Frank Shkreli: Shqiptarët e New York-ut demonstrojnë para U.N.O. (1973)
| E Diel, 19.06.2011, 06:59 PM |

Kohet e fundit me beri  pershtypje dhe me zgjoi emocione nje artikull i Nikolin Kurtit, mos qofsha gabim, i nipi i Dom Shtjefen Kurtit, i cili gjithnje edhe sot perpiqet te gjeje eshterat e axhes se tij te vrare nga  regjimi komunist hoxhist.  Me solli ne mend gjithashtu reagimin e komunitetit shqiptaro-amerikan ne ate kohe, kur menjehere pasi morem vesh nga shtypi amerikan se ishte vra Dom Shtjefen Kurti, organizohet nje demonstrate para Kombeve te Bashkuara dhe selise se misjonit te regjimit komunist shqiptar prane organizates se Kombeve  te Bashkuara. Ende e mbaje mend shume mire ate demonstrate, ndoshta e para e ketoj lloji, ku mori pjese i mbare komuniteti, i prire nga Monsinjor Zef Oroshi dhe Imam Isa Hoxha. Artikulli i bashkangjitur ishte nje pershkrim modest i demonstrates kunder regjimit komunist enverist i botuar ne revisten "Jeta Katolike", Nr. 1-2, 1973, per te vene ne dukje krimet e atij regjimi sidomos kunder klerikeve katolike e te tjere.

 

Eshte shume shqetsues fakti qe eshtrat e Dom Shtjefen Kurtit -- vrasjen e te cilit e protestuam para botes pothuaj 40 vjete me pare - e te cilat i kerkon familja e tij edhe sot pas pothuaj 40 vjetesh nuk jan gjetur ende.

 

Pershendetje,

Frank Shkreli

 

_________

 

SHQITARET E NEW YORK-UT DEMONSTROJNE PARA U. N. O.

 

Nga Fran Shkreli

 

Me daten 28 mars, 1973 gazetat e perditeshme te New York-ut, "The New York Times - The Daily News – New York Post - prune lajmin e idhte te marrun nga agjensija e lajmevet Kathpress te Vjenes, se komunistat e 'I'iranes kishin vra meshtarin katholik, Don Shtjefen Kurtin per te vetmen arsye se ai, me kerkesen e prindit, kishte pagezue nji femije.

Ky akt, si dhe tjere para ketij, na vertetojne botnisht se te kuqt e Tiranes kane humbe faret cdo ndiejne njerzore. Ata mendojne se me i u permbajte Ligjevet te zotit dhe me i perfille keto lirisht, asht faj qe duhet denue me vdekje. Kete pune nuk ban ma kush sot ne shekullin e njizete, perpose ndoshta kanibalt e Afrikes te cilet ne gjykimin e tyne mendojne se edhe njeriu asht mish per t'u hanger! Nuk ka shtet as pushtet ne bote qe mundet, me te drejte, me i mohue njeriut te drejtat primare ose themelore njerzore. Nji nder keto te drejta asht edhe besimi.

 

Ata ende nuk e kane mesue prej historise se "gjaku i martirevet asht fara e Keshtenimit "dhe se feja asht nji ide dhe kurr nuk mbytet fizikisht. Populli Shqiptar, tue pesue kesisoj salvimesh, nuk ka per ta humbe por ka per ta forcue fene e vet edhe ma teper. Persa i perket fese, na mendojme dhe besojme se njeriu asht i lidhun individualisht dhe ndergjegjeshmentsht me Krijuesin e vet, dhe se nuk, ka krijese qe te ia kete dhurue ose qe te kete te drejte me ia mohue. Kesaj prandej i thone dhe asht e drejte njerzore te cilen askush ne bote nuk asht i autorizuem ta neperkambi ose ta shkeli. Shqiptaret e New York-t, te piklluem dhe te zemrueme me kete vrasje te nji meshtarit katolik te pafaj, deshten ta shprehin, me kete rast, haptasi revoltimin shpirtnor te tyne, dhe njiherit me i tregue botes se lire gjendjen kritike te klerit e te popullit ne Shqipni, dhe se te Drejtat Njerzore, te cilat i ka nenshkrue dhe qeverija e Kuqe e Tiranes, nuk.perfillen aspak tash ma se njizetete vjet ne vendin tone.

 

Ne demonstrate moren pjese, megjithse moti ishte i keq, afer 500 veta, burra, gra, te rij e te reja cdo moshet, tue barte parullat e rastit dhe tue bertite kundra aktevet kriminale te diktatures Enver-Mehmet te Tiranes. Ketu po shenojme vetem nji pakice te thanjevet te parlillavet:

" Kush jep  jeten per  Fe e Atdhe, nuk ka vdekun por ka le. "- "Pse frikohet klika e Tiranes prej atyne qe besoine ne Zotin. "Pse Hoxha-Shehu e luftojne Zotin, mbassi ata thone se nuk egziston? "- " Jashte qeverija e Kuqe e Tiranes nga U. N. O. , mohuese e te Drejtavet Njerzore. "- ''Enveri dhe Mehmeti, nerona te shekullit XX: "- Nga Pallati i U.N. O. , u drejtuem per te banesa e legates se kuqe te Tiranes prane U. N. ,ku zemrimi merrini kulmin. Keta delegate, edhe pse jetojne ne nji Shtet me ma te madhin Iulezim demokratik, qe asht Amerika, nuk mujshin ta kuptojshin lirine qe gezojne shqiptaret e Amerikes. Ne fakt, ata menduen se na nuk kishim te drejte demonstrimit para baneses luksuoze te tyne, dhe fillun me na gjuejte me shishe dhe me nylon-a te mbushuna me uje, derisa nderhyni policia me u shkue mbrende e me u mesue pak njerzi. A mund te quhen keta diplomate, apo ma mire ''lopare''?- Keshtu u shpreh nji Amerikan qe gjindej aty prane, N'anen tjeter na e treguem vetin si u ka hije njerzvet te lire. Na demonstruem me rastin e vrasjes se pafajshme te ndiemit Dom Shtjefen Kurtit, por mjerisht na e dijme se edhe para tij shumica e klerikevet fenavet te Shqipnis, por posacerisht kleri katholik, pesuen te njajtin fat. Urojme qe gjaku i martirevet te Fese e Atdheut te dali para Zotit si flije per lirine e te gjith Shqiptarevet.

Artikulli origjinal në PDF KETU

 



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: