellës të kësaj komedie, ndonëse të pakët, si duket ishin në siklet, sepse edhe ata e dijnë fjalën e urtë popullore “Ai që e ka vjedhë bletën e ka mizën në vesh!”. Pikërisht këtu ishte edhe qëllimi kryesor i shfaqjës, nga se Borhes, me një rast ka thënë :”Arti duhet të bëhet pasqyrë e kohës!”.

 

        Është meritë e aktorëve dhe e regjisorit, që të gjitha rolet paraqitën karakterin e përsonazhit, përmes fjalës, lojës, lëvizjes e mimikës, por asnjë rol nuk u bë karikaturë, andaj publiku u kënaq duke qeshur, dhe asnjëherë nuk ndjeu vetën keq për përsonifikimin e përsonazhit, por për sejcilin pat simpati.

 

Pjesët përcjellëse të shfaqjes

 

Gjuha që u përdorë në komedi ishte ajo standarde e përzier me gjuhën e rrugës, gjë e cila komedinë e bëri më të afërt me publikun, por që vrau veshin e intelektualëve, të cilët, sikur thanë, është bërë përvojë e keqe në dramaturgjinë tonë që sharjet të jenë standarde në tekstin e tyre. Kostumet e Fitore Isufit të realizuara nga Bahrije Kurtalani ishin funksionale, por edhe karakterizuese për sejcilin rol, toni i Florim Gagicës ishte i qëlluar e aktivizohej në rastin e duhur, me gjithë lartësi, e herë herë, të madhe. Skenografia e Nico De Rooij-musafir nga Holanda, kolltuqe, tavolina e 15 dyer të varura, sikur të ishin të gjitha funksionale do të kryenin rolin e vet adekuat. Këtë skenografi e realizuan Medi Hoti, Fehmi Hoti e Haki Aliu, por vështirë se do të përdoret në të gjitha skenat ku do të shfaqet kjo komedi, sepse kërkojnë siperfaqe të madhe dhe lartësi të skenës si dhe elemente të shumta për vendsoje. Dyert, të cilat simbolizonin zyrat e shumta të aparatit shtetëror dhe shumësinë e punësimit aty, rrinin disi mbi kokat dhe pas aktorëve e asnjera nuk hyri në funksion si derë, por vetëm si element ku duhet thyer lëvizja. Dritat e Fatmir Halilit, të dizajnuara po nga musafiri Rooij u aktivizuan në momentin e duhur, si dhe teksti i suflerit e organizatorit Raif Hazirit. Përndryshe aktorët me shumë sukses përdorën rekuzitat e Suad Berishës, kur eventualisht harrohej teksti.

 

Përfundim

 

Komedija “UNInspektori” e David Farrit me regji të Fatos Berishës e interpretuar nga aktorët gjilanas në Teatrin e tyre Profesionist, ishte e suksesshme, aktuale dhe e kapshme për të gjitha shtresat e vizitorëve të teatrit. Ajo u mirëprit në Gjilan, premiera dhe dy reprizat, dhe në Prishtinë në Teatrin komëtar. Që tani është e ftuar për të marrë pjesë në Festivalin e Dibrës, dhe besohet se edhe do të shpërblehet nga se ka një homogjenitet të aktorëve dhe elemente të tjera përcjellës, për aktualitetin e porosisë, mjeshtrinë e lojës dhe për përkushtimin e regjisorit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: