Nexhat Abazi: Nga veprat e tradhëtorëve edhe atdhetarëve shqiptarë
| E Diel, 19.06.2011, 05:32 PM |

Nga  veprat  e  tradhëtorëve  edhe  atdhetarëve  shqiptarë

 

Shkruan: Prof. Dr. Nexhat ABAZI, (ligjërues në Universitetin Shtetëror të Shkupit “Kirili dhe Metodi” dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës)

 

Roli i anmiqve  t’Shqipnis u luajt me anë të argjandit ashtu si deshin ata, se lakmonjësit shqiptar për pushtet e pari shterën ndërgjegjen e vet e sa ma shum  s’do kursejn atnin e tyne  t’cilën e bën tym e flagë, prush e hië, tuj përdor vegël feen, së cilës si kurse dokush i vû pykël nan bishtin e sajë  t’a çajnë.

Po  t’mund ej  t’këmbehet dhe kombtarnia me ni tjetër kombtarni ashtu sikundra këmbehet fea me ni tjetër fee, – na do ishnim ma  t’parët që do këmbenim kombtarnin ton si shqiptar me ni tjetër kombtarni, se na vjen turp ne  t’quhemi shqiptar  prej veprave  t’kqia e  t’pugoshme të tradhtorve shqiptar,  të cilve emni po u shkruhet me shnesa   t’zeza në istorin e fatzezës Shqipni.

Na personisht nuk jemi kundra drejtsis dhe kundra feave e fetarve, por jemi kundra tradhtorve e kundra fanatikve, të cilët (II) përdorën dhe  po përdorin feen si vegël për prishjen e kambit si shtet i përsëritun dhe i siguruar t’jetojnë si shtet në Sinisit Ballkanit. Shtetet e mdhaja u nanshkrujtën në Konferansët të Londrës për jetimin e Shqipnis si shtet në vette, por mjerisht e për faqe  t’zezë të tynejse disa prej ktynej Shteteve e lëpitin at pështymën qyrrake dhe çuan ni fuqi  t’padukshëm në duart të mâ t’madhit zrathtor t’Esat pash Toptanit, i cili me t’prishunit e t’pa karaktershmit (D’libre ?) – në – nkrehi lak me stërkamza  t’thuruna prej bishtit fess dhe deshte me zënë Princin të gjall në kët lak të pugoshëm, në  t‘cilën më 19 të  Majit 1914 m. râ vet dhe do bëhej copa e thërmija po  t’binte në duart e nacionalistve shqiptar, por nji falnderje ambasadorit t’Italis dhe ushtris sajë që e shpëtoj prej thojve  t’idealistve  t’cilët punuan dhe do punojn për ni Shqipni  ( III )  ideale e jo fetare e fanatike.

Nuk domë me thën se  t’gjith myslimanët e Shqypnis jon  t’liq e barbar si Esat pasha me shokët e tijë, por na dumë me thën se shumica e krenve myslimanve  shqiptar kan qën dhe janë ma  t’kqi e  t’pugoshëm barbar se tyrku e qyrdi. . .  Pashallarët që përmbajshin sulltanin. . . kan  të drejt ti thon baba, se vetë në Shkodër dërgonte ka 15 mi lira djelmve të Shkodrës. Kështu u dërgonte edhe Dibranve ( IV )  e Dibranasve dhe tjerve të cilët tani më s’kan asni shpres për ni rrojtje si ajo e para rrojtje që jetonin si dema nërmjet mëshqerkave Çerkeska e Tyrkesha, me  t’cilat prishën karakterin dhe hujet e bukura të mëmës Shqipni.

Krerët shqiptar patën  fuqi  t’madhe në kohët e kalume dhe luajtën nji valle devallare me parat dhe me titullat e bejllëket e tynej   t’cilat i fituan pa asni dituni e shërbim,  ja sikundra e ka fitue faqeziu Esat Toptani pashallëkun e tië me bukurin e vet dhe me fiqe  Rashniku 1) ,  prej   t’cilve fiqve për viti i çonte sulltan Hamitit në Stamboll, tuj e përshëndet me fjalët: “ Merre  pemën e tokës  tëndë   t’bukur që ke në Shqipni   t’cilën anë unë me hutë në dorë po e ruaj prej anmiqve   t’brendshëm dhe   t’jashtëm”.

( V )  Na me Esat pashën jemi shum së afërmi  t’njohun dhe kemi ngran e kemi pië bashk më ni tryes, po kjo  s’mundën me na ndalue  t’shkruajm  për veprat e tia  t’pugoshma dhe për qëllimet e liga që kishte për prishjen e Shqipnis.  Ky deshte me da Epirin dhe Shkodrën prej Shqipnis mesme, në  t’cilën deshte  t’prokllamohet  për prenc, e xfaq kët anë për nji Shqipni myslimane e jo  t’përziet me  t’krishten.  Domethën, ky faqezi

 

s’kujtonte për ni Shqipni ideale e  t’madhe, por për ni Shqipni   t’vogël !  Ose  ma mir e ma drejt  t’a thomi, ky deshte me formue ni Tyrki   t’vogël prej myslimanve shqiptar,  t’cilët i vorroj  tuj i çue  t’vriten vllau  me vllan në shum lufta për kët  qëllim. Kështu duhet  t’farohen  dyke u vra njani  me tjetrin, që tu mbushet mendja e atynej që mbeten gjall, se Shqipnia do mbetet në vette si ni Shqipni ideale e popullore, e jo fetare dhe e vogël si do gjak pirësi Esat pash Toptani, e cili për shkinën Sërbi prishi Shqipnin e bukur.

( VI )     Për me shkrue   holl e gjat për  t’gjitha manierat dhe nisjet e mënyrat e Esat pashës se si e qysh verbonte njerzin për me i antarue, – na duhet  ni koh e gjat dhe shum  kart e ngjyr, po na dot’përmendim disa ma  t’nevojshmet mnyra e vepra të kti burri të  shitun.

Nji ditë para dreke më 25 të shkurtit vitin që kaloi vajtëm ne pasha me qëllim që  t’a pyesëm se ç’të shkruam në nomerin që vjen të gazetës “Ushtim i Krujës” për Prenc Viedin, për  t’cilën at kohë, përveç shtypit huaj,  t’gjitha gazetat kombtare shkruajtën mjaft shum dhe i botuan ftyrën e Prencit shum herë.

Në bisedimt që kishim për të tjerat punë – i përmendëm për  Prencin, tuj e pyet se ç’të shkruajm. Esati u skuq befas dhe u kthye mbë neve me fjalët e ndyra: “ Allah belasëni versin prensën da Bullgaria da që sebep alldullar bukadar bir Tyrkie mileti ezdiler da perushan ettiler”. dmth. Perëndia dhënt ngelje prencit dhe Bullgaris ( VII ) që u bë shkak  t’shtypin nji kaq  t’madh popull si të Tyrkis e ta bëjn  t’vobekt.  Na gritëm në  at moment  t’zembrimi  të Esat  pashës, por prap nuk u trembëm,  se pyetja jon ishte pyetje e jo urdhnim.

 

Mbas zembrimit  t’pashës për pyejtën    pyetëm mbretnoj ni qetësi vorrake për nja  2-3 minuta dhe mbas kësaj u kthye  pasha mbë neve dhe na thot me nji ton të unjët këto fjalë: Ju shkrujni vetëm për ata që shkrujn kundra meje;  shkruajni kundra Ismail Qemal beut ashpër dhe lëvdoni punët e mia,  se un jam i zoti ta qeverisi Shqipnin e jo tjetër;  e sa për at Prencin që thon se do vine këtu – ju të shkruani se Fuqiat e Mdhaja na prezantojn ni gjerman për prenc dhe na do ta bëjm kabull tash për tash dhe do ta presëm në Durës,  por ma tej  t’shohim se ku do ta vendojm.  Kështu të shkruani në gazetat për gjermanin: “ Allah belasëni versën gjermanit “  dhe gazetës  t’cilën më vjen ta bëj copa.

( VIII )     U gzuam na pak për lejen që na dha pasha  t’shkruajm pak për Prencin dhe për ardhjen e tië dhe dualm jasht  prej odës pashës dyke ju ul këti si shërbetor i bindun,  tuj u mendu,  sesi  qysh  t’a shkruajm artikullin që ti pëlqejnë kryeqeveritarit të Shqipnis  mesme.

Mbas shum mendimi filluam dhe nisëm të shkruajm artikullin e N-6 të  “ Ushtimit Krujës ” me  kryen:  “ Shqipnia e ree dhe vepra e qeveritarvet Sajë  “.  Artikulli u shkrua gudulisht limuar me lavda për njanin e qërtime për tjetrin që  t’fitojm të tretin dhe kështu dorshkrimi para se  t’rradhohet për botim ju këndue pashës që  t’apë fjalë  t’botohet ose jo.  Pashës i pëlqeu artikulli dhe na me gas  t’madh e botuam më  24 – 6   t’vitit që  kaloi. Artikulli asht shum i interesatshëm dhe shërben të përbotohet,  po mjerisht se  s’kemi fush të gjandë në këta kohra plot me krizë e me mundime të mdhaja.

( IX )      Tham ma nalt,  se Esat pasha përdorte shum mënyra për me antarue gjindjen muhamedane që  t’luajn rolin e vet ashtu, si dështe  ay.  Ky pritte dit për dit me qinda vet  gostiar prej muslimanve  t’Shkodrës dhe kur i

 

përcillte u ipte secilit gostiar nga  2-3 litra në dorë për udhën e mbar.  Kështu mundi me antarue parsin e Shkodrës myslimant shqiptar Alush Lohja,  Salo Koli,  Hamz Kazazi,  Muharem Sylbegu,  Man Hoti,  Sulço Begu,  Sait Juka,  Him Kastrati,  Ibrahim Begu dhe tjer,  të cilët kjen edhe kryetar të kryengritjes që në kryet njer në fundin e kryengritjes vitin që kaloi.

Qazim Kruja si anëtar i Esatit propagsndonte nëpër fanatikët kryengritës me formën e veshun si pash dhe i hipun  në kalë shatitej qytet më qytet  e nëpër katundet,  tuj emnue vetten Burhanedin,  se  i gjan  t’birit sulltan Hamitit dhe u thoshte fanatikve: qëndroni  burra në luftat,  se na hupi dini me kaurrin princ,  i cili âsht biri  i  kryqit e jo i hanës bekume.

( X )       Deli begu bashk me bijt e vet dhe me gjithë fisin i venduar në  punës me gjith  t’vetit si anëtar i Esatit boni ashtu si deshte,  se hesap  s’kish se kush  ti kërkojnë.

Gjith kështu  nji Tiranas, shef kontabël në  Berat i quajtun Veli, fanatik   i  rrepët  pes  namazet  i  falte    kancellari. . .

Qazim bej Tirana nënpretor në Pretori të Durësit si vegël i Esatit bashk  me Tefik Mandiqin, i cili ishte kryeshkronjës në ministri  t’punvet brendshme luajti  ni rolë të mirë tuj çue lajme kryengritësve dit për dit për çfarë do nevoje e pune për përparimin e tynej,  se  s’dinin me shkrue as emnin e vet më gjuhët amtare që  t’shërbejn si titullar të qeveris shqiptare.  Kështu si këta kishte edhe të tjer titullar. . .

( XI )       Selim  Dema  Gorica,   komandant  i  xhandarmeris në Tiran

si oficer luajti nji valle  t’madhe për kryengritjen si dhe kajmekami  i Kavajës allkoholik mundi  t’bëjnë ate që deshte Esati dhe aji vetë.

 

Etem  bej  Starova dhe Hazis efendi Bërzeshta ishnin Esatist në Starov ku mblidhnin gjindjen e atjeshme me qinda vet dhe nisnin për plaçk nëpër katundet,  të cilët  i zhveshën dhe u mbyllën derën shumë familjeve dyke vra e pre  t’pafajshmit shqiptar fatzes.

( XII )       Tham ma nalt se ka në Shqipni burra  t’mirr e idealist prej muslimanve shqiptar, ja si: Mehmet bej Frashëri,  Mustafa Drito,  Hafëz bej Dibra,  major Ali Fehmiu,  Mazar beu me  t’bijt,  Refik benë e Murat bej Toptanin,  t’cilët  u dogjën e u poqën hië e pluhën për iden e shent  “Shqipnia për gjith Shqiptarët “ .

Ne pam  myftij e hozhallar shum të liq e të ndyr njerëz, ja si myftia i Tiranës dhe i Kavajës,  t’cilët  hipnotizuan dhe marruan gjindjen për me vra vllau vëllan e motra motrën. Si vall kta myfzij  s’mundën  t’bashkojn popullin me anët fesë,  e cila kur  t’përdoret për  t’mirë bën shum të mira njeriu e jo  t’liga,  sikundra bënte  t’liga e punra  t’papëlqyeshme Hafëz Ali Korça,  i cili predikonte  anë e mban se mos u hupet dini me abecen latine,  e tjera e tjera turpe,  si të sheh  Dervish Ibrahimit,  i cili ishte dedektif e vlla vramës.

( XIII )       Na  s’mundim me folë keq për myftin Vehbi efendiun, i cili përpiqej vepërisht për   t’miren e Shqipnis, tuj  ju lut Perëndis më gjuhët amtare në xhami,  Sulltan Feti të Durësit, për   t’cilin shkak Esati e gjykoj për vdek me vramje e therje dhe e gjuante matan të trimave të tij,  t’ja  bajn vorrin nji orë  ma shpejt.

Kështu  s’mundim me fol keq për të ndelgjyerit: Ceno Sharra,  Haki Slina dhe për shoket e tyne që u vran në Roshbull afër Durësit më  23  t’Majit vitin që kaloi,  më nji luft te rrepët për jetimin e Shqipnis.

 

S’mundim  me fol keq për  atdhetarët e vërtetë:  Ibrahim Shytin, Hairi Krespani, Dalip Demon dhe për Nazif Policin,  por mundin me fol keq për direktorin e burgut të Durësit ryshfetçin Qamil efendi Dacin, i cili na turpnoj gjith Shqipnin me veprat e tija të ndyra. . .

( XIV )       Kështu shërben qërtim dhe Hakif efendi Monastiri, i cili si direktor i postës Durësit mbushti xhepat me flori dhe luajti rrolin ma  t’madh për Kryengritjen si shërbetor  besnik i atniprishësit Esat halldupit.  Ky halldup Esati, luajti nji  rolë të madhe me Arif Hikmetin dhe me Jusuf bej Zagolin e me kusarin e ndërgjuar Mehmet Xheka Viçishta, i cili shkretoj  t’krishterët e katundeve të Dibrës, duke  u marrë pasunin dhe gjën e gjall,  se kajmekani i Dibrës,  Jusuf Zagoli ishte pjestar i këtij kusari të ndëgjuar.

Qeveria e Turhan pasha halldupit dërgonte me anë të HafËs efendis me mia lira Jusuf  bej Zagolit korse ( gjoja )  të organizojn xhandarmërinë e Dibrës dhe  t’u bjer kryengritësve në kverg, por lirat e qeveris Durësit shkonin kot dhe gjindja e Dibrës organizohej  non flamurin e Sërbis të ngritun  prej Arif Hikmetit brenda në kufiat e Shqipnis.

( XV )       Na njiherë guxuem të shkruajm nji antrafile në gazetët “Ushtim  i  Krujës ”,  për masakrat  e sërbve në Dibër dhe desh shkuam therorë,  se  Jusuf   bej Zagoli  lajmoj Esatin për kët antrofile dhe Esati urdhnoj oficerin Ramiz Dacin për me na gjet kohën   t’na  shtinë  në tokë të vdekun,  por  na u msuam  për kët vështirsin dhe ruheshim si miu prej macës,  se mordja jon ishte  gati  t’na përpinë  për andën e halldupvet trathtorë.

Krutanët pik  s’pari  t’gjith kishin idea  t’mira për jetimin e Shqipnis si nji principat e ungjin,  por  që kur dërgoj  Esat pasha Ramiz Dacin si komandant të xhandarmëris në Krujë,  gjindja e kti qyteti  t’istorikshhëm e kthej qerren përsëprapi dhe Asllan Denizi  t’mbramën  herë  ngriti flamurin e halldupit, në vendt  të çkëlqymet flamur  kombtar, për rrëzimin e  t’cilit e kapçoj gjuhën Asllan Denizi,  se trimi dhe i vërteti shqiptar Abas  Rystemi e vrau flamur – ulësin  As ( llan )  Denizin në at moment kur ngriti flamurin e kuq me hanë,   ( XVI )  nan hien e  t’cilit  s’ka pas dhe  s’do ket kurri qytetnim e përparim,  por barbarni e regres dhe varfuni e marria; ja si marriat e myslimanvet shqiptarë  t’cilët u ngritin  kundra   vetes  t’a  prishin e  t’a shuajn prej  faqes dhuet  tani kur përparon dhe Kinezi e Arabi. . .

Kryengritja  . . .  na dha të kuptojm se kot u munduem për kaq vjet të krihojm  nji shtet  të idealshëm për nji  popull    ka nji gjuhë e nji huje, se myslimani  shqiptar  asht  fort  shum  prapa  në dituni,  se ky edhe asht    t’errtën abus  t’padies dhe  s’ka asni   shpres për shëdritjen e kti . . .


Gazeta Nacional

(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: