Fahri Xharra: Kalaja e Shkupit ose përvetësimi i historisë sonë
| E Shtune, 02.07.2011, 08:03 PM |

Kalaja e Shkupit ose përvetësimi i historisë sonë

 

Nga Fahri Xharra

 

Kur i mohojmë rrënjët tona i rrezikojmë degët që të na shprishen dhe degët e shprishura të tjerët na i shartojnë me degë të huaja, të cilat në natyrë sjellin frytin e huaj. Ky është një ligj i natyrës të cilit nuk mund t`i ikim.

Një pjesë e madhe e kulturës sonë ka të bëjë me kulturën bizantine, në veçanti me kulturën ortodokse, e cila shpesh i atribuohet kulturës sllave. Edhe pse dëshmitë historike flasin të kundërtën, historiografia shqiptare nuk i ka kushtuar një vëmendje të posaçme kësaj periudhe, e cila për fat të keq trajtohet si një e kaluar historike, që thelbësisht ka të bëjë me civilizimin sllav.

Falsifikimi i historisë dhe përvetësimi i trashëgimisë shqiptare nga ana e sllavo-maqedonasve, ndërtimit të kishës sllave në Kalanë e Shkupit, humbja e gjurmëve të gjetura dardane, dardano-bizantine, mosprania e arkeologëve shqiptarë në hulumtimin dhe ndriçimin e fakteve të së kaluarës arkeologjike shqiptare, përpjekjet për shkatërrimin e shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë etj., janë fryt i punës sllavo maqedonase, duke e shfrytëzuar mospërfilljen tonë që ia bëjmë të kaluarës sonë.

Sikur shqiptarët me mburrje të kishin kërkuar nga UNESCO-ja rindërtimin e kishës ortodokse shqiptare  apo të asaj katolike në Kalanë e Shkupit, gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe. Si në rastin e kalasë ashtu edhe në rastin e shtëpisë së Nënës Terezë, shqiptarët kërcënohen ndryshe, e jo ashtu siç e kërkon historia.

Pse nuk e themi të vërtetën, por mjegullojmë me kërkesat tona dhe me këtë hapim rrugën që sllavo-maqedonasit të bëjnë edhe më shumë në dëm tonin duke marrë përkrahje jo publike, si dhe heshtjen dhe mbylljen e syve të faktorit ndërkombëtar dhe me këtë me pak zhurmë nga ne, gjërat rrjedhin siç duan ata..

Si është e mundur që shqiptarët që janë mbi 30% e popullsisë së Maqedonisë, të jenë kaq keq të trajtuar, të keqpërfaqësuar në pushtet dhe të keqinterpretuar në vendin e tyre?

Historikisht e pakuptueshme që populli sllavo-maqedonas të luajë me ne si macja me miun. Kur ishin mbretëritë SKS, ajo e Jugosllavisë, Federata Jugosllave, ne ishim qytetarë të rendit të dytë, pa të drejta dhe mundësi që të shprehim unin tonë.

Sistemet ndërruan, por prapë rrugëtimi ynë në histori është i njëjtë. Kush na e ka fajin?

Ja se çka shkruan Zonja Edith Durham në librin e saj “Brenga e Ballkanit”: “… e vërtetë është se dialekti i sllavishtes maqedonase nuk është as serbisht e as bullgarisht por midis, ndërmjet, ashtu si është vetë ai”.

“… Këta sllavishtfolës, në krahinat që i vizitova unë, janë më të ulëtit dhe më mendjecekëtit e të gjithë popujve të Ballkanit, ose në çdo vend tjetër, ata janë populli më i urryer i racës njerëzore. Më të paaftë se popujt tjerë dhe kanë rënë shumë më poshtë se popujt tjerë. Disa mendojnë se kjo çështje, denigrimi i tyre ka ardhur nga shtypja. Unë mendoj se ky shkak është pjesërisht i saktë. Ata kanë vuajtur më shumë se janë më të pazotët”.

Kurse shqiptarët dhe vllahet i lavdëron si më të diturit, më të mençurit dhe më të aftit. Pastaj vazhdon…”është pikërisht për këtë masë populli të paditur dhe të ulët që politikanët të nxjerrin në pah për të formuar prej tyre shtetin ruso-bullgar. Janë shpenzuar shuma të mëdha të hollash vetëm e vetëm për t`i bërë bullgarë. Po këto shuma do të nevojiteshin për t`i bërë edhe serbë. Pikë së pari ata nuk kishin “atdhe”, prandaj propaganduesit dështuan për t`i vënë në lëvizje….”

Ky libër nuk është shkruar për ne, por për popullin britanik dhe atë evropian. Por vlerësimet e saja dalin të “gabuara”. Sllavishtfolësit kanë formuar shtet dhe po udhëheqin mirë. Po dinë jo vetëm të udhëheqin shtet, por po dinë të luajnë edhe me ne. Guximi i tyre për identifikimin e vet shkon aq larg sa nuk lëshojnë pe me vite as për çështje të emrit, as për përvetësimin e historisë së lashtë maqedonase, e as për injorimin e tërësishëm të popullit autokton, neve shqiptarëve.

Pa kurrfarë fytyre i “mbjellin” statujat e Greqisë së vjetër kudo nëpër Maqedoninë e tyre sllave. Po ne çka bëjmë?

Ne dalim në mbrojtje të vetvetes vetëm për kohën e pas shekullit të XV-të. Kërkojmë trashëgimin tonë në përzierjen me ata që na kanë ç`orientuar, denigruar, humbur historinë e re, e sipas disave edhe të harrojmë historinë tonë të rrënjës sonë.

Qëllimi i ndërtimit të kishës maqedonase në Kalanë e Shkupit nuk është vetëm përvetësim i historisë, e historia bëhet për gjeneratat e ardhshme, por edhe për t`i treguar botës se për çka luftojnë shqiptarët.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: