Kalosh Çeliku: Humbën shqiptarët - fituan partitë politike
| E Hene, 13.06.2011, 07:03 PM |

HUMBËN SHQIPTARËT – FITUAN

          PARTITË POLITIKE

(Nëntitull: Dreka festive e “Fitores” me një maçorr. Dhe, një mace).

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

Dhe, e dini, çka?! Jo, nuk e dini. Madhështore është Dreka festive e “Fitores” pas zgjedhjeve parlamentare me një maçorr. Dhe, një mace nën Rrap. Asnjëri nuk kemi libreza partiake, nuk i takojmë ndonjë partie politike. Megjithatë, edhe ne i takojmë një partie më të madhe demokratike: Partisë Popullore të Shqiptarëve. Përmëtepër, maçorri dhe macja janë patriotë të dëshmuar në Bit-Pazar me mustaqet vesh më vesh. E duan Rrapin, komandantët e vet heroik të luftës. Shkaku se, vetëm nën Rrap kanë liri, ushqim ndonjë asht kur politikanët ua hedhin nën tavolinë si shpërblim.

Armiqtë më të mëdhenj të kësaj shoqërie, shtetit – kishin qenë “patriotët” kuqezi me një torbë taxhi për qafe. “Patriotët” analistë që nuk kishin ditur vite me radhë në “demokraci” se, cila Nënë i kishte pjellë në mes të Dimrit. Nuk prituan edhe kësaj radhe të shkruajnë  (arsyetojnë veten si vizionerë), hedhin fajin popullit shqiptar në mjetet e tyre të “pavarura” të informacionit: “Fituan shqiptarët, humbën partitë.” Edhe atë: nga autori papagall (Patrioti deledash i vonuar). Autori i kollumnave, që gjithë kohën i thirrte shqiptarët në këto zgjedhje për bojkotim. Bërlloku shqiptar, që merr guximin ende të shes mend se kush ka fituar e kush ka humbur në këto zgjedhje parlamentare. Edhe thotë: “votuesit u ndjenë të kënaqur, ngaqë jo vetëm që shëtisnin falas nga një qytet në tjetrin, por shumica e tyre morën nga 50 euro nga më shumë parti, e që pastaj të mos votonin për asnjërën. Madje, edhe pse më të dobëta se kudo qoftë, partitë shqiptare kanë një përparësi: të kushtëzojnë VMRO-DPMNE -në si kurrë më parë, ngaqë numri i përbashkët i deputetëve shqiptarë mjafton që partia opozitare maqedonase, LSDM-ja të vijë në pushtet. Andaj, liderët shqiptarë partiakë, sikur të ishin të mençur, tani do duhej t’i kishin mbyllur telefonat celularë, me çka do e çonin Gruevskin t’i kërkonte nëpër fshatrat e Maqedonisë perëndimore e t’u premtonte se nuk është duke kërkuar vasalë të nënshtruar, siç i kishte gjer më tani BDI -në e PDSH -në, por bashkësundues të shtetit që do jenë të barabartë me palën maqedonase. Por sidoqoftë, t’i parashikosh gjërat në Maqedoni, është si të merresh me paragjykimin se kur një vullkan do mund të shpërthejë. Nëse ka diçka që gjer më tani është e qartë, ka të bëjë me zgjedhjet mirë të organizuara dhe me përfitimet e vogla që nxorën votuesit shqiptarë, duke marrë ndonjë lekë nga partitë konkurruese. Dhe shikuar nga ky këndvështrim, mund të thuhet se humbën partitë, por fituan shqiptarët.”

Tjetri: “Analizë pas zgjedhjeve: çka ndodhi?” Dum Dumi shqiptar, që thirret në emër të shkencës dhe të “vërtetës shkencore” me çdo kusht do t’ju pri shqiptarëve për Liri. Edhe atë, shet mend: “Disa ditë pas zgjedhjeve, shumë mediume bëjnë analiza, me të drejtë,  se pse rezultatet e anketave të instituteve dhe agjencive për matjen e pulsit të publikut gabuan në prognozimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 5 qershorit.

Edhe ne vetë si Institut, organizatë që meremi mes tjerash edhe me hulumtimin e opinionit publik e kemi për detyrë të analizojmë dhe të shohim se çka ndodhi, jo për hirë të asaj që të arsyetohemi e mbrohemi, nuk e kam ndërmend të bejë një gjë të tillë, por për hirë të shkencës, dhe hulumtimit të opinonit publik si një formë dhe proces i matjes së disponimit të qytetarve, dhe për hirë të së vertetës shkencore e jo të manipulimit publik dhe jepjes kahje të gabushme publikut se gjoja janë manipulu dhe abuzu anketat. Gjthësesi se une këtu mundem të flas vetëm në emër të Insitutit që udhëheq, dhe të argumentoj dhe analizoj atë që ne e prognozuam.

Si do që të jetë, parashtrohet pyetja se në të vërtet çka ndodhi? Ndodhën tre gjëra kyçe që ndryshuan gjthçka, e që me hulumtim nuk mundeshtë të parashikohet, me që efekti ishte psikologjik, e jo logjik.

Instituti … edhe njëher thekson se kjo analizë nuk ka përqëllim të arsyetoj apo mbrohemi, por ti shiqojmë faktet, dhe elemetet që ndikuan në një rezultat që askush nuk e parashikoj.”

Deledashi shqiptar, që bashkë me liderët politik fotografoheshin para kamerave të “pavaruara” talevizive: edhe ne i paraprijmë fushatës parazgjedhore me anketa konfuze. E unë them: Humbën shqiptarët - fituan partitë politike. Vetëm populli shqiptar nuk hanë më bar. Vdiq ajo kohë. Mjaftë më e përçatë nëpër fe e parti politike popullin shqiptar si “shpëtimtarë”! Vërtet, i humbi katër deputetë, ndoshta edhe më shumë, por vepron me kokë. E di se kujt duhet t’ia japë votën, besimin. Nuk është ai populli i sistemit komunist për të cilin ju derdhni lot nëpër debate televizive edhe sot e kësaj dite, të shkoj pas hoxhës dhe gomarit. Fatin e vet e ka në duart e veta, dhe një ditë do t’ia arrijë qëllimit. Patjetër!

Ose tjetri më azgani: “Adili i cili drejton aktualisht lëvizjen gjithëshqiptare Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) me seli në Tiranë i ka bërë thirrje partive shqiptare që humbën në zgjedhjet e 5 qershorit, ti bashkëngjiten nismës së tij.

Ai thirrjen i`a ka dedikuar kreut të BDSH, Hysni  Shaqiri (shtoj unë, me siguri është ndonjë gabim teknik, mendon për Bardhyl Mahmutin), kreut të DR-së, Imer Selmani, kreut të RDK-së, Rufi Osmani, kreut të BDK-së Hysni Shaqiri dhe kreut të PPD-së, Sefedin Haruni.” Them unë: Humbësve të radhës në politikë, që dy nga këta kryetarë të partive politike kanë dhënë edhe dorëheqje. Ende popullit shqiptar sipas Adilit edhe njëzet vjet të tjerë duke i mbajtur gjallë për krahu në politikë duhet t’i prinë këta “burra mejdani”, kësaj radhe me të në krye si komandant paqe nga Tirana.

Thirrje: “Bashkohuni rreth kësaj nisme së progresit shqiptar, e cila do të vjen shumë shpejt nga zoti Gafurr Adili nga Kërçova. Zgjedhjet e fundit edhe një herë ridëshmuan se ndarja e potencialit kombëtar nëpër parti të vogla është dëm për kauzën shqiptare.

FDBK nga fillimi i këtij viti ka thirrur të gjitha partitë shqiptare nga Maqedoni që në Tiranë të formojnë Këshillin Kombëtar, por kjo nismë ka qenë e dështuar.”

Amani! Mjaftë më me themelimin e partive politike shqiptare! Këshillave kombëtar. Edhe ashtu i kemi me bollëk sa që kanë të hanë edhe qentë. Nuk kemi politikanë të aftë, nuk kemi intelektualë guximtar, nuk kemi vizionerë për një të nesërme. Ose i kemi, po nuk mund të vijnë në shprehje, ngrejnë krye nëpër parti politike e institucione nga dumdumët shqiptar, që vite me radhë na ngatërrohen nëpër këmbë.

Vazhdon parashikimi teknefes i “analistit” deledash: “Si konkluzion, pa mos hy në debat, se ku gabuam e ku jo, mudemi të themi se këto zgjedhje parlamentare, ishin me specifika që deri tani nuk i kemi pasur, dhe që rezulutan me fshirjen e partive të vogla, që në fakt vetëm dëmtuan votën opozitare, dhe krijimin e qartë të dy blloqeve politike në të dy kampet politike.”

Në rregull, të themi, o burra pushteti! Por, mos është për ju pak si vonë për zgjim kombëtar. E themelim të partive të reja politike shqiptare?! Pasi u thye qerrja, gjetëm plot rrugë. Po, pse nuk kërkuam rrugë para se të thyhet qerrja me gjithë këta parti politike, “patriotë” kuqezi, analistë politik e shoqata joqeveritare?

Realiteti: Prognozimet e Partive politike dhe analistëve me shumicë e pakicë që na i ka dhënë Zoti, fatkeqësisht këtë popull e fusin edhe më thellë në huti, qorrsokak. Analisti i këtij soji neokomunist që me vështirësi jep shpirt, nuk di ku e ka kokën e ku bythën. E lëre më në ditën e sotshme, kur zjarr na digjet mbi krye, t’i pri në ballë popullit shqiptar.

Dhe, vazhdimi: “E njejta gjë ndodh edhe me njësinë 1 ku shqiptarët humbën 1 deputet, ndërkaq partitë e vogal maqedonase në njësinë e 4 humben 2 deputet.

Demagogji fantastike, gjoja në emër të shqiptarëve. E përsëris: Humbën shqiptarët – fituan partitë politike: BDI: 15 deputetë, PDSH: 8 deputetë dhe RDSH: 2 deputetë. Kulminacioni: tashti do t’i shohim në Kuvend me diskutime të zjarrta patriotike, replika dhe bojkotim të Kuvendit. Edhe kësaj radhe të marrin rroga deputeti pa punë fare në shtëpi në emër të popullit. Shqiptarët edhe kësaj radhe le t’i përgadisin çiftelitë me dy tela, kavallët, fyellin e Bariut të staneve të Sharrit, dajret dhe lodrat. Edhe, le t’i këndojnë “fitores” me këngën e njohur popullore: “Gjithë shqiptarët janë Mic Sokola.”

Edhe, burrat e botës rrahin kot ditë e natë ujë në tavan. Njëri thumbit, tjetri patkonit. Dumdumët, që shqiptarët në Maqedoni gjithë jetën i trajtuan si pakicë shqiptare, me 25 përqind e popullatës. Gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare. E kurrë nuk e ngritën zërin se, populli shqiptar në Maqedoni është shumicë. E them këtë, se: ende është populli i vetëm në botë që lind dhe vdes në këtë shtet “demokratik” pa nështetësi. E ka lehtë populli “vëlla maqedonas” që e bëjnë popull shumicë dhe shtet: bullgarët, shqiptarët, vllehët, serbët, turqit, boshnjakët, romët, torbeshët…

Analistë të vonuar njëzet vjet me radhë që i përsërisin fjalët si papaglli në kafaz. E ka thënë këtë dikushi para njëzet vjetëve, në kohën e PPD –së, edhe atë, me një stil artistik: Gabimi më i madh i yni, shqiptarëve është që ne me “vëllezërit” maqedonas i ndajmë lugët dhe enët. E jo, Shtëpinë dhe arat. Vetëm se, fatkeqësia ishte se ju në atë kohë gërhisnit gjumë të thellë me nga dy-tre vende pune nëpër redaksi komuniste dhe institucione të shtetit. E dyta: pushteti dhe ekonomia merren me politikë dhe luftë. Shqiptarët e kanë provuar edhe politikën, edhe luftën. Përfundimi, shkaku paaftësisë politike, përsëri shqiptarët mbetën me gishta në gojë.

Rrugë?! Ende ka rrugë. Edhe atë, vetëm me një kusht që në të ardhmen mos i prinë në ballë politikanët humbës këtij populli! Shqiptarët për një kohë duhet ta flugin euforinë dhe “fitoret”: çiftelitë, dajret dhe lodrat duke i vajtuar familjarët dhe farefisin për së gjalli me këngë epike nëpër  dasma e përvjetore. Koha është, i madh e i vogël t’i përveshin mëngët e këmishave deri në bërryla, pantollonat deri në gjunj. Hedhin në përrua interesat e ngushta personale e partiake. Trurin e këtij populli ta vënë në përdorim në vend të rrufjanëve. Edhe, do të shihni se si fitohet Liria. Shteti Etnik Shqiptar.

Shqipëri Etnike nuk fitohet me këngë tallava. Patriotizëm të rrejshëm. Parti Politike Neokomuniste. Poezi patetike. Po, me punë. Djersë. Dhe, tru…

Fundi i këtyre zgjedhjeve të parakohshme sipas analistit kuqezi që “lufton” për Shqipëri Etnike: Fituan shqiptarët - humbën partitë. (???!!!...)

Dhe, e nesërmja sipas autorit të këtij shkrimi: PATJETËR, DO TË FITOJNË SHQIPTARËT – DO TË HUMBIN PARTITË POLITIKE…



(Vota: 28 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: