Tea Hida: Dhuna në familje
| E Diel, 12.06.2011, 07:59 PM |

DHUNA NE FAMILJE

 

NGA TEA HIDA

 

Cila eshte nje nga arsyet me te medhaja te vuash nga dhuna..? lufta? racizem? ekstremizem..? apo thjesht te jesh e lindur femer ? Eci dhe degjoj qe marr me vete pikellimin e hapave te mia te renda .. Po ku shkoj keshtu valle ..??  Valle tek dikush per te kerkuar ngrohtesi apo tek dikush qe te me doje ? E cfare kam bere per te merituar kete ..?? Mos ndoshta e mallkuar e mosdeshiruar .. Nuk e di! Vazhdoj kete udhetim drejt sketerres se pafundme qe me asfikson dhe nuk me le te qete te jetoj apo ekzistoj. Ndoshta kete as vete nuk e di. Kthej koken mbrapa dhe pyes veten cfare ndodhi keshtu me mua ? Pse mua ?? Po sikur te kundervihesha ??  Do t’i nenshtrohesha nje dhimbjeje te dyfishte , ku e padrejta vret  mbi mua, e ku le shenje si te isha nje e perndjekur. Brenda meje lufton deshira per te qene e lire, mallkimi vetmohues me detyron me nje force qe me ben  te uleras te kundervihem dhe t’i jap fund, ku  cdo qelize e imja t’i serviret hakmarrjes. Ku shkoi mireqenia?? Nese ka,  ku vajti ndergjegja?? Sepse njerzit jane mizore, jane te etur per lakmi!  E femren? Dhuarten me te bukur te zotit ia shesin deshires per shfyrje  dhe e mbajne si sherbetore ne vend te kafsheve. Pyes veten pse jeta mi shkel endrrat ..?!! Pse nuk me lejon te jetoj ate qe ndjej...? Sa e padrejte. Sepse  pret e dhunes jane  ne fijen me te holle te zjarrit dhe cdo here qe erresira hyn ne dhomezat e ketyre engjejve presin te digjen. Fjala pas dhimbjes perflet ... E cdo dite shuhem  dhe mbetem gjithmone e me pak e lumtur!  Po do te kete nje jete normale per mua apo do te jem thjesht nje njeri i rendom ne mentalitetin e semure te njerzve ? Kush i vuri flaken jetes sime ..?? Kush ..??,,,,?? Sa do te doja qe ta kisha ne pellembe te dores ate te pavlere dhe ta fryja si te ishe nje therrime. E te vazhdoja duke ecur mbi token e zjarrte qe tani me nuk me djeg si atehere. Une e mposhta dhe jam kaq e dlire. Sa mendoj qe kam vuajtur per nje arsye te kote sepse keshtu do te mbetet e shkuara ime nje pus i erret ku u zvarrita te arrija ne krye. Dhe ia dola ashtu si mund ta bejne shume te tjere si une. Luftoni per ate liri per ate qiell te kalter qe pret ta shikoni dhe ti bertisni se me ne fund jam e lire, sepse zemra ime nuk peshon me nga frika dhe mallkimi.Te jesh e burgosur ne nje shipirt te huaj ku gjithcka te merr frymen dhe te shtyp endrrat si te ishin te cfardoshme, po ato jane endrrat e mia qe aq shume kam luftuar per t’i mbajtur gjalle ... e vazhdoj te luftoj akoma sot si e cmedur.  Sa ironike jeta, para shume vitesh nuk mendoja qe do te shkruaja keto vargje ne kete leter lamtumire, po pra jetojme ne biznesin e jetes ku pjese e saj eshte lamtumira .. e vertet jeta e cdonjerit prej nesh eshte libri, po une e mbyll sot kete liber per te mos e hapur kurrre me ......



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: