Albert Shala: Kosovarja Shpesarta Sadria fituese e vendit të parë në Festivalin Mbarëkombëtar në Shkodër
| E Hene, 27.06.2011, 08:05 PM |

KOSOVARJA SHPRESARTA SADRIA FITUESE E VENDIT TE PARE NE FESTIVALIN MBAREKOMBETAR NE SHKODER

 

Nga Albert Shala, Gjakove

 

Kosovarja 12 vjecare Shpresarta Sadria nga Gjakova eshte fituese e vendit te pare ne Festivalin Mbarekombtar per femije te 49 me radhe qe u mbajt kete jave ne Shkoder. Ishin 26 femije nga mbare Shqiperia me te drejte vote-juria nga mbare trojet shqiptare qe kosovaren Shpresarta Sadriajn e nderuan me kete cmim. Shpresarta ka talent te rralle per kendim. Per ZEMREN SHQIPTARE beme inteviste ekskluzive.

 

Si ia filluat te kendoni dhe kush ju nxiti i pari te kendoni?

 

Si femije katervjecar imitoja Shakiren dhe Adelinen. Atehere isha ne Gjermani ku edhe jam lindur. Shakira me pelqente shume dhe isha i entuziazmuar nga ajo. Ndersa nga kengetaret kosovare me pelqente Adelina Ismajli. Nga prinderit e mi kam pas nje mbeshtetje maksimale. Nena perhere me keshillonte.

 

Kush e zbuloi talentin tuaj per kenge?

 

Talentin tim per kenge e zbuloi motra e madhe Besarta e cila me thoshte: TI KE ME U BE SUPERSTAR.

Une mbetesha e befasuar.

 

Keni marr pjese pervec Festivalit te Shkodres edhe herave tjera ne Festivale?

 

Po kam marre pjese ne Festivalin mbarekombtar ne Shkoder dhe Ulqin, ne vitin 2009 dhe 2010 dhe jam shperblyer me cmimin e trete, ndersa tani me 23 qershor te ketij viti befasia ndodhi, zura vendin e pare ne Festivalin per Femije te 49 me rradhe ne Shkoder dhe eshte hera e pare qe nje femije 12 vjecar nga Kosova vleresohet me vendin e pare.

 

Jeni ne korin e femijeve te kompozitorit te njohur Astrit Pallaska. Me kend tjeter keni bashkepunuar?

 

Per fitoret e mia do te falenderoja drejtorin e shkolles se muzikes kompozitorin Astrit Pallaska pa ndihmen e te cilit nuk mund te isha ajo qe jam.

 

Pervec muzikes merreni dhe me aktrim. Cmund te na thuani per zemrenshqiptare?

 

Ne moshen gjashte vjecare nen perkujdesjen e regjisores Rushe Berisha kam luajtur ne disa drama per femije si: Macoku me cizme, e perhitura, Kesulkuqja, Hajdi, ku me kete pjese kam marre shperblim si aktorja me e mire dhe fitova Cmimin e pare. Aktori i madh Sylejman Lokaj e lunte rolin e gjyshit. Po me kete shfaqje bera edhe albumin e pare. Gjithashtu kam aktruar ne filmin martesa me dhune.

 

Kush ti shkruan tekstet dhe kush e ben muziken?

 

Kam bashkepunuar me disa kompozitore dhe tekstshkrues si Rushe Berisha, Yllka Kuqi, Edona Krasniqi, ndersa nga kompozitoret qe kam bashkepunuar jane Astrit Pallaska, Ruzhdi Sadiku, Butrint Bicurri dhe Naim Krasniqi.

 

Ne Cmimin qe e fitova kete jave ne Shkoder tekstin e ka shkruar Edona Krasniqi, muzika Shpetim Gashi, orkestrimi Naim Krasniqi.

 

Cilat jane planet tuaja per te ardhmen?

 

Jam pjese e Polifestit ne Prishtine i cili ne vitn 2010 eshte bere ne forme te mjuziklit. Do te shkoj per xhirimet ne Shkoder kete vere.

 

Cporosi keni per lexuesit e Zemresshqiptare?

 

I pershendes te gjithe lexuesit e Zemresshqiptare, simpatizantet e mi dhe te gjithe ata qe me kane perkrahur ne rrugen e bukur te artit.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: