Nijazi Ramadani: Teatri i Gjilanit dha premierën e shfaqjes së David Farr-it “UN Inspektori”
| E Enjte, 23.06.2011, 07:58 PM |

Teatri i Gjilanit dha premierën e shfaqjes së David Farr-it “UN Inspektori”

 

Dra mat e jetës përcillen në të kundërtën e tyre, në komedi, kur njerëzit pasi nuk arrijnë t’i shpëtojnë mbytjes duke u kapur tek “fija e kashtës”. mbysin “dëshmitarin” e kohës.

 

Nga Nijazi Ramadani

 

Teatri i Gjilanit dha premierën e shfaqjes së David Farr,  “UN Inspektori”,  një shfaqje e adaptuar nga "Revizioni" i Gogolit, me përkthim nga anglishtja të Shkëlzen Berishës, të bërë në regji të regjisorit Fatos Berisha, pra, kjo është premiera e dytë për këtë vit, me të cilët kanë synuar të bëjnë një shfaqje madhështore. Edhe pse drejtues të Teatrit. Profesionist të Gjilanit, si regjisori edhe aktorë të angazhuar në shfaqjen “UN Inspektori”, në premieren e dytë e  këtij sezoni e Teatrit të Gjilanitt, kishin paralajmëruar spektakël, ngase, siç pretendonin ata ata, shfaqja cilësohet si një nga projektet më të mëdha dhe më serioze e këtij teatri e që pritet të përqafohet fuqishëm nga publiku artdashës.  Projekt madhor, duke theksuar se me punën që është bërë nga regjisori dhe aktorët, pret të dal një shfaqje serioze dhe një spektakël. Si gjithnjë Teatri i Gjilanit ka për mbështetje komunën e që vazhdimisht është deklaruar se don të mbaj në horizont artin skenik, duke pasur për bazë dashamirët e artit. Ky, projekt ambicioz dhe se shfaqjen e cilësuar sa për të dëshiruar me nivelin konkurrues të tregut të artit skenik, duke mbështetur në besimin e tyre, në suksesin e shfaqjes, do të përcillet edhe me dy repriza gjatë seconin veror dhe një edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërkohë që me këtë shfaqje, nëse krijohen mundësitë, mund të shkojnë edhe në Festivale tjera.

 

Motivet e Rvizorit rus të shfaqjes

 

Shfaqja “UN Inspektori” pretendon të jetë një zhanër i përzier komedi-dramë . Shfaqja “UN Inspektori”, ka pretenduar për tu përzgjedhur si e tillë për shkak të aktualitetit socio-politik dhe që i vishetaktualitetit realitetit të vendeve të evropës juglindore sipas prizmit të “Revizorit rus”.

 

Shfaqja me një dramesatirik, që meriton të krahasohet me të famshmin "Revizor", të Nikolaj Gogolit, prandaj, asgjë nuk është më eksituese, më e këndshme, më kronike, sesa ky portret i një aparatçiku të kënaqur nga vetja dhe që i shtyp njerëzit, për të mirën e njerëzimit. pra, me humor dhe mirësjellje, të kujton "Revizorin" e Gogolit me ofendimet me humor që patën dashur Volteri apo Didëroi. Emri i komunizmit nuk ka nevojë që të shprehet. Një demaskim do të ishte më brutal dhe në të vërtetë më i lehtë. Këtu gjithçka është ironike, e balancuar . Ambientet e një vendi, ku ndodh me të vërtetë të qeshim edhe atëherë kur nuk na qeshet, kur plagët shoqërore janë të rënda dhe rrënimi ekonomik ka hyrë brenda derës së shtëpisë. Dramat e jetës përcillen në të kundërtën e tyre, në komedi, kur njerëzit pasi nuk arrijnë t’i shpëtojnë mbytjes duke u kapur tek “fija e kashtës”. mbysin “dëshmitarin” e kohës.

 

Përmasat e shfaqjes, gjuhës dhe të interpretimit skenike

 

Aktrimi, sidomos roli personazhi i Presidentit( Fatmir Spahiu) ishte si një sfidë për çdo aktorë që pretendon të merret seriozisht me aktrimin, por ai dha maksimumin,  duke e pretenduar që herë herë edhe shfaqjen “UN Inspektori” si një komedi, shfaqja që disponojë publikun, por edhe po i përqonte  mesazhin që ka. Stili i shfaqjes mëtonte të jetë klasik në momente herë herë edhe pretendonte të sillej mes limiteve të klasikës dhe modernës, sipas qasjes dhe aktualitetit kohor. Shfaqja mëtonte me thyerjen e murit të katërtë për të pasur një qasje për komunikimi me publik, sikur edh gjuha skenike e personazheve sipas kontestit letrare gjuhësordhe  e karaktereve.

 

Mesazhi i shfaqjes

 

Subjekti i shfaqjes është lakmia njerëzore dhe korrupsioni, duke përquar mesazhin te publiku dhe kritika do të jenë ata  që do ta japin vlerësimin se sa ja kanë arritur me këtë shfaqje, lë përshtypjen e trupës artistike se ishte një shfaqje e rëndë e cila kërkon përkushtim dhe mund, por edhe një përvojë shumë të mirë, ndonëse kjo shfaqje pritet të jetë më e gjatë, më tepër se dy orë,  Islami tha se shfaqja është aq dinamike saqë publiku nuk do të mërzitet aspak.

 

Skenografia, aktorët dhe regjia

 

Fatos Berisha, regjiisor, i cili me punën e përkushtimin që kishte bërë dhe përkushtimin e treguar të aktorëve, pret sukses të shfaqjes, sikur edhe skenografia që kishte mbulluar skenën me një profil të dyerëve të mbyllura të kabineteve qeveritare dhe në prapaskenën  krijonte përshtypjen e zërit të humbur të popullit protestues.

 

Aktorët e përzgjedhur që kanë luajtur në këtë shfaqje janë: Fatmir Spahiu, Ramadan Kurti, Avni Shkodra, Gëzim Bucolli, Kushtrim Qerimi, Ali Demi, Ernest Zymberi, Naser Zymberi, Gyner Halili, Safete Morina, Njomza Kalaveshi, Kenan Gurgurovci, Artan Selimi, Bukurije Kqiku, Mejreme Berisha, Bashkim Nexhipi, Ard Islami dhe Rexhep Maloku.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: